A mund t’i besohet pushteti një hipokriti si Lulzim Basha?!

8 Mars 2017, 09:34Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Ka dy javë që kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka nisur një betejë duke marrë në dorë disa karta të cilat, në pamje të parë duken shumë demokratike, por duke parë se cili është ai që ka marrë flamurin e tyre, atëherë e gjitha kjo përkthehet në demagogji dhe hipokrizi.

Lulzim Basha është kapur pas çështjeve të tilla si zgjedhjet e lira, dekriminalizimi, dehashashizimi dhe qeveria teknike. Po kapet pas këtyre katër çështjeve, si i mbyturi pas fijes së barit, pasi i sheh ato si mundësia e vetme e mbijetesës brenda llojit deri në zgjedhjet e afërta parlamentare të 18 qershorit.

Duke e parë se autoriteti i tij është në kuota të ulëta dhe dita- ditës po humbte terren në parti (në popull po e po), atëherë ai gjeti një kamerdare shpëtimi për t’u faktorizuar e për ta shtyrë edhe tri muaj ankthin që ka për humbjen e zgjedhjeve. Fakti që ai ka disa vite që ka lënë shumicën e degëve të partisë pa zgjedhje strukturash, tregon frikën e tij për t’u përballur me kundërshtitë gjithnjë e në rritje që ka brendapërbrenda partisë që drejton.

Tashmë që ai e gjeti një mënyrë se si t’u shpëtojë kritikëve, duke na bërë ne, popullit, moralistin, të ndershmin, parimorin, më duhet t’i rendis disa argumente, të cilat nuk janë të reja, janë thënë, por asnjëherë nuk e humbasin vlerën sa herë që përsëriten.

Që Lulzim Basha të bëhet njëfarësoj i besueshëm për atë elektorat gri që është i pavendosur deri në momentin e fundit, duhet të bëjë disa mea culpa apo prapakthehu. Një si biçim katharsi vetë pastrues të ndërgjegjes së tij. Por këtë duhet ta thotë hapur, me zë të plotë e të lartë, që ta dëgjojë mirë i madh e i vogël anekënd Shqipërisë. Le t’i marrim më radhë:

Së pari, Lulzim Basha duhet të pranojë botërisht se është për zgjedhje të lira e të ndershme, duke u vetë denoncuar si arkitekti i vjedhjes së mandatit legjitim të Edi Ramës në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, me diferencë 10 vota plus në favor të Ramës. Po në këtë linjë, Basha duhet të vetë denoncojë manipulimin që ndodhi në 21.07.2013 për zgjedhjen e tij si kryetar i PD-së me 80.38 për qind të votave, ku fletët e votimit ishin të numërtuara me numër serie, çka i hiqte fshehtësinë votimit (rivali Olldashi votoi me fletën nr. 040213). Këto dy momente janë të lidhura ngushtësisht me zgjedhjet e lira e të ndershme, për të cilat Lulzim Basha është i provuar si i përlyer dhe për të cilën i kërkohet njohje e këtij realiteti dhe reflektim publik.

Së dyti, Lulzim Basha duhet të pranojë botërisht se është kundër zyrtarëve hajna dhe kundër atyre që i shmangen drejtësisë duke u vetë denoncuar si një nga politikanët e akuzuar nga një institucion kushtetues si KLSH, për shpërdorimin e 230 milionë eurove. Po kështu, ai duhet të vetë denoncohet si ish zyrtari që shmangu përballjen me drejtësinë duke zvarritur seancat e paraqitjes dhe si rrjedhojë çështja e tij u mbyll me procedurë, për tejkalim afatesh, pa u gjykuar. Lulzim Basha duhet ta konsiderojë këtë si një njollë personale e cila nuk do të përsëritet më.

Së treti, Lulzim Basha duhet të pranojë botërisht se është kundër atyre politikanëve që shesin interesat apo bëjnë tradhti kombëtare, duke u vetë denoncuar si ish titullari i ministrisë së Jashtme që me firmën e tij u fali mijëra kilometra katrorë vijë detare fqinjëve grekë. Lulzim Basha duhet ta konsiderojë këtë si një njollë personale e cila nuk do të përsëritet më.

 Së katërti, Lulzim Basha duhet të pranojë botërisht se është kundër kultivimit të bimës së hashashit, duke u vetë denoncuar si ish titullari i ministrisë së Brendshme që lejoi me urdhër politik të Sali Berishës, kultivimin e mijëra hektarë tokë në ‘republikën’ e Lazaratit e vlerësuar nga Guardia di Financa me vlerë 6 miliardë euro. Ajo ‘republikë’ lulëzoi përgjatë 8 viteve të qeverisjes së partisë së Bashës dhe urdhri politik i Berishës për të mos ndërhyrë ishte përpos anës ekonomike që gjeneronte të ardhura financiare, por edhe në aspektin politik, sepse siguronte 90 për qind fitore në Lazarat e cila në rang qarku ndikonte në marrje mandati për një deputet në zonën e Gjirokastrës. Pikërisht, kjo lidhje shkak- pasojë që ka ndikuar në aspektin politik, është edhe frika e Bashës (bashkë me Berishën) se mos hashashi që ata pretendojnë se ka mbuluar Shqipërinë do të ndikojë në zgjedhjet e 18 qershorit. Lulzim Basha duhet ta konsiderojë këtë si një njollë personale e cila nuk do të përsëritet më.

Së pesti– Lulzim Basha duhet të pranojë botërisht se është kundër kriminelëve në politikë, duke u vetë denoncuar si një prej bashkëfajtorëve në krim gjatë ekzekutimeve gjakftohta të 4 burrave me duar në xhepa më 21 janar 2011. Lulzim Basha duhet të angazhohet se asnjëherë shteti nuk do qëllojë mbi shtetasit e vet për sa kohë jeta e ruajtësve të ligjit nuk rrezikohet nga armë të ftohta apo zjarri. Lulzim Basha duhet ta konsiderojë këtë si një njollë personale e cila nuk do të përsëritet më.

Unë nuk e di se a do ketë kurajë Lulzim Basha të ballafaqohet me të kaluarën e vet, pikërisht me ato çështje të nxehta që tashmë po na i kthen në kauza mbi të cilat ka ngritur betejën e mbrojtjes së vlerave demokratike. E shoh të pamundur që ai ta bëjë këtë, sepse kjo do të thotë t’i thuash burgut hapu. Prandaj e thashë qysh në krye të herës që gjithçka ai thotë është demagogji dhe hipokrizi e pastër, përzier me një tonalitet të neveritshëm populist, me thirrje ultimative e përbetime apokaliptike që në vetvete përpiqen të fshehin frikën përpara humbjes së madhe.

Dhe së fundi, nëse do t’i përmbahesha gjuhës së tij të varfër shprehëse, ku artikulon veçse 4 – 5 fjali mbi të cilat përmblidhen fjalët: “kriminel, vjedhje, hashash, zgjedhje, qeveri teknike”, do të më duhet t’i bëja thirrje kryeministrit Rama që të mos takohej kurrë me një kriminel vrasës si Basha (21.01.2011); kriminel hajdut si Basha (raporti i KLSH); kriminel manipulues vote si Basha (08.05.2011 / 21.07.2013); kriminel tradhtar si Basha (firma me Bakojanis); kriminel droge si Basha (Lazarati, Dukagjini, etj). Ja pra, ku erdhëm tek e njëjta pikë e thënies së Edi Ramës drejtuar Bashës dhe Berishës: “ju na akuzoni ne për gjëra që i keni bërë vetë të në kaluarën, duke besuar se të njëjtat gjëra bëjmë edhe ne”.

Si epilog po risjell me shkurtime një dialog në prag të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013, ku në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë zhvillohej kjo bisedë midis gazetares së “Fiks Fare” dhe qytetarëve që merrnin ndihma ushqimore në këmbim të votës për PD-në:

Fiksi – Është një vend që ndahen ndihma këtu për zgjedhjet?

Qytetarja – Po, a e ke emrin?

Fiksi – Duhet me emër ë?

Qytetarja – Dhe të votosh për Sali Berishën. Ç’na gjeti ne?

Fiksi – Ju ashtu e kishit ë?

Qytetarja – Po.

Qytetari – Në çfarë vendi është kjo zyra?

Qytetarja – Te kjo ku shiten bojërat.

Qytetari – Ëhë te Çimi.

Fiksi – E çfarë të jepnin, të jepnin shumë?

Qytetarja – Tre sheqer, tre miell, dy vaj, tre pako makarona, një nga ato supat, tre oriz.

Fiksi – Për kaq gjë, shumë pak. Për kaq gjë do votën ai?

Qytetarja – I llogarita unë, i llogarita dhe në shtëpi unë, 20 mijë lekë bëjnë.

Qytetarja – Ajo më tha çfarë numri e ka votën Saliu? Unë ia futa 29, ku e mbaj mend unë? 29 i thashë unë. Jo, jo, tha, 44-a. Ma futi letrën tek ushqimet. Kishte fol ai komshiu im.
Fiksi – Kush është ai që fut emrat këtu?
Qytetarja – Një Çimi, Çimi.

Qytetari – Edhe këto ndihmat, po çfarë injorance është që ndajnë kështu?! Po pse, një herë në katër vjet më jep 20 mijë lekë ti, e do votën ti? Kush je ti mor!? Po katër vjet çfarë do bëj unë? Me se të jetoj unë katër vjet?

18 komente në “A mund t’i besohet pushteti një hipokriti si Lulzim Basha?!”

  1. eda says:

    Lulzim Basha eshte mashtrues ordiner.
    Pellet paturpesisht se duhet te behem une kryeminister kur me vota te vjedhura u be kryebashkiak i Tiranes dhe nuk beri asgje, po asgje fare ama. Fjeti gjume ariu. Tani a mundet ti besohet ketij njeriu qe nuk e ka idene se cfare eshte qeverisja? Si mundet ti lesh ne dore fatet e Shqiperise nje njeriu te paafte totalisht dhe qe per me teper eshte vegel qorre e usta Saliut. Paradoks ta besosh. Sberi gje per Tiranen, por do beje per Shqiperine. E kush i ha keto o Lulush?. E tmerrshme ta mendosh.
    Del dhe pellet me nxenesit ekselente se do tju bej kete e do tju bej ate kur te behem kryeminister. Po si eshte e mundur qe shperblimet ne Bashkine e Tiranes i vuri per here te pare dhe i perfituan ne menyre perfekte ish Kryebashkiaku Rama dhe sa e mori drejtimin Z. Lulush, nuk dha asnje shperblim per ta. Kjo eshte e vertetuar me vendimet e Keshillit Bashkiak te Bashes. Nuk dha asnje . Duhet besuar ky mashtrues ordiner i ftohte?
    Pellet ky sharlatan i pafytyre se duhet qeveri teknike me nje kryeminster tjeter dhe me nje minister te brendshem tjeter. Po cfare kerkon ky zuzar minister si vetja e vet? Sic duket kerkon nje minister qe patjeter te vrase ne bulevard, ndryshe nuk ben per ate pune. A mund te shikohet ky i peshtire?
    Pellet ky njeri ordiner qe keto dite doli ne norigjine se kush eshte, se do beje lufte kunder korrupsionit. Po kujt ja shet ky hajdut xhepash i shqiptareve? Harroi se akuzohet dhe ka mbyllur nje proces per procedure per abuzim me jo pak por 200 000 000 miljone euro ne rrugen e kombit. A mund te degjohet?
    Pellet ky i pacipe per qendrime korrekte dhe diplomatike me fqinjet dhe me tej, por harron ky tradhetar se i dhuroi grekeve me nje te rene te lapsit disa qindra hektare det. A mund te besohet?

  2. tomsojeri says:

    Se gjashti Lulzim Basha duhet te pranoj qe esht nje klloun i paaft ,dembel mashtrus, rrugac ,i degjeneruar i shitur i pazoti te drejtoj nje familje e jo nje shtet dhe nese i ka mbetur nje fije nderi, esht te largohet vet nga ky rol i ndyr qe ka mar persiper, me shpresen se mundet te haroet nje dit, sepse shqiptaret kan treguar qe vuajn per memorje ……Sepse shikoni si u harua mega mafjozi Fatos Nano…..

    1. Saba says:

      Ky bagabont jo qe sesht per pushtet por ky me e cu me dhen ti up edhe dhent prandej kini kujdes shqiptar mos i beni te njejtat gabime.

  3. Nini says:

    Cdomethene hipokrit? Hajduti, vrasesi, tradhetari dhe shkaterrimtari eshte hipokrit? Atehere Basha eshte hipokrit.

  4. shqipe says:

    Per ju ne cader!

    Te te them’ se cili je
    Me thuaj se me kë rri.
    Kush shkon prapa lulk bashes
    hyn’ i bardhe’ e del i zi.

  5. maloku dixhital says:

    Asnjërit nga PD ! Parti skuthash antikombëtare !

  6. american2016al says:

    Basra u be kryetar me telecomand per t’i sherbyer familjes Berisha, ketij kueslingu te kamufluar.
    Basha nuk ka karakter deri sa bene kete detyre Kukull.
    Qe ne pamje ai te jep pershtypjen e nje personi kokete qe pelqen vehten dhe jo real.

  7. butrinti says:

    E GJASHTA DHE KRYESORJA , TE DERGOJ URGJEND TRE PERSONA PER VAZHDIMIN E PROCESIT KUSHTETUES TE REFORMRS NE DREJTESI. SHKRIMI JUAJ ZOTI ALTIN ESHTE SHUME I SAKTE . KAM ARGUMENTUAR EDHE NE VEND TJETER SE BOSET E MAFIAS SHQIPETARE ME PERJASHTIM TE NDONJE CIRONKU TE SAPO FUTUR JANE PJESE E STRUKTURAVE PD–DREJTESI –SHISH AKTUALISHT PJESE E CADRES.

  8. Spartaku says:

    Bravo! Nje shkrim shume i mire. Basha eshte tamam hipokrit.Ai,eshte vrases dhe thot nuk jame vrases.Eshte hajdut universal,dhe thote nuk jam une hajdut qe vodha,por Edi Rama qe nuk ka vrarae dhe vjedhur.Basha eshte tradhtar,dhe thote nuk jame tradhetar.etj.etj.Kjo eshte hipokrizia.Pra hipokrit eshte ai qe te lane e te lyen me fjale te mira,dhe nga ana tjeter t’a fut gishtin parapa.

  9. albaniafirst says:

    Artikull fantastik nga zoti Altin Ketro. As sharje as brockulla qe shohim shpesh neper gazeta, vetem renditje kronologjike e fakteve.

  10. Mondi says:

    Te gjithe e njohin Bashen se kush eshte ? Mund te mashtroje ca koke trashe injorante pa arsim , qe truri i tyre thote qe po fitoje Basha nuk do te paguajme energji elektrike .
    Te gjithe sidomos ne Tirane se si i vodhi Basha zgjedhjet me Ristanin e famshem.
    Te gjithe e dime qe ky sharlatan Basha lejoji bumin e ndertimeve pa leje se bashku me xhandarin e tij Florenc Hoxha .
    E cfar mund te thuash per ate fytyr bythe ate njeri te neveritshem.
    Sa e pa fytyre duket , sa theatrale duket ku flet tek cadra e banditeve .
    E cfar te thuash per ate palaco qe nuk eshte gje tjeter vetem se nje vrases .
    Mjere ato qe i shkojne mbrapa ketij zagari per nje kothere qe do ti hedhi .

  11. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: February 24, 2017 at 8:25:04 AM EDTm

    LULEZIM BASHA + … NE PRANGA!

    Thirrjet per dhune e guerilje jane akte
    terrori

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pasi u zgerlaq edhe nga Opinion i Klanit te Klanit te Vicidolit , dje dhe sot, lideri de jure i SHQUP-it, Lulezim Basha hoqi edhe maskat e fundit te demokracise se rreme e te degjeneruar prej ” bandes se gangstereve” te Sali Berishes, Fatmir Mediut, Flamur Noke Stanishicit…. dhe korporates se Krimit.
    Dje ai deklaroi hapur e pa maska se krejt protestat dhe potera e Korporates se krimit te organizuar te Sali Berishes nuk jane zgjedhjet e lira por parandalimi i 7 ligjeve te Vetingut dhe rrenimi i Reformes ne Drejtesi.
    Sot qehajai i Berishes ne krye te PD-se se Berishes shkoi edhe me tej.
    Me nje gjuhe qe te kujton me teper thirrjet e Fidel Kastros dhe Chegevares, ISIS-it e Eskobarit ai Iu drejtua “Xhuponeve te zinj ” falangave te murrme ala neonaziste, skuadroneve te vdekjes dhe njesiteve guerile me thirrjet per dhune e terror te hapur kunder nje qeverie dhe institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike!
    Ngrihuni ne kryengritje per permbysjen me dhune te rendit kushtetues te Republikes se Shqiperise eshte thelbi i kushtrimit te Bashes!
    ” Shpojuni gomat e makinave!
    ThyjunI xhamat e dritaret…
    Qelloni me grushta…
    Nxirrini jashte….
    … lufte do te kene!
    Adelante camaradas ! Perpara shoke lufte!
    Eshte thirrje e hapur per guerilje e terror e telallit te Sali Berishes dhe Bandes se tij te Gangstereve!
    Kryekriminelet me te medhenj te Shqiperise Sali Berisha, Lulezim Basha, Fatmir Medihoxha, Flamur Noke UDBa na bejne engjellin e antikrimit.
    Asnje i burgosur per krime te renda dhe i denuar me ndeshkimin maksimal , ate per jete, nuk ka kryer krime aq te renda sa secili prej cetnikeve dhe terroristeve te siperpermendur.
    Krime qe shkojne deri ne terror shteteror sic ishin ato te 28 majit 1996, katrahura me mbi 10 mije viktima e 97-es, nxjerrja ne prite dhe vrasja e Azem Hajdarit, grushti fadhisto- cetnik i shtetit i 14 shtatorit 1998, Gerdeci me qindra viktima, marreveshja Atdheshitese e Otrantos, ekzekutimi pa vendim gjykate e antikushtetues i Sali Bashes i 4 protestuesve te 21 janarit 2011 pikerisht aty ku kercet tallavaja e vallja e vdekjes se mercenareve te tyre!
    Asnje hajdut e bande kusaresh se denuar per vjedhje ne permasa te medha vec e vec e se bashku nuk kane vjedhur e plackitur sa cka vjedhur Banda familjare e politike e Berishajve vetem me Piramidat e Autostraden e Kombit.
    Po milionat e ” sypeshkaqenit” te Berishes dhe Fatmir Mediut ne Gerdec, interkoneksioni energjitik ne Kosoven i Shkerdhenit, tokat e helmuara te Argita Fazlicit e Lulezim Bashicit ne Durres !?
    Po CEZ- i Sali Kadafit dhe Shkelzen Milices!
    Mbi 3 miliarde euro u jane vjedhur ose tjetersuar shqiptareve dhe Shqiperise vetem gjate viteve 2008 – 2013 nga kjo Mafia e Kusarise, Vrastarise dhe Korrupsionit , MKVK, te Sali Berishes.
    E kryebanditet Berisha, Basha… dhe ish ministrat e Brendshem te Republikes se Lazaratit, Lulezim Basha, Bujar Nishani, Flamur Noka kane goje e fytyre bashke me krye… kryebanditin Sali Berisha te na permendin Eskobara e deri edhe mbledhje Keshilli te Sigurise Kombetare per nje cironke te narkotrafikut.
    A e dini si e justifikoi dhe motivoi kete mbledhje Presidenti sakat nga trute e me shume nga shpirti katran i SHQUP-it po ashtu vjedhur nga banda e Berishes!?
    ” Per aresye se Balili dhe narkotrafiku perbejne rrezikshmeri shoqerore” ! Hajde President K… ari hajde me keshilltare koqe kandari.
    Rrezikshmeria shoqerore eshte ceshtje policesh lagjesh, prokuroresh te shkalles se pare!
    Keshilli i Sigurise Kombetare mblidhet vetem per ceshtje qe rrezikojne Sigurine Kombetare dhe ne mbledhje te jashtezakonshme ne gjendje lufte, si kjo qe shpalli sot kryebanditi e kryekrimineli Lulezim Basha.
    Cfare pret kryeprokuhori i Shqiperise Adriatik Palla e banda e tij e horave te Drejtesise !?
    Merret ne pordhet e intrigat e Bandes se Gangstereve te Berishes dhe me gjurme gishtash ne vend qe te urdheroje arrestimin ne flagrance te Lulezim Bashes dhe krejt bandes se Berishes qe fshihen pas tij per
    1- Cenim dhe rrezikim te rendit kushtetues dhe Sigurise kombetare per llogari e ne sherbim te RIA- a ruse, DIA-se serbe dhe agjenturave armike.
    2- Thirrje te hapura publike per dhune e terror kunder qeverise dhe institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike me mbi 1 milione vota.
    3….
    Te arrestohet ne flagrance Lulezim Basha per krimet e renda te tij te se kaluares dhe ato te sotme!
    Sot ai sterderdhi jo kupen, por cisternen e krimeve pa fund te tij kunder shqiptareve e Shqiperise !
    Lulezim + ne pranga! Sot! Neser eshte kurre!

  12. Ky bash bythec, shalngjitur, edhe pse I ka te gjitha keto qe permenden mesiper, vazhdon me thirrjet e gulcimet e kota te tije. Ky njeri qe nuk ka dhene asnje kontribut, perkundrazi, ka vrare vjedhur shitur, shkaterruar, po ben te “ndershmin”, hapu dhe….ky njeri I peshtire me plote kuptimin e fjales, kur gulcon ne tv, te ben qe ti biesh tv…aq acarues eshte kur flet…Zoti ta pagofte cdo ligesi ore bash debili. Te marrte cfar ke me te afert. Ti more kriminel, ke kurajen te dalesh e te flasesh per hashashin, krimin, zgjedhjet..etj,etj, etj…ti qe me “baben tend Udheheqes Spiunin e Serbit”, skeni lene gje pa bere per 26 vjet. Ti more kriminel I ndyre. Per ty eshte liri a vdekje dhe po merr nje popull neper kembe. E di se po u be Reforma, je I pari qe do shkosh ne BURG, sebashku me Familjen famekeqe, kriminale Hajdute, Tradhetare Berisha ( Karaxhic).

  13. Lennard says:

    Nuk eshte vetem Basha -Sumkapuci ,po dhe Like Floriri ,qe tashti del me te Madhe kunder blerjes se votes.,vazhdimisht ka derguar emisaret e LSI,me karta antarsie te LSI ,duke u dhene nga 20 mije leke per vote.Te gjithe Derrat nje Turi kane.

  14. tomsojeri says:

    Kam pershtypjen se kjo cader apo foleja ku u futen ti shpetojn ndeshkimit kta ftyra ,e po cirren me klithma rrugacesh ,u be ekspozimi i paster i qellimit si dhe aktoret e kesaj loje antishqiptare dolen pa maska ,te xhveshur e te tejdukshem me ate ngarkes te madhe korupsioni ,hajnie e krimi,dhe per fatin e mir te shqiptareve paten rastin te njohin edhe prapavijen e deri tani te maskuar shum ftyrshe e pabesie, qe mbart rreziqe per tu genjyer naivet qe ndjekin pas kdo mashtrus qe premton ! Kjo cader do jet bumerangu qe do godas hipokrizin e pabesin ,esht perdja tashme transparente ku gjithkush shikoi cfar fshihet e kush fshihet ! Nuk besoj se ka shqiptar, qe nuk esht i perlyer ne llumin e ksaj cadre ,qe i bie te jet nje pakic ,te mos di se cfar duhet te bej e tju jap goditjen perfundimtare ktyre banditeve ,aq te neveritshem ,aq poshterus,qe po na diskretitojn si Komb ! Nuk ka shqiptar te mos vuaj peshen e rend e te pameshirshme te ksaj drejtesie kriminale ! Shpresoj pra se po ju vjen fundi ,nje fund i turpshem ashtu sic e meritojn………

  15. Koli says:

    O POPULL!! LULZIM BASHA, ka qënë 8 vjet
    në pushtet !Të gjithë e dimë sa VËRA NË UJË
    ka bërë,!
    Tregohuni të mënçur.!
    Nuk na duhet përsëri LULI në pushtet.!
    Na duhet PD ,pa LUL E PA BERISH.!

    Kur të jetë gati.!? VETING BRE BURRA!!!

  16. ARIU says:

    Keni te fala nga neni 449. S’keni faj eshte miratuar me 30 mars 2017.

  17. dan says:

    Lul Basha tradhetar antishqipetar . Ka nevoj per nje enver hoxha qe ta varin plehren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje