Ata kërkojnë të shpëtojnë, jo të fitojnë

20 Shkurt 2017, 21:14Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka filluar më shpejt seç pritej të kërkojë “suksese” dhe oferta për protestën. Sot në mëngjes ai u komunikoi protestuesve, se qeveria i kishte ofruar “kokën” e Saimir Tahirit, por ai nuk e kishte pranuar. Pati gëzim të madh. Goxha ofertë e refuzuar.

Pastaj protestuesit filluan të pyesin, kush ia kishte ofruar, si, a kishte folur me Ilir Metën, çfarë do t’i kërkonte tjetër, e pyetje të tilla të zakonshme, derisa Basha e sqaroi se e kishte marrë ofertën nga një shkrim i Henri Çilit në gazetën “Mapo”. Pastaj pak më vonë publikoi dhe një letër që një kongresmen amerikan, nga ata lobistët që brenda kësaj jave ka kërkuar ndarjen e Maqedonisë, kalimin e gjysmës së saj me Shqipërinë dhe Bullgarinë, ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e Mitrovicës me Preshevën dhe gomarllëqe të tjera turbofolklorike, gatuar në qebaptoret e ndonjë emigranti patriot në Bronx. Këtë radhë kongresmeni mbështeste protestën e opozitës për zgjedhje të lira dhe gati sa nuk thoshte që ishte entuziasmuar nga kënga e Baftjarit.

Lulzim Basha e tregoi e-malin siç tregon presidentin Trump firmën në një dekret dhe vazhdoi për suksesin e radhës. Aty nga mbasditja ambasadori i Italisë në Tiranë, kaloi aty dhe u takua me grevistët. I dëgjoi ata dhe pas kësaj Luli e kompletoi tablonë sinoptike të fitoreve të tij, me SHBA, Europën, dhe sidomos dorëzimin e “kokës së Saimir Tahirit”, nga Edi Rama, i cili i paska çuar fjalë me Henri Çilin.

Mjafton ta përshkruash këtë skenë, për të kuptuar se ai njeri është në hall vërtet. I duhet diçka që t’i ngjajë si fitore, dhe të ndjehet mire kur të dalë nga çadra. Njerëzit në çadër janë të karikuar, se tani është duke dhënë dorëheqje Edi Rama, se Ilir Meta po bën gati mocionin, se Bashkimi Europian do dërgojë dikë t’i kërkojë Edi Ramës t’i dorëzojë pushtetin opozitës dhe idiotësi të tjera si këto.

Sali Berisha i ka dhënë dhe ngjyra të tjera më emocionale protestës. Ai ka folur për vuajtjet e fëmijëve të tij dhe të drejtën e tyre për të protestuar, Fatmir Mediu ka folur për nevojën që pushteti t’u hiqet nga duart kriminelëve dhe t’i jepet atij, Agron Duka po duket se do të zëvendësojë Nar Kokën, duke u bërë ndërmjetës mes Metës dhe Bashës, ndërsa Kreshnik Spahiu ka bërë thirrje të dallohet ndryshimi mes hajdutëve dhe kriminelëve, pasi sipas tij, hajdutët e PD nuk janë kriminelë, po vetëm hajdutë, pasi vrasjet i kanë pasur aksidentale.

Në këtë eufori që ka pushtet të plotë në 200 metra katrorë të çadrës, erdhi mbasditja e sotme, qëndrimi i Ilir Metës, që i hidhte një kovë me ujë sipër çadrës për të bërë kujdes, që as të mos lageshin, as të mos merrnin zjarr, dhe qëndrimi  Bashkimit Europian, që u bënte thirrje të shkonin në Parlament.

Bilanci imagjinar i paradites u përmbys. E vetmja ofertë serioze për Lulzim Bashën është të  votojë Komisionin e Vetting-ut, që e ka detyrim nga ndryshimet kushtetuese që ka votuar vetë. E vetmja ofertë për të, është të përdorë votat e opozitës për ta plotësuar Komisionin dhe të fillojë nga puna.

Atë nuk e bën. Dhe ka të drejtë. Ajo është arsyeja përse është në atë çadër. Ai dhe shefi i tij duan që Vetting-u të mos fillojë para zgjedhjeve, që reforma të bllokohet, që zgjedhjet të cënohen, që negociatat të mos hapen dhe më në fund të thotë “shpëtuam”. Ky është sllogani real i protestës. Ata kërkojnë të shpëtojnë, jo të fitojnë. Pasi nuk kanë çfarë të fitojnë. Pushteti nuk fitohet në tavolinë, por në zgjedhje. Zgjedhjet nuk fitohen në çadër, por në terren.

Edi Rama i ka zgjedhjet e para parlamentare që drejton si Kryeministër, në historinë e këtij vendi. Natyrisht që ka përgjegjësi për to. Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë drejtuar disa palë zgjedhje të vjedhura publikisht, që nga viti 1996 e deri tek flagranca e rrëmbimit të mandatit më 2011. Të gjitha arsyet për të dyshuar se kush vjedh vota, janë tek ata që po ankohen dhe bëjnë sikur kanë frikë. Në fakt, ata e dinë mirë çfarë kanë bërë dhe kanë të drejtë të tremben, qoftë dhe sikur për një moment ta mendojnë kundërshtarin si veten. Ndaj nuk duan të shkojnë në zgjedhje dhe nuk kanë punë me to. Duan ose një pushtet në tavolinë, përmes shifrave të ndryshuara nga mekanizma mafiozë, ose një prishje të procesit për të shpëtuar nga drejtësia.

Sikleti i Lulzim Bashës për të kërkuar shenja fitoreje u shfaq qysh sot në mëngjes, kur e nisi ditën duke gënjyer të vetët, se kishte filluar pazari. Në darkë besoj do t’u heqë televizionin të mos shikojnë lajme dhe të vazhdojnë këngën e Baftjarit. Duhet menduar për ndonjë “fitore” tjetër, që të mos boshatiset çadra. Ata kërkojnë të shpëtojnë, jo të fitojnë.

37 komente në “Ata kërkojnë të shpëtojnë, jo të fitojnë”

  1. Lani says:

    Hahahahahaha! Vertet humor. Rrofsh Mero qe na e tregon kaq bukur gallaten.
    Mund te mos ishe kaq i pameshirshem, por ja qe su beka ndryshe.
    Flm

    1. ramadani i kalifornise says:

      Gallate beri Mero dhe ne maj 2011 por edirama iku me bisht ne shale..
      Artikull shume shume i gabuar..
      .
      Edi Rama ka shokuar shqiptaret me humbjen e bashkise Tiranes ne maj 2011 kur e kishte 101% te fituar nqs se nuk do besonte te Aleksander Arvizu dhe menget e tij te perveshuara.
      .
      Edhe reforma ne drejtesi jam i sigurte qe eshte nje grope per Ramen..
      ..
      Thjesht Rama nuk ka asnje “garant” ne amerike qe ta perkrahe..perkundrazi berisha i ka nja 20 cope ne krye Ramadanin e kalifornise & company
      ——————————————————
      Derisa shqiptaret nuk e kuptojne
      qe fuqia e djallit berishe qendron te

      Doris Pack-et e europes
      dhe te Podestat-Wisnerat
      -Damir Fazllicet-
      Nick Gage-
      Elez Biberaj ne amerike qe bejne ligjin me influencen e tyre bga 1991 dhe sot…qenkeni te verbuar.

      Doni fakte ?
      …………
      Lulzim Bashserbi proklamoi dhe mbeshtetjen qe i jepte Kongresmeni Dana Rohrabacer, “ndershmerise se tij kriminale”.
      .
      Pra nuk eshte vetem Doris Plaka e Europes por ka dhe nja 5-6 Dorise & Dana ne Amerike duke ja filluar me Podestat-Wisnerat-Damir Fazllicet-Nick Gage-Elez Biberaj dhe deri Tome Rixhi i fazllicit qe kane filluar operacjonin e dimrit me kodin:
      Rama Ik..ose do bejme toke te djegur si ne 1991-1997-2011.
      .por ajo qe eshte me shqetesuese nga te gjithe eshte ky kongresmeni qe eshte hapur ne krah te kriminelit Berishe qe nga krimi FASHIST I 21 JANARIT 2011

      Here you go !

      …………………………….

      KONGRESMENI FUCKBERISHIST DANA ROHRABACJA NJE JAVE PARA VOTIME TE 23 QERSHORIT 2013 BEN REKLAME PER SALI KRIMINELIN
      _____________________________
      Mbështetje për Shqipërinë dhe Kryeministrin në Kongresin Amerikan
      “Kryeministër Berisha faleminderit që jeni një mik besnik i Amerikës”
      14 qershor 2013 21:28

      ………………
      Kongresmeni Dana Rohrabacer, përfqësuesi republican i Kalifornise në fjalën e tij
      shprehu falenderim për kryeministrin Berisha që e cilesoi mik besnike te Amerikes.

      Parë në këtë këndvështrim, në gjykimin e Rohrabacher SHBA është mirënjohëse qeverisë së Shqipërisë dhe Kryeministrit Berisha, i cili ka qenë një aleat i palëkundur i kombit tonë.
      “Amerika mund te jetë veçanërisht mirënjohëse qeverisë së Shqipërisë dhe kryeministrit shqiptar Sali Berisha, i cili ka qenë një aleat i palëkundur i kombit tonë. Kohët e fundit kur SHBA kishte nevojë për vende të gatshëm për t’u ofruar azil anëtarëve të MEK, të bllokuar në Irak, Kryeministri Berisha ra dakord për të pranuar 210 anëtar të atij grupi – shumë më tepër se çfarë ishte i gatshëm të merrte çdo vend tjetër. Ajo ishte një shenjë e besimit të mirë dhe miqësisë që ata njerëz nuk do ta harrojnë shpejt. Kryeministrit Berisha iu desh kurajo e vërtetë për të bërë këtë ofertë bujare. Në këto kohë të pasigurta, është e rëndësishme të dimë cilët janë miqtë tanë. Kryeministër Berisha faleminderit që jeni një mik besnik i Amerikës”, mbylli fjalimin e tij kongresmeni filoberishist amerikan.
      ****************************************************************
      Berisha, Ramës:Tregoju shqiptarëve, pse Kongresmeni kërkon hetim ndaj teje (KORCE 19 QERSHOR 2013)
      Fill pas kesaj deklarate te Kongresmenit Dana Rohrabacer ne kongresin amerikan SALI PIT BULLI I tij ne Shqiperi ne fushaten elektorale ne 2013 ne mitingun ne Korce leshon diarrene e tij:

      “Zoti Rama njeriu më i fuqishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara Dana Rohrabacher ka kërkuar zyrtarisht hetim për ju për larje parash, për 80 mijë dollarë, jepu shpjegim shqiptarëve. Shpjegoju se me drejtësinë amerikanë nuk bëhet shaka. Dinjiteti i shqiptarëve do të dijë të vërtetën që shtyn kongresmenin të kërkojë hetim për ty”- tha kryeministri.
      *********************************************
      Kongresmeni ULTRA BERISHIST Dana Rohrabacja dhe miliarderri tropojane nga Paci I Tropojes ja kane bo OBAMES TETE ME DY
      Gazeta amerikane “New York News” i bën jehonë letrës së Rohrabacher. Biznesmeni shqiptar: Obama të kthejë paratë e Ramës.

      Dyshimet e ngritura nga kongresmeni republikan Dana Rohrabacher dhe kërkesa e tij për hetimin e fotografisë midis Edi Ramës dhe Presidentit të SHBA-ve Barak Obama, ka bërë jehonë dhe në mediat amerikane.

      Gazeta e përditshme “New York News” i ka kushtuar një artikull shkresës së dërguar nga kongresmeni Rohrabacher për prokurorin e Përgjithshëm Eric Holder dhe Komisionin Federal të Zgjedhjeve, ku kërkohet hetimi mbi një komplot të mundshëm nga shtetas të huaj për të anashkaluar ligjet amerikane. .(http:// news-new-york-news.com/ socialist-leader-edi-rama-hasillegally- contribute-money-topresident- obama/). Për gazetën e New Yorkut ka folur edhe presidenti i kompanisë “Albanian Minerals”, Sahit Muja, i cili ka kërkuar nga Presidenti Obama që të kthejë mbrapsht kontributin e paligjshëm të fushatës nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

      Biznesmeni shqiptar ka thënë për gazetën se shefi i opozitës ka mashtruar ligjet amerikane, duke financuar fushatën e Presidentit amerikan. “Unë ftoj Presidentin Obama të kthejë kontributin e pali-gjshëm nga Edi Rama. Kjo është nëpërkëmbje dhe mashtrim nga Edi Rama, si dhe shkelje e ligjeve amerikane të financave të fushatës”. Muja tha se populli shqiptar do të votojë duke marrë parasysh kualifikimet e lidershipit dhe jo nga një foto me Presidentin Obama.

      SHKRESA

      Gazeta e “New York News” ka shkruar dhe për qëndrimin e mbajtur nga kongresmeni Dana Rohrabacher në Dhomën e Përfaqësuesve, teksa është shprehur se ligjet mund të jenë shkelur dhe se shqiptarëve sipas tij po u tregohet një foto e gënjeshtërt. “Ligjet e fushatës në të dyja vendet tona, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëri, mund të jetë shkelur. Të paktën, popullit shqiptar po i tregohet një foto që në thelb është një gënjeshtër. Duke nënkuptuar një marrëdhënie me Presidentin Obama, kjo përbën mashtrim. Nëse është marrë një burim të hollash nga të huaj Dyshimet e ngritura nga kongresmeni republikan Dana Rohrabacher dhe kërkesa e tij për hetimin e fotografisë midis Edi Ramës dhe Presidentit të SHBA-ve Barak Obama, ka bërë jehonë dhe në mediat amerikane. për të marrë foto, tregon se ligjet në SHBA janë shkelur.
      .
      o zot..ruaje ate vend nga miqte se nga armiqte ruhen vete..

      1. SOS ALBANIA says:

        te nderuar lexues dhe komentues.
        .
        a ju kujtohet more burra greva e urise e te perndjekurve politike
        qe salibisha ju ndaloi deri te uji i pishem dhe cigaret apo dhe kontaktin me njerzit?
        .
        PSE HARRONI O NJEREZ TE NDERUAR..
        .
        a ju kujtohet qe u dogjen dy prej tyre ??..
        as ne kohen me te llahtareshme te mesjetes nuk jane vete djegur njerez keshtu..
        .
        JU LUTEM HARXHONI PAK MINUTA EPR TE NJOHUR KANIBALIN E LUGUT TE ZI TE TROPOJES
        —————————————
        Kanibali ynë
        Nga Mero Baze, 13 Tetor 2012
        Greva e urisë tashmë po administrohet me forcë nga Sali Berisha.
        Dy gardhe të forta policësh kanë rrethuar tendën ku mbahet greva e urisë d
        he kanë kufizuar çdo të drejtë të grevistëve, qoftë për tu takuar me qytetarë,
        qoftë dhe për të marrë ujë apo cigare si mjete mbijetese.
        Në një mënyrë të pazakontë, disa policë u kanë hequr liritë dhe të drejtat qytetare një grupi grevistësh,
        ende pa i ridënuar me gjykatë apo pa bërë ndonjë krim në flagrancë. Situata është tërësisht absurde. Policët kanë marrë kontrollin mbi administrimin e grevës, se ku duhet të bëhet ajo, kë duhet të takojnë grevistët, a duhet të pinë ujë apo cigare, a duhet të shkojnë në tualet apo të vdesin aty në shtrat. Të vetmit që janë lejuar në 24 orët e fundit të takohen me grevistët janë disa diplomatë perëndimorë, të cilët tentuan të hapin një kanal dialogu me Bujar Nishanin, i cili u prish ende pa u hapur. Të tjerët nuk lejohen të kontaktojnë me ta.
        ..
        Në këtë heqje të dhunshme të lirisë së tyre për të protestuar, ata po tentojnë të japin sinjalin e alarmit duke shpallur atë që quhet greva e vdekjes, duke refuzuar ilaçet, ujin dhe serumet. Edhe ky vendim nuk i ka tërhequr policët nga vendimi për të administruar grevën.
        Në këto kushte, përveç protestës politike, dikush duhet të ndërmarrë hapa ligjorë kundër tyre. Në rastin konkret, Avokati i Popullit duhet të ishte përballë policëve, jo për të negociuar kërkesat e grevistëve, por për të ndalur administrimin e dhunshëm të grevës prej Sali Berishës.
        ..
        ..Marrja e kontrollit mbi grevën nga policia, dhe biles nga disa segmente fanatike dhe të dhunshëm të policisë, që funksionojnë si xhandarmëri politike e Sali Berishës, është një shkelje flagrante e skajshme e lirisë së tyre për të protestuar. Ky kontroll deformon tërësisht qëllimin e grevës dhe zhduk nga prioriteti kërkesat e grevistëve duke konsumuar kohë dhe energji me të drejtën për të protestuar. Është kjo arsyeja që Avokati i Popullit duhet të bëhet në këtë rast mbartësi i iniciativës për të paditur Policinë e Shtetit, e cila po përdhunon grevistët duke marrë me dhunë administrimin e të drejtës së tyre për të bërë grevë.
        .
        Një tjetër gjë urgjente është që ndaj atyre segmenteve të policisë, që po demonstrojnë sjellje të dhunshme, duhet dhe një vëmendje më konkrete. Dikush nga shoqëria civile duhet të regjistrojë gjithë emrat dhe numrat e policëve që bëjnë rolin e xhandarit të zellshëm të Sali Berishës dhe t’i bëjmë publike. Kjo është një mënyrë që ata të mos thonë nesër pse më flakët nga radhët e Policisë së Shtetit dhe pse po më çoni para drejtësisë. E pashë një prej tyre dy ditë më parë që kërcënonte një reportere të gazetës Shekulli vetëm pse i bëri një fotografi. Është një tip recidiv në dhunën politike, nga kontingjentet e gardistëve të dikurshëm të Sali Berishës, që rrihnin gazetarë dhe politikanë në vitin 1996- 1997.
        Dhe përpjekja e tij për të ushtruar presion mbi grevistët apo të afërmit e tyre dhe gazetarët, vazhdonte më tej dhe ndaj disa kolegëve të tij, që përpiqeshin të tregoheshin korrekt dhe të bënin vetëm detyrën e tyre si sigurues të mjediseve të grevës. Fjala vjen, nëse grevistët kërkojnë që dikush nga gazetarët të shkojë t’i takojë, apo dikush nga të afërmit të hyjë brenda, polici është i detyruar jo vetëm t’i lejojë, por t’i sigurojë që gjithçka të bëhet shpejt dhe pa asnjë problem. Përkundrazi, në këto mjedise kush polic guxon të bëjë këtë gjest, zëvendësohet menjëherë për t’i dëshmuar se është nën vëzhgimin e një gestapoje, që i raporton çdo gjest të tyre Sali Berishës. Ndaj evidentimi i këtyre policëve përmes mbajtjes shënim të numrave dhe mbiemrave të tyre, është një akt, i cili duhet të shërbejë për tu kujtuar atyre se shteti shqiptar do të jetë më jetëgjatë se pushteti i halabakëve të Sali Berishës.
        .
        Është ky mjedis i dhunshëm ndaj grevistëve dhe përdhunim i institucionit të grevës së urisë që ka detyruar gjithë reporterët e shtypit që ndjekin këtë grevë, të vendosin të dalin në një protestë të dielën në orën 12:00, para kryeministrisë. E kanë bërë këtë reporterë të thjeshtë, ata që fyhen dhe përplasen përditë me fodullë nga Tropoja, që flasin në emër të Sali Berishës dhe dhunojnë gazetarë e grevistë, që shtyjnë e përplasin në tokë familjarë të grevistëve dhe që ndalin çdo kontakt të tyre me qytetarët që shkojnë aty në mbështetje të tyre. Ata po dalin të protestojnë jo vetëm për shkeljen e të drejtës së informimit për ta, por si dëshmitarë të një terrori psikologjik, politik dhe policor, që pushteti po ushtron mbi grevën dhe grevistët. Është një iniciativë gazetarësh, jo pronarësh apo sindikalistësh. Është diçka që ka lindur nga revolta që ndjen çdo dëshmitar, që prek atë skenë të dhunshme krimi të shtetit mbi disa burra të fortë, por të pafuqi, që janë shtrirë përtokë nga përpjekja e pushtetit për t’i vrarë në heshtje.
        .
        Ajo që po ndodh është ridënimi i dytë i tyre, tashmë pa gjyq. Nëse ua morëm një jetë të tërë në burg për shkak të bindjeve të tyre, tani pushteti po u merr lirinë për të protestuar me dinjitet dhe për tu bërë shembull i kurajës qytetare. Ndryshimi i vetëm është se atëherë kishte një aparat të tërë dhune politike, që nga gjyqtari, hetuesi, prokurori e polici, ndërsa tani ka vetëm një polic, një gjyqtar, një hetues dhe një prokuror, që quhet Sali Berisha. Ai nuk duron dot që para syve të tij të lartësohet një institucion moral siç është protesta e atyre që po vetëflijohen kundër tij, duke e kthyer atë në kanibalin e kohëve modern të historisë sonë.

        NE VEND TE MBYLLJES:
        .
        Nuk e di a ka mbetur ndonje zyrtar i larte ne zyrat e Washingtonit apo te Brukselit akoma u pa kapur nga skleroza apo burrokracia..
        ..apo ka ndonje plan ogurzi per ti nxjerre shpirtin atij kombi me salikanibalin ?
        Ju lutem mos na i beni enver hoxhen profetin e profeteve??

        1. Skypion says:

          Coroditje,frike dhe panik ne kampin e qelbesirave!
          Ashtu sic edhe pritej,protesta madheshtore e drejtuar nga opozita,ka shkaktuar nje panik te madh tek pushteti kriminal.Duke filluar nga Edi Rama.
          Aq I kapur nga paniku eshte Edi Rama,aq i frikesuar eshte,sa,nepermjet nje bashibozuku te tij,i ben oferte opozites koken e benjamit te vet,Ministrit te Brendshem,Sajmir Tahiri.
          Me shprese se do t’ia hedhe paq me kurbane,aq te pelqyer prej tij – sepse prej kurbanesh ka ardhur ne pushtet,ne gjak kurbanesh jane themelet e pushtetit te tij – frikacaku Edi Rama,nuk nguron te shese edhe me te besuarin ne qeverine e tij!
          REFUZIMI i prere,i bere boterisht para kamerave,qe i beri Lulzim Basha,kesaj oferte te shemtuar,e ka panikosur aq shume Ramen,sa thuhet se edhe me te besuarit e tij,nuk e dine se c’sjellje do te kete ne ditet ne vijim.
          Por,le ta leme kete te vdekur qe ecen politik,e t’i kthehemi qendrimit te forte te hollandezit te bute,liderit te opozites, Lulzim Basha.
          Pozicionimi i qarte,vendimi i prere,vendosmeria e palekundur,per ta cuar deri ne fund ate,ka zene ne befasi te gjithe ata qe deri dje,madje,edhe guxonin te talleshin me butesin e liderit opozitar.
          Ne nje krahasim me raportet thjeshte njerezore mes personash private,per te tilla raste,urtesia popullore,ka nje fjale te urte: ruaju te urtit kur shperthen!
          Jemi pikerisht ne nje rast te tille, ne rrethana politike.
          Pas kaq e kaq kohesh,kur bashibozuket e qeverise mundoheshin te benin humor(te sforcuar gjithsesi) me butesine e tij,qe ne te vertete ishte nje provokim per ta nxitur ne aventura qe vete i kishin bere dikur,Lulzim Basha shpertheu,duke organizuar protesten me te madhe qytetare qe nga permbysja e diktatures komuniste.
          Askush,madje edhe shume nga ndjekesit e tij,nuk e kishin besuar,qe thirrjes se “hollandezit” te urte e te bute,do t’i pergjigjeshin kaq shume qytetare shqiptare.
          Te gjithe u shtangen nga pjesmarrja masive popullore.Dashamiresit nga gezimi.Dashakeqet nga marazi.Kurse kundershtaret e tij u shokuan.Se pari Edi Rama.Ky eshte akoma nen efektin e shok-ut,qe nuk do t’i dale deri sa te zbythet prej ku eshte.
          Edi Rama po e perjeton jashtezakonisht keq kete sukses te madh politik te kundershtarit te tij politik.
          Vetem nje thirrje beri Lulzim Basha,dhe u mblodhen aq shume qytetare sa nuk ishin mbledhur kurre me pare ne keto 26 vite.
          Shume thirrje pat bere Edi Rama,per dite,jave,muaj e muaj te tere,per te mobilizuar shqiptaret,kur ishte ne opozite dhe,edhe ne diten me te mire te tij,nuk ia arriti te mblidhte as nje te dhjeten e ketyre qe i jane pergjigjur Bashes sot.
          Kjo e ka goditur psikologjikisht Ramen.E ka goditur fort.Aq fort sa e ka kapur nje frike e madhe,nje panik i madh,qe e kane coroditur deri ne ate mase,sa t’i ofroje koken e me te besuarit te tij si kurban: koken e Sajmir Tahirit.
          Refuzimi publik i Bashes dhe me neveri, pervecse nje goditje meshire per Ramen ne aspektin psikologjik,eshte edhe qartesim per te gjithe ata qe do te mund te provojne te bejne pazare,qofte edhe me kurbane te tille si ky me koken e Tahirit.
          Dhe,kjo eshte nje gje shume e mire.
          Per here te pare ne kete cerekshekulli demokraci,kemi nje lider politike qe demaskon publikisht ofertat-pazare qe i behen ne kulisat,duke hedhur keshtu hapin e pare te madh,per t’u distancuar nga politika e vjeter orientale,turkoshake me allishverishe,pazare e kurbane-pazare.
          Sesa te panikosur dhe coroditur jane qelbesirat,shihni se ne c’menyre te c’organizuar veprojne.
          Ne njeren ane, me deshperim,mundohen t’u mbushin mendjen shqiptareve me llojlloj dokrash per protesten dhe arsyet e saj – me ane tjeter,tinza, si burracake i bejne oferta me kurbane Lulzim Bashes!
          Ne njeren ane shajne – me ane tjeter,luten,pergjerohen,deri ne veteposhterim!
          E kjo sjellje,s’ka si shpjegohet ndryshe,vecse sic e thame,me panikun e madh qe i ka kapur te gjithe.

      2. Eva says:

        Te jem e sinqerte gjysmen e komentit tuaj R nga Kalifornia lexova, pertova megjithese ke shume argumenta, por dua te te kujtoj qe vendos vota e shqiptareve ne fund dmth sduhet ta harrosh. Zgjedhjet ne Diber e shqetesuan shume PD , se pavaresisht se e diskretituan Shukriun duke ja varur breket e grisme mes parlamentit , dhe duke e futur ne burg , dibranet i dhane nje shkelm bytheve rrugecerve me dashnore te PD ,me voten e tyre. Te tronditur thelle gjeten alibine e “thaseve me miell” por brenda vetes e dine mire qe nuk ka “thes mielli” qe i ben derman PD-se ne zgjedhjet tani. Flasin per leke droge qe do perdoren per blerje votash…e dine mire kete se Lazaratin per kete qellim e kane perdorur. Une e kisha harruar deri ne momentin qe pashe Dashin e Lazaratit te cadra e “revolucionit tallava”…

  2. Korabi says:

    Do hanë mut do ngopen,në opozitë do zverdhen për shumë lohë,bajgat.

  3. Turi says:

    Zonja BREGU.! Z.PATOZI.!Z. SELAMI.!
    Është radha juaj!!!!!
    Po e fshehët kokën, jazëk ju qoftë!!
    Do t’ju përbuzim si Berishën me shokë!

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Jane te shkelur dhe ata.. Nuk shkojne ne banjo pa leje..

    2. kleptofagos says:

      Mos u lodh o Turi…
      Te gjithe njesoj jane, nje oke me pese, nje oke pa pese… Nuk kane as bythe as shtylle kurrizore se jane te perlyer…
      Ai ose ajo qe do kerkoje burgun dhe sekuestrimin e pasurive per te gjithe hajdutet e medhej, duke filluar nga vetja, mund te kaloje klasen e “Vetting-ut”…

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Cadra e cirkut te PD-s,po cudit qytetaret me numrat e shkelqyera te prestigjatorit Basha !
    Cudia me e madhe zgjat tre dite, erdhi pergjigjia,zgjidhja ne Parlament.
    Neser cirku i PD-s do ti shpall lufte Bashkimit Europian,kurse Nishani do dekoroj Angline per daljen jashte saj.

  5. rako ferra says:

    Familjaret e viktimave te 21 janarit si edhe ata te Gerdecit te ngrejne cadrat dhe te hyne ne greve urie perpara ministrise se drejtesise dhe te kerkojne te vene pas hekurave vraresit e femijeve te tyre

  6. Tomorri says:

    Mero,

    Hallall, pikes i ke rene.
    Prit neser shuplaken e Ambasadorit Ameriklan.

  7. Aleks says:

    Cfare kamzhiku! Vetem ti u vjen hakut ketyre opozitareve te Vetingut, o Mero. Ai Shuli as dje nuk bente dot opozite dhe as sot nuk qeveris, tregon barcaleta se kete pune e qan.

  8. Kola says:

    Mire thua. Vetem se keto te verteta duhet te percillen te ata qe po genjehen dhe qe harroje shume shpejt bemat e PD ne te shkuaren. PS nuk eshte krishti po PD te vret.

  9. REZI says:

    Bën aq muuuu sa vetëm budallenjtë nuk e kuptojnë.
    Pa le kur ndonjë TV, si ky Balla i Top kanalit, na e merr direkt në intervistë e thotë me qindra po e ndjekin, hahaha qindra ishin ata 20 pas kurrizit të Bashës? Po përsëritet 1992 kur Sala me domosdo donte pushtetin.
    Atëherë donte pushtet për të bërë para, tani do pushtet të mbrojë paratë që mori.
    Nëse e vutë re kur vinin në shesh bashkë me Salën, me gishtat lart, si Hitleri më dukeshin.

  10. tr says:

    KOKRRA E GOMARIT !!

  11. Mira says:

    Po po po!!! Shkaterrimtare! Perle.

  12. Dakort me Meron ,por me thene te drejten edhe keto kelyshet e enverit qe gjejne teren me keta socialistet nuk durohen me ,boll na kane masakruar 50 vjet,na kane mjeruar,na kane grabitur na kane vrare dhe c’nuk i kane bere ketij populli,keta duhet te kishin mare denimin e merituar ne burg,jo te derdellisin sot akoma pas gjithe atyre krimeve,rrace e ndyre paskan qene,u shofte fara e qelbur !

    1. Am says:

      O zotëri. Ka 26 vjet që ka rënë komunizmi tridhjetvjet që ka vdek Enveri. Ç’farë lëngu do i nxjerrim më këtyre muhabeteve. Të lindurit pas komunizmit sot janë burra më mustaqe ju vazhdoni akoma me këto muhabete. Paskeni qenë më keq se komunistat. Edhe sikur t’i kishit dënuar më burg sot do kishin dal nga burgu. Po pikërisht kjo derdellitje e lajthitur nuk i dënoi e na mbajnë akoma sot më këto muhabete. Unë nuk di sa jetë keni ju në dispozicion që të harxhoni 26 vjet në retorika antikomuniste. Mjaft më së u bëtë gallate. Ndryshoni muzikë se na cate kokën.

      1. durrsak venali says:

        Hallall AM. Shume i sakte komenti yt. Na çan trapin megjithmen duke lidhur cdo njeri dhe cdo gje me komunizmin. Popull injorant, analfabet.

  13. Saranda40 says:

    Duhet prkrahur Alibaba me 40 hajdut,gjithahtu dhe 4 kryeminelet e 21 janarit berisha i madh,luli i vocerr dhe syry i zi i shefit te gardes dhe kallashi i dritares se banjes se kryeministrise.pershendetje hajduteve e kryemineleve.s

  14. grand says:

    Sa me fat ky Rama!
    Po te shohesh me kujdes dhe te bisedosh rrugeve 9 nuk dihet ku jane 500000 e Sales) degjon te gjithe ose flasin kunder ose bejne indiferentin!
    Po ta anlizosh pak nga pikepamja psikologjike del se Rama do t’j hudhi dhe fitoi lehtesih zgjedhjet dhe ka mundesi te kapi mbi 70%. Kjo pasi protesta duket jo e sinqerte dhs’ka argumente te forte per cka kerkon, ka vetem paragjykime. Kjo pasi Rama e ka per here te pare qe organizon Zgjedhje Kombetare. Protesta eshte e pasinqerte pasi ne bisedat e prditeshme shumica e diskutanteve kane arritur ne perfundim se Luli, Sala, Fatmiri, etj kane frike nga reforma,pasi nuk i kane mire letrat. Duan te vonoj reformen qe te futen ne parlament per t’u mbrojtur ndoshta me imunitet. Ndoshta kete hall e ka Iliri, ndoshta! Edhe ai se ka qejf Reformen!
    Nga kjo pikepamje, protestuesin mund te quhen te perdorur, ata jane te pafajshem! Por zbulimii kesaj skeme do t’i humbas vota te tjera Pd dhe ndoshta edhe LSI. Te cilat ndoshta kalojne majtas.
    Per mendimin tim PD edhe ti thuash javes tjetr dakort per Q. Teknike, ato prape nuk do te pranojne kaq shpejte. Sepse kjo do te kerkonte marveshje per reformen ,me miratim dbrenda nje dite te akteve qe i dihen reformes te filloj automatikisht. Qe do te thote qe reforma (dhe per pasoj arrestimet te behen ne kohen parazgjedhjeve.
    Besoj se PD ja ka fut vehtes! Meta e ka kuptuar kete dhe e di se mund te fundoset, bashke me PD, per forever!
    Eshte lojer bukur! Protesta -fati i Rames! Ka te garantuara zgjedhjet + rritje te autoritetit! per mua!

  15. bujari says:

    HAHAHAHAHAHAHA,NA KENAQE MERO,,,CDO GJE qe thua eshte e vertete duan te shpetojne nga drejtesia,,por zullumet e PD jane aq te medha vetem drejtesia I pastron…//////

  16. Am says:

    26 vjet tranzicion. Ky eshte vendnumero jo tranzicion. Për hir të Berishës që ka nevojë të mbajë gjendje ngrirë në 1991. Jemi gjithmonë aty , pezull, kundër ç’do shpjegimi fizik të kohës që kalon. 26 vjet duke i rënë murit me kokë. Komunistët komunistët komunizmi antikomunizmi …ndërkohë bota u bashkua u nda u nxi u ngri u shkri u modernizua dhe se fundmi po shkon drejt luftës botërore. Në jemi akoma duke i rruar l**** historisë.

  17. pa emer po me zemer says:

    O ti blu dhe vetem blu, harron qe edhe Sala eshte kelysh i enverit….ne mos ia ka kaluar edhe atij….se ai diktator ishte po ky maloku spekulon ne demokraci…. ishalla u vjen fundi nga zoti se populli bageti e pafuqishme dhe injorante deri diku…pasi bien pre e pasionit te klases politike per pushtet ….

  18. ILIRIA says:

    Z. Mero e ke thene tamam qe duan te shpetojne jo te fitojne sepse po te donin te fitonin me ndershmeri ne zgjedhjet e rradhes atehere te pranojne qe zgjedhjet ti drejtojne Amerikanet dhe Evropianet njesoj si Vetingun per Drejtesine meqenese keta kur ishin ne pushtet si per Trebicken, 21 Janarin, Gerdecin etj. gjoja merrte eksperte nga Amerika per te bere eksperizen qe ishte i pafajshem ndersa per te bere ekspertizen e gjyqtareve dhe prokuroreve nuk e pranojne. Keshtu qe une mendoj qe si per vetingun qe do kete Euro-Amerikane edhe ne KQZ, Prokurori, Gjykata, Parlament, K/Ministri, Polici dhe ne cdo istitucion te rendesishem te shtetit te kete perfaqesues te tyre per shembull KQZ-ja te perbehej nga 2 ose 3 perfaqesues te pozites dhe 2 ose 3 te opozites dhe kryetari te jete Amerikan ose Europian dhe te kene vezhgues te huaj ne cdo qender votimi non-stop ne 24 oret e zgjedhjeve. Faleminderit

  19. Ristretto says:

    Me bukur nuk behet je njesh mero Luli eshte bere si Luli I Vocer thone qe ka mbaruar shkenca politike ne hollande po me sa duket ka pastruar vitrinat sepse me perendimin nuk luhet reforma do ti sekuestroj gjithe pronat dhe leket e shqiptareve ka marre fund politika e nisur ne 45 dhe pinjollet e saj Luli dhe babai I tij shpirteror xha sala era e re perendimore do ti fshij te gjithe bashkepunetoret e Moskes

  20. kleptofagos says:

    Te gjithe duan te shpetojne, i dashur Mero…
    Te shohim nderkombetaret tani, se sa seriozisht e kane Vetting-un…

  21. sejdiu says:

    propozimet e kongresmeneve amerikane nuk jane gomarlleqe turbofolk…ne ndryshim nga ne qe jemi (quasi)failed state ata jane demokraci e konsoliduar dhe funksionale…

  22. shqip says:

    Tek pjesa e pare e shkrimit me kujtove “Sanco Pancon” ke Don Kishoti…. hahahahahahah , humor i rralle. Bravo Mero je i papam me keto analiza me shum “Humor” brenda

  23. Renato says:

    Jam plotesisht dokort me analizen tende z. Mero Baze, e do ti beje thirrje kualicionit te rilindjes mos te mbajne nje qendrim prites, ndaj cadres aniveting, por te orgnizojne nje proteste me moton: sa me shpejt vetingu e kriminelet e vrasesit e 21 janarit e gerdecit perpara gjyqit . Pershendetje

  24. Goni says:

    “rrugë kthimi pas nuk ka” thone maloket. Shume mire atehere,vazhdoni, mos hyni ne zgjedhje dhe keshtu dilni vete nga politika.
    Si ne futboll,sikur nje skuader te mos zbrese ne fushe se nuk i pelqen arbitri apo tifozet,nuk nderrohet arbitri,jepet ndeshja aforfe 3-0

  25. pro says:

    Kutia e pandores do te hapet.. durim!..
    greva?! …me qesharakja, me tragjikomikja ..qe ka prangosur te adhmen.

  26. Poradeci says:

    Je ekselent ne trajtimin e fugures se urryer te kanibalit salih-qenit, shume ke ndryshuar dhe shume mire ke bere, vone e kuptove, por dhe populli nuk thote kot, me mire vone se kurre. Per dordolecin bashe me mire mos u merr me te, ai veten nje tas kose do i shkreti. Shiko si u be k/bashkie, si u be k/partie, nje hajdut nje kriminel dhe nje tradhetar, ky eshte basha.

  27. Poradeci says:

    Je ekselent ne trajtimin e fugures se urryer te kanibalit salih-qenit, shume ke ndryshuar dhe shume mire ke bere, vone e kuptove, por dhe populli nuk thote kot, me mire vone se kurre. Per dordolecin bashe me mire mos u merr me te, ai veten nje tas kose do i shkreti. Shiko si u be k/bashkie, si u be k/partie, nje hajdut nje kriminel dhe nje tradhetar, ky eshte basha.

  28. Ata qe duhet te mbyllin gojen jeni ju o kriminele enveriste,nuk keni te drejte morale te derdellisni,te na dilni akoma edhe sot me fotot e kryekriminelit ne nje kohe qe ka mbaruar per ju,heshtni more bastarde mos u ndini me ne se keni pak dinjitet,mos na thoni neve te mbyllim gojen,sa per dijeni nuk jam me komunistin e pa ndreqshem Sali,ai eshte pjese e juaj,ska te beje fare me neve !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje