Ylli Manjani ishte duke thënë të vërtetën sot, kur e shpjegoi shkarkimin nga Kryeministri, për shkak të intervistës së tij në “Top Story”. Kjo ka qenë arsyeja që Edi Rama, javën e kaluar ka kërkuar përmes Ilir Metës dorëheqjen e tij. Për të gjithë ata që kanë harruar, Manjani ka deklaruar se në shumicë ka deputetë që kanë vrarë, dhe ka akuzuar policinë, se qëndron pas fushatës së kanabizimit të vendit. Të paktën këto deklarata janë shumë të forta për të qenë ende Ministër në një qeveri.
Në çdo vend Perëndimor, një ministër që arrin në këto konkluzione dhe i bën publike, ikën si hero nga qeveria dhe nis një kauzë të fortë morale për të ndryshuar situatën. Dorëheqja është më e pakta që mund të bënte personalisht. Ajo që duhet të bënte, nëse ishte i bindur në ato që tha, ishte të udhëhiqte dhe nje betejë politike kundër asaj që ka konstatuar.
Por ajo që ndodhi ishte e kundërta. Ylli Manjani refuzoi rrugën e dorëheqjes, dhe preferoi ta shkarkonte Kryeministri. Dhe ky është një zhvillim që lë të kuptosh se ato që ka thënë publikisht Manjani, kanë qenë më shumë një përpjekje për të testuar kufirin deri ku mund të poshtërohet një partner në qeveri, se sa një betejë e tij personale.
Ylli Manjani është nga ministrat e aftë të Drejtësisë që ka pasur ky vend. Është problematik si tip, gojështhurur dhe pa shumë takt në debatin publik, i aftë për t’u përdorur për marifete juridike dhe kazuse të vështira, që kërkojnë sforcime morale, por gjithnjë ia del disi. Ka qenë problematik me Fatos Nanon, me Edi Ramën, me Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ajo çfarë ka ndodhur para intervistës, mendoj se ka qenë një përpjekje për t’i dhënë Edi Ramës një mesazh poshtërimi për policinë, nga e cila LSI ka frikën se mund t’i prishë punë në zgjedhje. Ajo që ka ndodhur pas intervistës, siç po shikohet nga këto zhvillime, është se Ylli Manjani e ka tejkaluar masën e porosisë për luftë dhe ashtu siç e tha me të drejtë Luan Rama, sot duhet të shkarkohej ose Edi Rama, ose Ylli Manjani. Dhe LSI i hapi rrugë me dhimbje, ikjes së Ylli Manjanit.
Në periudhën nga e marta e shkuar, e deri më sot, kur Edi Rama i ka njoftuar Ilir Metës vendimin për heqjen e Manjanit, ka pasur një betejë frontale të LSI kundër Saimir Tahirit, me shpresë se mund t’ia arrinin kolektivisht, asaj që nuk u arrit individualisht. Gjithçka u mbyll sot me shijen e hidhur që të lë një koalicion, problemet brenda të cilit konsumohen një herë në shtyp, pastaj zgjidhen në zyrë.
Përtej kësaj, pjesa tjetër e fjalimit të Ylli Manjanit, ishte brenda natyrës së tij, për t’i hutuar njerëzit që të mos pyesin përse nuk ike më parë nga kjo qeveri. Sidomos ajo pjesa konspirative seksuale e ministrave me dashnore në “Santa Quaranta”.
Që akuzat e Ylli Manjanit të merrnin kuptim dhe forcë, duhet të shoqëroheshin me dorëheqje vullnetare të tij dhe një lëvizje politike kundër qeverisë, pasi janë aq të forta, sa nuk të lejohet as si qytetar, t’i dish dhe t’i tolerosh, e jo më si ministër Drejtësie.
Hapi i dytë i tij më i butë, do të ishte të pranonte dorëheqjen e ofruar si zgjidhje përmes LSI dhe t’ia linte LSI-së, barrën e betejës kundër Edi Ramës.
Rruga e tretë që ai dhe LSI zgjodhën, për ta shkarkuar si ministër Edi Rama dhe për të qëndruar LSI në qeveri, i zbeh akuzat dhe i personalizon ato, me zakonin e Yllit si njeri i lirë dhe i gatshëm për beteja, qoftë dhe për një llaf goje. Kjo është rruga për të braktisur akuzat e Ylli Manjanit dhe për të rregulluar pasojat e tyre. Është diçka që nuk të bën shumë entuziast, pasi rruga që u ndoq për t’u përballur me akuzat, është një përgënjeshtrim i tyre. Është diçka që Manjani nuk e meritonte si profesionist në drejtësi, por ndoshta i shkon si aktor në politikë. Sidomos nëse këmbëngul të rrijë në LSI dhe LSI të rrijë po në koalicion me PS.
E pse qenka profesionist i aftë ky? Ç’far’ bëri për reformën në drejtësi? Përkundrazi, qysh herët ky m’u ka duk shërbetor besnik i Ilir Metës, kryehajdutit të shqiptarëve.
Rama po te kete pak tru i ben ultimatum Metes: te zgjedhi koalicionin qe do hyj ne zgjedhje. Sepse duket qarte qe LSI po pergatit terrenin te hyje ne zgjedhje e vetme. Po ben si opozitare 6 muaj para zgjedhjeve. Ai te bej ultimatumin qe te filloj pergatitjet per nje koalicion te ri dhe mos te humbasi shume kohe me lojray e Metes ‘dua sdua’
Right!
Ne partite politike shqiptare dhe entourage -in mediatiko + ekonomik prane tyre ,te majta apo te djathta ,sa here afrohen zgjedhjet politike ,ne te cilat ndahen parcelat e pushtetit fillon nje beteje pa fund sharjesh ,ofendimesh .Eshte nje situate e ngjashme me procesin e ushqimit tek piranjat (frenezi e te ushqyerit ) .
pissssllik
Ylli Manjani nuk ka asnje kontribut mbreselenes alo interesant si ne politike apo ne LSI! Thjesht se eshte dembel nuk punon dot pea dembel dhe llapaqen! Eshte Selfish i papare! Cfare qe ajo konference sot fliste sikur zireshin dy ndrikulla qe ndajne nje dashnor dhe ti je e tille jo po ti je ky e kjo qe ke vajtur me kete e ate e na hiqesh e ndersgme!
Manjani beri mire qe iku se merrte rrogen kot! Rama kera tipa nuk i duron dot se eshte administrativ! Vete e tha Manjani nuk mbetem pa pune kam pelerinen te re fare! Ajo pake konference e Manjanit ishteshume dhume e ceket, atij i kishte ikur zero plot frike se po genjente! Eshte krahu i Klement Balilit ka udhetuar boten me te! Frika ruan vreshtat…. prite zot cfare mund te dale !Po sai ndershem hiqen bre burre.. !
Mero ,qenke ne humor sot. Minister i afte Ylli Manjani??? Na dhive gazit.
Mendoj, qe Manjani ka treguar zgjuarsi qe nuk eshte larguar me deshire . Maska i cirret qeverise vetem ne kete forme , qe shkarkon te ndershmit , ata qe kritikojne hapur dhe mbajne rreth vetes se tyre ushtaret e bindur , vasalet e tyre.
Largimi i Manjanit eshte poshteruese per qeverine ,LSI & PS . KETIJ VENDI I DUHEN SHUME SI MANJANI , SHPRESOJ QE TE MBLIDHEN , SEPSE VETEM ATEHERE DO TE DALIM NGA KJO MIZERJE POLITIKE .
Lere se e dhjeve fare. As vete nuk i beson keto qe thua. Ku ka te ndershem ne politiken shqipetare mor djale? Dhe ku? Ne LSI!!! Pu pu pu pu pu, do thoshte drejtori i Vanit.
Na qenka I ndershem Ylli Manjani! Kokrra e trapit. Po qe I ndershem Ylli Manjani, atehere Edi Ramen duhet ta shpallim shenjtor. Rri se na hape zorret na hape.
U bere me keq nga Lulezim Per Te Ardhur Keq Basha.
O koha jote dukesh se qenke kokrra e gomarit ai ylli manjani eshte njeriu me kot qe ka politika shqiptare dhe meqe doni ta shkaterroni komplet ate vend mblidhni ca manjana te tjere ……idjot.
I nderuar Mero ! Ylli Manjani ( referuar bushatit ) nuk eshte nje qen stani Qe di ku hidhet e di ku dhe kur leh Ai eshte zagar madje palo zagar qe as mund te te kafshoj se nuk ka dhembe .Edhe lehjet i ka ne forme kuisje . Pas tij rrine e pergjojne ata qe e ndersejne mos kushedi frikson ndonjeri . Rama beri mire qe e shkarkoj . nuk eshte nga ata qe dorehiqen . eshte nga ajo aned vella me Bashen . Me gjithe kete ata qe e ndersien nuk kane hall te qeverise por te VETINGUT Atje ju dhemb shume vetave Mero. Shpresoj te mos harrijne dot Dhe po s’harriten uroju shendet me titullte madh ne kete gazet > me qense ra fjala uroji dhe shume gazetar e analiste bythelepires. per te miren e tyre.
Manjani pike se pari nuk duhej te ishte ne ate post, ashtu sic Meta nuk duhet te jete ne ate post, si cdo politikan duhet te shporren nga postet qe kane.
Ylli thjesht nje hipokrit…duke kerkuar te pamunduren u be I munduri
Ka nje diference te madhe midis fodullekut te ketij personi dhe nivelit intelektual. Eshte deficent ne kete drejtim.
Mos u lodhni kot që nga Merua e të gjith ju të tjerët.
Ai është një bajgë asgjë më shumë i cili nuk e ka merituar asnjë moment qënjen në administratën shtetërore.Mori atë që meritonte si llapaqen që është.
Nuk e di mo tu befsha,po ti qe ke vene pseudon “koha jone”,qenkerke vertet nga race e zgjuar,dhe e di pse mo ?.Se i ke dhene nje zgjidhje ku askujt si ka shku ne mendje.Po femer ma paske ate te shkret mendje,apo deshe qe e shkrove ashtu.Na mos haroj,te mi besh shume te fala dhe sali kriminelit.
Ikja e Manjanit ne kete menyre nuk habit njeri qe merr vesh nga politika.
Thjesht eshte pjese e nje aksioni te mire-kalkuluar per te demtuar sa me shume Ramen qe ne votimet e qershorit te ngele larg tryezes se pushtetit.
Po te lexohet me kujdes tabela e sondazheve te Spy-Analistit Rajersonian-Eduart Zaloshnja duket qarte se masterplani eshte bere..njelloj si ne votimet e majit 2011 qe diferencen prej 10 votash atehere e “gjeti” vetem Zaloshnja me Arvizune.
Ajo qe eshte e frikeshme ne kete “cunam artificjal me Manjan” eshte se Edi Rama ka gabuar rende me Trampin-Erdoganin- dhe Merkelin dhe kopetentet e tij i kane vene nje kruq ne kurriz si puna e atyre deleve qe behen kurban nga kasapi i thertores..
Dhe nuk eshte koincidence qe sapo u kthye nga Amerika Ilir Meta filloi “dancing with criminal stars”..
Edi Rama nuk duhet te harroje majin 2011 qe pasi e uruan miqte nderkombetare per fitoren me 10 vota, doli nje mengperveshur qe habiti jo vetem njerzit e ndershem por dhe ato me te ligjte…
Urojme qe ata keshilltare/stratege te zotit Tramp per Shqiperine te zgjedhin nje kundershtar te sinqerte si Rama se sa ca zvarranike si Sali Basha dhe Meta qe i kane bere dem jo vetem Shqiperise por dhe vete Amerikes sepse po vrasin dhe besimin qe kane shqiptaret e thjeshte te dipllomacia amerikane.
Ylli Manjani nuk ka asnje kontribut si jurist,i vetmi kontribut i tij eshte selfia qe beri me dashnoren kur e nxori nga burgu,pushimi i tij nga puna eshte pak si i vonar cka e njollos Edin
Mero problemi ktu nuk esht morali,karakteri apo dinjiteti i manjanit per te dhene doreheqje se te gjithe e dime qe kto gjera nuk ekzistojne ne politiken shqiptare,por jane akuzat e tij per qeverine dhe ti atje duhet ta drejtoje vemendjen.per fat te keq jep pershtypjen e nji gazetari jo profesionist dhe tipik ne anen e qeverise qe kerkon ta zhvendose problemin.mos u merr me personin merru me ceshtjen.
Akuzat e sotme te Manjanit,jane te barabarta me thenien:”Partizan mbas lufte”.Njeri llafazan,ngaterestar e i paafte,i cili kurre nuk perkrahue e kurre nuk u tregua dashamires me “Reformen ne Drejtesi”.Me shkurt nuk ben se gaboj…
Po nuk foli ministry I Drejtesise ,Po kush tjeter do te flasi per padrejtesite?Manjani beri detyren e tij duke future interest e tija personale (ashtu sic I futi me shkarrkim) ne sherbim te interesave te Publikut.Aleanca e Qelbesrave meoemosdo do te perfundonte ne kete deshtim ,me doemos ky Llum (qeveri) do te deshonte ne kete 4 vjecar sepse ata ne radhe te pare ishin dhe jane llumi I Inteligjences shqiptare,Arroganca e saj dhe Karakteri me I deformuar I ketij Kombi dhe kete nuk e tregoj vetem ministry se ai vetem se e pohoj por ate e tregon vete fakti I deshtimit te qeverisjes pa investime,pa vende pune me ekonomi te kontraktuar (Zvogeluar) me Institucione komplet te Korrupotuara qysh te zyrat e postes qe pranojne bakshishe duke te thene: Faleminderit: dhe me faleminderit I vjedhit parate shqiptarve pa leri qe cdo nenpunes I pronave ne fund te javes dergojne valicet me para tek Deputetet,ministrat etj.Kjo lloj qeverisje nuk eshte para as ne Kolumbine e para 25 vjeteve te superdroges>Ore po ku po e dergojne kete vend keto Qelbesirat? A kane sy ne balle keto apo jo? Ngrehu o Popull dhe flaki jashte keto hajdute,keto qelbesira antishqiptare qe kane 4 vjet ne qeveri che pushtet dhe vetem vjedhin dhe vrasin shqiptaret perdite.Lereni Partite se ata parti po ju vdesin ju perdit.Votoni njerezit e ndershem dhe jo hajdutet,drogistet e trafikantet se keni per te vuajtur gjithmone dhe skeni per te pare nje dite te bardhe ne jeten e tuaj por do te vuni si mos me keq.Ngrehuni o merhume,frikacake,pijanece etj.
Ja paska fut friken ne palce Manjani Rames perderisa i ka leshuar te gjithe zagaret e tij per ta mbrojtur
Shume I bute dhe zemergjere ti Mero me kete yllin e LSI.. ne fakt ti e di shume mire qe ku ylli u be koke e nje tentative te LSI per te bere presion ndaj Rames .. Por , jane teper primitive dhe pa ide. U be qesharake sot dhe nuk u pa asnje shenje inteligjence nga ky ylli lere me te flasim per profesionalizem.. pas 3 apo 4 muajsh PS dhe LSI do shpallin perseri kualicionin zyrtarisht dhe ky ylli do jet duke bere shkuma party. Suksese ne jet thuaj!
manjani nje zagar i pademshem.
Pse nuk thua kete Mero qe Whatsapi dhe SMS-te “menyra njerezore” i funksjonoka Manjanit por per tellall ne interes te tij te leshojm shashka sa te duam se kam fuqine politike qe me mbeshtet.. Edhe nje gje po te ishte korrekt… Kur pushohesh nga puna, nuk del ne konference me stemen e institucjonit qe KE PAS DREJTUAR.. Shko tek ekrani qe ishe me perpara dhe pellit sa te duash..
Prsh!
Te vjen keq kur ky Manjua mbrohet vetem pas kanabit!
Kur je minister ka edhe pak etik! Jo i lehte! Psh ajo puna tek dera e burgu kur u liruan grate dhe ato falenderimet e asaj dhunueses se femijeve qe u nis per Dubai dhe brohoritjet e familjareve per Manjon, mu duken jo forte te hijshme per kete minister! Te gjithe kane share! Mua me duket pak deficent dhe shume karrierist. Shif tash kur ti turret Blushit!
LSI dhe ILir Meta, ne cdo qeveri ku kane marre pjese, kane bere shume zullume dhe nuk kane mbajtur asnje kosto. Keshtu, si karierist dhe i etur per pushtet, Meta, tani ne prag te zgjedhjeve te reja, ka leshuar zagaret e tij per te sulmuar PS me shprese se mos marrin ndonje vote me shume per vete. Sidoqofte, pavaressht se LSI ka nje rol per numurat qe i duhet nje partie fiturse per te krijuar qeverine, ajo ka qene dhe do te mbetet nje molle e krimbur ne politiken shqiptare.
Ylli Manjani nje kastravec dhe burre i nxituar….asnje shije te mire nuk ka lene kurre ..
Manjani vonoi dhe nuk donte te kalonte dosjen Balili per shkak te lidhjeve qe kishte me Balilin. DEA AMERIKANE DHE USA e dinin kete dhe kishin kerkuar shkarkimin e Manjanit. Ilir Meta skishte nga tia mbante. Viziten ne amerike e kishte programuar gjoja dhe per Inagurimi e Trumpit. Aty e ka marre taman porosine se cfare duhet te bente. Dosjen Balili e hartoi Tahiri dhe prandaj sulmohet kaq shume Tahiri. Te tjerat jane budallalliqe.
Shiko,Baze,e di ku rreh qekani,dhe i jep nje leksjon Manjanit,thote citoj-Manjani ben akuza,qe edhe nje Qytetar i thjeshte,duhet ti denoncoj,dhe kete pune nuk e ben Ministri i Drejtesise(duke lene te kuptohet,pse nuk shkove ne Prokurorine e Shtetit).Nuk e mbroj Manjanin,para Rames,sepse siq shkruan Baze ne artikull,duhej te paraqitej tek Rama(eshte Kryeminister),dhe tja thoshte shqetsimet.
Portret i paautorizuar nga nje oqean larg
ILIR META PERCAKTOR I POLITIKES SHQIPTARE
– As peng… as i humbur …aq me pak i nenshtruar…
– Trim besnik si Skrapari… mendimtar i shquar !
– Nga Alban Dega
Pasi e keshilloi, pasi e paralajmeroi, pasi i kerkoi disa here te dorehiqej me nder, por pa lavdi, me kulac … nga posti i Ministrit te Drejtesise se Shqiperise, me ne fund kryetari i Kuvendit te Shqiperise dhe i LSI-se Ilir Meta nuk pati rruge tjeter vecse te nenshkruante de fakto shkarkimin e Ylli Manjanit. De jure hodhi firmen Kryeministri Edi Rama.
I vetmi gabim i Ilir Metes ne kete rast nuk ishte shkarkimi por emerimi i Manjanit ne postin e ministrit te Drejtesise.
Shume analiste e opinioniste te parise se Tiranes e quajten kete ndeshkim te merituar por te vonuar te Manjanit si nje tradheti te Ilir Metes ndaj bashkepunetoreve te tij. Idiotizem me brire!
Ilir Meta asnjehere nuk ka pase kontrate besnikerie me asnje bashkepunetor te tij . Eshte teper heret per tu harruar rasti i bespreresve Fatos Nano e Dritan Prifti….
Pse ? Sepse Ilir Meta nuk u fut as ne borxhe e as ne dallavere politike qe do t‘ia lidhnin duart e ulnin koken si malet stoike te Skraparit .
Rruga e Ilir Metes ne politiken shqiptare nuk qe e shtruar as me trendafila e as me qilim te kuq…
Krejt e kunderta…. Ishte nga te paret qe u godit, u perndoq, u lincua nga falangat e murrme dhe nga cetniket e Sali Gazidedes dhe Bashkim Berishes.
Pse!? Sepse Ilir Meta ka kontrate dhe detyrime njerezore e morale vetem me popullin e voten e tij, me rinine si e sotmja dhe e ardhmja e Shqiperise… Shikoni ministrat dhe anetaresine e LSI-se…
Midis votes se popullit, kontrates politike me Rilindjen e Rames dhe karrikes se nje ministri kokemushke dhe bajraktar , llafe shume e pune pak ose hic, zgjodhi besnikerine ndaj sovranit dhe besimit te tij nje milione votash per aleancen PS- LSI!
Askush si Ilir Meta dhe LSI nuk u ka qendruar besnike votes se popullit si shpirti i demokracise dhe marreveshjeve si art e mjeshteri e politikes.
Asnje politikan shqiptar ne historine e gjithe hapesirat shqiptare nuk ka leshuar me shume pushtet per te bere shtet si e sa Ilir Meta.
Ilir Meta de fakto jo Edi Rama de jure e shkarkoi Ylli Manjanin. Pse!?
De jure e de fakto Ylli Manjani e shkarkoi Ylli Manjanin. Ai shkeli vijen e kuqe jo vetem politike, por edhe ate etike te nje ministri qe hante ne grazhdin e Qeverise se votes se popullit dhe lehte me shume se gjithe zagaret e opozites te marre se bashku kunder qeverise anetar i se ciles ishte edhe vete.
Kur kulaci nuk dha rezultat… Ilir Metes nuk mbeti gje tjeter vecse kerbaci. Askush jo vetem ne politiken shqiptare por edhe me gjere nuk i perdor ato me aq mjeshteri sa Ilir Meta. Si ?! Me Qetesi dhe Dashuri
Ashtu i do mushka xanxare e politikes shqiptare drute!
Nje analist bythelepires i cdo sundimtari te radhes e quante sot naiv Ilir Meten kur kulaci e kerbaci i tij me qetesi dhe dashuri coi ne unamimtetin e miratimit te Reformes Kushtetuese me 100 per qind te votave te nje Kuvendi qe ishte me afer kacafytjes se mirekuptimit !
Ilir Meta mund te jete gjithcka por kurrsesi naiv lidhur me rolin e tij ne miratimin e Reformes ne Drejtesi dhe ne krejt politiken shqiptare !
Si mund te quhet naiv nje politikan qe tash 25 vjet eshte faktor me peshe dhe tash e mbi 10 vjet percaktor i politikes dhe qeverisjes shqiptare!!!
Ilir Meta eshte nje amalgame e largpamesise se Churchillit, dinakerise se Xhulio Andreotit dhe i pragmatizmit te Ten Hsiao Pinit pa qene aspak asnjeri prej tyre !
Pse!?
Ilir Meta eshte vetvetja !
Ilir Meta ka profilin e spikatur vetjak!
Ilir Meta eshte Ilir Meta jo vetem ne politiken shqiptare por edhe ne ate evropiane e boterore!
Po te keni dyshimin me te vogel per kete kthehuni vetem 24 ore para unanimitetit te miratimit te Reformes Kushtetuese si shpirti i Reformes ne Drejtesi!
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta perseriti vendosmerisht ” kjo Reforme duhet te miratohet me konsensus”. Kulaci!
Pasi kundershtoi shantazhet ndaj deputeteve te Kuvendit te tij, po ky baba i Kuvendit te baballareve te Kombit, nuk nguroi aspak po me nje qetesi stoike tundi edhe kerbacin e doreheqjes.
Po citoj fjale per fjale “… Do te iki si kryetar Kuvendi nese votohet me shantazhe dhe presione ndaj deputeteve ”
Konsensus… Shantazh… Presion ! Te gjitha bashke ne nje fjali! Kerbac e Kulac… Kerbac qe zgjidhen nyjen dhe ngercin shqiptar para te cileve edhe Nyja e Gordit eshte nje loje kalamajsh.
Ata qe deri para tri oresh kishin nxjerre shpatat e ishin gati te kacafyteshin si gladiatore me njeri- tjetrin tani duartrokisnin ne gare per te marre dekoraten dhe titullin amerikano- evropian te fitimtarit dhe shpetimtarit , te regjizorit te Reformes qe nuk lane gure e drure pa hedhur kunder saj deri edhe sot e kesaj dite .
Fitimtari i vertete e kishte kryer detyren e vet me sukses… Pa shpate e pa kerbac! Pa e prere e pa e keputur nyjen gordiane! E denje per tu cilesuar si Nyja Metane!
E denje per ta cilesuar Ilir Meten si politikanin me te zhdervjellet dhe me pragmatiko- praktik tipik ala amerikan!
Me nje dallim: ai kurre nuk permend kulacin e as kerbacin! Shprehja e tij filozofike eshte Qetesi e Dashuri duke servirur Kulacin dhe tundur Kerbacin si ai . Pa to edhe sot Shqiperia do ishte gdhire pa Reformen ne Drejtesi e me nje … Zoti e di!
Faleminderit Ilir Meta…
Te tjeret le te rrahin gjoksin fitimtareve dhe clirimtareve te vetem!
Nuk jane as njeri e as tjetri!
Tamam kur duket se ka humbur papritur Ilir Meta del fitimtar…
A i kini ndjekur dokumentaret me luanet!?
Pikerisht atehere kur duken te drobitur, te perhumbur, te pergjumur… gati gati te dorezuar… papritur versulen me furi tamam si rrufeja dhe kapin prene e tyre si askush tjeter.
I vetmi ndryshim eshte se edhe kete Ilir Metà e ben me Qetesi… me Qetesi dhe Dashuri!
Askush ne politiken Shqiptare si Ilir Meta nuk di te terhiqet kur duhet te terhiqet si ne parti ashtu edhe ne qeverisje!
Asnje politikan shqiptar nuk sakrifikon nje beteje. dy… bile edhe me shume!
Por asnjehere ne kete cerekshekulli demokraci ne Shqiperi Ilir Meta nuk ka humbur asnje lufte !
Asnje politikan shqiptar ne historine e gjithe hapesirat shqiptare nuk ka leshuar me shume pushtet per te bere shtet si e sa Ilir Meta.
Pse!?
Politika eshte arti i se pamundures qe e ben te mundur!
Ilir Meta eshte mjeshter i politikes.
Ai ka me vete edhe faktorin moshe! Hyri ne politike gati femije, u shkollua dhe rrit ne politike…
Ndaj edhe vete LSI-a eshte partia politike me moshen mesatare me te re ne Shqiperi !
Eshte partia me rritjen me te shpejte politike e elektorale ne historine e Shqiperise!
Pse ! Sepse rinia eshte motori i cdo levizjeje e force politike, eshte shpirti dhe energjia e saj e pashterur.
LSI dhe Ilir Meta jane perkrahesit, nxitesit dhe miqte me besnike te rinise qe ne moshe te re u hap rrugen per lartim e perparim te karrieres se tyre ne baze te meritave, punes dhe veprimtarise se secilit!.
Edhe sot kane mbetur me ate shpirt rinor si frymezim dhe shembull i gjalle per rinine jo vetem te LSI-se.
U kalit ne te me kerbac e pranga, me intriga e kurthe, me prapaskena e komplote te majta e te djathta, fashiste e komuniste, marksiste e dreqiste….
Edhe me kulacin e zgjuarsise e largpamesise, tolerances e pragmatizmit, atdhetarise e besnikerise ndaj popullit dhe atdheut.
Gjithcka me Qetesi e Dashuri si asnje politikan jo vetem shqiptar per vendlindjen e tij Skraparin e mendjes e pendes, te punes dhe pushkes!
Asnje politikan e qeveritar shqiptar nuk ka bere per vendlindjen e tij sa cka bere Ilir Meta…
E sic thone francezet “Atdheu i madh fillon tek vendlindja e vogel…!”
Pra po shkruaj edhe nje koment,mire qe iku Manjani(faqebardh),iku siq edhe u tha nga Mero,dhe Shum Komentues,sikurse edhe shkrova ne komentin e mesiperm,por Geget nuk jane krejt faqebardhe,nuk paska ne Qeveri nje Gege ti zinte vendin,nga Lsi APO Ps,sepse eshte bere zakon te shahet jo faqeziu,jo kshtu jo ashtu,pra edhe nje faqezi(eshte fjala per ngjyren esmere te fytyres),dhe eshte perdorur disa here nga Poletikane.
Ky artikull duhej titulluar “Sikur bajga te ishte njeri fisnik”