Jeta e fshehtë e seksit në Shqipëri/ Rrëfime nga të burgosurat: Si funksionon

5 Mars 2017, 19:10Politika TEMA

Në Shqipëri të dhënat Zyrtare tregojnë se prostitucioni po kthehet në një shqetësim, ndërsa policia se fundmi ka identifikuar edhe prostitucionin e luksit.

Të intervistuara pas hekurave te burgut, vajzat apo nenat e reja te divorcuara, rrëfejnë se cilët janë klientët VIP të tyre.

“Kur dal për të gjetur klientë shkoj në një lokal me muzikë, vishem në mënyrë provokuese. Kush me afrohet i them jam vajzë pune”, tregon Besa.

“Unë dilja kur më telefononin klientët”, thotë Ana.

Ana dhe Besa janë pjese e një grupi prej 22 personash  ku mes tyre 10 janë prostituta, të cilat ofronin shërbime seksi në Tiranë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Drejtësisë prostitucioni po kthehet në një shqetësim, ndërkohë që për policinë është identifikuar së fundmi edhe prostitucioni i luksit.

“Ashtu siç e tregoi edhe operacioni i fundit i Policisë së Shtetit kryesisht ka një rrjet. Nëpërmjet taksistëve apo edhe ndihmësve të tyre, të cilët ndihmojnë vajzat që të ushtrojnë prostitucionin”, shprehet Elona Gjebrea, zv/Ministre e Brendshme.

Excluzive do të transmetojë sonte se si funksionon rrjeti i prostitucionit në Shqipëri. /Top Channel

2 komente në “Jeta e fshehtë e seksit në Shqipëri/ Rrëfime nga të burgosurat: Si funksionon”

  1. Arber says:

    Ne Shqiperi ka uri seksuale , prandaj duhet te legalizohen Shtepite Publike qe te behet seks i kontrolluar.

  2. Spathiati says:

    Rilindja e Edi Rama-zan Erdoganit:
    Islamizem me xhami turloarabe, Droge, Mafia, Korupsion, Prostitucion, Varferi Ekstreme!
    Dhe per te fshehur kete realitet, del nje here ne muaj dhe ben “patriotin” duke ofenduar Greqine dhe Greket!
    Fundi i tij dihet:
    Nje dite do perfundoj ne burg si kryetar organizate kriminale!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje