Xavi Hernandez në listë për të marrë drejtimin e Barcelonës

3 Mars 2017, 17:50Sport TEMA

Xavi Hernandez mund ta marrë drejtimin e skuadrës së Barcelonës.

Drejtuesit e klubit katalanas kanë disa opsione për trajnerin e ri të ekipit të tyre, pasi Luis Enrique i cili do të largohet në fund të sezonit.

Sampaoli, Pochettino dhe Valverde janë tre kandidatët për ta marrë drejtimin e ekipit nga “Camp Nou.”

Por, sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport,” në listën e ekipit katalanas është edhe emri i Xavi Hernandezit, ish yllit të Barcelonës.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se për emërimin e Xavit në krye të skuadrës do të ishin të gjithë dakord.

Ai aktualisht është pjesë e ekipit nga Katari, Al Sadd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje