Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor me akuzën e mashtrimit 25-vjeçarin Krenar Kotarja dhe e ka dënuar me 5 vite burg, sepse mashtroi të dashurën dhe i mori asaj 22 milionë lekë.
Kotarja arriti ta bindte vajzën e cila me kartelë është invalide, që të merrte nga shtëpia e prindërve një shumë prej 2,2 milionë lekësh të reja. Ai është hequr sikur kishte një hall me të vëllanë.
“Ia kam dhënë këto lekë Krenarit për shkak se ai ka qenë disa ditë i mërzitur dhe me ka thënë se kishte probleme duke më kërkuar me ngulm fillimisht një shumë prej 1.400.000 lekësh duke më thënë se i duheshin për një hall të madh që kishte me vëllanë“, ka thënë e dëmtuara.
Kur vajza i ka kërkuar të dashurit që t‘i kthejë shumën e marrë sipas marrëveshjes, ai i ka thënë se nëse donte të merrte lekët duhej t‘i jepte edhe 90 mijë lekë të reja të tjera, pasi duhej të merrte një kredi të madhe. Në këto kushte e dashura ka pranuar t‘i gjejë 80 mijë lekë të reja të tjera.
Historia e dashurisë u kuptua që ishte një mashtrim, kur i pandehuri filloi t‘i bënte presion verbal dhe ta kërcënonte të dashuren që të mos tregonte. Në këto kushte vajza invalide, ka bërë kallëzimin penal, duke u treguar më pas edhe prindërve për mashtrimin që kishte pësuar.
Pak eshte gjykuar per nje person qe ska limit ne ligesite e tij..
Ky edhe emertimin mut e ka pak. Paska dashur te jetoje qyl me leket e familjes se nje invalideje. Pale qe do jete hequr dhe si boss ne sy te shoqnise dhe buceve . E gezofsh burgun lale!