Në një kohë kur debati kombëtar po përball me opinionin publik, forcat politike që duan të zhbëjnë reformën në drejtësi dhe ndëshkueshmërinë e politikanëve, opozita shqiptare po jep shfaqjen më të shëmtuar të mundshme të saj, duke u rreshtuar e gjitha si një kamikaze e Shkëlzen Berishës, djalit të ish- kryeministrit, të cilit po i kërkohet të dëshmojë para Komisionit vetëm për një nga disa prej aferave të tij, si sekser në procese privatizimi apo koncesione të dhëna nga qeveria Berisha.
Në një kohë kur reputacioni i ambasadorit amerikan ka tejkaluar liderët më të mbështetur në vend, për shkak të përballjes së tij me kryeprokurorinë dhe forcat politike që nuk e duan reformën, opozita rreshtohet me vetëdije në anën tjetër të barrikadës, duke dhënë një shfaqje të shëmtuar për të mos lejuar djalin e ish- kryeministrit të tyre të dëshmojë para Komisionit.
Në një kohë kur opozita e çdo vendi është në krye të protestave anti-korrupsion, opozita shqiptare është në llogore për të mbrojtur një të dyshuar për korrupsion dhe është gati të bëjë betejë edhe fizike, me qëllim që ai të mos betohet para komisonit hetimor parlamentar.
Mos-betimi për të thënë të vërtetën është çështje penale, por ajo që i intereson më së shumti shumicës sot, është pikërisht fotografia e sotme e opozitës, deputetë të shfytyruar të saj, të cilët e shikojnë shfaqjen e Zenit në Komision si shans për të rigjetur një vend në listë dhe janë gati të bëhen kamikazë të tij, para syve të gjithë shqiptarëve.
Në një kohë kur në Rumani 500 mijë njerëz mbushin sheshet ndaj politikanëve që duan të pengojnë në Rumani reformën në drejtësi, opozita shqiptare po mbush tribunat e komisioneve, duke bërë rolin e kamikazit për të dyshuarit si hajdutë të pasurive publike të Shqipërisë.
Dhe është fjala thjeshtë për një dëshmi para Komisionit dhe jo për një hetim penal. Mendoni se ç’mund të bëjë opozita jonë, nëse Shkëlzen Berisha thirret në Prokurori për koncesionin e ngjyrosjes së naftës, nëse hetohet lidhja e tij me njeriun e parajsës fiskale në Panama dhe në Zug të Zvicrës, nëse hetohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që dhanë vendimin në favor të koncesionit me ndërhyrje të tij etj.
Prej vitit 2008, kur Shkëlzen Berisha u shfaq si i rrezikuar të dënohej me burg për shkak të tragjedisë së Gërdecit, ku biznesi në hije i tij varrosi 26 shqiptarë, Partia Demokratike filloi të ndërtonte modelin e karrierës brenda saj, në raport me gatishmërinë që njerëzit e saj kishin për të pranuar krimet e Zenit apo për ta pranuar atë si hero. Shumë njerëz që ishin larguar nga karriera politike në PD, disa bile si idiotë nga vetë Berisha, u rikthyen si të dobishëm vetëm se i dolën zot Zenit në atë histori. Rasti i Aldo Bumçit është ilustrimi tragji-komik, pasi ishte hequr nga ministër me motivicionin e pashkruar “budalla”, u rikthye pasi doli që i kishte nisur një faks informues Zenit nga faksi i zyrës së tij dhe sekretarja kishte dëshmuar kundër Zenit. Rikthimi i Aldos u shpërblye duke e ribërë ministër dhe deputet. Të tjerë bashkëpunëtorë të tij në atë histori, u ringritën në detyra dhe prej asaj kohe, gjithkush që do të bëjë karrierë në atë parti, duhet të japë prova se është gati dhe të vdesë për të.
Sot ishte një përsëritje e këtyre shfaqjeve degraduese që kjo parti, nën ndikimin e Sali Berishës, ka bërë prej tetë vitesh në raport me Zenin. Sot është e qartë se Shqipëria që duhet të revoltohet nga mungesa e drejtësisë, nuk është Shqipëria e Zenit, por Shqipëria që shikon këtë shfaqje të shëmtuar të ca copave mishi, që quhen deputetë dhe deputete, dhe japin prova se si mund të marrin ende rrogën në atë parti si kamikazë të Zenit.
Sot Lulzim Basha, për shkak të kësaj shfaqje të shëmtuar, mund të ketë dhe përgjigjen përse shqiptarët besojnë më shumë tek një ambasador i perëndimit, se sa tek lideri i opozitës, kur vjen fjala në betejën kundër korrupsionit.
Sot Lulzim Basha mund të ketë dhe përgjigjen përse shqiptarët debatojnë me pasion dhe dhimbje garën mes Edi Ramës e Ilir Metës, dhe nuk e llogarisin atë fare nëse ekziston.
Është kjo fotografi, arsyeja që shqiptarët sot shikojnë se një opozitë e tërë bën badigardin e Shkëlzenit. Dhe lutet për fatin e tij që t’i shpëtojë drejtësisë. Ah po,… presin dhe mitingun e datës 18, të protestojnë kundër ndëshkimit të tij.
Mero ,zgjidhja me e mire per zhvillimin e demokracise ne Shqiperi do ishte konkurrimi si dy parti te medha midis ps dhe lsi. Shqupi eshte drejt humbjes dhe me sa po shohim nese ata vazhdojne te luftojne kunder drejtesise se pavarur per shqiptaret mundet tu hiqen vizat amerikane dhe te izolohen ne Shqiperi.Konkurimi mes programeve te ps dhe lsi mund te sillte edhe zhvillim te politikave me sociale dhe te majta. Meqenese shume anetare te pedese tashme jane bashkuar me lsi (qe ne 2013) ,mendoj se ky konkurim do sillte nje parlament me te balancuar .
undefined
Po çdo na thuash, ti Mero, për deklaratën e sotme të Ramës – reformën nuk e bëjmë as për Lu-në as për Llallën, por për popullin shqiptar. E kemi tënë e stërthënë se pa u ndëshkuar kasta politike që ka rjepur këtë vend për njëzet vite me rradhë, nuk mund të ketë drejtësi për shqiptarët. Nëse Meta para ca ditësh dhe Rama sot marin nën mbrotje një të paaftë dhe bythlëpirës të pushtetarëve si Llala atëhere reforma është dështim i plotë. dhe një zhgënjim i madh për shqiptarët.
Po u vjen fundi te gjithve. Donald Lu te mari nenshtetesin shqiptare dhe te behet kryeminister.
Me sa duket shqiptarët nuk dinë të vetëqeverisen e të bëjnë një shtet të drejtë ligjor. Mos ndoshta duhet të na qeverisën të huajt?
Po le te dalin ne zgjedhje te gjithe politikanet tane nga nje krahe dhe LU nga ana tjeter ta shofin sa vota marin keta albanezet tane. LU=Skenderbe
E KANE TE KOTE . TENTATIVAT PER TE RREZUAR AMBASADORIN E SHBA , DUKE LUAJTUR ROLIN E VIKTIMES ,I SHKUAN HUQ . HA HA HA , KETA SPURDHIAK QE VENDIN DUHET TA KISHIN ME KOHE NE BURG , NGRIHEN SI PA TRU QE JANE DHE PROTESTOJNE KUNDER DONALD LU . MBASI E MOREN PERGJIGJEN , PO KALOJNE NE PLANIN B , QE ESHTE ME I DASHURI PER BASHEN, PROTESTAT.
Po te jene te zgjuar duhet ta kuptojne qe nuk ka kthim mbrapa , ta harrojne Trampin , se nuk ka ardhur ti beje qejfin hajduteve ,krimineleve te Shqiperise . VITI 2017 ESHTE PER SHQIPETARET DHE SHUME SHPEJT EDHE ME BASHKIMIN E TROJEVE .
Basha ti bjeri defit .
Eshte turp te mbrosh nje te akuzuar per vjedhje !
Kush ka mesuar histori ne shkolle te pakten e di se si i klasifikonte ajo (shpresoj edhe sot) ato figura intelektuale, disa edhe politike, te kohes se pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste te cilet u ben bashke dhe i dorezuan Viktor Emanuelit kuroren e mbreterise se Shqiperise. Keta u quajnte bashkepuntore te fashizmit dhe me te drejte. Nuk e di ne Shqiperia do te ringrihet dot ndonje dite, por nese kjo ndodhe dhe do te shkruhet historia aty me te drejte, per shkak te Reformes ne Drejtesi, do te fus si shites te sovranitetit te vendit shume njerez mes te cileve pa dyshim edhe Mero Bazen. Por ja ne qe jetojme sot dhe e shohim sa mjeran jemi si popull dhe ku jemi katandisur moralishte si shoqeri, a nuk e dime mire ne se qe te pastrohemi nga Berishet, Metet, Nanot, Ramet dhe gjithe soji e sorrollopi i tyre, nga gjithe fytyrat e ndyra qe punojne ne sistemin e (pa)drejtesise, nga gjithe mender klasa intelektuale, nga gjithe mender kapitalistet shqiptare, qe te gjithe bashke keta nuk e Duan Reformen ne Drejtesi dhe jane bashke per te ber cmos te mos zbatohet; nuk mundemi dot ta bejme kete pa shitur sovranitetin tone. Jemi ne ate pike sa e quajme fat, dhe fat eshte, qe ketu u ndodhen dy ambasadore si Romana Vlahutin dhe Donald Lu. Keta jane me shqiptare se shume te tjere qe kane lindur te tille.
Zeni ti do perfundosh si djali i Gadafit
Sikur e shikoj qe tani videon ku policet me skafandra te rrahin me shpulla.
Te njejtin fat me ty do kene dhe motra argite me burin e saj
Saliun do ta egzekutoje turma ne vicidol ku do shkoje te fshihet si Moamerin
Nuk diçka qe nuk e dime. Vetem se ngjarjet e fundit Po bindin edhe me skeptiket se pd eshte organizate teresisht kriminale e antikombtare. Ne rastin e deputeteve qe vegjetojne ne shqup, te gjithe Jane promovim i berishes. Asnje nuk eshte zgjedhur si person me integritet dhe qe ka patur simpatine e zgjedhesve. Rasti i korit te grave qe gervishtin faqet nga te qarat per bace saliun eshte domethenes. Pastaj per kamikazet e tipit paloka, noka, bumçi , apo strazimiri , keta Jane tjeter histori. Me nje nivel inteligjence te tille , pd e ka te sigurt dekompozimin . Por duhet pranuar qe personazhet estrade te shqupit , po ndihmojne shume ne çmontimin e klikes berishiane. Duket paradoks, po eshte e vertete. Me veprimet e tyre primitive, po largojne gjithnje e me shume elektoratin nga pedja e sali-elez- hajdarit.
Basha,njeriu i koruptuar,i emeruar kryetar i PD ne menyre fiktive,po theret rinine per te demostruar me 18 shkurt !
Ketu mbaron serioziteti,me naivi e humbet durimin,duke ulurire- Maskara !
Po behet fushate per vota. Oligarket politik vendimet i marrin mbas perdes dhe jo ne auditorin popull.Ato qe premtojn ne kete auditor jane taktika mashtruese per te realzuar vendimet e marra mbas perdes qe ndan auditorin popull. Edhe ky komision eshte nje komedi qe po luhet ne syte e auditorit popull por qe do te finalizohet me nje bllof te madh.Problemi qe ka marre persiper te ” ezauroi ” ky komision sipas Kushtetutes te R.Sh eshte objekt investigimi, hetimi dhe denimi per autoret e mundshem i organeve te Policise sr Shtetit, Prokurorise se Shteti dhe sistemit Gjygjesor. kjo qe po ndodh eshte komedia e rradhes qe po i servirin dy krahet e politikes aditorit popull.
Mero revoltohesh kot.
Pojthuase te gjithe shqiptaret jane KAMIKAZHE.
Me vjen keq.
Cfare ndodhi me kete parti ?!?! Ti je parti. Perfaqeson popullin. Cfare po kthehet kjo parti ?!?! Si mund te behesh konkurent per qeverrisje me kete mentalitet ?!?! Sistemin e vjeter e kishin mbushur me militant te regjur sa sistemi I ri sgjen dot gjak te ri. Nje sistem (I vjetri) aq banal dhe I rene per toke, tamam si CEZ. I rekomandoj procesit te vettingut te uli stekun derisa te normalizohet situata ne aplikim se kjo parti e ka rrenuar Shqiperine dhe me e shemtuara eshte qe vazhdojne te jargaviten ta mbrojne ate (harroje ta ndihmoj)..
Mero ! Nuk e lexova fare shkrimin tend, por e hapa qe te te perserise nje pyetje te herepashershme: Perse kur shkruhet per Ismahil Kadarene nuk le vend per te komentuar? Nga kush mbrohet Ismahil Kadare, nga ti, nga publiku shqiptare, apo mos ka bere ndonje gje te keqe dhe ti vazhdimisht nuk le vend per koment. Nje veprim qe e perserit vazhdimisht. Une e di qe dhe ky koment apo shqetesim nuk do te dale, ama ti do ta lexosh dhe duke qene gazete private, ashtu si poturet, breket qe i ke te tuat, pavaresisht se thoni jeni nje fare pushteti qe ne fakt nuk u ka zgjedhe njeri, ke gjithe dashamiresine time qe mos e lexo dhe mos e nxirr komentin tim. Ama une qetesova veten qe te shkrova.
Krimi, Korrupsioni, dhe shkaterrimi i shtetit per hir te pushtetit e ka rrezuar pertoke PD-ne e cila se bashku me PS-ne e Nanos u vune ne gare kush e kush te bente zullumin me te madh pa pyetur se kjo rruge shpie ne humbien e plote te sovranitetit. Amerikanet dhe BE i bene sehir keta ‘trima’ qe shisnin mend sa te zgjuar ishin duke u zgjedhur dhe rizgjedhur me vota te vjedhura. Pasi u zhyten thelle ne krime dhe korrupsion aq sa populli i URREU, erdhi momenti te luajne amerikanet dhe europianet duke pervetesuar mbeshtetjne mbare popullore. Sovraniteti u shit si placke e rendomte kurse tani PD-ne po “mbron” sovranitetin pasi kreu krime dhe korrupsion galopant te papare dhe duke shkaterruar perfundimisht shtetin.
Nano u tregua i djallezuar, u largua me marifet. Sal idioti i tha: “leviz, mos u largo, se po ta ha karrigen miu”, dmth qendro ne loje se e kemi ping-pong, nje here ti dhe njehere une ne karrige. Mirepo Sal idioti nuk e dinte se per ne c’fare gremine ishte duke u rrezuar. Nano u tregua i djallezuar, e la lojen.
Kush mundohet te “mbroje” sovranitetin sot i them: ku ishe gjithe keta 27 vjet?!!! Kishe kohe t’a mbroje sovranitetin duke krijuar nje shtet ligjor per te gjithe shqiptaret. Sot eshte koha e dorezimit te pushtetit dhe perballjen me Drejtesine.