Kategoria Superiore/ Partizani merr tre pikë të arta në Laç

5 Mars 2017, 16:57Sport TEMA

Partizani ka marrë tre pikë mjaft të rëndësishme në javën e 24-të të Kategorisë Superiore.

15-herë kampionët e vendit mposhtën në transfertë me rezultatin e ngushtë 1-0 skuadrën e Laçit.

Tre pikë mjaft të rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga Sulejman Starova në rrugën drejt titullit kampion.

Heroi i të kuqve në këtë takim ishte qëndërmbrojtëso Gëzim Krasniqi që shënoi në minutën 67-të të pjesës së dytë.

Me këtë fitore Partizani ngjitet në kuotën e 46-pikë, 1 më pak se Skëndërbeu që është në vendin e dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje