Është mbyllur në barazim sfida e javës së 25-të të Kategorisë Superiore mes Tiranës dhe Skëndërbeut.
Sfida e zhvilluar në “Selman Stermasi” u mbyll me rezultatin 2-2, me të dyja ekipet që marrin nga një pikë nga ky takim.
Një tjetër hap fals ky për skuadrën e Skëndërbeut drejt titullit kampion, duke marrë barazimin e dytë rradhazi, ndërsa për Tiranën ky ishte barazimi i tretë rradhazi duke mos e gjetur ende fitoren.
90-minutat e zhvilluara në kryeqytet ishin mjaft emocionuese, ku nuk mungoi spektakli dhe emocionet. Vendasit kaluan të parët në avantazh që në minutën e 3-të me anë të Ede.
Por, reagimi i Skëndërbeut nuk vonoi shumë pasi në minutën e 16-të, Hamndi Salihi barazon rezultatin duke shënuar nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Megjithatë, kur pjesa e parë po shkonte drejt fundit në minutën e 41-të Hoxhallari shënon një super gol nga goditja e dënimit, duke e mbyllur pjesën e parë në shifrat 2-1.
Në pjesën e dytë reagimi i kampionëve të fuqi ishte i shpejt, më të njëjtin protagonist Hamndi Salihi që barazon sërish rezultatin.
Shifrat mbetën të pandryshuara deri në fërshëllimën e fundit me të dyja ekipet që dalin nga ky takim me një pikë.
Pritet qe Erjon Brace te reagoje pasi ashtu sic deklaroi pas takimit nuk eshte i kenaqyr me kete rezultat duke akuzuar tiransit per matrapaze. Erjon Bucja kerkon vetem te shpallet kampion Demopartizani.