VLORE/ Tronditen banorët e Zvërnecit, gjendet një kufomë në breg të detit

9 Mars 2017, 09:09Kronika TEMA

Banorët e Zvërnecit janë alarmuar mëngjesin e sotëm teksa kanë gjetur buzë detit një trup të pajetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Portonova ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke ngritur edhe perimetrin e sigurisë për të vijuar me hetimet.

Informacionet e para flasin për një kufomë të dekompozuar të seksit mashkull ndërsa grupi hetimor i mbërritur nga Vlora ka nisur punën për identifikimin.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një vdekje si pasojë e mbytjes apo vrasje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje