Napoli ka trumfuar 1-2 me Romën në transfertë.
Pas humbjes 2:0 në Kupën e Italisë nga Lazio, Roma ka pësuar një tjetër humbje. Kësaj radhe skuadra e Luciano Spallettit u mposht në Olimpico nga Napoli, ndeshje e vlefshme për javën e 27-të në Serie A.
Dy golat për Napolin i shënoi sulmuesi Dries Mertens, ndërsa për Romën shënoi mesfushori Kevin Strootman.
Pas kësaj fitore, Napoli ngjitet në kuotën e 57 pikëve, vetëm dy më pak se Roma mbetet në kuotën e 59 pikëve.