Partizani ka zhvilluar sot seancën e radhës në program në orën 14:00 në kompeksin sportiv “Internacional Tirana “ në Pezë.
Nga sot skuadra është grumbulluar për takimin ndaj Lacit që do të luhet ditën e dielë në orën 14:00.
Të shtunën ekipi do të kryej edhe seancën e fundit stërvitore ndërsa të dielën do të udhëtoj drejt Laçit.
Ndeshja Laçi-Partizani do të zhvillohet ditën e diel ora 14:00 në stadiumin “LAÇI”, takim i cili do të zhvillohet pa praninë e publikut si pasojë e vendimit të komisionit të disiplinës.