Andi Bushati: Kushtet e Lulzim Bashës janë absurde. Ato tregojnë se ai nuk e do vetting-un

7 Mars 2017, 18:18Politika TEMA

Gazetari Andi Bushati bëri një analizë të situatës aktuale politike në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të News24.

Bushati tha se kushtet që ka vendosur opozita për t’u futur në zgjedhje janë në kufijtë e absurdit. Kjo, pasi sipas tij Basha po i rrit kërkesat gjatë rrugës.

“Në një moment thotë dua të bjerë Rama, më pas thotë duhet të bëhet qeveri teknike, më pas të ndërtohet një Republikë e Re. Basha po vë kushte të panegociushme,” tha ai.

Sipas analizës së Bushatit, kreu i opozitës ka hyrë në një rrugë që ka vetëm një kalim dhe ajo është bojkoti i zgjedhjeve.

Për sa kohë që kushtet e opozitës janë në kufijtë e absurdit se Basha thotë dua të bjerë dhe Rama, të bëhet qeveri teknike, të ndërtohet Republikë e Re, në këtë pikë i bie që Basha thotë nuk e dua Vetting-un.

Opozita ka vënë aq shumë vezë në shportën e negociatave me kërkesat e saj. Pra është paketë aq e madhe sa çdo njeri thotë më mirë mos ta negocioj fare.

Opozita po shkon drejt një rruge të luftimit të sistemit të përjashtimit, dhe prandaj vë kushte të panegociueshme jo nga kjo qeveri që thotë: s’keni parë gjë akoma, por edhe nga një qeveri normale që nuk mund t’i plotësojë kushtet.

Kushtet e opozitës po shtohen rrugës.

Opozita duket sikur është para një muri të pakapërcyeshëm, prandaj vë kushte të panegociueshme,” tha Bushati.

Sa mund të vazhdojë kjo situatë?

Bushati: Rruga ku është futur PD-ja është një rrugë me vetëm një kalim, që çon në bojkotin e zgjedhjeve. Nuk shoh mënyrë tjetër se si Basha mund të dalë nga ngërçi që është futur.

Mund të hyjë mazhoranca në zgjedhje me një opozitë që bojkoton?

Bushati: Këtë nuk mund ta themi sot. Me këto shenja, kjo mazhorancë do shkojë në zgjedhjet e 18 qershorit në një situatë destabiliteti.

6 komente në “Andi Bushati: Kushtet e Lulzim Bashës janë absurde. Ato tregojnë se ai nuk e do vetting-un”

  1. MeleqAgaci says:

    E ka kap ndonje lek Bushatlliu !!!. Gervishti Ramen derisa e filloi ti qeshe fytyra. O burra Andi tek vilat e Samir Manes – blije nje vile si analistet e tjere. Samir Mane-njesh eshte- tagrambledhesi i lekeve me te cilat ju ble Rama. Kane ngelur disa vila ne shitje. Mbase ke fat dhe te qellon afer me Vllahutinin. Tani stervitje me llapen se Rama e do wet wet . Ska pordhe me te kur i ben gojore. Kopil cuni i Veres. Ja doli ta perlaje nje llokme te Kanabisit Foundation

    1. Spartaku says:

      Meleq agaci! O meleq,mos fole akoma se do e beshe me keq.I vetmi rast,qe Bushati ka folur drejte.Ato qe tha ai per Bashen jane te verteta.Kush ka ment t’i kuptoi,ai qe nuk ka le te flas si Meleqi.

  2. vp says:

    po vij edhe une ngre ate campingun tim aty ne shesh dhe po kerkoj te behem primeminister ,,,,, what an idiot….
    He can’t be an opposition leader like that

  3. Shqiptari says:

    Basha duhe te arrestohet menjihere. Me disa shpellare qe mund ti shkojne pas mund te destabilizojne situaten.

  4. Shqiptari says:

    Basha duhet te arrestohet menjihere. Me nje grusht shpellaresh mund te destabilizoje vendin.

  5. Jimi says:

    Jo se nuk eshte vertet ashtu sic ti po shkruan sot, por ti je nje analist qe ke “humbur” prej kohesh rrugen dhe nuk po arrin dote ta gjesh ! Cfardo qe te shkruash, asnjehere nuk do te merresh seriozisht . Ti prej kohesh ke humbur kredibilitetin e nje analisti me integritet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje