Ultimatum: Mos përdhosni figurën e Vilsonit dhe Gencit, hiqni fotografinë nga çadra

5 Mars 2017, 20:51Politika TEMA

Nga Bedri Blloshmi

Jam para ekranit dhe po dëgjoj se nga grumbulli i njerëzve pëpara kryeministrisë, dikush mbante në dorë fotografinë e Vilson Blloshmit. U shtanga menjëherë. Unë i di se përmasat e dy poetëve të Librazhdit janë kombëtare, dhe meritat e tyre kanë dalë në pah. Por më shumë më haibit fakti se Lulzim Basha, që çirej në mikrofon i di marrëdhëniet tona, që po i shpjegoj si më poshtë:

Nuk më më kujtohet saktë, para disa viteve, kur Luli do vihej në krye të një grupi pune, bashkë me Ritvan Baçin, dhe Halit Shamata, shkojnë në Librazhd për të caktuar kreun e Partisë Demokratike. Unë e kisha dëgjuar se do të caktohej aty Aranit Leka mbasi, e përkrahte e Ritvan Baçi, atëherë unë i drejtohem me një letër kryetarit, aso kohe Sali Berishës dhe Jozefina Topallit ku i sqaroj se familja e Aranit Lekës rrjedh nga një familje sigurimsash, ku ka dëshmuar për Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin por edhe si dëshmitar në sallën e gjyqit i ka dalë xhaxhait tonë Hasan Blloshmit, duke ju thënë: ju lutem mos e vini në krye të partisë këtë person sepse do dalin probleme më pas. Megjithatë këtu nuk u mor asgjë parasysh. Edhe Lul Bashës kur antarët e kryesisë të degës së Lirabrzhdit i thanë se (pasi dhe ata nuk e donin A. Leka)  ky ka probleme me Bedri Blloshmin, pasi kishin lexuar në shtyp se çfarë kishte bëri A. Leka kësaj familje. Atëhere Luli shprehet: Neve nuk do dëgjojmë Bedri Blloshmin, sepse ai dhe familja e tij ngelet familje armiqsh për ne. Më pas, për degën, caktohet Arnait Leka kryetar partie pa marrë parasysh të kaluarën e tij.

Unë i them Lulos: mos e prek fotografinë e tim vëllait, Vilsonit, pa lejen e familjes, ose me mirë pa lejen time personale, pasi ti nuk ke të drejtë morale sepse e ke sulmuar këtë familje, madje kur ishe ministër i brendshëm ti nuk pranove që mua të më marrësh në punë. Ju bëtë deputet një shitës gomash tek 21 dhjetori, dhe në Librazhd hoqën  nga puna kushëririn e Vilsonit dhe timin, Mitat Blloshmin. Kështu ti nuk ke të drejtë morale të përdorësh këtë fotografi për situatat që ti mendon se janë të favorshme për ty. Aq më keq kur ti i ke ndarë dy fotografitë që janë bashkë, të Vilsonit dhe Gencit të cilët bashkë u gjykuan, dënuan dhe u groposën, dhe bashkë po treten në varrezat e Librazhdit.

Gabime të tjera kundër kësaj familje, paraardhësi yt, në vitin 1994, nuk më kujtohet saktë, me ndihmën e Uran Aliçkës, në Librazhd ka dekoruar në një sallë, në një ditë, në një orë, bashkëpuntorin e sigurimit Koçi Petritin, një prej autorëve që ka bërë ekspertizën e poezisë “Saharaja” të Vilsonit.

Edhe pse figurat e Vilsonit dhe Gencit kanë përmasa kombëtare si martirë, për shkak të cënimit moral ndaj këtyre dy figurave nuk ju jep juve personalisht për t’i përdorur ku t’ju dojë qejfi juve, për interesa të ngushta politike, për të fituar kredite në kurriz të të ish përndjekurve politikë. Rasti me Vilsonin dhe Gencin e  bën flagrante ndërhyrjen tuaj.

E përsërisim prap, dhe jam koshient që Vilsoni dhe Genci nuk i përket tani vetëm kutjesës së familjes tij, por kujtesës së familjes kombëtare, shqiptare. Pikërisht për këtë rëndësi, që nuk është rasti i parë që ndodh me politikanët në vend, duke përdorur në mënryë vulgare për interesa të tyre, të ditës, kauzën e ish të përndjekurve unë vendosa të reagoj ashpër ndaj jush, për të mbrojtur të drejtën time morale për të mos i përzier dhe ndyer këto figura ekstremisht të pastra përpara vendit, me duart tuaja që bëjnë çmos të marrin nën emrin e demokraicësë edhe këtë meritë.

Prandaj Lul po të them hiqe prej andej, mënjëherë fotografinë e Vilsonit dhe Gencit, në mënyrë ultimative ose ndryshe ju po shkelni rëndë mbi një etikë që mot a mot ka qenë e drejtë morale, si për nga traditat ashtu dhe për nga ana ligjore; mos na nëpërkëmbni më, edhe pse kemi pasur 26 vite liri, jashtëzakonisht të brishtë, duke na lënë gjithnjë rrugëve pa asnjë lloj përkrahje. Bashkë do shihemi gjyq, për këtë faj të rëndë që po bën!

I dëshpëruari dhe i zëmeruari, Bedri Blloshmi.

 

 

15 komente në “Ultimatum: Mos përdhosni figurën e Vilsonit dhe Gencit, hiqni fotografinë nga çadra”

  1. Lari says:

    Kurajo Bedri !

  2. AZOTIKU says:

    E mo Bedri Blloshmi, paske rrjedhur se bashku me Lulen?

  3. Jimi says:

    I nderuar z. Bedri ! Nese ti vertet mendon se me portretin e martireve dhe jo vetem te familjes, por te ter kombit po manipulohet per interes partiak, mendoj se kerkesa jote eshte plotesisht e drejte!
    Partite politike kane plotesishte te drejte qe figurat e shquara te kombit dhe martiret ti vene ne sherbim te nje kauze te drejte politike, por jo ti perdhosin ato, duke i perdorur vetem atehere kur ja lyp interesi per te perfituar nje grusht njerezish nga formacioni politike, dhe me pastaj as qe kujtohen me per keta njerez qe sakrifikuan jeten per interesa mbarekombetare.

  4. terci e verrci.... says:

    mooooos prap i paskan keqperdor fotot e ketyre dy kollosave te kombit. dhe kush, “partia” e tyre! letershkrusi i paska shkruar dikur leter ankese Sales (25 vite antare i PPSH, hahahahaha ca gallate) dhe Zhozit qe te kap per zhelesh. po mire mor ti qe qenke ish i persekutuar prej politikes te dikurshme si mund te besosh tek Sala qe bashke me femijet e tij kane deshmuar se skan asnje lidhje me ligjin, te drejten dhe shtetin?! dhe mos na cani shum derrasat me te persekutuarit e kohes te shkuar se keto 26 vite Salokraci kane prodhuar aq shume te persekutuar sa i kalojne me mijera here ata te kohes te shkuar. halera qe jo vetem nuk dini kujt krahu i perkisni po as cfare kerkoni tamam. jeni me Salen po nuk jeni me Lulen e tij, jeni me demokracine po nuk jeni me ata qe nuk ju japin poste, jeni ish te persekutuar qe keni “luftuar” kunder ish pushtetit “me te eger stalinist te evropes” po jeni te gjithe shendosh e mire. nje tufe me palaco jeni qe ju perdori Saliu sa dhe si ja desh qejfi.

  5. Besa says:

    Pd edhte parti fashiste mos temmeret me ne blloshmaret se kurr skemi per Tia dhen voten lul kriminelit dhe lul hajdutit ok kaq kisha !

  6. Bardhi Tolabi says:

    Zoti Blloshmi!
    Duke ju drejtuar juve,po ju drejtohem edhe gjithe te perndjekurve te tjere.
    Partia Demokratike,nuk eshte aspak nje parti e tille,nuk eshte partia e te djathteve,nuk eshte partia e te perndjekurve.PD-ja eshte nje parti e krijuar dhe formuar prej agjentures te huaj,e vene ne sherbim te interesave te tyre,kryesisht atyre te Serbise e Greqise.Qellimi i saj,eshte shkaterimi i shtetit Shqiptar,eshte percarja e popullit ne Jugore e Veriore etj.PD-ja,eshte partia qe te vret e mbasandaj te ben “hero” per interes te Sali Berishes,ju perndjek juve te perndjekurve,por mban ne dore flamurin e “perfaqesimit” tuaj,duke perdorur ish agjentet e sigurimit prej rradheve tuaja,te cilet jane vene ne sherbim te saj…
    Problemi eshte i juaji,jo si Bedri,por si shtrese e te perndjekuvre,sepse akoma ka nje mase te madhe prej jush,qe Saliu ju godet,ju trajton si skllever,ju djeg si Lirak Bejkon,por nuk ju dha ne 8 vjet,as kestin e pare te demshperblimit.Une nuk pretendoj te beheni socialiste,por ama pretendoj prej shtrese tuaj,te hapni syte e te dini te perzgjidhni per ke duhet te votoni,j per forcen politike e cila ju pergjigjet me mire kerkesave tuaja,per te mos thene te delni me vete si nje force e pamvarur,e te keni zerin tuaj ne parlament.Ne shtresen tuaj,nuk kane qene te perndjekur vetem te pasurit,por edhe te varferit apo shtresa e mesme,te cilet kishin kundershti me rregjimin komunist,pra nuk eshte kusht qendrimi ne perkrahje vetem asaj te ashtuquajtur te djathe,por qe eshte nje parti e majte,ekstemrisht e majte.Shikoni ne Librazhdi,sic thoni ju,kush jane njerzit e preferuar te saj:Djali i antarit te skuadres te pushkatimit,Fatmir Kadilli,apo denoncuesi Leka e Ritvan Bode,(Baci).Nuk i njoh te rretheve te tjera,por besoj se eshte e njejta politike perzgjedhje dhe shtresa juaj duhet te hape syte…
    E lincuan Azem Hajdarin si spiun te sigurimit,organizuan vrasjen e tij,e perdhosen trupin e tij te vdekur,dhe kane mbi 18 vjet qe vene paturpesisht dhe perulen para tij si “hero” i demokracise…
    Kjo eshte PD-ja e Sali Berishes dje edhe sot.Zgjidhni e merrni,shkoni pas saj ose jo eshte puna juaj.Une vbetem se ju bera nje kujtese ne mbeshtetje te revoltes tuaj te shprehur ne kete Ultimatumin tuaj…

  7. Litari says:

    O (bedri-cobani ) d.m.th. Lule basha nuk te dha pune-polici ti nuk ke gjake Blloshmi por ke gjaku -spiun… ti ne burg ishe spiun, spiu-ordhiner.. Po te pyes perse ytat nuk te flustered ne burg!?? Sali Berisha spiun dhe agjenti I serbve te beri polic nga coban (major) tamam si Everi nga coban “gjeneral” so puna e Gjenushit … Pra Luli spiun hajdut peteras , o bedri vendin to e ke ne ate cader…o sa harova perse mbesa apo e bija Villsonit nuk te flet!??…

    1. xheJ eN Bi says:

      Litari…

      O litar hidhe ne qafe ate litarin dhe vare te ndonje peme ,se ti nuk vlene per asgje.
      Analfabet je ,pa tru je , e perse i duhesh kesaj shoqerie ?
      Ti vlen vetem nje vote per Lylzimin ne 18 Qershor,se ne 19 Qershor s’ke asnje vlere me.

  8. Litari says:

    O (bedri-cobani ) d.m.th. Lule basha nuk te dha pune-polici ti nuk ke gjake Blloshmi por ke gjaku -spiun… ti ne burg ishe spiun, spiu-ordhiner.. Po te pyes perse ytat nuk te flustered ne burg!?? Sali Berisha spiun dhe agjenti I serbve te beri polic nga coban (major) tamam si Everi nga coban “gjeneral” so puna e Gjenushit … Pra Luli spiun hajdut peteras , o bedri vendin to e ke ne ate cader…o sa harova perse mbesa apo e bija Villsonit nuk te flet!??…pra ti je hici…

  9. Ish-PD-ist says:

    O Bedri, nuk e ke kuptuar akoma qe “Partia Demokratike” nuk eshte parti e demokrateve te vertete, por eshte parti e ish-sigurimsave dhe ish-komunistave te PPSH-se?! Me vjen shume gjynof per ty…

  10. Drejtësia says:

    Mir jua bëjnë se e meritoni.Asnjë përkrahje nuk ju kanë dhënë e ju mbas bythës së PD ngelët.

  11. Uns says:

    O tema e k…t jeni bo si zyra e shtypit te qeverise. Dinjiteti poshtë nivelit të detit.

  12. Moisi Golemi says:

    Pirdh o Bedri, pirdh. Pa na thuaj pak, c’rol luajten disa pjesetare te familjes Blloshmi ne kallezimin, arrestimin dhe denimin e Vilson Blloshmit, per ceshtjen e vjedhjes ne permasa te medha? Pa na thuaj pak, ky Aranit Leka, cfare e kishte Genc Leken? Pa na thuaj pak, Hasan Blloshmi, cfare pozicioni kishte ne Parti?

    O Bedri, o halabak. Ata u denuan ne baze te ligjit per vjedhje, i cili e percaktonte qarte se, vjedhjet ne permasa te medha dhe ne bashkepunim, te cilat e kalonin vleren e demit ne shtet prej 1 milion lejesh ( te vjetra) denoheshin me vdekje. A e more vesh, o Bedri?

  13. joel shkodra says:

    Po na thuaj ciles parti do t’i japesh lejen te perdore portretin e vellait tend, o Bedri?

  14. landi says:

    Lulezim Basha paska bere edhe gjera me mend…nuk ka mare ne MPB bashkepunetorin e sigurimit Bedri Blloshmin. Spiunin e burgjeve.
    Ti quan spiun Koci Petritin, pse beri analizen e poezive te vellait tend. Po kush nuk bente gjera qe i urdheronte diktatura?
    Nese je kaq i paster, o Bedri, kerko te te hapet dosja…nuk besoj se ta kane zhdukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje