Në Kavajë, si i “fortë”!

13 Shkurt 2017, 19:29Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nuk është ndonjë lajm që dikush të të prishë terezinë, ndërsa je në një miting politik apo elektoral. U ka ndodhur të gjithëve. U ka ndodhur dhe në garën për President të SHBA, u ka ndodhur në Shqipëri, në Itali, në Francë, kudo ku ti pranon të dalësh në rrugë e të flasësh me njerëz.

Diferenca është mënyra si ti reagon.

Të gjithë e mbajmë mend, se si gjatë fjalimit të presidentit Obama gjatë fushatës së fundit, një mbështetës i kandidatit Trump, kishte hyrë në sallë dhe prishi mitingun. Obama e detyroi sallën të heshtte, respektoi veteranin, dhe bashkëbisedoi me të.

Lulzim Bashës nuk i ka ndodhur ekzaktësisht kështu. Besnik Gjoni, qytetari që është fjalosur me Bashën, është pjesë e themeluesve të PD në Kavajë, i dekoruar nga ish- presidenti Berisha me dekoratën e lartë “Pishtar i Demokracisë”, dhe vazhdon të jetë një opozitar i kësaj qeverie. Por natyrisht nuk është opozitar në një gjatësi vale me Lulzim Bashën. Ai është i kënaqur për investimet në qytetin e tij dhe për punën e Bashkisë.

Kjo ka shkaktuar irritim të tij, ndërsa Basha ka sulmuar Bashkinë e Kavajës dhe pastaj badigardët e Bashës e kanë tërhequr zvarrë.

Problemi që nxjerr ky incident, nuk do t’ia vlente ta dramatizoje, sikur të mos zbulonte spontanisht se çfarë ka në kokë Lulzim Basha, për mënyrën se si fitohet në Kavajë dhe në gjithë Shqipërinë. Ai mendon se mund të fitohet si “i fortë”.

Kavaja është një ish- bastion historik i PD, vendi ku ka kandiduar për 25 vjet Sali Berisha, dhe që prej vitit 2011 e kanë humbur rregullisht gjithnjë e më thellë.

Lulzim Basha nuk është menduar kurrë përse e ka humbur PD-ja, Kavajën, siç nuk ka kuptuar kurrë përse PD-ja ka humur Shqipërinë. Ai për çdo humbje apo dështim ka në mendjen e vet një përgjigje që e autosugjestionon. Ai mendon se nuk humbet kurrë, por ia marrin me forcë, ia marrin me dhunë, e mundin bandat etj, broçkulla si këto. Duke u autosugjestionuar me gënjeshtrat që i thotë vetes për të shpjeguar dështimet e tij, Lulzim Basha vazhdon të besojë se në Kavajë ka humbur se “Rroshi është i fortë”.

Lulzim Basha nuk do ta shikojë çfarë i ka bërë PD-së në Kavajë, si e ka katandisur atë, çfarë ka bërë PD 22 vjet për Kavajën dhe çfarë ka bërë PS për 4 vjet. Ai tani është skllav i gënjeshtrës që i ka mbushur mendjen vetes, dhe mendon se Kavajën mund ta rifitojë si i fortë. Duke i mbushur mendjen vetes se “Roshi është i fortë”, Basha mendon se po u hoq si i fortë në Kavajë, do e fitojë lojën. Dhe ashtu bëri. Mori një qytetar thuajse bohem të Kavajës, nga ata që më 1990 kanë dalë rrugëve të Kavajës duke tronditur komunizmin, dhe duke dhunuar atë, mendon se i dha zemër PD-së dhe atyre 50 vetëve që kishte pas.

Në fakt, ata i ka dëshpëruar më shumë. I ka dëshpëruar jo vetëm se ata e njohin atë që ka dhunuar dhe e dinë që ai nuk është problemi, por mbi të gjitha, se e dinë që kështu nuk fitohet në Kavajë. Biles as në gjithë Shqipërinë. Ajo është gënjeshtra që Basha ka shpikur për të justifikuar humbjet, të gënjejë veten, por jo rrugëzgjidhja për të gjetur fitoren. Si gënjeshtër vlen për katër vitet në opozitë, por nuk vlen për fushatë elektorale. Për fushatë elektorale, demokratët në Kavajë dhe gjithë Shqipërinë marrin zemër jo kur Basha të bëjë kot si i fortë, por kur të dëshmojë fuqinë e ndryshimit dhe diferencën me pushtetin, kur të motivojë shoqërinë për ndryshim me figurat që ka në krah dhe jo me ish- servila hajdutësh, që do t’i paraqesë si kostume të reja.

Fakti që ai ka katër vjet që shpjegon dështimin duke shpikur “të fortët”, po e shtyn tani të bëjë dhe ai si “i fortë”, që të ngjallë shpresë se mund t’ia dalë. Dhe siç ndodh rëndom në këto raste, bëhet edhe më i dobët edhe më qesharak.

25 komente në “Në Kavajë, si i “fortë”!”

  1. Qytetar says:

    Është një bajgë,një hajdut e vrasës frikacak.

    1. lavdi flora hamelit....LUL JE VRASES.. says:

      Qytatar me fal por Luli eshte kriminel por jo frikacak….keshtu thate ne maj 2011 ne votimete Tiranes..por ai edhe pse nuk ishte thare akoam gjakune bulevard i rrembeu votimet bashke me mengperveshurin arvizu.
      Terrorizohem kur ne gazetat shqiptare lexoj fjalen LIDER per kete Lul bashndyresiren qe i ka lyer duart me gjak shqipatersh.
      Kete udbash nuk e shpeton a puthja e NULANDES..AS KINEZERIRAT E DONALD LUSE DHE AS ARDHJE E FAMEKEQIT ARVIZU “RASTESISHT” KETO DITO. BILES AS FYTYRA E BRENGOSUR E EDI RAMES QE E KA KUPTUAR QE ISHTE NJE PERGJEGJE KOMUNLE NGA 2013 DERI NE 2017
      KETE NUK E SHPETOJNE AS KETO ARTIKUJ TE ZAGAREVE TE SALISERBIT SI KY KRASNIQI QE SHKRUAN SIKUR TE JETE I DERGUARI I BAN KIN MUNIT OKB-SE
      A mund ti thuhet Lider nje lloj spiuni
      Qe jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi

      A mund ti thuhet Lider nje lloj spiuni dyfish

      Se ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
      A mund ti thuhet Lider nje lloj manekini ne dore te mafjes nderkombetare.
      qe si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
      A mund ti thuhet Lider nje supertradhetari
      qe si minister i jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon. dhe ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
      A mund ti thuhet Lider nje vrasesi kesaj MONSTRE
      qe si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
      NUK SHOH NDONJE NDRYSHIM MIDIS LUL UDBASHIT DHE XHAFERR DEVES….MIDIS 4 SHKURTIT 1944 ME 21 JANARIN 2011
      I VETMI NDRYSHIM ESHTE SE I KOLONELI GJERMAN E KRITIKOI RENDE XHAFERRIN ATEHERE ..KURSE ARVIZU I THA YLL NE NGJITJE DHE TANI DONALD LU E KA DOLLIBASH TE REFORMES SE DREQESISE.

      1. Skypion says:

        C’njerez te poshter!
        C’soj i peshtire!
        C’rrace e keqe!
        Provokimi ne tubimin e djeshem te PD-se ne Kavaje, ishte me te vertete tejet i neveritshem.Nuk gjen fjale per te pershkruar peshtirosjen qe te shkaktojne gjeste te tilla.Nuk gjen me.I kemi thene e sterthene kaq e kaq here,per raste te tjera te ngjashme te meparshme.
        Nje provokator,mundesisht me biografi “demokrate” ( habitem,se nuk i ben pershtypje me kujt,kur ka edhe te persekutuar te regjimit komunist,qe perkrahin bijte e xhelateve te tyre,madje tani se fundmi,disa syresh, te nxitur nga Edi Rama,kane krijuar edhe nje parti per te bere diversion mes te ish-te perndjekurve!),qe provokon bash ne momentin kur kamerat e televizionit qeveritar, atij qe gjithe Tirana e di qe eshte themeluar me parate e droges) ….
        C’rrace muuti!
        C’soj i gerditshem!
        C’njerez kafshe!
        Pas “incidentit”,gjithe mediat e qeverise reagojne me indinjate…
        Analistet bashibozuke qeveritaret shkruajne editoriale,per “dhunen” ndaj mjeranit provokator…
        Nuk ia vlen te zgjatemi me shume,sepse te gjithe,perfshi edhe me trushkulurit e rraces se keqe,e kuptojne shume mire provokimin e felliqur.
        Pas pak ditesh, me 18 shkurt, do te kete nje proteste te madhe,te fuqishme.
        Organizatoret duhet te kene kujdes.Pushteti i trafikanteve te droges,trafikanteve te prostitucionit,te perdhunuesve,grabitesve,pengmarresve dhe vrasesve po paguan provokatore per te ndotur protesten.
        Eshte ne mendesine e rraces se keqe,provokimi.Keshtu kane bere per gjysem shekulli,per 70 vite.E kane ne gjak.E kane ne gen.Te trasheguar nga baballaret zuzare,tek bijte zagare.
        Ata duhen identifikuar dhe izoluar.Ata duhen disktretituar publikisht.Para kamerave.

        1. Demokrati i Vicidolit says:

          U mbars Saliu dhe polli nje bajge qe vazhdon te qelbe dynjane.

  2. Dori says:

    Dhe ajo qe eshte me shqetesuese eshte fakti qe asnje gazetar e as Ti o Mero nuk the qe qytetari eshte goditur, eshte rahur…keshtu do beje Luli kur te vije ne pushtet…. do rahi e do vrasi ata qe e qortojne ose nuk e mendojne si Ai.

  3. shqip says:

    Duhet thene se qasja e pedeve ka edhe anen positive . Me Pak fjale ata po i japin nje dore Rames qe te rifitoje edhe nje kater vjeçare. Njerezit kuptojne qe shqupi eshte nje cikel i mbyllur tashme. Fakti qe ne kavaje Jane bere aq ndryshime sa nuk jene bere ne çerek shekulli. Me ne fund kavajsit si te gjithe shqiptaret Po shohin diferencen e llafeve boshe , me punen konkrete. Duke e mbyllur , sa i perket lylit , hyri dhe do dale si njeriu me bosh qe ferma e shqupit ka nxjerre. Te shohim pas humbjes se 18 qershorit , do degjojme si gjithmone te bertasin fitore. Kemi arritur fitore, pasi karteli edskobarit ka kapur shtetin. U bejne thirrje qytetareve te dalim ne shesh per te hedhur aleancen e qelbesirave . Por pyes veten , do kete ngele akoma ndonje shqupist qe ti bindet ? Se besoj. Pas humbjes lylin do ta linçojne senatoret e pedes.

  4. "BOHOTINA" says:

    Ooooo, me ke merre dhe ti Mero…

  5. koha jone says:

    Cfare te mira ka para Kavaja dhe populli i saj nga Sali Berisha , pervec monumentit me dy gishta si kerrab . Mos valle u pasurua populli i Kavajes ???
    Si mundet ky te mashtroje kaq hapur , pa u skuqur dhe zverdhur ate popull . Kujtohet vetem kur ka hall . Kete here Basha ne emer te Berishes ,ka nje hall shume te madh ,duan me cdo kusht te marrin pushtetin , qe te shpetojne nga laku qe po i afrohet . Rruga e shpetimit eshte vetem te kene qeverine ne duart e tyre .
    QYTETAR DHE FSHATAR MOS U MASHTRONI NGA KETO QELBESIRA , ATA MENDOJNE VETEM PER LEKUREN E TYRE , SEPSE E KTHYEN SHQIPERINE NE PRONEN E TYRE ,NDERSA POPULLIN NE SKLLAV .
    DHD VJEN NJE DITE QE DUHET TE PERGJIGJEN .

  6. Kavajsi says:

    Mos i qani hallin Lul-ushit; pas 18 Qershorit ai ikën në shtetin e vet, në Hollandë, para e pasuri ka edhe për dy breza të tjerë.

  7. berti says:

    Nik Gjoni është nga demokratët e parë të Kavajës, një nga organizatorët e të parës protestë antikomuniste në Kavajë…. themelues i PD-së të Kavajës, familje e persekutuar tërë jetën e vet.
    Respekte Nikut

    1. Kavajoti says:

      cfra kuptimi ka demokrat i pare, nje nga organizatoret e pares proteste antikomuniste ne kavaje apo themelues i pd te kavajes?nik gjoni eshte
      qytetare si te gjithe qytetaret kavajes.kurse per komentuesi mos bej vleresime historike pa argumenta sepse nik gjoni per kotribut eshte si te gjithe djemt e kavajes sa per themelues pd ne kavaje eshte qesharake flm

  8. Kavajsit kane nje shprehje popullore.ozot mjep men sa te lidh ushkuret e brekeve. Kavajsit Jane te zgjuar pane qe saliu u tall me ato dhe ato i dhane pergjigjen e merituar.

  9. patrioti says:

    Po cili esht ai shqiptar i ndercem qe e beson Lulezim hajdutine rruges se Kombit, ku humben pa nam e nishan mb 34 milion Ero. Si ta besojme kete kameleon , qe i firmosi dhe i shiti Greqis detin ,, qe fatmiresisht gjukata e larte e rezoi, pazarin e keti kusari. si ta besoi kete vrases qe ne detyren si minister i brendeshem , me 21 janar 2011, me urdher direkt apo indirekt, mvartesit e tij, vrane kater qytetar me duar ne xhep dhe ky moster , jo vetem sdha doreheqejen, por ase formalisht skerkoi falje publike. Tani ky soi, ne vend qe te ishte ne burg, na ben moral dhe na fton ne proteste. Fare e poshter.

  10. Bena says:

    Po si te genjen mendja more I shkrete lulash ,a e pe sot sa veta kishe ne Kavaje ?dhe beje sikur qeshje se zemra Po te nxirronte ik o Luli se na e shpifet. Mero shkrim brilant bravo

  11. ILIR RRUGEJA says:

    KUSHDO ESHTE BERE SI I FORTE NE KAVAJE,DHE VAZHDOJN TE BEHEN SI TE FORTE SI MAJTAS EDHE DJATHTAS?TRIMAT KANE IKUR, KAVAJA KOMANDOHET NGA JEVGJITE KATUNDARE DHE JAMBANXHI KA FALIMENTUAR SI QYTET DHE SI PASURI? ATE PLAZH QE E PATEN JA VODHEN DHE JA DEGJENERUAN,DHE KAVAJSIT NUK RESPEKTOHEN SI VENALI POR U KTHYEN SI JAMBANXHI DHE MBI TE GJITHA KA MARRE FUND SI KAVAJE SI QYTET SI PASURI DHE SI HISTORI!!!

  12. Toni says:

    Ajo qe ka thene nik gjoni ne mitingun e pd-se eshte e vertete dhe kavajasit nuk i cudit aspak.Ajo qe cudit eshte dhunimi deri ne lincim i mendimit ndryshe nga ai i lidershipit te partise demokratike.

  13. Tirana says:

    si tha qeni : U betova per te thatin e jo per te njomin………..

  14. pro says:

    Ne Kavaje firmosi humbjen!!..

  15. Shigjeta says:

    Kudo qe shkon,qelb dynjane o lul karabushi nuk te lan as vjosa o lul hajduti ,krimineli o sa i pacipe qe je o luli pas kaq te keqia i ke sjell ketij popull , kerkon dhe voten e tij per kryetar shteti po jo o koqe kandari jo , krye kar po kryetar kurre

  16. tomorri says:

    E pashe dhe e lexova more njerez :
    Eshte SKYPIONI gjalle ky eshte vertete nje lajme i mire se paska dale nga spitali dhe tani po merret me nga nje shkrim te vogel.
    Po ku je more SKYPION sa ne ke munguare more bir se ne te PD -viçeve nuk pa na mbante vendi pa ty.
    Shikojeni turpin shqiptar qe ne çdo mitimg te Lulezimese nxjerr na nje mbroçkull se ate dhe kete e ka bere Edi Rama

    Lere lere shkurte muhabeti ti more SDKYPION Edi Rames ti hashe m….in se ka njje qeveri te dale nga populli dhe qe po punon per popullin,dhe ta marresh veshe more dobiç skypion se Edi Rama as ka vjedhur ,as ka vrare njeri siç ishin ata ne bulevard qe vrave ti dhe pastaj fillo me radhe si trebicka,gerdeci,Olldashi etj,etj, qe me duhet nje kohe shume e egjate ti riperserit Ik Skype se edhe ty do te bejne ndonje gje te vogel por qepe gojen se rralle por ha ndonje mut ri .

  17. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ne Kavaj vetem forca nuk duhet te tregohet !
    Forca eshte virtut i budallajit !

  18. ai says:

    Sugjerim per zotin MERO !

    Sapo ka filluar OPERACJONI I DIMRIT NAZI-BERISHIST per rrezimine Edi Rames
    .
    Jam i pakenaqur nga Edi rama por ne asnje menyre nuk dua te kthehet dinastia kriminale e berishorrit.
    .
    FUQIA E LUL BASERBIT qendron te
    -HIPOKRIZIA E DONALD LUSE RRADHES qe reformen e drejtesise duhet te fillonte me Lul berishen …te tjerat jane RADIOLOJE per te prure lulin ne pushtet ne qershor si Arvizuja ne maj 2011.
    ………………….
    Me kete miopi te shoqerise civile ne Shqiperi,me keto vuvuzelat e mediave,me kete mazhorance impotente dhe tradhetare dhe me keto ambasadore te akredituar ne Tirane me kinezerirat e tyre duhet te reahabilotojme gjithe tradhetaret e kombit pasi jane disa here me pak fajtore se Lul Bashici dhe Berishici qe nuk ka ne lene krim dhe tradheti pa bere.
    Le te fillojme me Haxhi Qamilin,Esat pashe Toptanin (gjyshin e Bledit) me xhaferr deven,koci xoxen,panajot plakun dhe deri xhevdet mustafa ,,
    Tolerimi qe po i ben opinioni shqiptar ketij krimineli (ne fakt atyre qe jane pas tij se Luli eshte vetem per revista play boy) na ben te mendojme se Enver Hoxha nuk ka qene aq diktator sa thuhet por paska qene ai popull nje staj me lepuj, zvarranike dhe vampire qe deri tani te vetmin sukses qe kane patur keto 25 vjet ka qene kanibalizmi me kockat e tij qe i ka servirur guzhinjeri elez biberaj me kasapin e tij berishe.
    PRA KUSH ESHTE KY LULUSHI YNE QE DHE KUR VRET BUZEQESH…

    Te pakten per vitet e fundit ne gazeten e Meros kemi lexuar me fakte se ky k/kriminel ka kryer keto vepra penale dhe aktivitete te dyshimta:
    1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
    2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
    3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
    4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
    5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
    6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
    7….Si deputet i Elbasinit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
    8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
    9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
    10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
    11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
    12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
    13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
    14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
    15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
    16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL
    17…Po merr pjese ne kompllotin anti-Rame qe disa sherbime inteligjente te cuditeshme per te prure ne fuqi Djallin Lul ose Malltez ne nje kohe shume te afert..
    Zoti Mero ju ne daten , 07/10/2008 keni shkruar nje artikull te gjate me titull
    “Lulzim Basha,s Gangster complott and Damir Fazllic”
    Duke e lidhur me zhvillimet e sotme nuk e di ai qendroni akoma atyre akuzave apo keni ndryshuar.
    Ne qofte se keni ndryshuar mendim duhet ti kerkoni falje shqiptareve se i keni mashtruar per 8 vjet me rradhe dhe Prokuroria shqiptare por dhe ajo amerikane duhet t’ju marrin te pandehur se keni akuzuar jo vetem qitetarin Basha por dhe “amerikanin” Me origjine serbo-boshnjake Damir Fazllic
    Ne qofte se NUK keni ndryshuar mendim duhet te demaskoni mazhorancen dhe ambasaden amarikane qe po tolerojne nje super kriminel gangsterr dhe po behen pjese e kriminalizimit te shoqerise dhe politikes shqiptare.

    .
    ardhja nga amerikes e cikes Azem Gomarit qe ka dy baballare azemin dhe Eloit engellin..si dhe uzurpimi i zyrave te XHORXHSOROSIT nga gjarperi i verdhe i Eduart Selamit jane me te frikshem se “gjeli Lul”
    .
    Ka ardhur koha te nxjerresh “shpaten” se me keto artikuj si blegerima e trimeron akoma me shume lul bash serbin
    .

  19. perkthyesi says:

    Nuk e di, a ka njeri sot qe ende i beson ketij mashtruesi dhe genjeshtari klasik? Ktheni koken pas, dhe mendoni se cfare beri per Tiranen gjate 4 viteve te drejtimit te tij. Thjeshte, nje vrime ne uje! Cdo koment tjeter, do ishte i pavlere!

  20. liri says:

    Nje qytetar Kavaje i tmerroi 50 trimat e Lulit. Te falte zoti.

  21. pis milet says:

    Tema ne Kavaje si i forte! Kurse ketu komentohet ndryshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje