Partizani mbyll përgatitjet, dëmtohet Gëzim Krasniqi

10 Mars 2017, 19:03Sport TEMA
Partizani mbyll përgatitjet, dëmtohet Gëzim Krasniqi

Partizani i ka dhënë fund sot përgatitjeve për takimin ndaj Flamurtarit.

Një seancë e cila është shoqëruar edhe me një dëmtim në fytyrë të mbrojtësit Gëzim Krasniqi i cili në kujdesin e stafit mjekësor i është drejtuar spitalit ku edhe ka marrë ndihmën e specializuar të mjekëve.

Skuadra vijon të jetë e grumbulluar në rezidencën e saj, dhe të shtunën do ti drejtohet stadiumit “Elbasan Arena” për të luajtur takimin ndaj Flamurtarit në program në orën 14:00.

Kujtojmë që edhe ky takim do të luhet pa praninë e publikut si rezultat i vendimit të Komisionit të Disiplinës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje