Plot 20 vite më parë, nxënësit e Durrësit dolën në protestë masive dhe njoftuan grevë pa afat në mbështetje të grevistëve të Vlorës. Raportimin e atij lajmi, duke kujtuar se çfarë ndodhi 20 vite më parë e sjell media. “‘Jemi me Vlorën’ Kjo ka qenë thirrja që ka nxjerrë dje në rrugë gjimnazistët e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” te Durrësit.
Një peticion i firmosur prej tyre i ka kujtuar drejtorisë së shkollës se gjimnazistët durresakë solidarizohen tërësisht me kërkesat e grevistëve të Vlorës. Grevë pa afat kanë siguruar durresakët të cilët mbeten pranë studenteve vlonjatë pasi siç thonë ata “nuk duam që miqtë tanë vlonjatë të vdesin” shkruan GSH.
Lajmi i 7 marsit 1997, që nuk fliste për festë mësuesi por për grevë urie studentësh pas tre të vrarëve në Vlorë:
Durrës- ‘Jemi me Vlorën’ Kjo ka qenë thirrja që ka nxjerrë dje në rrugë gjimnazistët e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” te Durrësit. Një peticion i firmosur prej tyre i ka kujtuar drejtorisë së shkollës se gjimnazistët durresakë solidarizohen tërësisht me kërkesat e grevistëve të Vlorës.
Grevë pa afat kanë siguruar durresakët të cilët mbeten pranë studenteve vlonjatë pasi siç thonë ata “nuk duam që miqtë tanë vlonjatë të vdesin”. Me gjimnazistët e “Gjergj Katriotit” janë solidarizuar dje edhe nxenësit e shkollës së mesme industriale dhe ata të shkollës Teknologjike “Hysen Çela”, të cilët po dje bojkotuan masivisht mësimin. Kërkesat e njëjta edhe nga nxënësit e këtyre shkollave të cilët peticionet e tyre kanë të njëtat kërkesa “Jemi me Vlorën” plotësojuni kërkesat.
Durrsakët kanë vendosur se vetëm kur studentët vlonjatë dalin nga greva e flijimit ata do te kthenen ne klasat e tyre. Gjatë manifestimeve paqësore, që ata kanë zhvilluar në oborret e shkollave, janë dëgjuar shpesh thirrjet “Vlora, Vlora”
Artikulli me titullin sikur s’kane shume lidhje, apo hajde se jemi mesuar me lajme kot…