Një ngjarje e padëgjuar më parë ka ndodhur në Urën Vajgurore, në fshatin Poshnje, ditën e djeshme ku një 63 vjeçare ka rënë pre e dhunës barbare nga djali dhe bashkëshortja e tij.
E dhunuara Shpresa Kuci ka denoncuar në polici dhunën e ushtruar nga i biri, Fitim Kuci, 41 vjeç, i cili është vënë në pranga dhe bashkëshortja e tij, 27-vjeçarja Fatmira Kuci, të cilën policia e ndalon t’i afrohet të moshuarës.
Por pavarësisht urdhrit të mbrojtjes, e moshuara dhe nusja e djalit jetojnë në të njëjtën banesë.
63-vjeçarja me shenja në fytyrë dhe kokë rrëfen se u dhunua me grushta e shqelma nga djali e nusja pasi nuk pranoi të kujdesej për fëmijët, për shkak se është sëmurë.
E moshuara apelon shtetin të largojë nusen e djalit nga banesa, pasi ndihet e frikësuar. Ndërkohë nusja, Fatmira rrëfen se është e detyruar të thyejë urdhrin e mbrojtjes, pasi nuk ka ku të jetojë.
Familja Kuci jeton në kushtet e varfërisë në banesën e tyre në fshatin Poshnje, mes konflikteve të vazhdueshme familjare, të gjeneruara nga marrëdhënia vjehërr-nuse. Fitimi dhe Fatmira, me një diferencë të madhe në moshë, janë prindër të dy fëmijëve të mitur. Martesa e parë e secilit prej tyre përfundoi në divorc.
Në një intervistë për “News24”, 63-vjeçarja rrëfen sherrin dhe si nisi ngjarja ndërsa thotë se nusja dhe djali e rrahin gjithmonë.
Nga ana tjetër, e reja, Fatmira, 27 vjeçe thotë se vjehrra e qëllon me kazmë dhe kur ka qenë shtatzënë ka rrezikuar fëmijën pasi ajo e ka qëlluar me sëpatë.
Si ndodhi ngjarja?
Unë isha poshtë. Isha sëmurë moj. Ai më bënte llafe pse se mbajte çunin. Unë isha sëmurë, nuk ngrihesha dot.
Me çfarë të qëlloi?
Desh më mbytën moj. Më bënë për ibret ata.
Të dy?
Të dy.
Po ajo të qëlloi?
Më qëlloi. Më kafshoi në dorë dhe në gisht.
Pastaj?
Desh më mbyti.
Është hera e parë që të qëllon djali?
Eee sa herë, kushedi sa herë. Prandaj e futën brenda.
8 marsin dje nuk e festove dot?
Ça 8 marsi moj. Unë jam…më lër rehat.
Nusja të ka qëlluar herë tjetër?
Shshsh…Ajo me, ouu ça thua, ça e diskuton ti. Nuk mbahet ajo, është e keqe shumë. Ajo e bie sherrin në shtëpi.
Por nusja, Fatmira, jep një tjetër version të ngjarjes dhe madje thotë se vjehrra nuk është mirë nga shëndeti mendor. “Ku të vetë tani me dy fëmijë?” (qan).
Si ndodhi ngjarja?
O ma i thashë unë, mbaje pak çunin. Ajo nuk ma mbajti, ma hodhi çunin e vogël dhe këtë.
Nuk e mbajti se nuk kishte fuqi apo nga inati?
Nga inati. Ajo është e sëmurë nga trutë e kokës. Burri nga inati që i gjeti kalamajtë me të qara iu kthye mamasë. U hodh nga rrjeta dhe iku tek kryeplaku. Ajo mua më vret me kazmë.
Ke bërë ndonjëherë denoncim për vjehrrën?
Kam bërë një herë. Kur kam qenë shtatzënë dhe kam lindur çunin e madh ajo më ka qëlluar, se me sëpatë, se me hekur dhe mua më ka rënë të fikët, kalova rrezik dështimi. Nuk më ka dashur kurrë, kurrë…
Duro edhe pak noçe, se po vjen republika e re