Skëndërbeu nuk ka shkuar më shumë se barazimi në fushën e saj kundër skuadrës së Teutës.
Kampionët në fuqi barazuan përballë bregdetarëve me rezultatin 1-1, me të dyja ekipet që ndajnë nga një pikë në një sfidë e cila ishte mjaft emocionuese.
Ky është një hap fals për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja në luftën për titullin kampion.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë që shënuan me anë të mesfushorit Emiliano Musta në minutën e 21-të, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.
Bardhekuqtë reaguan në pjesën e dytë me sulmuesin Adeni që barazoi rezultatin në minutën e 63-të.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të ndeshjes me Teutën që merr nje rezultat pozitiv nga kjo transfertë.