U bë e treta herë që Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, ka rikthyer për gjykim në Gjykatën e Lartë për shkelje proceduriale, dosjet e të dënuarve me burg të përjetshëm, për krime të kryera gjatë vitit 1997 e në vijim. Ka vepruar kështu për Lulzim Berishën, të ashtuquajturën “Hakmarrja për Drejtësi” dhe sot për atë që njihet si Aldo Bare.
Sali Berisha po përpiqet në mënyrë paradoksale të lidhë vendimet e gjykatësve të tij, me shumicën në pushtet, por e vërteta është se drejtësia shqiptare, po vuan panikun e gjyqtarëve nga tranzicioni i zgjatur drejt reformës në drejtësi. Dhe kjo lidhet vetëm me Sali Berishën.
Bllokimi i reformës në drejtësi dhe revanshi i shpallur ndaj gjyqtarëve problematikë të Shqipërisë, po krijon një situatë të rëndë në gjyqësorin shqiptar. Një prokuror i Krimeve të Rënda më tregonte disa ditë më parë, se nëse kjo situatë vazhdon, nuk do të ketë më gjyqtarë në Shqipëri të japë dënime të përjetshme, apo të rënda, qoftë dhe për krime monstruoze. Pasiguria e krijuar tek gjyqtarët nga zvarritja e procesit dhe bllokimi i ritmit me të cilin duhej të kryhej reforma, do ta bëjnë Shqipërinë një vend të pasigurtë sa i përket drejtësisë. Një gjyqtar që është i pasigurt se sa orë i kanë mbetur në sistem, natyrisht që nuk ngre kurrë dorën të mbajë në burg një kriminel, pasi mendon se pas disa javësh apo muajsh, do të jetë qytetar i thjeshtë në rrugë dhe do përballet me pafuqinë e tij.
Dhe këta janë në tërësi gjyqtarët dhe sistemi që po mbron Sali Berisha. Gjykata Kushtetuese është ajo që sot ndëshkoi politikisht Elvis Rroshin dhe toleroi penalisht Aldo Baren. Politikisht Elvis Rroshi është dënuar me shkarkim nga kryeministri Rama dhe nuk ka të ardhme politike, por juridikisht ai ka të drejtë. Nëse ai e çon çështjen në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ai e fiton atë çështje, por Gjykata Kushtetuese është nën presionin e politikës së ditës për reformën në drejtësi dhe ka marrë një vendim në përputhje me klimën politike në vend. Dhe ka votuar “politikisht korrekte”.
E njëjta gjykatë ka kthyer për rigjykim në Gjykatë të Lartë në të njëjtën ditë dhe Aldo Baren. Ata ndjehen të gjithë viktima të Vetting-ut që nuk po bëhet, dhe natyrisht nuk kanë ndërmend të mos bëjnë ndere duke ikur. Vendimet e tyre janë brenda klimës që politika po i krijon drejtësisë dhe nëse kjo klimë zgjat, Shqipëria do përballet me një ferr të vërtetë lidhur me vendimet e drejtësisë për krimet e rënda. 300 ditë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ne rrezikojmë të mos kemi më as Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe as Gjykatën përkatëse, dhe më keq akoma, nuk do të kemi gjyqtarë kurajozë të përballen me emrat e mëdhenj të krimit.
Vetëm një sistem i konsoliduar drejtësie, i trimëron gjykatësit dhe i bën ata të marrin vendime të forta jashtë klimës së presionit politik. Për të kuptuar kush është pro Aldo Bares etj, mjafton të shikojmë kush është pro kësaj drejtësie dhe këtyre gjyqtarëve, dhe kush është kundër, kush kërkon që mbretëria e tyre të zgjasë dhe kush kërkon të ndryshojë. Kjo u pa dje në sallën e Kuvendit, kur për mungesë të opozitës u shty Vetting-u dhe në çadrën e opozitës nisën të heqin valle mbi kufomën e drejtësisë. Dhe do ta vuajmë edhe më keq këtë histori, nëse ky tranzicion drejt reformës do të zgjasë. Do ta vuajmë si pasiguri të drejtësisë përballë krimit dhe si nevojë të gjyqtarëve në detyrë, për të menduar më shumë për veten e tyre se sa për drejtësinë. Kush e zgjat këtë tranzicion, është duke hapur dyert e burgjeve dhe duke trimëruar krimin përballë drejtësisë.
Keshtu eshte kur Sali Berisha lejohet te ule bythen ne vendin ku derdhi gjakun e kater te pafajshmeve me 21 Janar.
Ne fakt ne kemi nje cerek shekulli qe jemi te pasigurte nga cdo kategori krimi
dhe nuk eshte problemi qe shtron artikullshkruesi me drita ndezur.
.
Problemi eshte tolerimi kriminal qe po i ben perendimi Sali Monstres sepse nqs dipllomatet euroatllantike i presin “bolet” berishes dhe
zyrtareve anerikane & europjane qe e mbrojne me cdo cmim ate…..vetem 24 ore duhen te vendoset drejtesi absolute ne ate vend
.
.
Ndegjoni zoterinj me kujdes:
Sa krime-tradheti -supervjedhje qe ka kryer banda kriminale Bash-Berishe nuk kane bere te gjithe kriminelet ,
tradhetaret dhe hajdutet e Shqiperise te marre se bashku qe nga 1912.
.
Pra nuk eshte vetem sistemi drejtesise por sistemi politik qe eshte ngritur pas 1992 qe nje pjese te mire te fajit e kane miqte
tane ..
Vetem per krimet e meposhtme dashi washingtonit dhe delja e brukselit duhet te kishin ngritur nje gjyq special si i Hages
dhe te denohej Berishoviqi si Millosheviqi..
.
Fakti qe ky Berishoviqi yne po shkel me kembe Donaldin e Vogel duhet qe Donaldi i Madh jo vetem ti kerkoje te falur shqiptarve per gafat antishqiptare te paraardhesve te tyre por ti japi fund komedise me kete Perbindesh Viqidoli.
Fifty Shades of Berisha Grey is criminal erotic romance novel by Berish & sons
1.Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. ,Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta,, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.
2. prill 2006: Spartak Ngjela, ish sekretar i marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, realizon një përgjim mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha në zyrën e Jozefina Topallit. Në përgjime Ngjela akuzon Berishën: ,Ti e ke idhull Enverin, Ndërkohë që Berisha i përgjigjet: të përjashtoj nga partia. Doje të bëje si Nano me Metën. Biseda e përgjuar mes tyre bëri xhiron e mediave, ndërkohë që ky ishte sinjali i parë i përgjimeve brenda qeverisë së PD.
3. Qershor 2006: Nipi i Sali Berishës, Dritan Berisha, i punësuar në ministrinë e brendshme shkakton një incident me armë zjarri përpara hotel ,Dajtit, në qendër të Tiranës në qershor të vitit 2006. Por edhe pse ish ministri Olldashi e zhveshi nga policia, me ndërhyrjen e kryeministrit, nipi i Berishës emërohet në sektorin e kurrikulave në Akademinë e Rendit vetëm një vit më vonë.
5. Nëntor 2006. Berisha shpërblen 250 mijë euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me forumin e Crans Montanës dhe në marrëveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, është miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kërkoi që termat e kontratës të mos publikohen. Kësti i parë i parave u dha me nënshkrimin e marrëveshjes.
6. Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe ,??fshesës Berisha,??, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padretësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.
7. 15 shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës ,Alpine, Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës ,55, Ndërkohë që menaxherja e ,Alpine, ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.
8. 28 shkurt 2007. Për shkak të deklaratave politike, Qeveria humb betejën me Turqinë në ekstradimin e Aldo Bares, kapobandës së Bandës së Lushnjes. Avokati turk paraqiti para gjykatës së lartë prova politike, një spot elektoral të PD. Që atëherë e deri tani, ekstradimi i eksponentit shumë të kërkuar, nuk është kryer.
9. 25 prill 2007. Vetëm pak ditë para vizitës së presidentit të SHBA në Shqipëri, George Ë.Bush, pas një sherri me kryeministrin Sali Berisha jep dorëheqjen nga detyra ministri i jashtëm Besnik Mustafaj. Mes tyre është zhvilluar një sherr në zyrë.
10. Maj 2007: Qeveria ndërmerr nismën për miratimin e ligjit ,për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, ose atë që u konsiderua si ,??Ligji i gjobave, Sipas projektit, parashikohej vënia e gjobave nga tatimet në masën 15% edhe pse nuk kishte për këtë një vendim gjykate. Ligjin e kundërshtoi biznesi dhe opozita dhe përfundoi në gjykatë kushtetuese.
11. Qershor 2007: Del skandali i shkollës ,??Omiros, në Korçë. Ministria e Arsimit që miraton kurrikulat e shkollës miratoi edhe një tekst historie në këtë shkollë greke në Korçë, duke deformuar historinë e Shqipërisë. Çështja hapi debate të shumta në parlament, opozita kërkoi shkarkimin e ministrit Genc Pollo.
12. 15 korrik 2007- Qeveria vendos një gjobë marramendëse ndaj televizionit Top Channel. Bëhet fjalë për gjobën 13 milionë euro, nën arsyetimin evazion fiskal. Një rast i paprecedent në vendosjen e gjobave nga organi tatimor. Gjoba nuk u zbatua asnjëherë ndërkohë që është ende e vlefshme. Vetëm dy vite më vonë, qeveria penalizon gjithashtu me 8 milionë lekë, televizionin NEËS 24, vetëm sepse transmetoi një spot televiziv të grupimit G99
13. 18 korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierë me armë të nisura nga Shqipëria në drejtim të Armenisë. Tregtia e armëve shkaktoi një superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjëherë i dërgoi letër konferencës islamike për penalizmin e Tiranës zyrtare. Armenia në këtë kohë ishte në konflikt të hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipërisë si një akt kundër Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndërmarrja Meico.
14. 29 gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.
15. 8 shtator 2007: Mungesë totale rendi në Gjirokastër. 100 lazaratas fusin në komisariat të gjithë policët. Djegin edhe godinën e komisariatit. Shkak u bë vrasja nga forcat renea të të kërkuarit Sabri shurdhi.
16. 15 shtator 2007: Arrestohet kreu i tatimeve të Tiranës Flamur Mallkuçi së bashku me 4 inspektorë të tjerë. U vinte gjoba bizneseve.
17. 18 shtator 2007: Korrupsioni me tenderat e rrugëve, arrestohet zv.ministri i transporteve Nikolin Jaka, ish drejtori i rrugëve Ilir Berzani si dhe 7 zyrtarë të tjerë të administratës shtetërore. Kërkonin ryshfet për fitimin e tenderave nga firmat private. Aktualisht janë jashtë dyerve të burgut të gjithë të akuzuarit për ryshfet gjatë kësaj kohe.
18. 28 shtator 2007: Zbulohet kontrata sekrete e Berishës me amerikanin Tom Ridge. Kontrata prej 500 mijë dollarësh. Kompania e Ridge premtoi 2 seminare një ditore dhe kërkoi që kontrata të ishte sekret. KLSH akuzoi kryeministrin se shkeli ligjet për Tom Ridge. Në qershor 2008, Ridge u detyrua nga departamenti i drejtësisë në SHBA të bënte publike këtë kontratë.
19. 9 tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Këtë periudhë, Prokuroria fillon hetimet. Dikasteri i Transporteve nën akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazohen mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë cuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura deri tani mbi 1 miliardë euro. Pritet inaugurimi para zgjedhjeve ndërkohë që ministri Basha është pa imunitet dhe çështja e korrupsionit ka mbërritur deri në gjykatën e Lartë. Qeveria, asnjëherë nuk bëri publik projektin dhe kontratën me firmën ,Bechtel Enka,. Ende sot, nuk ka një faturë të qartë financiare.
20. 1 nëntor 2007: Lulzim Basha, ministër i jashtëm kërkon ndryshimin e mandatit të OSBE: Nga ndërhyrja të kalojë tek ekspertiza. Kërkesa u bë gjatë konferencës së ambasadorëve në Tiranë. Debati rikthehet sërish në gusht 2008. OSBE i con letër Lulzim Bashës: duam të qëndrojmë, s,??duam të ndryshojmë mandatin
21. 6 nëntor 2007. Kuvendi voton shkarkimin, Sollaku në dorën e Bamir Topit. Dëshira e fundit e Sollakut: ,Zoti e shpëtoftë Shqipërinë, Shkarkimi u bë me anë të votimit me 77 vota pro, 36 kundër dhe 3 abstenime, të raportit të komisionit hetimor të hartuar nga përfaqësuesit e maxhorancës, që kërkonte largimin e kryeprokurorit nga detyra, me argumentin e shkeljeve të rënda ligjore gjatë ushtrimit të këtij funksioni. Ndërkohë që me ardhjen e qeverisjes së PD, Sollaku dhe bashkëshortja e tij u gjendën nën hetim permanent dhe nën presionin e maxhorancës.
22. 14 nëntor 2007: Largohet ish drejtori i burgjeve Saimir Shehri. Akuzoi vëllain e ish ministrit të drejtësisë Ilir Rusmali, se donte ta korruptonte për një tender te drejtoria e burgjeve. Vetëm një ditë më vonë, në 15 nëntor, jep dorëheqjen Ilir Rusmali i cili akuzoi Berishën se kishte mbrojtur Saimir Shehrin.
23. 7 dhjetor 2007. Qeveria Berisha e korruptuar. Publikohet raporti i Transparency Internacional për korrupsionin në 66 vende. Sipas raportit më problematike paraqitet Shëndetësia dhe gjyqësori, Rreth 80 % e shqiptarëve nuk besojnë tek qeveria.
24. 10 shkurt 2008: Hapet dosja e ,??Argita Berishës,??, vajzës së kryeministrit Sali Berisha. Studio ligjore e saj fshihet nga regjistri kombëtar ndërkohë që vajza e kryeministrit vërtetohet se kishte evazion fiskal. Vajza e kryeministrit nuk deklaron llojin e aktivitetit të saj tregtar. Pas presionit të medias, Argita Berisha bën ndryshimin e deklarimeve në Qendrën kombëtare të regjistrimit të Bizneseve: në datën 4 shkurt 2008 figuronte si ,??shërbim konsulence dhe avokatie,??, ndërsa në 8 shkurt u shndërrua në aktivitet të përgjithshëm.
25. 15 mars 2008: Shpërthen Gërdeci, skandali më i madh korruptiv në Administratën Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunën nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë.
Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorrën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Vetëm 38 minuta pas shpërthimit të Gërdecit, Mediu flet në telefon me djalin e kryeministrit. Ndërkohë që tre ditë pas tragjedisë, Shkëlzeni takohet me mediun në zyrën e këtij të fundit, pak minuta pasi mediu ishte takuar me Ina Ramën dhe pak minuta para se të arrestohej Ylli Pinari. I përfshirë në këtë aferë rezultoi edhe Rahman Selmanllari, shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit, i cili ishte administrator i kompanisë amerikane SAC. E po ashtu edhe Fahri Balliu, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i cili kishte bërë pronare vajzën e tij Henris Balliu, aksionere me djalin e Delijorgjit në firmën ,??Trans Digging,??, e cila ndërtoi fabrikën e Gërdecit. U përfshi edhe ish ministri Aldo Bumçi, i cili vendimin e qeverisë që i hapi rrugën Gërdecit ia besoi Shkëlzen Berishës. Denoncuesi kryesor i gjithë kësaj afere u bë ish biznesmeni Kosta Trebicka.
26. 28 mars 2008: Publikohet artikulli i Neë York Times, për armë të skaduara nga Shqipëria drejt Afganistanit. MEICO e përfshirë në trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratë nga Pentagoni për të pajisur me armë ushtrinë afgane, nëpërmjet një prej njerëzve të listës së zezë së SHBA, Henry Tomei, nëpërmjet firmës Evdin. Në pazarin e shitjes së fishekëve u përfshi edhe djali i kryeministrit, pas një bisede të regjistruar mes Kosta Trebickës dhe Efraim Diverolit. Amerikani pretendonte se në këtë aferë ishte edhe djali i kryeministrit. Sali Berisha e konsideroi Neë York Times si një letër higjenike, ndërkohë që gazetari amerikan në një intervistë në Gazeta Shqiptare tregoi për presionet e ish ministrit Fatmir Mediu mbi të për marrjen e kasetave filmike. Municionet kineze hiqeshin nga depot shqiptare dhe u fshihej etiketa ,??Made in China,??.
27. 2 prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi për Gazeta Shqiptare se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.
28. 8 prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja. U publikua kontrata e ministrisë me firmën holandeze, ku CNN merrte 90 mijë euro ndërsa studioja grafike merrte 210 mijë euro për 90 sekonda e 6 ditë xhirime. Ndërkohë që ofertat e CNN të vitit 2006 kishin qenë shumë herë më të lira.
29. 5 maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.
30. 16 qershor 2008: Mazhoranca e PD rrëzon kandidaturat e Bamir Topit për anëtar të Gjykatës së Lartë. Rrëzimi i këtyre kandidaturave ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar, SHBA, OSBE, dhe Këshilli i Evropës kundër praktikave të ndërhyrjes së qeverisë në institucionet e pavarura.
31. 11 korrik 2008: Prangoset kunati i zv.ministrit Ferdinand Pone. Pas hetimeve për pazare në zonën e bregdetit ndalohen tre ish zyrtarë të hipotekave. Arrestohet edhe sekretari i degës së PD në Vlorë. Ish drejtori Genc Panozaqi i lidhur me Ferdinand Ponin. Në 2005 kandidoi për deputet në Vlorë pas humbjes u emërua të zyra e Kthimit të Pronave.
33. 1 gusht 2008: Qeveria përgatit ligjin për prokurorinë. Shkakton reagime të forta nga SHBA: akuza e SHBA: Presione të forta për të vënë nën kontroll prokurorinë. Flet edhe Berisha: Shqetësimet e SHBA për ligjin për prokurorinë, një trillim
34. 13 gusht 2008: Gazeta Shqiptare zbret në Lazarat. Filmohen nga NEWS 24 plantacionet e hashashit që ujiten me autobote shtetërore. Qeveria dhe policia nuk pranojnë dot dështimin në luftën kundër kultivimit të kanabis sativa.
35. 26 gusht 2008: Gjendet 1 kilogramë kokainë në makinën e ambasadorit shqiptar në itali. Skadali në Milano. Policia prangon arsen Selmanllarin, shoferin e ambasadorit Llesh Kola. Arsen Selmanllari, kushëriri i parë i Rahman Selmanllarit, shokut të ngushtë të Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit.
36. 13 shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.
37. 5 tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit të jashtëm Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions. Prokurorët ndalohen për herë të parë të pyesin Damir Fazllic, i ndihmuar nga policia për t,??u larguar nga vendi. Berisha akuzon Ina Ramën: Eshtë prokurore e diktaturës. Pasuritë e Fazlliçit po i bllokon mafia.
38. 1 shtator 2008: Një tjetër skandal në fushën e bujqësisë. Shfaqet për herë të parë misri pa kokrra. Sabotohen të gjithë fermerët shqiptarë. Farën e misit pa kokrra e solli në Shqipëri Fiqiri Ismaili, që është njëkohësisht edhe kryetar i Bashkisë së Vorës, i zgjedhur nga Partia Demokratike. Pas më shumë se një jave ankese nga të gjitha fshatrat, firma e Ismailit premtoi kompensimin e gjithë fermerëve. Ndërkohë, dështimi i prodhimit të misrit në Shqipëri, favorizoi Serbinë.
39. 23 shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode. Aktualisht, e njëjta dyshe komandon financat e shtetit, por këtë herë, është FMN-ja që kërkon të qëndrojë, ndërkohë që Tirana zyrtare nuk duket se synon të rinovojë marrëveshjet e saj me këtë institucion financiar ndërkombëtar. Të pyetur lidhur me të ardhmen e lidhjeve të ngushta FMN-Shqipëri, që zyrtarisht përfundojnë në janar të vitit të ardhshëm, përfaqësuesit e të dy palëve dje kanë dhënë përgjigje të kundërta. Sipas Gerëin Bell, shumë vende të botës e kanë kërkuar zgjatjen e mandatit të misionit të FMN-së, sidomos në periudha elektorale. Ministri Bode ka replikuar thatë, duke thënë se qeveria shqiptare ka përballuar deri tani situata shumë më të vështira sesa një vit elektoral. ,??Është një çështje, që ne nuk e kemi shqyrtuar. Qeveria ka treguar kapacitet për të administruar në favor të ekonomisë së vendit situata shumë më komplekse sesa zgjedhjet dhe mandati i kësaj qeverisjeje, për fat të keq, qëlloi me zhvillime jo fort të favorshme në tregun rajonal dhe botëror. Por, menaxhimi i këtyre situatave ka dëshmuar kapacitete të mjaftueshme të institucioneve të shtetit shqiptar, midis të cilave edhe qeverisë, për t,??u përballur me sukses me këto zhvillime. Nëse do të ketë zhvillime të tjera, ne do të jemi të hapur për çdolloj diskutimi,??, ,?? tha kreu i Financave.
40. 26 tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit ,??Për territorin,??. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.
41. 16 dhjetor 2008: Ligji i ,??Spiunëve,??, berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. ,??ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera,?? deklaroi berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte cështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazllic e Durrës-Kukës. Rifillon presioni i SHBA: ,??Dosjet,?? një ligj me probleme, duhet reflektim dhe debat publik. OSBE gjithashtu del kundër ligjit për ,??dosjet,??: shkelet kushtetuta
42. 29 janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e ,??Plazhit të Gjeneralëve,??. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.
43. Shkurt 2009: Shpërthen skandali i ,??Jalës,??, i implikuar dhëndërri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxorri me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndërrin e kryeministrit. Çështja hapi debate të forta në Parlament.
45. 29 prill 2009. Kryeministri grek Kostas Karamanlis zbret në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për ,??sheltin detar,?? që u konsiderua si skandali i radhës. Marrëveshja u mbajt sekret nga qeveria shqiptare ndërkohë që kjo ishte arritja e vetme e këtij takimi. Sipas kordinatave të reja të vendosura mes Shqipërisë dhe Greqisë, qeveria shqiptare i fali Greqisë rreth 225 kilometra katrorë det. Baraslargësia e pikave nuk është ruajtur, ndërkohë që për kordinatën 150, fundore, kanë pretendime dhe italianët. Qeveria u negociua brenda vitit, por ajo pas presionit të ushtruar nga media dhe një pjesë e politikës, nuk kaloi në legjislaturën e kaluar parlamentare.
46. 12 maj 2009. Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç. Në e-mailet konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione. Madje ka qenë vetë vajza e kryeministrit ajo që ka premtuar të ndërhyjë në Koorporatën Energjetike Shqiptare për të marrë lejen prej saj. Më pas janë marrë edhe lejet nga Ministria e Energjetikës, Këshilli i Ministrave dhe së fundmi, KRT-ja e Durrësit. Të gjitha këto institucione kanë varësi direkt ose lidhje të afërta me kryeministrin Sali Berisha. Edhe pse vajza e kryeministrit pretendon që është një avokate që nuk ka lidhje me punën e të atit, të gjitha këto vendime janë në shkelje të hapur dhe në konflikt me detyrën e të atit. Madje për të rregulluar takim me drejtorin e KESH vajza e kryeministrit kërkonte 800 euro.
47. Në një kabllogram që ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit flet për një sondazh të USAID, i cili demaskon demagogjinë e qeverisë për luftën kundër korrupsionit. Sipas sondazhit të USAID, 92 % të shqiptarëve mendonin se korrupsionin ka mbërthyer zyrtarët e lartë të shtetit. Në kabllogram thuhet se opozita dhe disa eksponentë të mazhorancës e përshëndetën sondazhin, por Berisha heshti. Sipas Uidhers, Berisha ishte i revoltuar nga sondazhi pasi të dhënat binin në kundërshtim me rezultatet që kishte propaganduar ai. Një tjetër kabllogram i bujshëm që daton në muajin janar të vitit 2009, kur dhe kryeministri përgatiste strategjinë e re elektorale, flet për korrupsionin në qeveri. Në kabllogram thuhet se Berisha dështoi plotësisht në luftën kundër korrupsionit. Sipas Uidhers në vitin 2009 shqiptarët mendonin se kishte më shumë korrupsion sesa në 2005, kur u larguan socialistët. ,Berisha erdhi në pushtet në vitin 2005 me kartën e luftës kundër korrupsionit. Bëri ca gjëra të mira në fillim, sidomos në implementim ligjesh, por më vonë dështoi. Perceptimi i korrupsionit tek qytetarët është i lartë në krahasim me katër vite më parë. Ata mendojnë se ka më shumë korrupsion nga 2005. Ndërkohë që implikimet e ish-ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, Lulzim Basha në abuzime të pushtetit, por dhe akuza nga drejtësia kanë ndikuar së tepërmi. Po ashtu sikurse lidhjet e Lulzim Bashës me vajzën e kryeministrit Sali Berisha, apo me biznesmenin e errët Damir Fazlliç, nuk e kanë ndihmuar kryeministrin në këtë çështje,??, thuhet në kabllogram.
48. Disa ditë më parë u zbardh skandali i djalit të kryeministrit. Kabllogrami i datës 20 qershor 2008 përcjell detaje të rëndësishme për tragjedinë e Gërdecit, të cilat Ambasada Amerikane i ka siguruar pas një takimi që ambasadori Uidhers ka zhvilluar me shefin e Shtabit, Luan Hoxha. Sipas këtij kabllogrami shefi i Ushtrisë, Luan Hoxha kërkoi të takohej me ambasadorin për të folur rreth shkarkimit nga detyra, bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme përfshi pikëpamjet dhe faktet rreth Gërdecit. Në këtë takim gjeneral Hoxha ka treguar ngjarjen, sipas versionit të tij, për atë që ndodhi më 15 mars 2008. ,Gjatë gjysmës së projektit në dhjetor 2007, Hoxha ishte urdhëruar nga Mediu pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas sipas Luan Hoxhës, u konfirmua si Shkëlzen Berisha djali i kryeministrit thuhet në kabllogram.
49. Një kabllogram që ish ambasadori amerikan Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit në nëntor të vitit 2008, flet për një skemë korruptive të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes me misionet paqeruajtëse. Sipas Uidhers, Shefin aktual i Shtabit, Kolonel Xhemal Gjunkshi është i përfshirë në një skemë të mirëfilltë korruptive në ushtrinë shqiptare. Kabllogrami zbulon se kolonel Gjunkshi, është akuzuar nga një grup oficerësh të ushtrisë shqiptare se merrte ryshfet për të emëruar ushtarakët në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak. Ambasada amerikane në kabllogram thotë se pagesa e ryshfetit që një ushtarak duhet të paguajë për të shkuar në Irak është 7 mijë dollarë. ,Sipas llogarive jozyrtare, komandantët e lartë të ushtrisë kërkojë një ryshfet deri në 7,000 dollarë nga një ushtar për ta emëruar në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak,, thuhet në kabllogram.
50. Një kabllogram që ish ambasadori amerikan Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, thuhet se Lulzim Basha ka lidhje me botën e krimit. ,Sipas një burimi nga Partia Socialiste, ministri i Jashtëm, Basha, i cili përfaqëson PD-në në Elbasan, është përfshirë në lehtësimin e lirimit nga burgu të kriminelëve të njohur në Elbasan në këmbim të mbështetjes nga familjet kriminale. Të afërm të kriminelit premtuan të ,organizojnë, njerëzit e tyre në Elbasan në mbështetje të Bashës. Krimineli u lirua më 29 qershor, ditën pas zgjedhjeve, thekson Uidhers vijon saga e krimberishes..duhet cikel rromanesh…
Skypion..Lylzimi…
Lylzim, analisti yne eshte brilant,largpames dhe parashikues i zoti.
Ai shkruan ne EDITORIAL:
…”Sali Berisha po perpiqet ne menyra paradoksale te lidhe vendimet
e gjykatesve te tij,me shumicen ne pushtet,por e verteta eshte se
drejtesia shqiptare ,po vuan panikun e gjyqtareve nga tranzicioni i
zgjatur drejt reformes ne drejtesi.Dhe kjo lidhet vetem me Sali Berishen..”
Lylzim, nuk mbushi editoriali 12 ore se kaluan vetem 11ore e 34 minuta
dhe ti si masha e Saliut e vertetove paragrafin e mesiperm te editorialit.
Dhe bertasin Vetingu,Vetingu,Vetingu pastaj…
Vetingu i serialkillerit Aldo Bare…
Vetingu i bandes terroriste Hakmarrja per Drejtesi…
Vetingu i vrasesit Lul Berisha…
Vetingu i vrasesit Emiljano Shullazi…
Vetingu i trafikantit te droges,femrave dhe perdhunuesit ne grup, Elvis Roshi…
Vetingu i trafikantit te droges dhe prostitutave,Artur Bushi…
Vetingu i trafikantit te droges,prostitutave,Arben Ndoka…
Vetingu i trafikantit te droges,prostitutave,hajdutit dhe grabitesit,Armando Prenga…
Vetingu i trafikantit te droges,prostitutave,grabitesit,pengmarresit dhe vrasesit,Mark Frroku…
Vetingu i sa e sa krimineleve te tjere,te vegjel a te medhenj,ujqer te vetmuar apo banda,lloj-lloj perhunuesish e trafikantesh,grabitesish e vrasesish,qe kane mbushur plot e perplot Administraten e “Rilindjes”…
Kete as ironi nuk mund ta quash,as sarkazem bile;madje as cinizem dhe tallje.
Lypset nje etiketim krejt i ri,qe akoma nuk eshte shpikur ne gjuhen shqipe.
Vetingu,Vetingu,Vetingu bertasin me te madhe horrat – e me ane tjeter,shantazho e kerceno me jete gjyqtaret edhe per gjene me te vogel qe i bezdis!
Vetingu,Vetingu,Vetingu cirren horrat – e me ane tjeter mbush Parlamentin,Adinistraten e Partine me trafikante e perdhunues,grabites e vrases!
Vetingu,Vetingu,Vetingu bertasin gjithe diten horrat – e me ane tjeter hapu dyert e burgjeve krimineleve dhe bandave me te rrezikshme ne Shqiperi!
Aq shume e ka cuar ne skaj mbrapeshtine Edi Rama,sa e ke te pamundur t’i gjesh emer!
Aq shume e kane cuar ne skaj hipokrizine te gjithe ata,gjoja shoqeri civile, qe e mbeshtesin me naivitet apo dinakerisht ate,sa, edhe t’i peshtysh ne surreterit ,te duket sikur po i puth…!!!
Ne kete rrethane,i ftoj edhe njehere shqiptaret e ndershem qe, perhere kur dikush nga qelbesirat ne pushtet dhe zagareria qe u vete pas,t’u permende fjalen Veting,ata t’u pergjigjen: O te peshtyfsha mu ne Veting!O te pshuursha mu ne Veting!O te befsha muutin mu ne Veting!
Jo argumente,jo debate,jo polemike.
Do te ishte fyese.Per gjithkend.
Vetem pergjigjen qe fillon me “ju dhjefsha”, meritojne te gjithe keta hikoprite e horra.
Pisat e pisaft!
O Kulluf. Hakmarrje per Drejtesi eshte nje fars e krijuar nga shiku i Gazidedes. Provat jane komplet te montuara dhe kete ma kane thene njerez te PD-se te asaj kohe. E kemi filmuar ne komisariat ne dhome, vume ca rame, dhe e nxorrem neser ne gazete si foto – kapet arsenal armesh i hakmarrjes per drejtesi. Prandaj Belgjika i jepte azil o kullufa, se e kishte pare dosjen me prova pacavure.
Prrrrrr.
Shume argument i sakte. Meso shkrim e kendim o i uruar.
Shume mire zoti Mero!Populli shqipetar,qe aq shume e do reformen ne drejtesi,po ndeshet me disa bandite te Berishes dhe te Bashes,qe nuk e duan reformen dhe po e pengojne.E ka zene halli madh,dhe kete hall nuk ka ku t’a zgjidh.Le t’ja lem kohes.Me sa duket koha po punon per te ligun Sali Berisha,qe eshte bere gangrena e vendit ton.
Si u bo ajo puna Vetingut Mero djali :))
Nigjo mu , merr dhe avukat ngjelen ,merrni dhe nja dy saze e dilni boni pak muzike tek ura Lanes :))
Kam disa pyetje per deputetet socialist me ate qe ndodhi dje ne Parlament: Per disa noterizime dhe disa dokumenta po shtyni per nje jave kandidatet e mundshem qe te hiqni gjyqtaret e korruptuar (qe s’duhet te jene me aty jo per 1 jave por fraksjon sekondi) nuk vazhduat proceduren ?? C’fare beni ?!?! Po kthehet kjo ne mace me miun tani ?? Qe kur e mori ne dore Avokati I Populli kete tranzeksjon ka pothuajse 1 muaj e gjysem akoma mungojn dekumenta per kandidatet ?? Kush e ha kete ?!?! Mero, ne e dime kush ka qene pegesa dhe kush do te jete por dua qe kjo qeverri mos te luaj me kalin qe po jep shpirt dhe te vazhdoj proceduren e finalizimit te Reformes ne Drejtesi..
Tërë katraurën në Shqipëri e bën sheiku Like Floriri, hajduti me çizme e me bllok, që sot duhej të ishte i burgosur për videoskandalin 700 mijë eurosh me zë e me figurë por që e shpëtoi Sali Krimineli me gjingjonërat e gjykatave të tij.
Pergjigje:
Mafia politike qe ka demaskuar Ben Blushi…
KLEFTOFAGOS !
Mos barazo super krimet elul berishes me gabimet e RAMES
si ben Ben Bullshiti apo dikur aleksander arvizu
qe me shume merrej pse nuk kishte breke veshur Olta Gixhari
se sa gjaku i derdhur ne bulevard nga ylli i tij i ngjitjes
Te thoje mafie ambasadoriale apo mafie me kollare do te besoja .Nuk falet tolerimi poshtrues qe po i ben diplloamacia perrendimore ketyre kanibaleve.Nuk ka ndodhur ne historine boterore per te gjitha kohrat qe vrasesi te bej dasem pikerisht te vendi ku ka egzekutuar 4 protestues.
.
Kam lexuar mijra libra dhe nuk kam pare njeri me kaq ngarkese Satanike:
Eshte turp per
KONGRESIN AMERIKAN
BASHKIMIN EUROPJAN
qe midis popullit shqiptar dhe sali monstres kane zgjedhur kete te fundit.
.
MOS KCE MBI VARRE E T’SHITOFTE ZANA
Vrasësi ka dasëm dhe ju o krushq të pafajshëm, duke shkelur zakonin dhe burrërinë, jeni të ftuar! Jeni të ftuar në “dasmën mort të katër të vdekunve të pakallun”.
.
Ju kam menduar krejt ndryshe, ju malësorët e mi. Kurrë nuk më ka shkuar mendja, se baballarët tuaj i’u kanë thënë se mund të shkelni mbi vorre!
.
As që mund ta mendoja se soj i juaj fisnik, do të përçudnonte fisnikërinë: Të kërcente dhe të harbohej mbi gurët e vorreve dhe emrat e shkruar me gjak, ende të patharë… të vëllezërve!
.
A thua e ke harruar se sa vlen gjaku dhe haku ti burrë malësie? A vërtetë mendon, se këta që ju keni marrë guximin gabimisht t’i poshtëroni, janë njerëz pa njerëz?! Jo hej burrë, se Zoti është i madh, e “robit i gjinet robi”!
.
Vërtetë mendoni se, ato jetë vlenin sa një karrige druri, e tani ju doni t’iu a ktheni përsëri plaçkën grabitësve, që akoma nuk i kanë larë duarët e gjakosura?! Kaq pak vleni, sa të shisni veten dhe fisnikërinë tuaj për një copë bukë a për një thes miell?
.
Natyrisht që në vendin tuaj, ditët janë të shkurtëra dhe me re, e ndoshta një jetë kaq e zymtë nuk i’u dhimbet. Por atje burrëria kushton më shumë se sa jeta, ndaj “mos shkel e t’shitofte zana mbi burrninë tane”!
.
Mos e shkel e t’shitofte zana e mos kce mbi varr se nuk e ke zakon! Mos bre, mos u bëj palë me vrasësin dhe hjeksin. Më dhimbesh kur të shikoj aty fisniku im i njollosur, i palarë, i parruar, jo se nuk do dhe nuk di… por nuk mundesh nga varfëria që të ka pllakosur.
.
Më dhimbesh kur të shoh aty të lodhur dhe të mashtruar, jo se nuk kupton por nuk ke mundësi tjetër të zgjedhësh. A thua, kaq keq është katandisur “mburrja” e vendit tim?!
.
Vërtetë edhe atë që dikur e kishe si gjënë më të shtrenjtë, burrërinë dhe nderin… e ke shitur. E ke shitur duke mbajtur besnikërinë e fjalës, që me zakon nuk vlen për vrasësit që nuk janë “pastruar” nga vrasjet, e që tallen me ty, e të premtojnë se do të lumturojnë dhe veshin me mirësi!
.
Ai, vrasësi tallet me ty, sepse e di se t’i e mban fjalën… “besa besë”. Nuk e di, si nuk shikon veten tënde të pluhurosur dhe te rreckosur, sikur sapo je ngritur nga varri, përballë fytyrave që shkëlqejnë e gati sa nuk të verbojnë të zotërinjve, që të kanë ftuar të kërcesh dhe të fyesh ato katër djem nënash, që tani më shumë se kurrë, po u rendohet shpirti e nuk po gjejnë qetësi.
.
Po ti bre burrë, çfarë kërkon aty mbi varret e atyre djemëve, vëllezër me rracë, me gjak e me halle… si ti?! A thua të kanë gjë borxh dhe tani po hakmerresh?!
.
Mos e t’shitofte zana mos luaj valle mbi shpirtin e atyre, që si ke njohur dhe as nuk të kanë njohur. Nuk është burrëri as “mahi” të bësh dasëm në varreza! Nuk është guxim dhe trimëri të tallesh me të vdekurit! Nuk është fisnikëri, por poshtërsi, që ti malësori im të bëhesh palë me krimin e pandëshkuar dhe të marrësh përsipër gjykimin e vonuar… për të dhënë drejtësi.
.
Vrasësit dhe hjeksi që të kanë ftuar në “dasmën mort”, nuk kanë nevojë për gjykim, sepse e kanë pranuar dhe deklaruar se do vrisnin edhe dhjetra e qindra, nëse dikush do i afrohej ta prekte karrigen e humbur që u pillte florinj… pra janë të gjykuar.
.
Tani që e kanë numbur, jargaviten e përloten, betohen e përgjërohen, ti ndihmosh që ta marrin përsëri. Por është shumë vonë për ta, sepse e kanë pranuar fajin dhe presin dënimin e drejtësisë, që vonon por nuk harron.
.
Ato të mallkuar, për të mos ardhur kurrë sahati i ndëshkimit dhe për atë karrige të lyer me gjak, të kanë thirrur ty, që të festoni si indanët, në ritet mistike, para betejës së madhe për jetë a vdekje. Ti nuk je asgjë tjetër për ata, veçse viktima e radhës e kësaj beteje, që pak gjasa ka, për të thënë aspak se, mund ta fitojnë.
.
Ti vërtetë o malësori im i zgjuar, ke pranuar që të tallen me ty këto derra të nginjur e të mllefosur që po bëjnë dasëm pa dhëndër?! Largohu dhe rri në varfërinë tënde dhe çohu për nderin tënd, pronën tënde, familjen tënde.
.
Mos u gënje, sepse ti për ata nuk vlen asgjë! Jeta jote, shtëpia jote me tokë dhe bagëti, kushton sa një unazë në gishtin tyre të mesit, në atë gisht që ata e ngrejnë sa herë kthen kurrizin ti. Ndaj, mos kce mbi varre e t’shitofte zana!
#
Edhe nje here turp per ameriken & bashkimin europjan….
Turp per Trampin dhe Merkelin qe e kane lene ate vend ne dore te nje kanibali..
kleptofagos apo Ben Blushi, po te ishte per ty, ti do ishe ne majen e mafjes qe ben gjoja sikur e kritikon.
@olta e arvizuse
Shume gjate i ke shkuar per te shpjeguar fatkeqesite qe i ka ndjekur shqiptaret dhe megjithate me duket se je ne shtegun e gabuar. Fajet dhe difektet tona perpiqemi me kokfortesi t’ja faturojme te tjereve. Pikerisht kjo menyre te aresyetuari, spostimi i fajit tek armiku i huaj, i vjen per shtat mafies politike qe kemi zgjedhur me votat tona per te na qeverisur (jo vetem 26 vitet e fundit), megjithese ne vazhdimesi na ka trajtuar si turme duke na mashtruar dhe duke na grabitur diten per diell. Ne, nuk duam ta pranojme dhe nuk i hapim syte per te pare e kuptuar te verteten e hidhur. Kur Trump dhe Merkel te sjellin nje Guvernator te tyre ne Shqiperi, mbasi ne te kemi bojkotuar politikanet shqiptare te te gjitha ngjyrave, atehere duhet ta kerkojme pergjegjesine tek Amerika dhe Europa.