Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho beson se ylli i skuadrës së tij, sulmuesi Zlatan Ibrahimovic meriton ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit.
Që kur u transferua në “Old Trafford”, Ibrahimovic është bërë një lojtarë mjaft i rëndësishëm për “Djajtë e Kuq”.
Tekniku portugez mendon se aftësia e pabesueshme e sulmuesit për të shënuar gola edhe pse është 35-vjec, do të thotë që ai duhet të fitojë çmime të mëdha individuale në botën e futbollit.
“Mendoj se ajo që ai ka bërë është e mahnitshme. Numri i golave që ai ka shënuar, dy ndeshjet në Ëembley, trofetë, atë që ai është në grup, dhe atë që ai thotë. Mendoj se ai është absolutisht fenomenal. Nuk kam më shumë fjalë”