Ndihmojeni Lulzimin të jetë i qartë!

10 Mars 2017, 20:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Lulzim Basha vazhdon të jetë i vendosur për të mos qenë i vendosur, për bojkotin e zgjedhjeve. Pas një retorike të ashpër për bojkot, pas përbetimeve se zgjedhje nuk do të ketë, ai dërgoi sot një letër në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku njoftonte se partitë opozitare nuk do të regjistrohen derisa të plotësohen kushtet e tyre.

Po përse në KQZ?

KQZ është një institucion teknik, i cili ose të regjistron kur shkon, ose nuk të regjistron. Ajo nuk e ka në detyrën e vet të dëgjojë arsye, përse ti nuk do të regjistrohesh dhe as të të dëgjojë përse do regjistrohesh. Ajo është thjesht një institucion teknik që mbikqyr garën, për ata që regjistrohen.

I vetmi shpjegim, është se Lulzim Basha ka nevojë të japë një shpjegim, që “bojkoti” nuk është përfundimtar, nëse plotësohen kushtet që ai ka vendosur, dhe për këtë i duhet t’i drejtohet dikujt, që ta dëgjojnë të tjerët.

Por ajo që po e detyron Lulzim Bashën të shmangë deklarimin e qartë për bojkot, duket se është reagimi i shoqërisë dhe i vetë opozitarëve të thjeshtë, për idenë e bojkotit.

Retorika e fortë për bojkot, thirrjet e Berishës për të “skuqur” Shqipërinë, dhe kundër reagimet ndaj këtyre paralajmërimeve, në të vërtetë kanë shkrehur qysh tani Partinë Demokratike nga beteja për zgjedhjet. Duke jetuar me idenë se opozita nuk do të hyjë në zgjedhje, nëse nuk ja japin qeverinë në tavolinë, strukturat e PD po demoralizohen dhe shumë elementë të tyre po shikojnë se kujt t’i bashkangjiten.

Vetë Sali Berisha, i cili e ka quajtur bojkotin “vetëvrasje” edhe para disa javësh, është konsultuar me Lulzim Bashën për të ndryshuar retorikën ndaj bojkotit, dhe tani kemi mbërritur tek një standard i ri i gjuhës politike të Bashës, i cili i lë gjithë opsionet hapur, me shpresë se nuk do të penalizohet nga askush.

Tani Lulzim Basha është duke thënë që do të hyjë në zgjedhje, që nuk do të hyjë në zgjedhje, që do të ketë luftë, që nuk do të ketë luftë, që do ketë qeveri teknike, që nuk do të ketë qeveri teknike, që do ketë zgjedhje të lira, që nuk do të ketë zgjedhje të lira, që do të fitojë PD, që nuk do të fitojë PD, që do të regjistrohen në zgjedhje, por dhe që nuk do të regjistrohen në zgjedhje…. Është një sjellje tipike e liderit të paqartë, të pavendosur, pa objektiva, pa fuqinë për të besuar veten dhe mbi të gjitha, pa kurajon për t’u përballur me ato që thotë.

I tronditur nga indiferenca me të cilën shqiptarët përcjellin kërcënimet e tij dhe të Sali Berishës për luftë, dhe rrethimin e plotë ndërkombëtar ndaj përpjekjeve për të destabilizuar vendin, Lulzim Basha po bën përpjekje të madhe për të mos qenë i qartë se çfarë do të bëjë.

Në këto kushte, duhet të jetë një palë e qartë, dhe ajo duhet të jetë shumica. Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të bëjnë deklarata zyrtare ndaj qëndrimit të PD dhe opozitës për bojkot. PS dhe LSI duhet të mbajnë qëndrim politik ndaj deklaratës zyrtare për bojkot. Kjo shumicë është në dorën e partive që e formojnë atë dhe jo të opozitës. Nuk është koha që LSI apo PS të japin këshilla për opozitë, t’u thonë atyre që bojkoti nuk është i mirë apo që duhet të punojnë brenda institucioneve.

Çdo parti e bën vetë fatin e saj. Lëvizja Socialisite për Integrim dhe Partia Socialiste duhet të deklarohen politikisht rreth bojkotimit të zgjedhjeve dhe shantazhit që opozita po bën me destabilizimin.

LSI nga ana e vet, duhet po ashtu t’u përgjigjet zyrtarisht thirrjeve që vijnë nga opozita për t’iu bashkuar asaj. Mund t’u thotë “Po”, ose “Jo”, pa asnjë kompleks, se është në të drejtën e saj, por nuk duhet të bëjë rolin e shpresëdhënësit të shantazhit të opozitës dhe as të “mbrojtësit të stabilitetit” duke qëndruar në qeveri. LSI ka të drejtën e saj ta rrëzojë këtë qeveri, nëse do ta rrëzojë dhe t’i bashkohet opozitës. Çdo vendim i saj është e drejta e saj. E padretë është mungesa e qëndrimit të saj dhe marrja e një roli që nuk ia ka dhënë askush, për të qenë si “pajtuese gjaqesh”. Opozita po i shpall luftë shtetit, zgjedhjeve dhe instrumenteve demokratike të një vendi ende me probleme, dhe nuk është si në kohë paqeje, ku “qengji i urtë pi dy nëna”. Në luftë mund të mos pish asnjë.

Ndaj PS dhe LSI, duhet të shprehen politikisht për krizën ku tenton ta fusë vendin opozita. Është e vetmja gjë me të cilën mund të ndihmojnë dhe Lulzim Bashën të jetë i qartë dhe të dijë çfarë t’u thotë të vetëve, pasi kështu natën u thotë kemi folur me LSI, ditën u thotë prisni dhe pak. Gjysmë fjalitë e tij vijnë nga gjysmë mesazhet e shumicës. Ai ka nevojë për ndihmë të jetë i qartë!

24 komente në “Ndihmojeni Lulzimin të jetë i qartë!”

  1. lu meta says:

    Shikoj nje gafe ne kete artikull.
    Le te na thote Ilir meta eshte spiun saliu apo jo ?
    ..
    LSI në 7 korrik 2008, akuzë në Kuvend:
    SALI BERISHA, spiun sigurimi dhe agjent i UDB.
    ..

    Shtetasi shqiptar Sali Berisha, politikan prej 20 vjetësh dhe aktualisht me detyrë kryeministër i Shqipërisë, dhëndër në Serbi, martuar me Sllobodanka Ramën, vajzën e një koloneli (oficeri aktiv) të shërbimeve sekrete agjenturore Jugosllave, nuk do ketë mundësinë t’i shpëtojë damkës së zezë, hijes së krimeve dhe faktit të turpshëm, që ka qenë spiun i sigurimit të shtetit, me aktivitet intensiv konkret dhe maksimal, me pasojë burgosjen dhe internimin e shumë familjeve të intelektualëve e njerëzve të thjeshtë, kundërshtarë të regjimit diktatorial komunist.
    Në një deklarim të tij publik në televizion, Berisha tha: “Nuk kam qenë spiun, nuk kam denoncuar dhe nuk kam dënuar njeri”. Mirëpo, gjatë një akuze të bërë në parlamentin shqiptar, në datën 7 korrik 2008, nga deputeti Spartak Braho në emër të grupit parlamentar të LSI, përforcuar me ulërima nga kreu i LSI Ilir Meta, u deklarua se ka prova shkresore, se SALI RAM BERISHA, komunist, pedagog, mjek në klinikën e bllokut dhe pjesë e brendshme e familjes së diktatorit, ka qenë jo vetëm spiun i sigurimit të shtetit prej 21 vitesh gjatë diktaturës komuniste shqiptare, por dhe “agjent special” i shërbimeve të huaja, me veprimtari agjenturore kryesore anti-shqiptare, si spiun në shërbim të UDB-së Jugosllave. Shkak që LSI dhe Ilir Meta, nxori nëpërmjet Spartak Brahos “letrat” e SALIUT si spiun dhe agjent i UDB, ishte fakti që SALIU, JOZEFINA dhe 20 deputetë “figura të pastra” me në krye Astrit Patozin, kërkuan shtyrjen e miratimit të projekt-ligjit “BIBERAJ” të hartuar prej BE për lustracionin (hapjen e dosjeve), për në muajin tetor 2008, pra pas pushimeve verore.
    Kjo shtyrje u konsiderua prej Ilir Metës, si lojë e Sali Berishës për “konflikt interesi si spiun i sigurimit shqiptar dhe agjent i shërbimeve sekrete të huaja me veprimtari agjenturore anti-shqiptare”. Akuza e LSI, u përforcua në një emision televiziv edhe prej ish-shefit të SHIK, Fatos Klosi, atëherë anëtar kryesie i LSI, i cili aprovoi dhe deklaroi hapur, se ka dokumente autentike që provojnë plotësisht akuzën e LSI në parlament, që SALI RAM BERISHA ka qenë spiun i sigurimit të shtetit shqiptar dhe që është agjent i UDB. Po citojmë të plotë, akuzën e LSI, bërë në parlament në datën 7 korrik 2008, nga (ish) deputeti Spartak Braho:

    Spartak Braho, në emër të LSI: “Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB”
    “Kam detyrimin t’i bëjë me dije dhe me prova parlamentit, se Sali Berisha është i interesuar të bllokojë miratimin e ligjit të lustracionit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe të ish-shërbimeve agjenturore të huaja, sipas rekomandimeve dhe afateve të përcaktuara nga BE dhe KiE. Ka fakte, që SALI RAM BERISHA dhe shumë nga ministrat e deputetët e afërt të kabinetit të tij, janë ish-spiunë të sigurimit dhe kanë dosje me veprimtari konkrete në dënimin me burg dhe internimin e shumë intelektualëve, familjeve e qytetarëve të tjerë. Përveç si ish-spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, ka prova e fakte, se SALI RAM BERISHA, ka pasur dhe ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi), si informator i rregullt dhe i vullnetshëm i këtij shërbimi, duke dhënë informacione me efekt zhvillimesh anti-shqiptare. Këto shërbime si spiun sigurimi dhe agjent i UDB, SALIU i bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore me UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas. Kryeministri SALI BERISHA, ka pasur takime e biseda të fshehta edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë.

    1. ajkuna says:

      Per dijeni te lexuesve te Temes,pikerisht si sot ne 10 mars 2013 ilirmeta takon berishen dhe i thote qe do te ndahemi nja 4 vjet
      dhe po shkoj nga gjirizi lalzit per ti futur ngjalen Rames..Pra dhe sot Meta eshte i lire te iki nga Rama nqs i shkel syne donald luja si arvizuja para 4 vjetesh.Keto jane normale ne nje republike bananesh apo hashishi qe ka per governor “donaldin e vogel” qe ka filluar dhe lulzim basha te talle lesht me te dhe nje populli te tere

      .Kush eshte sekreti ?
      ……………………………………..
      Autogoli i Bashës, takon lobin grek në SHBA

      22/03/2016
      Autogoli i Bashës, takon lobin grek në SHBA

      ( pikerisht miqte e donald luse (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). )

      Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputeti Strazimiri janë takuar me lobin greko himariot të SHBA, duke bërë në këtë mënyrë një autogol politik.

      Kjo për arsyen se lobi greko-himariot i SHBA është tepër aktiv fundit kundër çështjes shqiptare.

      Ata ushtruar presion të fortë ndaj qeverisë së Edi Ramës në vitin 2014 kur ai shpalli ndarjen territoriale të vendit dhe përfshiu një pjesë të Labërisë në Himarë. Ata dërguan në Tiranë tre kongresmenë që përfaqësojnë lobin grek në Kongresin amerikan.

      Por për Bashën, duket se ka rëndësi fakti që ky lob ka një ndikim të drejtpërdrejt në Kongresin amerikan.

      Në takim kanë marrë pjesë Presidenti i lobit greko-himariot, prifti Kozmas Karavellas, anëtari i Bordit të shoqatës Peter Gikurias, Prifti Alex Karloutsos, anëtari i shoqatës Simo Dimas dhe Indrit Nina. Në takim është diskutuar mbi të drejtat e pronave në zonën e Himarës dhe probleme të asaj që ata e konsiderojnë minoriteti etnik në Himarë, raporton Tema.

      Lobi greko-amerikan i Himarës është i organizuar përmes shoqatës Himarrioton Society of America. Me sa duket Basha, tenton të kapitalizojë atë që ka bërë për grekët me Marrëveshjen detare dhe ta kthejë atë në një mbështetje politike

      …………………..
      Eshte marrezi kombetare qe po toleron Lul Spiunin qe ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK qe gjate punes ne Kosove ishte menaxheri per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
      Eshte cmenduri kombetare qe po toleron Lul MEGAHAJDUTIN si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombitper nje dem prej gjysem miliardi dollare..

      Eshte IDITOTIZEM QE PO TOLERON LUL RADHETARINqe si minister i jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon. dhe ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
      Eshte nderimi me maksimal qe po i ben ai popull Enver Hoxhes qe toleron nje vrase si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar

      Pershendesim grevistet e bordellos lirise se Sllobodanka Bullatovicit me Eposin e Lul Sumes
      —————————————
      Te çadra çohet Lul Harrambashi
      e shtrëngojke at’gjokun e zi
      mirë ia vjerreke topuzin n’telqi
      duel për dere, bjeshkën e ka msy
      Trimijë berre ai në bjeshkë po i qet
      tridhetë qenë ai prapa po jua ngjet
      i ka marrë me to tridhetë çobanë
      edhe i merrka plot tridhetë sejmenë
      nji çardak për vete p’e mbaron
      bjeshkve dhentë sa mirë po jua l’shon
      Shih, prej Edit frika e kish ngranë
      mos ndoj sherr, po, Edi ia mbaron!
      digjo ç’bani Lul Harrambashi

      -Pse nuk çohem, – tha, – me u veshë e me u mbathë
      me ra, – tha, – te kroni i Jutbines?
      Mos pa shoke at’Edin e zatet
      n’mujsha pushke hajnisht une me ia dhane
      ia la vetes, po, edhe nji nam
      Veshet shpejt Luli u shtrengua
      per mejdan sa mire qe asht gatue
      .
      Pse asht shka, hakun mos me ia ngrane
      shume ish’ qene Luli trim me nam
      Si vetima te kroni po shkon
      fsheke vracin ne pyllin e zi
      edhe vet n’zhavarr sa mire ka hi
      shih sa mire ne zhavarr asht palua
      pritke shkjaku Edin per me shkua
      Ngjoni shkoke aty c’ka asht mbarua
      tridhete cika ne kambe ishin cua
      shkuen te kroni t’shkretat uje me marre
      c’po u prijke Ajkuna e Bardhe
      I lane fjalet te kroni po shkojne
      me e mbushe kanatata po fillojne
      dhe kanatat sa plot i kane mbushe
      Duel Luli bash sikur arushe
      Shih Luli cikave u bertet
      me kamxhik ka nise e po i prek
      permbi tesha gjakun po jau qet
      bash si kingjat po i fillon perpjet
      te cardaku horri po i qet
      Kur ia mbrrini nje plak me gjok te bardhe
      ish hajvani, po, si shpend i bardhe
      Prej zhavarri Luli kish dale
      edhe plakut gjokun ia kish ndale
      e rrxoi plakun, krej e ka llomite
      i ra cizme e ia then brinjte
      e la plakun, gjokun ia kish marr
      Shih, nji leter Luli mbaroi
      n’Jutbine Edit letren, po, ia coi
      po ne leter Luli c’po thote?
      -Ku je, Ed, he, zoti ty te vrafte!
      Nam te madh dynjaja per ty ban
      nuk ka krajl haraci qe ta pa
      Por nuk asht per ty, Edvin, qysh kane thane
      qe, une bjeshken, Ed-o ta kam zane
      pa travnine une ty po t’i lshoj gjane
      A s’te vjen marre, o Edvin – i kish thane
      Sa tue qeshe ai Edi qenka cua
      po i bertet asaj te lumes grua
      -Kafe t’zeze e duhan me m’gatua
      Cohet Edi kadale asht shtrengua
      e p’e merrke at’gjokun e bardhe
      e i hipi Edi atit ne shale
      Kur pa gjoku bjeshken qe ka marre
      sa p’e rrehke, po, fushen me kambe
      sikure rrfeja bjeshkes i dha gjame
      te cardaku ushtima po shkon
      Drodh Luli, Ajkunes i ka thane
      – Qe, kaq kohe ne bjeshke une jam
      kurre per t’kthjellet nuk kam ndie gjame!
      -Nuk asht gjame, – Ajkuna i ka thane –
      tash, po ngjet, asht nise baci me ardhe –
      Kah cardaku gjokun Edi e con
      i dripi gjokut e pushim p’e ban
      ish zhegite e gjoksin p’e zbulon
      Prej cardakut Luli shikon
      nis Ajkunes ai e i ka thane:
      -Qysh m’u vesh Edi n’ngiq t’zi?-
      Krejt ne lesh ai trupin qysh me e shti? –
      Shih sa gaz Ajkuna ka perpi
      -Po t’rrejne syte, Lul, e s’je kah di
      Baci Edi s’asht vesh n’ngiq te zi
      asht i leshtun gjoksit bytevi
      asht i leshtun ne gjoks e ne krah
      si asllani qe del neper mal
      A ia sheh, Lul, vetlla e mustake?
      Shihja syte, Lul, si i jane pergjake!
      -Digjo ktej, Lul, – Edi kish thane –
      Kollaj asht , – tha, – me lidhe fmi e pleq
      Kollaj asht, – tha, – cika me grabite
      Kollaj asht – tha, – pleq ne llom me qite
      Del mejdanin me nda me kreshnike!
      A po cohesh mejdanin ta ndajme? –
      i tha Edi e hipi n’gjok te bardhe
      – Ndiqem prapa, Lul! – I kish thane
      Nisi gjokun lendines Edi me ike
      shih, permbas Luli ia ka nise
      Kush me e zane at gjokun, po, te bardhe?
      Si shpend me krahe vrapin e kish marre
      Kur e ngjoi Luli me gjilit
      ishte gjoku sa fort i shperdhite
      n’te dy gjunjet gjoku ish qene pase rrxue
      mbi krye Edit gjiliti i ka shkua
      e tri bjeshke, tha, po, i kish kalua
      Kur a dredhe, – tha, Lul, me ike
      fort p’e gjuejke Edi me gjilit
      bash si rrfeja gjilit ia ka ngjite
      po kish ndeshe gjiliti ne celik
      Qatehere trimat shpatat i kane qite
      qafa-qafa atllaret kane afrua
      t’madhe Edi sa iu ka gerrmua
      – Sjell perpara, Lul, c’je tmerrua?!-
      Shume i djathte kish qene, po, Edi vete
      me shpate shpaten sa mire po ia prêt!
      Jane thye shpatat edhe jane coptua
      prej atllareve t’dy n’lendin jane gjua
      gjoks per gjoks, po trimat jane zatete
      tre sahate, po kane dredhe e kan zhdredhe
      prishe e kane ate mejdanin krejt
      thoshje laver asht ba, qe, tri vjet
      N’kokerr t’shpines Edi e ka gjua
      e lendines zharg shkaun p’e ngrehka
      me i cope shpate, – tha, – kryet po i prejka
      Kshtu m’kane thane, atje une nuk jam kane
      s’asht cudi, se trimat gjithcka bajne

      1. Skypion says:

        Lulzim Basha eshte shume i qarte.
        Lulzmi Basha eshte politikani me i qarte ne kete situate shume te paqarte politike.
        Qartesia e Lulzim Bashes permblidhet ne keto fjale: zgjedhje te lira dhe te ndershme me Edi Ramen kryeminister,nuk mund te kete!
        Qartesia e Lulzim Bashes behet edhe me e qarte,kur thote: zgjedhje te lira dhe te ndershme me Edi Ramen kryeminister,nuk do te kete!
        Dhe,zgjedhjet nuk do te behen me Ramen si Kryeministeri i Shqiperise.Kjo eshte e sigurte si vdekja.
        Jo se keshtu ia do qejfin Bashes e Opozites,por se Edi Rama eshte Kryebanditi i Shqiperise.
        Sepse,Edi Rama,ka mbushur Parlamentin ,Administraten dhe Bashkite me bandite.
        Sepse,Edi Rama,ka kthyer Shqiperine ne nje plantacion gjigand droge.
        Sepse,Edi Rama, banditet dhe milionat nga industria e droges,i ka bere gati tashme per te grabitur zgjedhjet.
        Eshte e paimagjinueshme te garosh ne zgjedhje me nje Kryebandit!
        Kete thote Lulzim Basha cdo dite.
        Kete thone aletatet e tij opozitare cdo dite.
        Kete thone analistet me te njohur cdo dite.
        Kete thone intelektualet me te shquar cdo dite.
        Kete thone partneret nderkombetare cdo dite.
        Kete thote partneri kryesor i shqiptareve,Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
        Kete thone shumica derrmuese e shqiptareve.Kete e pranojne edhe shume socialiste ne heshtje.Kete e thote,madje,edhe aleatja kryesore ne qeverisje e Rames,LSI-ja.Bile ajo e ka dhene e pari alarmin (Manjani dhe Koka per pergatitjet qe po behen ne Durres ,nga socialistet dhe bandat e tyre, per te vjedhur votat e LSI-se).
        Pra,shkurt e me pak fjale,zgjedhje do te kete,por pa Edi Ramen kryeminister.
        Zgjedhje do te kete,por pa kete qeveri te korruptuarish dhe inkriminuaresh,qe t’i administroje.
        Zgjedhje do te kete,ne cdo variant tjeter,perjashto Ramen kryeminister dhe qeverine e tij.
        A ka me qarte se kaq?!
        Ja,pikerisht kete,thote Lulzim Basha cdo dite.
        Te tjerat pastaja,jane vogelsira te merzitshme.Gjera teknike.Nuk i interesojne askujt.
        Eshte e mjere tek shikon bashibozukerine mediatike te Rames,te merret me keto vogelsira.Shume e mjere.
        Bojkot s’do te kete,sepse s’do te kete administrim zgjedhjesh nga Rama dhe qeveria e tij.
        Kete e dine mire te gjithe.
        Eshte kjo arsyeja,se pse jane kaq nervoz bashibozuket e Rames ne analizat e tyre.Ata e dine,mbase me mire se cdokush tjeter,se Opozita nuk do te bojkotoje,sepse zgjedhjet nuk do te mund t’i beje kjo qeveri dhe Rama si kryeminister i saj.
        Ketu nuk marrim parasysh rastin,kur Rama do te beje zgjedhje me cdo cmim.
        Ky rast perjashtohet,sepse hyn ne skenar gjaku.
        Por,kjo eshte pune e tija.Opozita nuk ka te beje me te.Nese do ta beje ,koka e tij do ta pesoje;dhe jo vetem e tija.
        (P.S: po ju rrefej nje te fshehte: pa pasur aspak drojen se mund te paragjykohem si cinik, thelle thelle do te doja qe te ndodhte rasti i dyte,jodemokratik.Domethene,kur Rama,te bente zgjedhje vete per qejfin e vet.Sepse,mendoj se qerimi i hesapeve me te dhe banditet e tij,ne kete rast,do te ishte me te vertete i plote.E keqja do te shkulej me gjithsej,nga rrenjet.Ne mjekesine tradicionale popullore,ka patur nje kure shume te praktikuar: heqja e gjakut te keq.Mendoj se,do te ishte mire qe,Rama t’ua jepte kete mundesi shqiptareve)

        1. A says:

          Ke probleme te thella. Te keshilloj te mos merresh me politike per ca kohe. Xhiro ne ajer te paster dhe pije qetesuese here pas here gjate dites. T’a them me dashamiresi.

  2. BENI says:

    Opozita po i shpall(dhe nuk po i shpall) luftë shqipëtarëve.Opozitës ja mban(dhe nuk ja mban)
    të hyjë në zgjedhje.Opozitës ja mban (dhe nuk ja mban) të bëj vetingun.
    O PIKA OPOZITËS QË KEMI.!
    O PIKA BERIDHËS,LULIT ,SKYPJONSKAVE QË NA
    ÇANË KOKËN ME BROÇKULLA;
    PIKA SHAIPËTARËVE ,QË S’JA U TRGOJNË VENDIN;

  3. BENI says:

    Opozita po i shpall(dhe nuk po i shpall) luftë shqipëtarëve.Opozitës ja mban(dhe nuk ja mban)
    të hyjë në zgjedhje.Opozitës ja mban (dhe nuk ja mban) të bëj vetingun.
    O PIKA OPOZITËS QË KEMI.!
    O PIKA BERISHËS,LULIT ,SKYPJONSKAVE QË NA
    ÇANË KOKËN ME BROÇKULLA;
    PIKA SHAIPËTARËVE ,QË S’JA U TRGOJNË VENDIN;

  4. taraboshi says:

    2Bete pra Berisha e Bashe dihet qe do te hyne ne parlament se jane vende pellumbash qe te ben me para se edhe te tjeret qe do te kandidojne do te kandidojne qofte edhe duke ju bashkangjitur partive te tjera Per nje gje duhet ti sqaroni njerezit sidomos ju gazetaret ku sipas ligjit te dekriminalizimit as Salihi as Luli po le ma te tjeret Mul me shoke qe nuk mund te futen ne liste per kandidat per deputet ku komisioni i zgjedhjeve duhet ti ktheje mbrapsht keto emra

  5. Lani says:

    PD duhet ta gjeje vet rrugen qe do marre. Nqs lexon qendrimin e shqiptareve, atehere le tu vihet ne sherbim duke i bere opozite te besueshme qeverise. Deri tani duket se i sherben vetem nje grupi njerezish ne ate Parti. Ndryshe nuk shpjegohet mbeshtetja thuajse e paperfillshme qe po i behet levizjeve te saj te fundit.

  6. Koli says:

    OPOZITA TË GJEJ RRUGËN,SE KA HUMBUR!
    VETINGU DHE ZGJEDHJET DUHET TË BËHEN.!
    LSI- TË BËJ ÇTË DOJË.!
    E MAJTA DO TË VAZHDOJË NË PUSHTET,PËR
    SA KOHË DO TË KEMI KËTË PALO OPOZITË,
    NË ÇADËR.!

  7. Zoti Mero ! Megjithse populli i thjeshte nuk i kupton politikat e dites jo nga injoranca por nga genjeshtrat e politikaneve qe te perfitojne sa ma shume.E verteta e pa diskutueshme e ketyre 26 viteve ashte se dy fatkeqesi pa pasur per popullin e thjeshte.Se pari marrja e flamurit te demokracise nga ana e Sali Berishes qe shte vertetuar katerciperisht se nuk ishte gja tjeter vetem nje kriminel i regjur.Se dyti formimi i LSI si parti me ne krye karrieristin por edhe njeriun ma te korruptuar Ilir Meta.Edhe per shume kohe keto dy fatkeqesi do t’i vuaj populli Shqiptar.Por deri kur nuk do ta kuptoje ? Edhe rregjimin diktatorial te Enver Hoxhes populli i thjeshte nuk e ka kuptuar gjate kohes qe e udhehiqte Enveri por shpresonte se nje dite do te jemi ma mire.Sot te vjen vertete keq ku shohim fshatare te varfer ne televizor qe thone ma mire jetonim ne kohen e Enverit se paku buke e pune kishim.E gjithe kjo situate ka nje pergjgjes qe ashte Sali Ram Berisha.

  8. butroja says:

    zoti mero mos i bje nga kina po thuaje troc qe ilir meta eshte ne aleance te fshehte me lulin dhe gjithecka e bene per te marr rolin e moderatori dhe edi rama duhet ti kerkoji ne menyre te prer je per vazhdimin e kualicionit apo kunder do ishte shume me mire per edi ramen qe ta prishte kualicionin me kete shtangiste. Mbaje mend po nuk doli kunder edi rames ky o mero baze

  9. Alban Dega says:

    Sent from my iPhone

    Begin forwarded message:

    From: Alban Dega
    Date: March 9, 2017 at 12:16:09 EST
    To: Alban Dega
    Cc: Qazim Doda
    Subject: Fwd: LULEZIM BASHA NE PRANGA

    From: Alban Dega
    Date: February 24, 2017 at 8:25:04 AM EDTm

    LULEZIM BASHA + … NE PRANGA!

    Thirrjet per dhune e guerilje jane akte
    terrori

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pasi u zgerlaq edhe nga Opinion i Klanit te Klanit te Vicidolit , dje dhe sot, lideri de jure i SHQUP-it, Lulezim Basha hoqi edhe maskat e fundit te demokracise se rreme e te degjeneruar prej ” bandes se gangstereve” te Sali Berishes, Fatmir Mediut, Flamur Noke Stanishicit…. dhe korporates se Krimit.
    Dje ai deklaroi hapur e pa maska se krejt protestat dhe potera e Korporates se krimit te organizuar te Sali Berishes nuk jane zgjedhjet e lira por parandalimi i 7 ligjeve te Vetingut dhe rrenimi i Reformes ne Drejtesi.
    Sot qehajai i Berishes ne krye te PD-se se Berishes shkoi edhe me tej.
    Me nje gjuhe qe te kujton me teper thirrjet e Fidel Kastros dhe Chegevares, ISIS-it e Eskobarit ai Iu drejtua “Xhuponeve te zinj ” falangave te murrme ala neonaziste, skuadroneve te vdekjes dhe njesiteve guerile me thirrjet per dhune e terror te hapur kunder nje qeverie dhe institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike!
    Ngrihuni ne kryengritje per permbysjen me dhune te rendit kushtetues te Republikes se Shqiperise eshte thelbi i kushtrimit te Bashes!
    ” Shpojuni gomat e makinave!
    ThyjunI xhamat e dritaret…
    Qelloni me grushta…
    Nxirrini jashte….
    … lufte do te kene!
    Adelante camaradas ! Perpara shoke lufte!
    Eshte thirrje e hapur per guerilje e terror e telallit te Sali Berishes dhe Bandes se tij te Gangstereve!
    Kryekriminelet me te medhenj te Shqiperise Sali Berisha, Lulezim Basha, Fatmir Medihoxha, Flamur Noke UDBa na bejne engjellin e antikrimit.
    Asnje i burgosur per krime te renda dhe i denuar me ndeshkimin maksimal , ate per jete, nuk ka kryer krime aq te renda sa secili prej cetnikeve dhe terroristeve te siperpermendur.
    Krime qe shkojne deri ne terror shteteror sic ishin ato te 28 majit 1996, katrahura me mbi 10 mije viktima e 97-es, nxjerrja ne prite dhe vrasja e Azem Hajdarit, grushti fadhisto- cetnik i shtetit i 14 shtatorit 1998, Gerdeci me qindra viktima, marreveshja Atdheshitese e Otrantos, ekzekutimi pa vendim gjykate e antikushtetues i Sali Bashes i 4 protestuesve te 21 janarit 2011 pikerisht aty ku kercet tallavaja e vallja e vdekjes se mercenareve te tyre!
    Asnje hajdut e bande kusaresh se denuar per vjedhje ne permasa te medha vec e vec e se bashku nuk kane vjedhur e plackitur sa cka vjedhur Banda familjare e politike e Berishajve vetem me Piramidat e Autostraden e Kombit.
    Po milionat e ” sypeshkaqenit” te Berishes dhe Fatmir Mediut ne Gerdec, interkoneksioni energjitik ne Kosoven i Shkerdhenit, tokat e helmuara te Argita Fazlicit e Lulezim Bashicit ne Durres !?
    Po CEZ- i Sali Kadafit dhe Shkelzen Milices!
    Mbi 3 miliarde euro u jane vjedhur ose tjetersuar shqiptareve dhe Shqiperise vetem gjate viteve 2008 – 2013 nga kjo Mafia e Kusarise, Vrastarise dhe Korrupsionit , MKVK, te Sali Berishes.
    E kryebanditet Berisha, Basha… dhe ish ministrat e Brendshem te Republikes se Lazaratit, Lulezim Basha, Bujar Nishani, Flamur Noka kane goje e fytyre bashke me krye… kryebanditin Sali Berisha te na permendin Eskobara e deri edhe mbledhje Keshilli te Sigurise Kombetare per nje cironke te narkotrafikut.
    A e dini si e justifikoi dhe motivoi kete mbledhje Presidenti sakat nga trute e me shume nga shpirti katran i SHQUP-it po ashtu vjedhur nga banda e Berishes!?
    ” Per aresye se Balili dhe narkotrafiku perbejne rrezikshmeri shoqerore” ! Hajde President K… ari hajde me keshilltare koqe kandari.
    Rrezikshmeria shoqerore eshte ceshtje policesh lagjesh, prokuroresh te shkalles se pare!
    Keshilli i Sigurise Kombetare mblidhet vetem per ceshtje qe rrezikojne Sigurine Kombetare dhe ne mbledhje te jashtezakonshme ne gjendje lufte, si kjo qe shpalli sot kryebanditi e kryekrimineli Lulezim Basha.
    Cfare pret kryeprokuhori i Shqiperise Adriatik Palla e banda e tij e horave te Drejtesise !?
    Merret ne pordhet e intrigat e Bandes se Gangstereve te Berishes dhe me gjurme gishtash ne vend qe te urdheroje arrestimin ne flagrance te Lulezim Bashes dhe krejt bandes se Berishes qe fshihen pas tij per
    1- Cenim dhe rrezikim te rendit kushtetues dhe Sigurise kombetare per llogari e ne sherbim te RIA- a ruse, DIA-se serbe dhe agjenturave armike.
    2- Thirrje te hapura publike per dhune e terror kunder qeverise dhe institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike me mbi 1 milione vota.
    3….
    Te arrestohet ne flagrance Lulezim Basha per krimet e renda te tij te se kaluares dhe ato te sotme!
    Sot ai sterderdhi jo kupen, por cisternen e krimeve pa fund te tij kunder shqiptareve e Shqiperise !
    Lulezim + ne pranga! Sot! Neser eshte kurre!
    Berisha i pari… Luli i dyti…. Fatmir Medihoxha i treti e keshtu ne ardhe krejt banda e gangstereve dhe “Kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit…”!

    1. USALIU says:

      Ule pak ate gryke topi or zotni se ato gjylet qe hedh ti nga amerika nuk shkojne as ne State Island
      jo me te kalojne Atllantikut.Shume shume keto artikujt tuaj mund te sherbejne
      per tualetin e cadres serberishes se sa per dijeni Haleja e Cadres eshte pikerisht te gjaku i derdhur ne 21 janar 2011.

      .Keto gjyle do beje mire ti hidhje te Fazllicet,Rajersonet,Podestat,Wisnerat,Dana Rohrabacer & company qe kane dale hapur ne menyre te turpeshme ne krah te Lul Berishes.Me pak fjale: Cadra e berishes ne tirane eshte shume me e vogel se cadra e berishisteve te washingtonit dhe po pate bole merru me ate ne amerike.Sot elezbiberoamerikanet dhe wisner-amerikanet e makartizmit jane bere shume agersive ne mbrojtje te salibishes tyre ..PSE NDODH PIKERISHT NE DITET E SOTME?

      Dihet qe ne 1991-1992 Salibisha u kthye nga nje “PAL MELYSHI” I ramizit te enverit ne nje PIT BULL TE elezbiberit per te shkaterruar komunizmin e vdekur u kthye ne kanibalizem politk dhe genocid antikomunist me I zi se ne kohen e fashizmit.

      PRA A KA VEND PER FALJE NGA ADMINSTRATA AMERIKANE per gafat e tyre ne lidhje me berishen ??

      lufta me mullinjte e eres gjasme me komunzmin I dola boja ..dhe paska qene loja e rajersoneve,elezbibereve e deri te arvizute dhe lute

      Ka ardhur koha te pyesim

      A eshte me gjithemend politika amerikane kjo e perkedheljes se SUPER KRIMINELIT BERISHE per cerek shekulli..apo mos po e ben TRIBUJA (fis tribu) ELEZ BIBERAJ ME MAKARTISTIN WISNER me koken e tyre

      SEPSE VETEM CFARE THOTE IZET HAXHIA NGA TURQIA ,
      KONGRESI AMERIKAN DUHET TE FORMONTE NJE KOMISJON PER CESHTJEN

      ……………….SALIGATE……
      per krime,kanibalizem,genocide,tradheti dhe vjedhje miljardash
      ne bashkpunim me mafjen me kollare qe do rezultonte fatale per disa kokrra atje si ne

      WATERGATE APO IRANGATE…

      sepse behet fjale per mbi 20 biljon dollare te armatimit shqiptar qe kane kaluar ne dore
      te SHKELZENEVE ,QENEVE DHE DEVIROLEVE..miljardat e rruges kombit
      apo OFF SHORET E naftes.( mund te happen letrat e floririt Londres
      qe “menaxhoi” ilegalisht Rajersoni me Berishin ne 93 ‘)

      Sovraniteti i shqiperise ra ne shkurt 1992 kur Rajersoni mori pjese ne fushate elektorale
      krahas MONTRES BERISHE..dhe vazhdon dhe sot.
      Nuk ka ne historine boterore njre rast te tille si raporti shtet shqiptar-ambasade amerikane.
      as koloni,as protektorat,,as puppet state,,,as stateless..as vend I pushtuar….por dicka si BLACK HOLE..
      Ne saj te kesaj lidhje Shqiperia mund te quhet si VRIMA E ZEZE E RITA PETROS
      ku nuk ka ngel diplomat,ambasdor,zyrtar,kongresmen,titullar sherbimesh,analiste
      nga cdo vendi botes qe nuk kane provuar shijen e saj.

      Eshte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…
      por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.
      CFARE GABIMESH FATALE KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.
      1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.

      2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj

      3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin

      4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.

      5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar

      6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”

      7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.

      8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha

      9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes

      10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.

      11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa

      12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e FBI

      13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje

      14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor

      15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
      Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.

      KJO FUSHATA E LU-SE PER REFORMEN NE DREJTESI TREGON SE DIPLLOMATET AMERIKANE QE MEREN ME SHQIPERINE DHE PERDORIN KETE LU-NE SI LEXUES
      FERMANESH PO KALOJNE DITE TURBULLTA..SE NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT
      Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.

      Me sakte:
      Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..qe Vazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON.
      E thene ndryshe
      Komiku Donald Lu ( dhe ato qe e kane emruar ate)
      duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar dhe te fillojne
      ‘’’’’’’’’’’’’’’’REFORMEN E DEBERISHIZIMIT….
      ne te kundert ENVER HOXHA
      NUK KA NEVOJE PER TI RINGRTUR LAPIDARIN
      ATE JA KANE BERE AQ TE MADH SA PER 25 VJET
      QE NGA RAJERSONI DERI TE DONALD LUJA..
      QE AKOMA MBAJNE NE KEMBE
      PERVERSIN ME TE MADH
      QE KA NXJERRE NJERZIMI…
      GHOST OF VIQIDOL

  10. kleptofagos says:

    Lojrat ne cadren qe ka bllokuar bulevardin, por edhe jashte saj, te bojkotit, qeverise teknike, zgjedhjeve te lira, etj. do te vazhdojne deri sa te sabotohet, te pakten edhe per 4 vitet ne vazhdim, Reforma ne Drejtesi dhe Vetting-u qe mund te penalizonte Banditet e Mafies politike ne Shqiperi. Me Ligjin zgjedhor qe eshte ne fuqi, cdo kryebandit i ka te gjitha mundesite per te emruar ne listat perkatese servilet dhe mercenaret e tij me besnike qe do vazhdojne tu sherbejne pa kushte, si deri me sot, padroneve te tyre. Mbetet per tu pare dhe shpresuar vetem tek reagimi i nderkombetareve…

  11. fcb says:

    Mero , e mban veten per te qute , nuk i hyj kesaj pune nese je apo nuk je , por naiv je. Nuk e kupton qe kete Loje Lul Basha pa Ilir Meten nuk e ben dot ? Nuk e kupton qe kjo Qeveri ka marre fund dhe priet vetem terheqja e LSI -se ? Nuk e kupton pse protesta e Opozites vazhdon akoma ? Nuk e kupton terheqen e Ambasadorit Amerikan ?
    Qe te dalesh tip i qute bej gati nje shkrim ku te thuash qe ne zgjedhje shkohet vetem me Qeveri Teknike sepse keshtu e ka vendos Ilir Meta me Sali Berishen te cilet nuk jane budallenj qe Vetingun ta lene ne dore te Edi Rames dhe Ambasadorit Amerikan qe tashme dihet boterisht qe koken e Ilir Metes e do ne tepsi , pra Mero duhet ta dish qe Veting me Edi Ramen Kryeminister nuk ka dhe nuk do kete . Mos i bjer nga Kina packa se ty kjo nuk te pelqen , nigjo shokun , boje shkrimin para se ta beje Nikolle Lesi , se diten qe do lexosh ne Koha Jone nje sinjal qe Meta pregatitet me lene Qeverine Rama per te marre Qeverine Teknike cdo gje ka marre fund .Nuk eshte se kam debulese per Temen , une kur dua te clodhem vij ketu dhe kenaqem duke lexuar ate Izet Haxhine qe deri dje i lidhte benevreket Sales , ty qe deri dje rrije si ne shtepine tende ne paradhomen e Kryeministrit Sali Berisha ,ahhhhhh….Takun Mero , Takun :)) Spartak Ngjelen , eshte i madh fare , po pret Vetingun :)) .

  12. Astronauti says:

    Militanten e PS e lexojne artikullin me syzet e Partise dhe bejne tifozllek kunder PD. Ne fakt artikulli thekson 3 gjera vetem :
    1. PD ska nje strategji dhe mundohet ti pershtase cdo dite ne varesi te situates kerkesat e saj.
    2. Nuk i ben moral LSI por kerkon qe LSI te pozicionohet, qofte pro apo kunder dhe mos bej rolin e sekserit.
    3. PS duhet te jete e qarte dhe te dale me te prononcohet hapur sepse po sillen sikur cadra eshte ngritur ne itali.

  13. Hyjsen says:

    Si do qe te shkoj puna elektorati i pd do përfaqësohet në zgjedhje se edhe pse esh pak ai mbetet prap se prap aset kshuqe dikush do e lakmoj edhe nqs se smund tjet lulzimi apo Berisha. Sesh çudi që dhe të ndahet PD

  14. Artibr says:

    Zoti baze eshte njohesi me i mir i lul bashes ai e njeh ate si xhepat e ti eshte nje bur pa te berencme eshte nje dordolec qe e drejton saliu tani ka filluar ta drejtoj dhe niku per bojkote radikale qe saliu seshte dakort qe e kthen dhe e perdor si te doj un nuk e dij se cfar i duhet pd ky njeri qe i nxjer bllof te gjith ata qe e mbeshtesin rojne me shpresen se basha kete her do behet bur kur te gjith flasin se basha ka maqendrim kur tak i thot sali dordoleci kthehet nga jan sorat e te gjith bien nga pema mos u merni me bashen eshte njesoj si te flasesh me dordolecin ai i tremb sorat nese ti e drejton nese ti nuk e drejton ai nuk i tremb dot eshte mostre me e keqe qe i ka ndollur shqiperise nje kryetar partie qe e drejton tutori i ti denoncohe tutorin o cer besnik o prostitut te ka komanduar ter jeten si minister si krytar bashkie dhe si dordolec te ka ber dhe kryetar pd duhet orgjentishte te ndahet nga ky dordolec ose te rin ashtu te katandisen si pp sh mos te hyjne ne zgjedhje.

  15. Peco says:

    Levizja e PD i ngjan nje te semuri qe e mbajne me insistim ne jete. Perkrahja ndaj saj te kujton thenien “eshte katandisur kokoshi nje thele (cader)”. Berisha tradicionalish ne politike ka operuar si nje femije i llastuar, qe me cdo kusht kerkon ti plotesohen deshirat. Nanua nuk e duronte dot dhe kish gjetur si rruge shpetimi t’ja plotesonte kerkesat, por Rama ndjen kenaqesi kur ai kuis me te madhe dhe ky, ne vend qe t’ja plotesoj, ze e qesh duke u tallur.

  16. Dorina says:

    Po Lulu eshte “njeriu qe qesh si nje debil”. Ben keshtu se nuk e detyron njeri te jape llogari per milionat qe ka vjedhur.

  17. mersin says:

    Keta vazhdojne te tallen. Mjere ky vend, mjre ky popull.

  18. Breaking news says:

    Debimi i Saimir Tahirit ne kete situate eshte nje krim antishqiptar i kujdo qe fshihet
    pas ketij poshtrimi te fituesve te 23 qershorit 2013
    ……………………………..
    Perëndimi dhe sidomos SHBA ….së pari, duhet të flasin shqip.
    .

    Perëndimi dhe sidomos SHBA së dyti. duhet te distancohen nga banda kriminale e PD
    .

    Perëndimi dhe sidomos SHBA së treti duhet te mos perserisin aktin kriminal
    te prishjes se qeverise stabilitetit ne 4 dhjetor 1991
    .
    Perëndimi dhe sidomos SHBA së katerti duhet te mos perserisin
    aktin kriminal qe shpetuan salimonstren nga denimi per
    krimin e 14 shtatorit 1998
    .
    Perëndimi dhe sidomos SHBA së pestii duhet te mos perserisin
    aktin kriminal qe me menget e perveshura te arvizuse vodhen votimet e majit 2011

    Nuk është në pikëpyetje fati i Ramës, por demokracia dhe shteti ligjor në Shqipëri
    për të cilën SHBA-BE sponsorizuan reformën në drejtësi.
    .
    Jo për të shpëtuar “fytyrën” e Ramës por të tyren ndaj çadrës
    që e llastuan kaq gjatë në vite sa tashmë bën lojëra me ta…

    Boll me kinezerira Donald Lul Basha..
    .
    PUSHTOJENI …POR MOS E POSHTRONI ATE VEND

    Me debimin poshtrues qe po i behet Saimir Tahirit ne kete situate te elektrizuar
    duhet te perseris thenien lapidare te Pellumb Kulles;

    Ju dhjefsha ne reformen e dekriminalizmit zoti donald lu ,vlahutie ,dhe edi rama.
    .

  19. Bomba says:

    Basha po e pastron qeverine e Aleances se Qelbesirave,sot iku ne Hale nje nga bashkepunetoret me te afert te drogisteve Internacionale shqiptare,atyre qe shesin droge neper shkollat shqiptare,neper klubet shqiptare etj.Ai qe baskepunon me Balilet ,me Aldo Baret dhe me kriminele te tjere qe ne keto 4 vjet e kane bere shqiperine sic ishte Kolumbia e 1990,s.Kjo merite e largimit te ombrelles se krimit ne policine shqiptare ne ate polici qe jane ne mase bashkepunetor te drgoes me kriminelet Basha e largoi me shqelma bythes po keshtu do te largoi eshte ate te Gjatin Babain e krimeve ne shqiperi,te paaftin, Megalomanin e Arrogantin e pikturave te deshtuara qe ai kerkon ti shesi me taksat e shqiptarve duke perdorur Ajroplanet ne dispozicion me taksat e shqiptarve.Basha eshte Ilaci I fundit I, ne Farmacine e Kombit shqiptar per te krurar shtetin shqiptar dhe besoj se do tja e arrij qellimit dhe shqiperia do te ndryshoj mbrenda nates per te mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje