Në Shqipëri do të krijohet regjistër mbetjesh

7 Mars 2017, 16:00Sociale TEMA

Shqipëri do të ketë për herë të parë një bazë të dhënash mbi të gjitha mbetjet që krijohen në vend.

Sipas projektit, sistemi kompjuterik i Agjencisë Kombëtare të Mjedist do mbledhë të dhënat nga të gjitha bashkitë mbi mbetjet që depozitohen në landifille, mbi ato që do të trajtohen në inceneratorë dhe automjetet e dala jashtë qarkullimit. Por pse është e nevojshme kjo databazë?

“Nuk do mund të kuptojmë sa është sasia që mund të shkojë për riciklim, sa është sasia që mund të shkojë në incenerator ose në landfill dhe mbi të gjitha nuk do kuptojmë dot sa do të jenë shpenzimet e komunave dhe bashkive për këto operacione”, tha ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Sipas ministrit, disa njësi vendore japin shifra të pasakta mbi mbetjet ditore e kjo nuk duhet të ndodhë më.

“Ka dhe kryetarë që 100 apo 150 tonë i bëjnë 200 apo 250 tonë. Kjo na bën të mendojmë se këta njerëz në mënyrë të qëllimshme kërkojnë të mos i bëjnë transparente këto shifra. Unë gjej rastin t’u bëj thirrje të bashkëpunojnë me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, pasi ky është një detyrim ligjor”, shtoi Koka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje