Padyshim që pas fitores së madhe e gjithë Barcelona është në festë.
Por lajmet e mira nuk kanë mbaruar këtu për tifozët e flaktë të kësaj skuadre.
Neymar ka qenë ai që ka dhënë një lajm të mrekullueshëm.
Ai ka thënë se miku i tij Lionel Messi do ta rinovojë kontratën e Barcelonës, duke u dhënë njëherë e mirë fund të gjitha dyshimeve që kanë lindur në lidhje me largimin e tij.
“Leo Messi do të rinovojë kontratën me Barcelonën. Kjo është e sigurt…”, u shpreh Neymar.