Rrëfehet Elvi Fundo: Dyshoj se dhunuesit e mi janë urdhëruar nga një pronar televizioni trafikant droge, që ka ndryshuar emrin

9 Mars 2017, 20:09Kronika TEMA

Gazetari dhe drejtuesi i CityNews.al Elvi Fundo, ka rrëfyer për Report Tv dyshimet në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tij një ditë më parë.

Gazetari rrëfen se nuk i ka parë agresorët dhe se ata e kanë qëlluar nga mbrapa fillimisht, ndërkohë shton se kanë përdorur edhe mjete të forta.

Jam goditur nga pas, pas koke. Nuk kam arritur t’i dalloj se kush ishin. Më kanë goditur në gojë dhe këtë e kam marrë si mesazh që mos fol më”, tha ai.

Duke rrëfyer ngjarjen, Elvi shprehet se ka besim se policia do ta zbardhë atë, ndërkohë ka theksuar se kjo ngjarje nuk duhet të politizohet.

” Po shkoja drejt një dyqani për të blerë një telefon. Tek stacioni i trenit në mes të trotuarit, dy persona më kanë goditur me mjete të forta.

Më kanë ngritur disa kalimtarë dhe kam parë dy persona që po vraponin.

Kërkova që cështja të mos politizohej. Kam shumë besim që çështja do të zbardhet.

Inkurajoj policinë e shtetit për ta zbardhur, jo sepse jam unë, por për cdo qytetar, pasi nuk mund të ndodhë në vitin 2017 që në mes të kryeqytetit një person të dhunohet.

Besoj se ka kamera që kanë filmuar ngjarjen.

Unë e kam përkthyer si një mesazh që ti mos fol më.

Por nuk po jap detaje sepse nuk dua të ndikoj në hetim” , vijoi ai

Gazetari evidentoi se ka folur me policinë për dyshimet e tij dhe se po administrohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve për rreth zonës ku ndodhi incidenti.

I pyetur nga Report Tv për dyshimet e tij lidhur me urdhëruesit, Elvi Fundo jep këtë përgjigje.

Dyshimet lidhet me shkrimet e fundit që kam publikuar në portal.

Shkrimet kishin lidhje me disa trafikantë droge me emra të ndryshuar që janë pronarë mediash të lidhur me trafikun e drogës.  

Pra, njerëz të krimit që drejtojnë sot në politikë dhe në media.

 Urdhëruesit do të ishte shumë e vështirë të zbardhen, por të zbardhen agresorët në fillim.

Jam goditur nga pas në mes të ditës.

Unë jam gazetar që nuk fshihem, eci në këmbë nëpër Tiranë.

Natën mund edhe të më kishin vrarë por të shpresojmë që policia dhe strukturat e policisë të bëjnë punën e tyre”.

4 komente në “Rrëfehet Elvi Fundo: Dyshoj se dhunuesit e mi janë urdhëruar nga një pronar televizioni trafikant droge, që ka ndryshuar emrin”

  1. aurel74 says:

    ja edhe policia moderne qe s’kontrolon dot as 1 km larg nga ministria e rendit.

  2. Lushness says:

    Mero Baze do te te shkruaj nje koment se me ka ardhur keq per ngjrjen edhe nuk me shkon ne mendje se si e nga kush mund te ndodhe.
    Po them se me gazeten e tij “”sity news” nuk besoj se e kane rrahur shqiptaret,qe nga titulli i gazetes qe boton ai e boton o per anglezet o per Americanet,atje dicka ka shkelur ne kalli,shqiptaret kuptojne me mire shqip edhe jo anglisht.
    Po po e boton ate gazet ne anglisht per shqiptaret e kane rrahur pa dashje se nuk e kane kuptuar,edhe po e boton ate gazet per ta lexuar shqiptaret me titullin”sity news” mire ja kane bere po pse nuk i kane liruar ç’fare i mban pragu se na mbyten injorantet,ai eshte mut e jo gazetar!

  3. Lushness says:

    Mero Baze do te te shkruaj nje koment se me ka ardhur keq per ngjrjen edhe nuk me shkon ne mendje se si e nga kush mund te ndodhe.
    Po them se me gazeten e tij “”sity news” nuk besoj se e kane rrahur shqiptaret,qe nga titulli i gazetes qe boton ai e boton o per anglezet o per Americanet,atje dicka ka shkelur ne kalli,shqiptaret kuptojne me mire shqip edhe jo anglisht.
    Po po e boton ate gazet ne anglisht per shqiptaret e kane rrahur pa dashje se nuk e kane kuptuar,edhe po e boton ate gazet per ta lexuar shqiptaret me titullin”sity news” mire ja kane bere po pse nuk i kane liruar ç’fare i mban pragu se na mbyten injorantet,ai eshte mut e jo gazetar!Me falni por jam shume kinkret,do doja per perdorimin e ketyre barbarizmave ne shqip te gjithe te hanin nga nje dore dru se shqipja eshte gjuhe hyjnore!

  4. Ana says:

    O Elvi megjithese sjam dakort me ate qe te ka ndodhur, dua te te kujtoj qe portali jot eshte shpifes dhe ben pis shume njerez qe se meritojne. Sigurisht qe duhet ta kesh shume te madh numrin e personave qe te urrejne, ndaj here tjeter mendohuni mire para se te shkruani, sigurohuni qe te keni informacion te sakte pastaj shkruajeni dhe vetem keshtu beni gazetari te vertete. Ty te gjuajten me grushta por portali yt shpesh gjuan me fjale, qe nganjehere jane me te renda se grushtat. Dua te te kujtoj qe ate policine e shtetit qe sot po i kerkon ndihme, e ke ” njollosur” shpesh ne portalet e tua pa te drejte, pa fakte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje