Gjergj Bojaxhi: Kjo klasë politike nuk e ka të gjatë, e ka kthyer vendin në monopol

7 Mars 2017, 18:35Politika TEMA

Anëtari themelues i partisë SFIDA për Shqipërinë, Gjergj Bojaxhi, thotë se vizita e ditëve të fundit e Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini u kujtoi edhe një herë Shqiptarëve se si kjo klasë politike ka marrë peng procesin e integrimit të vendit

“Çdo dy legjislatura ata ndërrojnë vendet dhe akuzat për njeri-tjetrin, ndërsa vazhdojnë të pengojnë me radhë realizimin kërkesave të Bashkimit Europian,” u shpreh Bojaxhi në një deklaratë për mediat.

Bojaxhi thotë se klasa politike duhet të mbajë përgjegjësi përpara qytetarëve të cilët meritojnë të renditen mes popujve të Europës. 

“Klasa politike e ka kthyer në një monopol shfrytëzimi këtë vend duke e plaçkitur ditë pas dite. Sigurisht, për ata nuk ka interes anëtarësimi i vendit në BE, pasi do të thotë të heqin dorë nga privilegjet e paligjshme që u kanë dhënë vetes dhe të marrin dënimin që meritojnë”, u shpreh Bojaxhi.

Në vijim të deklaratës, anëtari themelues i SFIDA për Shqipërinë tha se kjo klasë politike nuk e ka të gjatë. Do të jenë vetë qytetarët që me anë të votës do të vendosin për të ardhmen e tyre dhe të vendit.

“Zgjedhjet e 18 qershorit dhe vota qytetare do të shërbejë si zgjidhje ndaj problemeve të shumta të vendit për shkak të kësaj klase të dështuar politike. Qytetarët, përmes votës, do të vendosin mbi të ardhmen e tyre dhe të vendit, duke dalë nga kjo gjendje “në vend numëro” ku politika e ka lënë”, përfundon deklaratën Gjergj Bojaxhi, i SFIDA për Shqipërinë.

6 komente në “Gjergj Bojaxhi: Kjo klasë politike nuk e ka të gjatë, e ka kthyer vendin në monopol”

  1. Neutrino says:

    Shqiperia mezi po pret qe ta lyesh ti me gelqere dhe t´i zbardhesh faqen mor bojaxhi. Ti je i kulluar dhe je i derguari i zotit per te na shpetuar. Shpresoj te gjesh nje tufe budallenjsh dhe servilash qe te te zgjedhin. Fatkeqesisht, nga keto ka me shumice ne Shqiperi

  2. Ai says:

    Shume mëkate ka kjo shtresë politike.
    Por Gjergj, nuk do lëmë pa thënë sa pjesëtar I zellshëm i saj ke qene edhe ti, për Jk pak kohë, dhe në poste shumë serioze të administratës ?

    Siç thonte Qamil Buxheli: të mos hapim petët e lakrorit të 39s

    Të rrimë shtrembër e të flasim drejtë.

  3. Mario says:

    Gjergj!Ke ngrënë dhe ti ,çorbë të prishur.
    Lah gjynahet,pastaj fol!

  4. Aqif Sauku says:

    Z. Bojaxhi. Ne kohen kur ke qene Drejtor KESH-i, Shqiperia ka qene nder vendet ne te korruptuara ne bote. Nderkohe Kesh-i ishte institucioni me i korruptuar ne Shqiperi. Po shpjegove se si i ke shpetuar korrupsionit ate kohe, mendoj se ke te drejte morale per te hyre ne politike. Otherwise, stay home, boy. Aqifi

  5. shvejk says:

    Ky demagogu hiqet sikur ka zbritur nga qielli , a thua se nuk eshte edhe ky pjelle e po kesaj klase politike.

  6. Jimi says:

    Beji nje te “lare” atyre parave qe te “dhuroj” KESH-i!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje