Gjoba për Skënderbeun, Luftëtarin e Flamurtarin, paralajmërohet Korabi

9 Mars 2017, 16:12Sport TEMA

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka gjobitur me nga 100 mijë lekë Skënderbeun, Luftëtarin dhe Flamurtarin për sjellje të gabuar të tifozëve në ndeshjet përkatëse të fundjavës së shkuar.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme është paralajmëruar Korabi për vonesën 13-minutëshe të ndeshjes ndaj Tiranës pasi në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës mungonte ambulanca.

Ndërkohë, me dy ndeshje është pezulluar mbrojtësi i Flamurtarit, Ivan Jakovljeviç, për goditjen ndaj Rrumbullakut të Kukësit.

Disiplina rrëzoi apelin e klubit të Delvinës kundër humbjes 3-0 në tavolinë të ndeshjes ndaj Përmetit, pasi nuk pranoi të luante në mungesë të kushteve të përshtatshme në dhomat e zhveshjes, shkruan Panorama Sport.

Vendimet e plota:

1.KF “Korabi”, për përsëritje të vonesa të tilla përpara fillimit të ndeshjes, paralajmërohet se do të jetë subjekt i Komisionit të Disiplinës, bazuar ne nenin 13 të KDS.

2.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

3.KF “Luftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

4.“Flamurtari F.C”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

5.Lojtari i “Flamurtari F.C”, Ivan Jakovljeviç, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje