Ky është momenti kur dy persona tentojnë të grabisin një makinë në një pikë karburanti, në Washington, SHBA.
Makina ishte e hapur, ndërsa pronari i saj gjendej brenda, me siguri për të paguar ose për të blerë diçka.
Sapo e ka kuptuar se po e grabisnin, ai shihet të dalë me vrap dhe të sulmojë personin, që kishte hyrë në makinën e tij.
Grabitësi largohet për një moment, ndërsa i vjen në ndihmë shoku i tij.
Përleshja mes të tre personave zgjat disa sekonda, ndërsa grabitësit nuk arrijnë dot të largohen, pasi pronari i makinës vazhdon t’i sulmojë, ndonëse është i vetëm.
Megjithatë, në fund ata shihen teksa hipin sërish në makinën e tyre dhe arrijnë të largohen.
Policia është në kërkim të tyre.