Sarandë, çanta me kanabis në kufi, trafikantët në kërkim

5 Mars 2017, 18:43Kronika TEMA

75 kg kanabis janë sekuestruar nga policia pas një aksioni në “Lerat e Vlashit” në Sarandë.

Policia Kufitare e këtij qyteti, mundi të bjerë në gjurmët e transportuesve dhe filloi ndjekjen e tyre.

Trafikantët, sapo panë se kishin shfaqur dyshime tek efektivët e policisë, braktisën çantat me bimën narkotike dhe u larguan me shpejtësi.

Sipas policisë, janë dalluar 4 trafikantë për të cilët po vijon puna për t’i identifikuar.

Çantat me lëndën narkotike u bllokuan dhe më pas i kaluan shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë për ndjekje të mëtejshme. Policia Kufitare në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tre personave që transportonin lëndën narkotike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje