Reagon Partizani: Nuk dorëzohemi as për titullin kampion dhe as për të kërkuar futboll të ndershëm

9 Mars 2017, 19:09Sport TEMA

Klubi i Partizanit ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Apelit që la në fuqi dënimin e Partizanit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, klubi i kuq shprehet se pavarsisht dënimeve nga FSHF-ja ata nuk do të dorëzohen deri në fund për titullin kampion

Deklarata e plotë e Partizanit.

KLUBI REAGON NDAJ VENDIMIT TE KOMISIONIT TE APELIT

Klubi i Partizanit “përshëndet” vendimin e Komisionit të Apelit, i cili ka lënë në fuqi të njëjtin dënim si edhe Komisioni i Disiplinës, me katër ndeshje pezullim. Përgëzojmë “besnikërinë” e servilëve që janë punësuar dhe paguar në mënyrë direkte ndaj eprorit të tyre. Shpresuam dhe kërkuam drejtësi, duke i dhënë shansin për herë të fundit institucioneve të (pa)varura gjyqësore të futbollit, por sinjali i tyre ishte shqetësues për futbollin në Shqipëri. Nuk dorëzohemi as për titullin kampion dhe as për të kërkuar futboll të ndershëm. Klubi i Partizanit garanton se titulli i sivjetëm do jetë më i bukur, jo prej kohëzgjatjes nga trofeu i fundit, por sepse do i japim një leksion ndershmërie të gjithë këtij sistemi të kalbur, duke nisur nga drejtuesit e FSHF-së, punonjësit e tyre që për një rrogë po shesin edhe idealet, ashtu edhe të gjithë puthadorët e presidentit të Federatës, që shpresojnë për të marrë “dhurata” dhe tolerime. Partizani nuk është vetëm, por i gjithë shqiptarëve. Drejtësia vonon, por nuk harron!

2 komente në “Reagon Partizani: Nuk dorëzohemi as për titullin kampion dhe as për të kërkuar futboll të ndershëm”

  1. Bileta says:

    Duhet firmosur peticion per
    Hetim te kreut te FSHF, nga organizmat nderkombetare.

  2. AZOTIKU says:

    Bravo Erjon Braces, e meriton plotesisht manxhukun e Demit, pa ty gurreilsat do ishin si peshku ne tigan. Tani perpara te behesh kryetar i PS, mos ta zere vendin lalke Eri i vogel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje