Interi realizion një tjetër goditje në merkato. Pasi arriti të transferonte Roberto Gagliardini nga radhët e Atalantës, klubi zikaltër ka arritur të realizojë nje tjetër blerje shumë te rëndësishme për merkaton e Qershorit. Bëhet fjalë per sulmuesin e krahut të Fiorentinës, Federico Bernadeschi. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, palët kanë arritur akordin dhe ne arkat e klubit vjollcë nga kjo marrëveshje do të shkojne 40 milionë Euro. Zikaltërit kanë arritur kështu të mposhtin rivalitetin me Juventusin, të cilët prej kohësh ishin vënë në ndjekje të 23-vjecarit.
Marrëveshja mes Suning dhe Presidentit të Fiorentinës Della Vale ka ende disa ditaje, që duhen perkufizuar sic janë të drejtat e imazhit të futbollistit. Interi arrin të transferojë një tjetër talent në radhët e klubit, i cili premton shumë në të ardhmen. Bernadeschi është njeriu ideal për skemat e trajnerit Stefano Pioli, pasi ai shumë mirë mund të adoptohet si sulmues krahu ose duke u pozicionur ne rolin e fantazistit, në mbështetje të Icardit. Sinjali i qartë ky nga ana e drejtesuve të klubit zikaltër, të cilët po tregojnë gjithnjë e më shumë se për sezonin e ardhshëm, ata do të kërkojnë të jenë protagonist absolut.