Asgjë serioze për Sokol Cikalleshin. Rikthimi në Stamboll përballë ish skuadrës së tij Basaksehir, ku vetëm pak minuta pas i fut në lojë, u detyrua të lërë sërish fushën pas një përplasje me portierin kundërshtar.
Për fat të mirë bëhet fjalë për një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushe vetëm fundjavën e ardhshme, sulmuesi do të jetë gati për një grumbullim eventual me Italinë.
I lënë jashtë grumbullimit të fundit të Kombëtares, Cikalleshi u transferua në janar te Akhisar pikërisht për të gjetur minutat e aktivizimit. Cfarë po ndodh me sulmuesin që jo shumë kohë më parë kryesonte hierarkinë e De Biasit në kombëtare.
Komunikimet me De Biasin janë të vazhdueshme , dhe Cikalleshi e pret një shans për të qenë sërish në kombëtare për takimin e 24 marsit me Italinë.