Armiqtë e Perëndimit, ose “miqtë” e Gruevskit në Ballkan

2 Mars 2017, 19:56Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Presidentin Ivanov e kam intervistuar gjatë fushatës së tij të parë për President në vitin 2010. Po e pyesja në studio, “përse Maqedonia nuk toleronte për emrin e saj, në shkëmbim të anëtarësimit në NATO dhe BE, përderisa jo të gjithë qytetarët e saj ishin dakord me këtë gjë”?

-E keni gabim më tha, 95 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, mendojnë se nuk duhet toleruar.

– 35 për qind janë shqiptarë dhe ata mendojnë ndryshe i thashë.

-Aha shqiptarët, e kam fjalën për maqedonasit vazhdoi ai, pa e prishur shumë terezinë.

Ky është pak a shumë dialogu ynë në studio dhe ajo që më la përshtypje të thellë, është se në vetëdijen e tij shqiptarët nuk ekzistonin, as si qytetarë të Maqedonisë, dhe as si njerëz që kishin të drejtë të pyeteshin për Maqedoninë.

Përtej kësaj, dukej se ai ia kishte ndaluar vetes të mendonte vetë, por donte thjesht të ishte një njeri luajal i kryeministrit Gruveski. Dhe kësaj të dytës ia ka arritur. Gjesti i djeshëm i refuzimit të mandatit për qeverinë e re për shkak të shqiptarëve e kthen krizën politike në Maqedoni në krizë etnike. Si e tillë, ajo është një energji e re destabilzuese e Maqedonisë, që vjen pikërisht për shkak të mungesës së rregullave të lojës dhe standardit të demokracisë në atë vend.

E kam theksuar disa herë pas zgjedhjeve se shqiptarët duhet që në Maqedoni të mos mbështesin thjeshtë një aleancë numerike, pro një demokraci pro Perëndimore, pasi vetëm ajo u siguron atyre të drejtat themelore. Ata që mbësthesinin aleancën e shqiptarëve me Gruevskin, kanë sot një leksion të qartë se çdo të thotë të besosh mandatet e tua një regjimi autoritar anti-Perëndimor.

Për fat të keq, disa faktorë politikë shqiptarë në Tiranë dhe ndoshta Prishtinë, që adhurojnë modelin politik të Gruevskit, i inkurajuan shqiptarët, të bashkoheshin me të. Partia Demokratike në Shqipëri, e cila mbështeti realisht një aleancë me Gruevskin, u gëzua para Gruevskit, duke “përshëndetur” një qeveri mes shqiptarëve dhe Gruevskit, kur ata nuk e kishin krijuar ende, çka zbuloi përse ata kishin punuar në Maqedoni. Falë zotit shqiptarët në Maqedoni respektuan platformën e përbashkët që miratuan dhe nuk u ndikuan shumë nga simpatitë pro Gruevskit në Tiranë.

Duke ruajtur aleancën me Perëndimin, shqiptarët nuk kanë nevojë ti bëjnë biografinë Gruevskit apo Zaevit, por i detyrojnë ata dhe bashkë me ta dhe Maqedoninë që ose të bëhet Perëndimore, ose të mbijetojë mbi gërmadhat e nacionalizimit që ka bërë kërdinë në Ballkan. Në këtë aspekt, lideri i opozitës Zaev, ka treguar trimëri që ka refuzuar ofertën e krizës etnike që i ka bërë Gruevski për të bërë aleancë me të, kundër shqiptarëve. Ai ka dëshmuar se nuk do ta transferojë krizën politike në krizë etnike dhe ka preferuar aleancë me shqiptarët dhe angazhim për statusin e tyre shtetformues. Ky është nderi më i madh që një politikan i Maqedonisë mund ti bëjë Maqedonisë dhe jo shqiptarëve.

Mbështetësit e aleancës së shqiptarëve me Gruevskin, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, në fakt janë të entuziazmuar nga profili i një lideri autoritar, të korruptuar, që bën gjithçka me një të rënë të lapsit, që ka në dorë shtetin, Presidentin, Shërbimet sekrete, që batërdis shtypin dhe përgjon 20 mijë qytetarë. Adhurojnë praktikisht modelin se si e duan ata një lider ballkanik.

Koha po tregon se sindromi nacionalist i Gruveskit, autoritarizmi i tij, kontrolli mbi institucionin e Presidentit  kukull,  ideja se demokracia nuk funksionon më në Ballkan, dhe se idetë  e rendit të ri botëror kanë më shumë prioritet se demokracia, rezultojnë që të na çojnë në luftëra të papërgjegjshme.

Ajo që po ndodh në Maqedoni, është një ilustrim se ku mund ta fusin botën paranojat nacionaliste, shpikjet e një armiku konspirativ si Sorosi me të cilin shpjegohet çdo hall që kanë politikanët autoritaristë të korruptuar në Ballkan, dhe mbi të gjitha tregon se sa pak shpresë ka për ata që mendojnë se ka ardhur një kohë kur demokracia nuk ka shumë rëndësi. Maqedonia është shembulli ku demokracia mund të mos bëjë çudira, por mungesa e saj mund të bëj hatara. Maqedonia është një shtet i dënuar të jetë pro-Perëndimor. Armiqtë e Maqedonisë nuk janë shqiptarët, pro armiqtë e Perëndimit.

 

13 komente në “Armiqtë e Perëndimit, ose “miqtë” e Gruevskit në Ballkan”

  1. berat says:

    Ja, jemi mbledhur ketu tek Tenda e qypave dhe habitemi me keta shqiptaret e Shkupit,Ne,shqiptaret te Shqupit kerkojme te flasim serbisht biles kemi kerkuar qe ne vije serbi Fazllic qe e kemi vella nga nena,kurse ju doni te flisni shqip.E c’ju duhet shqipja,harrojeni si puna jone qe vetem shqip nuk flasim.Mqs 2/3 jane jashte territorit shqiptar ,ne Te Shqupit vendosem qe ta heqim shqipen nga perdorimi dhe te mesojme sebisht dhe greqisht,biles Dulja i grekeve ka filluar nje kurs me korrespondence per gjuhen greke me pjesmarresit e metingut “t’ja qime nonen shqiperise”.Neser do te nenshkruajme dhe nje peticion nga Athina dhe Beogradi qe ne mbeshtesin,biles ata po marshojne drejt Tiranes.

    1. 100 says:

      Zoti Mero ka nje trekendesh bermude qe i pshurr ato perendimoret e tu:
      .
      1-takimi berish-millosheviq-grigorov
      2-zhdukja e deshmitarit remzi hoxha per kete takim
      3-fshehja e ilir kumbaros nga inteligjen cia angleze
      ***
      vetem keto 3 faktet e mesiperme tregojne qe ato perendimoret e tu ja kane me hile atij populli
      ja cfare thote nje sigurims i sales dhe shtrohet pyetja…
      PSE ATO PERENDIMORET E TU O MERO ISHIN ME SLLOBON ??
      >>>
      PSE PERENDIMORET E TU O MERO E FSHEHEN DHE SOT KETE KRIM TE BERISHES TYRE ?!

      Andrea Dimushi ka qenë ish kryetar i SHIK-ut Pogradec nga Maji ’92 në Mars ’93 dhe kryetar i SHIK-ut Kavaje deri në ‘94.

      ai rrefen një episod në të cilin ka qenë dëshmitar në detyrë.

      “Në dimrin e ‘93 në fushën fare pranë liqenit të Pogradecit ulet një helikopter me Sali Berishën, Presidentin. SHIK Pogradec u njoftua në çastin e fundit me telefon e jo me radiogram si e donte rasti. Dolëm në fushën e akullt me automatikët në sedilje të Aro-s dhe e pritëm dhe e shoqëruam… Autokollona doli nga pikëkalimi i Tushemishtit, ku oficerë me dhe pa uniformë, besoj maqedonas e serbë ngrinë gatitu e me nderim nën strehen e kapeles”– shkruan ai

      A u takua Berisha me Gligorovin e Millosheviçin? Po.Jane takuar!
      e njëjta skemë por me dy vetë u përsërit dhe me kthimin e Berishës në vilat qeveritare në Pogradec!
      .
      Pse na i futi perendimi atehere….carja e te cies vazhdon dhe sot..ndoshta dhe 100 vjet ??

  2. lavdosh says:

    Kur Basha dhe PD falenderuan krijimin e qeverise Gruevski! PD patriotja e madhe Shqiptare qe furnizoje Miloshevicin me nafte, kunder Rambujese, shkaterrimin e shtetit shqiptar me 1997, percarjen e kosovareve, partive shqiptare ne Maqedoni, shitjen e detit etj. Ka shume gjynahe kjo Parti kriminelesh dhe anti shqiptare. Mbi te gjitha eshte shkaterrimi i shtetit shqiptar, i shtetit te se drejtes, keqperdorimi i energjive dhe mundesive qe erdhen me nderrimin e sistemit me 1991. Pyes veten: ka dicka qe nuk shkon me ne Shqiptaret qe akoma i besojme PD/Berish/Bashes pas gjithe atyre zullumeve antishqiptare. A ka ndonjeri ndonje shpjegim?

  3. Kuq e zi says:

    Kohe te kqija jane perpara dhe per maqedonine ndersa hamendjet akoma me shume
    Nje gje eshte e sigurte shqiptaret e maqedonise nuk do pranojne nje shtet antiperendimor dmth nqs sllavet shkojne drejte rusise dhe drejt stilit putin shkojne vetem

  4. Genti says:

    Bashkim KombetAr, sot me i nevojshem se kurr.

  5. kirurg says:

    Bravo Mero! Je klas!

  6. Bravo Branko ! says:

    Nqs ka dicka madheshtore te shqiptaret e Maqedonise ajo eshte emblema kombetare
    BRANKO MANOJLOVSKI.
    .
    Kur e ndegjova kete histori per here te pare mu duk dicka kalimtare por pasi ndoqa disa disa intervista te tij mendoj se ky rast eshte nje celes per te pare pse ka nje armiqsi kaq te madhe ne Maqedoni si me arvanitasit ne Greqi.

    Eshte e turpeshme qe ne mediat shqiptare eshte lene ne harrrese nje rast “I florinjte” per ceshtjen shqiptare sidomos ne ato raste kur “maqedonas” me rrenje 100 per 100 shqiptare mbahen si sllave
    .
    Branko Manojlovski, që është ndër të parët që u deklarua se është shqiptar ortodoks nga Reka e Epërme në Maqedoni, ka konfirmuar publikisht lidhjen familjare me Branislav Sinadinovskin, profesorin universitar, i cili së fundi ka tronditur opionion maqedonas, pas deklarimit të origjinës dhe përkatësisë së tij të pastër shqiptare.
    Branko Manojlovski që është edhe kryetar nderi i shoqatës atdhetare “Josif Bageri” dhe që jeton në Çikago ka rrëfyer për lidhjet e tij familjare me profesorin Sinadinovski, i cili me rastin e festës së 28 Nëntorit publikoi librin e tij “Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni”, dhe që nxiti debate të gjëra në Maqedoni, por edhe një reagim të papritur nga motra e tij Liljana Sinadinovska, e cila theksoi se vëllai i tij nuk është shqiptar.
    “I ati i Branislav Sinadinoskit ishte Joakim Sinadinoski. Kurse nëna e Joaqimit ishte Keva, e cila ishte motra biologjike e nënës time Zafirkës. Që të dyja dem baba dem kishin lindur dhe rritur në Beliçicë të Rekës së Epërme, ku kishin llafosur vetëm shyp, pasi që fshati ynë dhe të tjerët përreth llafosnin shyp. Pleqët dhe prindërit tanë nuk dinin maqedonisht.
    .
    Të gjithë kuvendonin shyp”, theksoi Manojlovski për agjencinë e lajmeve INA.
    Por, Brankua rrëfen se si është zhdukur edhe mbiemri i tyre origjinal Tanashi, i cili historikisht ishte trashëguar brez pas brezi, deri në periudhën e pushtimit serb kur u emërtuan dhe u detyruan të regjistrohen si Tanasheviq, aty kah vitet 1870.

    .
    Ai rrëfen se si ka vijuar më pas me diskriminimin kur pas Luftës së Dytë Botërore ishte nisur me motrën e tij për të nxjerrë në çerfitifikatë në Zyrën e Ofiqarisë.
    “Unë me motrën time shkuan në ofiqari për të nxjerrë një çertifikatë lindje. Punonjësi i kësaj zyre ma shkroi mbiemrin Manojlovski, duke më thënë mua dhe motrës se prej tani kemi këtë mbiemër dhe jo më Tanasheviq. Kjo ishte akti i dytë i një gjenocidi dhe diskriminimi vetëm e vetëm për të humbur gjurmët tona”, rrëfen 71 vjeçari i cili tërë verën e kalon në fshatin e lindjes, ndërsa dimrin në Çikago në SHBA.
    Ai thotë se kishte kërkuar nga priftërinjtë në Kishën e Shën Bigorit për origjinën e tyre dhe të mbiemrit të tyre Tanashi.
    .
    “ Pas disa hulumtimeve në pranin timen dhe të një prifit të kishës, nëpër librat e moçëm apo regjistrat e viteve 1870-80, gjetëm mbiemrin e vertetet dhe më tha: PRA TË VËRTETËS I HESHTË EDHE ZOTI!. Në këtë rast edhe prifti nuk foli gjë. I thash se kjo është e vërteta e cila në këtë moment ka nevojë për guxim, kurajo dhe përkushtim. Familjet tona të Tanashajve flitnin vetëm gjuhën shqipe të dialektit të Rekës së Epërme, të cilën në studimet e tij të thella gjuhësore e përmend edhe studjuesi me renome botërore Robert Elsie”, thotë Brankua.
    Nxjerrja në dritë e shqiptarëve ortodoks të Rekës do të vijojë dhe zëri i tyre i drejtësisë dhe të vërtetës historike do të përhapet kudo

    https://www.youtube.com/watch?v=Ir_1C6r_4L8

  7. Toirt says:

    Nje analize brilante. Alternativa e vetme e shqiptareve mbetet bashkimi i tyre, zbatimi i marreveshjes se Ohrit dhe vokacioni properendimor e euroatlantik. Kesaj here duket se jane ne rrugen e mbare.

  8. cfare bashkimi kombetar flet ti more tutkun kur ne ketu jemi me te percare se kurre,popullin e Shqiperise e percau saliserbi per te sunduar perjet me teorin e tij te vjedhjes dhe shkatrrimit.
    Po imagjino nje bashkim kombetar si do behemi kur cdo shqiptar do te krijoj parti, dhe te vret per udheheqsin dhe partin etij.
    kete komb eshte mire ta shperndash neper bote dhe te mos i lejosh te takohen me njeri tjetrin,se vetem sheree vrasje,vjedhje shakatrrim dhe intriga dine te bejne.

  9. Shkodra says:

    Mero do te ndihmoj qe te rritesh pak nga niveli ,te cilin e konsideroj te ulet.Per nje ceshtje kaq me rendesi rajonale ,sic eshte kriza Maqedonase mos e lidh me politiken e opozitave ne Shqiperi dhe Kosove te cilat nuk kane pushtet fare.Jo cdo e keqe ne ballkan vjen nga te djathtet.Kujto pak Enverin,Milloshevicin ,qeverite e majta Greke,kane bere deme te pa fund.Te gjitha keto probleme qe ka ballkani jane rezultat i diktaturave komuniste ne kete vende,sepse edhe sot jane femijte e tyre qe po sundojne me ok e popujve ballkanike pa nivel dhe lehtesisht te manipulueshem. Pjese e ketije manipulimi je dhe Ti. RRITU PAK SI PERSON, PASTAJ DHE SI GAZETARE.

  10. Noli says:

    Po pra Basha e pershendeti i pari gjoja krijimin e qeverise me Gruevskin.U hidherua shume kur e pa qe kjo skishte ndodhur.Po keshtu i leverdis lumemadhit ketu te cadra e lirise ku pika qe su bie.Prosllavet.

  11. GEZUAR 20 VJETORIN E SHKERDHIMIT KOMBETAR says:

    Sot eshte 20 vjetori i urdherit luftarak i Bishes Nazi Saliste .
    .
    Si mund te behet apo te mendohet per nje bashkim kombetar ?
    kur kemi akoma “powerfull” perbindeshin berishe qe mbahet akoma
    nga metastazat kancerogjene te lobit serb dhe atij grek ne amerike dhe europe..
    .
    Si mund te mendohet kjo inisiative “kombetare” kur shqiptaret jane shteti dhe kombi me i carmatosur ne bote ?.
    .
    edhe ne se ka ndonje plan te bera ne bodrume luftenxitese besoj se do perseritet 1940 kur italia sulmoi greqine..dhe mos e harroni kete kur ndergjegja kombetare sot eshte zero

    Si mund te mendohet ky bashkim leshi kur ai vend eshte nen kthetrat e saliserbi dhe edi rama me donald lune duken si minj para nje mace serbe ?

    SIDOQOFTE SHQIPTARE

    GEZUAR 20 VJETORI I SULMIT LUFTARAK I NORTH ALBANIA KUNDER SOUTH ALBANIA
    …………………………

    Urdhrat teper sekretë të marsit ’97!

    DOKUMENTET
    1-SHIK-ut i jepet leje për të vrarë
    Serinë e Urdhrave Luftarakë ‘Sekret’ e hap urdhri i datës 3 mars 1997,
    i firmosur nga Komandanti i Operacionit Luftarak,
    Gjeneral Bashkim Gazidede. Ja urdhri luftarak:
    .
    “Republika e Shqipërisë/Shërbimi Informativ Kombëtar/ Sekret, Tiranë më 02.03.1997.
    Urdhër Luftarak Nr 1. Veprimet Luftarake të Batalionit të Shërbimit Informativ Kombëtar.
    Në situatën e krijuar nga rebelimi i forcave terroriste për rrëzimin me dhunë të rendit kushtetues, me qëllim që të parandalohet kjo veprimtari,

    URDHËROJ:
    Batalioni i Shërbimit Informativ Kombëtar, me përbërje Kompaninë II, Skuadrën e ndërlidhjes, Skuadrën e ndihmës së shpejtë dhe togën xheniere, të lëvizë në drejtimin Tiranë-Fier, duke u përqendruar në Qafën e Koshovicës me detyrë:
    -Në bashkëveprim me forcat e Ushtrisë dhe të Rendit, të pengojë, të bllokojë, të asgjësojë ose të kapë rob forcat, që mund të tentojnë të vijnë në drejtim të qyteteve Fier, Lushnjë, Tiranë.
    -Komandanti i Batalionit, gjatë rrugë marshimit, të organizojë sigurinë e kolonës dhe në rast ndeshjesh, të hapet në formacion luftimi për të penguar trupat që mund të sulmojnë dhe me zjarr t’i rrethojë e t’i asgjësojë ato. Komandanti i Batalionit, gjatë marshimit dhe me mbërritjen në vend të bëjë organizimin dhe vendosjen e forcave në vend, mënyrën e bashkëveprimit dhe koordinimit të veprimeve të mëtejshme.
    -Ndërlidhja me Shtabin e Qendrës të mbahet me celular dhe radio. Përgjigjet për këtë, Shefqet Meda.
    -Të merren me vete një komplet luftarak i shpërndarë dhe një rezervë, pajisje mjekësore si dhe 5 transportues të blinduar. Në dispozicion të Batalionit caktohen 8 makina të mëdha dhe 3 makina të vogla. Kompania I qëndron në rezervë.
    Ky Urdhër hyn në fuqi në orën 22:30.
    Komandanti i Operacionit/
    Gjeneral Bashkim Gazidede. (Firma)”
    2-URDHËRI PËR MOBILIZIMIN E MERCENARËVE NË VERI
    ‘Teper Sekret’
    URDHËR
    Nr. 82, datë 09.03.1997
    TEPËR URGJENT
    RRETHE: -Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Kurbin, Lezhë, Malësi e Madhe, Burrel.
    Të gjithë rezervistët që paraqiten në repartet ushtarake të rrethit tuaj të vishen e kompletohen me armatimin e nevojshëm dhe të nisen urgjent në Akademinë e Forcave Tokësore në Tiranë (ish-Shkolla e Bashkuar).
    Lajmëroni dhe Shtabin e Përgjithshëm.
    09.03.1997
    KOMANDANTI I OPERACIONIT
    Gjeneral Gazidede (Vula, firma)
    SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË USHTRISË
    Gjeneral Major Adem Çopani (Vula, firma)
    .
    3-PLANI I VEPRIMEVE LUFTARAKE
    Plani i veprimeve luftarake i forcave pjesëmarrëse në asgjësimin e kryengritësve rebelë në jug të Shqipërisë prej datës 1 deri në 30.3.1997.
    IDEJA E ORGANIZIMIT
    Nëpërmjet mobilizimit të trupave rezerviste nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut, në bashkëpunim me trupat Komando-Presidenciale si dhe përdorimin e gjerë të aviacionit, artilerisë, lëndëve helmuese luftarake (LHL) dhe të grupeve të zbulimit, në zonat kundërshtare, të realizohet përqendrimi i trupave në brigjet Veriore të lumit Vjosa si bazë nisjeje, për të ndërmarrë mësymje të përgjithshme, duke dhënë goditjen kryesore në drejtim: Fier-Vlorë dhe atë ndihmuese në drejtimin Gjirokastër-Sarandë, për të asgjësuar fizikisht të gjithë personat që do të kundërshtojnë dhe në pamundësi të realizimit të objektivave të përdoren për terror ndaj rebelëve, bombardime me aviacion, LHL(Lëndë Helmuese Luftarake), mjetet e blinduara deri në vendosjen e plotë të pushtetit ushtarak.
    OBJEKTIVAT E OPERACIONIT
    Mobilizimi i trupave nga data 4 deri më 7 mars 1997.
    -Përqendrimi i trupave në bazën e nisjes Fier-Ballsh, Këlcyrë, Përmet.
    -Hartimi i listave për personat që do të asgjësohen, në qytetet Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë e Sarandë.
    -Kapja e urave kryesore të kalimit të trupave Ura e Mifolit(Vlorë), e Pacinit (Mallakastër), urë e Dragoit Leklit (Tepelenë), Qafa e Muzinës (Gjirokastër), etj.
    -Desantimi (ulja) e trupave speciale në rajonet e fushë Çajupit, aerodromi i Gjirokastrës, Sarandës, Rrafshnalta e Kurveleshit.
    -Zbarkimi nga deti në drejtim të Vlorës, 4 deri 6.3.1997.
    -Përdorimi i forcave të Akademisë së Rendit, forcave speciale në rajonet ushtarake të Arshi Lengo në Gjirokastër.
    -Vendosja e lidhjeve direkte midis forcave qeveritare me repartet e policisë e SHIK-ut.
    -Organizimi i terrorit në popullsinë e qyteteve Vlorë, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Delvinë e Sarande, djegie e shkatërrime;
    -Kufizimi me çdo kusht i përhapjes së kryengritësve, në veri të lumit Vjosa.
    -Mbrojtja me çdo kusht e Tiranës nga marshimi i forcave rebele të Jugut.
    -Bllokimi me çdo kusht i urës së Rrogozhinës Qafës së Kërrabës (me forca policore e ushtarake).
    -Kontrolli i gjendjes morale dhe origjinës gjeografike të trupave për mbrojtjen e Tiranës dhe neutralizimin e ushtarëve të Jugut.
    -Përdorimi i aviacionit luftarak gjuajtës e bombardues, nga regjimenti i Gjadrit, përqendrimeve të forcave rebele në Sarandë, Tepelenë e Vlorë.
    FORCAT E MJETET PJESËMARRËSE NË OPERACION
    -Tre Brk (Tiranë-Kavajë)
    -Dy Bra (Gradec-Fush-Krujë)
    -Dy BrT (Vlorë-Gjirokastër)
    -Nje Br Xheniere
    -Një Regjiment Aviacioni (Gjadër)
    -Dy distrikte detare (Durrës e Shëngjin)
    -Një Repart Komando (Përmet)
    -Një Repart Logjistike
    -Të gjitha forcat e komisariateve (Vlorë, Përmet Tepelenë, Delvinë dhe Sarandë).
    Numri i pjesëmarrësve në operacion, 25 mijë vetë.
    FAZAT E OPERACIONIT
    .
    FAZA E PARË 1-10.3.1997
    -Mobilizimi i forcave dhe përqendrimi në baza e nisjes.
    -Pastrimi i zonave rebele nga persona që drejtojnë rebelët.
    -Përpunimi me aviacion, artileri e lëndë helmuese luftarake (LHL)
    FAZA E DYTË 10-30.3.1997
    -Lëvizja e forcave drejt qyteteve kryengritëse
    -Vendosja e pushtetit ushtarak në këto zona
    (Komanda e Operacionit. Firmat)

    EDHE NJE HERE

    GEZUAR SHKERDHIMIN KOMBETAR NGA SALI ELEZBIBERISHA !

  12. dash says:

    I forte so gjithmone Mero….une te keshilloj te rrish ne nivelin tend te “ulet”….kush ka tru , te te thote faemnderit.! Je gazetari me i kthjellet sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje