Ka një thirrje për luftë me Serbinë nga Sali Berisha, por nuk e ka me Serbinë. Ka një dëshirë të papërmbajtur të tij, për të projektuar një të ardhme të pashpresë në Shqipëri dhe Ballkan, dhe mbi të gjitha, një prirje për të prishur statukuonë politike, që duket se punon kundër tij.
Nuk është një thirrje për të mbrojtur Kosovën. Kosova ka shtetin e saj, ka aleancën me Perëndimin, dhe perspektivën për t’u bërë një shtet perëndimor. Mënyra e vetme për ta varrosur atë si shtet i ri, është të projektosh të ardhmen e saj, përmes një lufte të re, dhe ta futësh në gërshërët e atyre që mendojnë se janë rrobaqepës kufijsh në Ballkan. Kjo është një mënyrë për të nxirë të ardhmen e saj dhe shqiptarëve, dhe për t’i hequr kuptimin asaj çfarë është arritur deri më sot.
Por le të kthehemi tek thirrja e Sali Berishës për luftë ballkanike panshqiptare.
Sa herë që ky njeri humb shpresat për pushtet, mendon se Kosova është gjithnjë një mundësi për ta ngjallur. E bëri këtë në vitin 1996-1997, kur hyri në krizë me Perëndimin dhe tentoi të radikalizonte situatën në Kosovë. E bëri në vitin 1999, kur mendoi për një moment se lufta e Kosovës ishte shansi që ai të rihynte në politikë si njeri radikal kundër paqes. E bëri sërish në vitin 2012 në Samitin e Mynihut, kur pa se po i rrëshqiste pushteti nga duart në Shqipëri dhe mbajti fjalimin e famshëm për “albanofobinë” e Europës, një traktat ku megalomania dhe folklorizmi, ishin aq ngjitur me njëra- tjetrën, sa prodhonin shijen e një skizofreni të rrezikshëm ballkanas.
Thirrja e Berishës për luftë panshqiptare, nuk ka lidhje me shpëtimin e Kosovës, përkundrazi, me sakrifikimin e saj. Berisha po u shkel syrin nacionalistëve radikalë të Beogradit, për t’u thënë që ky problem duhet zgjedhur mes meje dhe jush, duke bërë shesh lufte Kosovën, për t’u ringjallur ai politikisht.
Ai është sot zëri më pro-serb në politikën shqiptare, është teksti më i dëshiruar që serbët kërkojnë të dëgjojnë nga shqiptarët, dhe fjalimi më antishqiptar që dikush ka mbajtur në foltoren e atij Kuvendi, për t’i prishur punë Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Nëse do ta merrnim seriozisht, ai është një fjalim që kërkon të shqelmojë anëtarësimin tonë në NATO, pasi e injoron statusin tonë si vend anëtar i NATO, duke shpallur luftë. Ai është një fjalim që kërkon të anulojë procesin tonë të anëtarësimit në Europë, pasi tenton të bëjë rolin e“Arkanit” në Tiranë, dhe mbi të gjitha, është një fjalim që kërkon të krijojë idenë se ai ka ende dhëmbë për të kafshuar jo vetëm Shqipërinë, por dhe rajonin.
Në fakt, e gjitha kjo nuk ka lidhje as me Kosovën, as me Serbinë dhe as me devizën e tij, “pas meje qameti”. Sali Berisha është realisht i trembur për fatin e tij politik dhe procese që mund të çojnë para drejtësisë familjen e tij për vepra kriminale. Dhe po përpiqet të ngrejë piacën, nga viktimë e drejtësisë, në një viktimë të nacionalizmit. Kërkon të mos iki nga skena politike si hajdut votash, hajdut parash dhe vrasës qytetarësh, por si një njeri që deshi luftë dhe nuk e lanë, në fund të jetës së tij. Mendon se nëse flet për gjak serb dhe shqiptar, mbulohet gjaku në bulevard, nëse flet për bombardime ajrore dhe raketa supi, mbulohet shpërthimi në Gërdec dhe mbi të gjitha, nëse flitet për luftë ballkanike, ai duhet medoemos të ringjallet si udhëheqës.
Është thjesht një mënyrë për të inkurajuar veten të mos përballet me fundin e tij banal. Kërkon doemos që mos të mbahet mend si sekser i Nues, i Ismailajt apo i Fazlliçit, por si një kufomë e ringjallur e Milosheviçit.
Është diçka që po e bën nga frika, jo nga trimëria. Është lufta për fundin e tij dhe jo për të ardhmen tonë dhe të Kosovës. Prandaj, kur e dëgjoni të thërrasë për luftë, mos e mendoni si ata trimat me gjak në ballë, por si ata pleqtë me brekë të lagura.
hahaha ve bast se Malokun nuk e ze gjumi naten nga frika ..eshte e vertet se ai don ti ver flaken shqiperise per interesat e veta
Lufta e shqiptareve per te shpetuar fundin e kombit..do ishte nje titull me I pershtatshem
—————–
Ka kaluar cdo limit kohor dhe njerzor tolerimi kriminal qe po I ben Euro-Amerika.. Perbindeshit Berishe.
.
Ka shkuar deri ne infinit tradhetia dhe impotenca e Edi Rames ndaj 23 qershorit dhe 21 janarit.
‘
Asnje bir kurve ne bote nuk mund te justifikoje TERRORIZMIN qe po ushtron ne parlament cdo te enjte ISISALI BERISHI ndaj “fituesve te dhjere” te 23 qershorit.
.
Nuk ka shqiptar te ndershem qe nuk e kupton qe ILIR META eshte ndoshta shqipfolesi me I ndyre pas Sali Qenit me veprimet dhe mos veprimet e tij pas 23 qershorit si “magjistar” qe mbron kermen e vicidolit
.
Shume shqiptare te ndershem pyesin: Ku e gjen fuqine familja kriminale e berishajve qe sfidon dhe vete shtetin amerikan:
Ose me sakte:
Pse e hedh shurren perpjete SALI MONSTRA
Pergjigja ne tre pjese eshte me poshte :
Pjesa e pare
“The New York Time”: “Vdekja e Trebickës ka ngjallur frikë dhe pasiguri”
Gazeta me famë botërore i kushton katër faqe aksidentit. Hijet e dyshimit rëndojnë dhe pas ekspertizës amerikane
Gazeta “Nju Jork Tajms” ka publikuar një artikull që lidhet me vdekjen dhe hetimet e deritanishme rreth ngjarjes së bujshme në Shqipëri. Në një shkrim me autor Nikolas Kulish, gazeta prestigjioze konstaton fakte interesante rreth hetimeve, e cilëson vdekjen e Trebickës, dëshmitarit kyç të aferave të armëve dhe Gërdecit, si të papritur. Dyshime dhe njerëz që kanë pak besim tek autoritetet e tyre, nënvizon gazeta. “Çështja për vdekjen e Kosta Trebickës, dëshmitar kyç në një çështje shumë të rëndësishme, është e rrethuar me spekulime. Ai zbuloi prova të rëndësishme në eksportimin e municioneve në drejtim të Afganistanit. Akuzat e tij për trafikun e armëve u pasuan me arrestime në Shqipëri, kur më 15 mars nga shpërthimi në Gërdec humbën jetën 26 persona, mes të cilëve edhe fëmijë. Trebicka, 48 vjeç, u gjet i vdekur muajin e shkuar në një rrugë rurale pranë makinës së tij. Hetimet për vdekjen e tij janë gjithçka, përveçse rutinë”, – thuhet në artikull. Më tej citohet se një hetues amerikan u thërrit nga Prokuroria për ekspertizën e vdekjes së tij, Kevin J. Teter është ekspert në Policinë e Shtetit në Virxhinia. “Pas përfundimit të ekspertizës dhe dërgimit të raportit nga ana e tij, pati shumë debate dhe diskutime në Shqipëri. Media të ndryshme e kanë vënë në dyshim përfundimin e ekspertizës, sipas së cilës Trebicka kishte vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik. A ka vdekur Trebicka në një aksident, apo ka qenë diçka tjetër që e ka shkaktuar vdekjen e tij? Populli në këtë vend të vogël e të varfër europian ka tashmë pak besim jo vetem tek autoritetet e tij, por dhe nga miqtë perëndimore.
Dihet qe Sali Berisha e quajti kete gazetë letër higjenike.
——————————–
pjesa e dyte
———————
“Gërdeci”, Luan Hoxha fiton azil në SHBA
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i dënuar me 5 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Tiranë si një nga përgjegjësit për tragjedinë e Gërdecit tashmë është azilant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hoxha sipas një kabllogrami të Ambasadës Amerikane raportoi përfshirjen në Gërdec të djalit të ish-kryeministrit Berisha. Lexoni kabllogramin e plotë.
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Luan Hoxha ka marrë statusin e azilantit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse ai është dënuar me 5 vjet burg si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit më 15 mars të vitit 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë, Hoxha nuk do të mund të ekstradohet në Shqipëri. Ish-zyrtari i lartë i Forcave të Armatosura, ka lënë Shqipërinë në datën 1 janar 2012, së bashku me familjen është larguar drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dihet tashmë se Luan Hoxha ishte kercenuar me jete nga ‘Sypeshkaqeni” dhe I eshte then shprehimisht..Do pësosh fatin e Kosta Trebickës
—————————————————————————————
pjesa e trete (ju flet gery kokalari)
KONGRESMENI FRANK WOLF
——————————————-
Fatmir Mediut i pëlqen që të mburret me miqësinë e tij me kongresmeniin Frank Wolf, që përfaqëson shtetin e Virxhinias në Uashington. Unë do të doja të dija nëse ka pasur ndonjë komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Mediu u ekspozua në gazetën “Times”? A ka pasur komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Kosta Trebicka vdiq në një aksident misterioz me makinë? Ishte një rastësi që eksperti amerikan që u soll me aq shpejtësi të hetonte çështjen ishte nga policia shtetërore e Virxhinias? Apo mund të jetë diçka më e rëndësishme, siç më ka thënë një ish- agjent i FBI që hetoi çështjen? Dhe përse pikërisht pasi Fatmiri doli në gazetën “Times”, ai nxitoi të takonte Shkëlzen Berishën? Çfarë ishte kaq e rëndësishme që ata duhej të flisnin në mes të krizës? Dhe siç e di mirë Fatmiri, Nicholas Wood, gazetari i “Times”, që e intervistoi, solli me vete një kameraman shqiptar për të regjistruar intervistën. Pse një ditë pas intervistës, disa truproja të tij shkuan në studion e kameramanit dhe i konfiskuan pajisjet?
VOA
Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt… tani është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri për t’i bërë gjërat më keq,.
Epilog:
Kjo maskarade qe po ndodh sot me Banditin Berishe
dhe kelyshet e tij tregon se duhet kohe e gjate qe te ringjallet ai vend
or kryesorja eshte te themi te verteten qe Saliqeni eshte kriminel por jo fajtor.
.
.Fajtor per momentin jane Edi Rama qe mori vota cudiberese ne 2013
por dhe zoti Donald Lu & company qe me veprimet dhe mos veprimet e tij
po behet nje mbrojtes me dashje apo pa dashje I kesaj dinastie kriminale.
Edhe me pro-amerikani ne Shqiperi
por dhe me antikomunisti ne Amerike
kur shikojne kete film me mafien berishiane “Live” ne Shqiperi…
pamvaresisht se teorikisht shajne enver hoxhen..
mendojne se ne fund te fundit
qofte ai popull..
qofte klasa politike..
qofte keto xhambasadoret e akredituar ne Tirane
e kishin hallall dajakun e tij..
Thjesht Dinastia kriminale berishiane
eshte kthimi ne legjende i enver hoxhes
jo vetem nga armiqte
por dhe miqte e ketij kombi.
The game is over !
Ke lene pa permendur Mero, qe ai duhet te akuzohet e denohet edhe per thirrjet per lufte, kur kunder Shqiperise e shqiptareve nuk ka asnje kercenim te jashtem.
Berisha futi Shqiperine ne Nato dhe Xhorxh Bush njoftoi nga Tirana shpalljen e pavaresise se Kosoves. Edi rama protestonte kunder anetaresimit te Shqiperise ne Nato dhe sot me idiotesite e tij duke ofenduar presidentin amerikan ka cuar ne piken me te ulet mardheniet me SHBA.
Keto qe shkruan ti Andi,ngjajne si dy pika uji,me xha Sulo Kapedanin,i cili tha :he qerata,qerata,po nga me hodhe keshtu more, nga nderzimi artificial ne luften ne Vietnam…Edhe ti,na hedh dhe perdredh nga kerkesa e sotme per lufte prej Sali kermes,me Serbine kur askush nuk kercenon Shqiperine.Edhe ne se kerkon te “mbroje” Republiken sovrane te Kosves,perse i ha buken qeverise Kosovare,njesoj sic akuzoi Edi Ramen se nuk ka te drejte te flase ne emer te Kosoves,kur ai nuk foli ne emer te sajpor kerkoj te njihej ajo prej Serbise?Po a i beri llogarite ky Sali shura se a ka kellqe te matet me Serbine,kur shkateroj ushterine Shqiptare,kur vodhi dhe shiti te gjithe armatimin e sa j,kur shkateroj cdo gje per mbrojtjen e vendit pa qene as antare te NATO-sDhe se fundi,ky nuk ka haberin fare se cfare detyra dhe te drejta kemi si vend antar i NATO-s.Me pare duhet shtruar kerkesa per “lufte” ne Shtabin drejtues te NATO-s,te sigurohet mbeshtetja e saj e pastaj Sliu me koqet e thara te tij dhe te Shkerdheni le te mare pushken e te dale malit per mbrojtjen e Kosoves,sepse vete Kosovs edhe sot nuk ka lesghuar ndonje komunikate per moblizim te pergjithshem…,.A e di ti more se,antarsimi ne NATO,nuk u be prej Saliut.Punuan 4 vjet socialistet e Saliu vetem disa muaj.Ne NATO,na futi Amerika,si e interesuar per planet e saj strategjike dhe jo se ju dogj xhani per Saliun…Ne kohen eSaliut NATO kish probleme me administraten e Saliut,sepse ju jepnin Ruseve te dhena sekrete te saj.Po nejse,ti per keto nuk je i interesuar,nuk paguhesh per keto,paguesh qe te hidhesh nga nderzimi artificial ne luften en Vietnam…
Andi, ose je i lajthitur, ose gjakpires; Edi Rama, ato dite te Gerdecit, bile edhe pa deshiren e shqiptareve te ndershem e te devotshem si shqiptare, dergoi edhe perfaqesues te PS-se ne antarsimin ne NATO E harrove? E po je i harruar ti dhe ata qe shkruajne si ti. Bile Edi Rama beri dhe nje gabim te madhe: atje tek spitali kur vinin te vdekurit dhe plagosurit e Gerdecit dhe pas tri ditesh do te aprovohej antaresimi ne NATO, i hodhi doren ne qafe kriminelt per ta qetesuar. Nje faj i rende ishte ky. Po ky ishte faji i vetem i Edi Rames para antarsimit ne NATO. Po te kane plase syte e s’e ke pare, eshte fai yt qe shikon me syte e Sali kermes. Qe ka njerez si ti , kjo eshte katastrofe se je nga ata qe q’ke marre vesh akoma se kujt duhet ti sherbesh: krimit apo vetes dhe familjes tende.
athere loreta derisa k.ministri ripjelljes. EDVIN LUGAT RAMA paska hudh doren nqafe kriminelit qeka bashkpuntor i tijjjjjj????? 0 mero djali para disa kohesh shkrushe te njejtat gjona ti dhe tak ngjela per opoziten e athershme….tu llapa si leter zmerile o mero se lat nom….jeni bo i grup imoralesh politikogazetar qe hudheni sa majtas djathtas tu tall bythen me shqiptaret
.athu nuk ju mjaftun 50 vjet qe baballaret e gjyshat e juj i pin gjakun kti poplli e prape vazhdoni…sa per dijeni oshte vetem loje kjo qe boni
.sepse ishte ky sali berishe plera qe mbuloje krimet e baballareve te juj…se do ishit m cengel sot e 25vjet sic e meritoshit
Andi,ne jemi mesuar me politikanet tane(dhe jo vetem),ti shohim te jua lepine bythen vetem e vetem qe te qendrojne ne pushtet.Te ju servilosen deri ne neveri.Rama guxoj dhe tha mendimin e tije(dhe sic po shihet nuk ka qene dhe aq i gabuar),ju tani hani miza.Jeni bere te peshtire.
Nje Bravo te madhe Mero, per kontributin qe jep per demaskimin e kësaj Kërme te Politikes shqiptare!
Drejt dhe shume e argumentuar kjo analize e cmendurive te nje skizofreni, por si i behet qe mes nesh dhe akoma me teper ne Kosove, ekzistojne akoma plehra te majmura prej ketij banditi qe i mbajne iso dhe e duartrokasin cmendurine.
Berisha ka kater vjet qe kerkon te mbush sheshet,por perfundoi ne nje perpjekje te deshtuar,ku nga prapanica e Strazimirit,trembi me qyten e pistoletes,te gjithe “zogjte” e kopshtit zologjik te Tiranes !
Berisha ka qene I sukseshem ne devijimin e problematikave,qe kishin te benin me korupsionin dhe vrasjet e tij kriminale,duke sjell ne Parlament ceshtje ordinere,ku me ore dhe jave te tera,torollaket e Parlamentit,jane kacafytur per “mustaqet e Celos”.
Sot ai hodhi nje “shashke” tjeter,ku te gjithe po merren me te,dhe jo me korupsionin e familjes Berisha ne privatizimin e CEZ,ku ka vjedhur miljona euro.
Mos u largoni nga korupsioni familjar I Berishes,mos e lini vetem Ballen !
pirdhni pirdhni se liroheni
te lumte pena
Vetem rremujerat ne shqiperi mund te ndihmojne kryebanditin kriminel te humbase gjurmet. Politika e njohur e Miloshevicit ishte te destabilizonte dhe krijonte rremuja diku me qellim terheqjen e vemendjes se popullit nderkohe qe kryente krime dhe afera te pista nga ana tjeter.
Eshte duke i shtruar tapetin e kuq putinit dhe te fuse ne lufte vendin e tij vetem per te shpetuar te birin qe ka per te paguar te gjitha krimet e te atit.
Eshte e shkruar ne fat. Ske cben o Sal muti. Muti mut mbetet.
te lumte mero
Analize shume e sakte. Ka dhene shume prova ky njeri. E ka djegur Shqiperine sa here i eshte rrezikur pushteti dhe dalja para drejtesise.
E sakte, shkrim i mrekullueshem!
Analize shume shume e sakte. Ka dhene shume prova Saliu.. E ka djegur Shqiperine sa here i eshte rrezikur pushteti dhe dalja para drejtesise.
Bravo zoti Mero.Kame respekt per ty dhe lexoi vazhdimisht artikjt e tu me vemendje dhe jame dokord.Vertete Saliut po i vjen fundi dhe kerkon lufte ky maskara shqipetare.Ai nuk eshte trim,por nje plak i rrjedhur me breke te laguar.Tamam ashtu eshte.Jame ne emigracion,dhe do vije diten e votimeve ne qershor.
Persa i perket fundit te SERBerishes ,mos genjeni shqiptaret.
Ai pas Gerdecit dhe sidomos pas 21 janarit nuk eshte problem ei shqiperise por i Amerikes se jane ata qe e prune nga Beogradi ne 1991 me elezbiberet-rajersonet dhe sot mbrohet nga serbofilet e podestes-wisnerave dhe damir fazlliceve mikut te shtepise te berishes dhe Tom RIXHIT
por ajo qe nxorri zbuluar kete rrace te ndyre serbe eshte materiali me poshte :
.
Ne vullkanin e Beogradit kur djemte shqiptare te futbollit u kthyen ne legjende…vetem nje shqipfolese ishte tifoze me Beogradin:
Reagimi i Supermbesës PER DRONIN E BEOGRADIT dhe orgazma e mediave serbe.
: Nuk ju kuptoj, jeni krenar sepse thyet rregullat dhe u zutë me grushta?!
Dasara Malltezi, mbesa e ish-kryeministrit ka ngjallur irritim dje në rrjetin social Facebook, teksa me fanatizëm mbron skuadrën serbe.
Postimi i saj ka sjellë edhe reagimin e shumë miqve të saj, të cilët e cilsojnë hipokrite dhe se nuk është e udhës që të mos mbroje gjakun shqiptar. Në vazhdën e akuzave, ajo ka zgjedhur edhe të fshijë mjaft komente.
“Nuk ju kuptoj, jeni krenar sepse thyet rregullat dhe u zutë me grushta?! Kur nuk u lejuan flamurët, duhet të mësoni të rrespektoni rregullat dhe jo ti fusni me lodra kalamajsh prap në stadium, sepse kjo nuk është gjë tjetër veçse mungesë civilizimi.
Nuk i lejojnë flamurët, e kanë rregull. I drejtë apo jo, fusha e futbollit nuk është gjykatë për të dhënë verdikt nëse është rregull i drejtë apo jo.
Shkuat për të luajtur, atëherë luani jo të ziheni me grushta e shqelma. Plasët për të thene se serbët janë të pacivilizuar, por harroni që jeni ju që nuk dinit të respektonit rregullat, jeni ju që u hodhët me grushta.
Dhe në fund, sërish ju shfryni me duf kundër serbëve kinse për të treguar patriotizëm, por sharjet tuaja vetëm vend për krenari që nuk lënë. Kur ju të mesoheni që bota ka rregulla të cilat respektohen nga njerëzit normal, atëherë po mund të pretendoni se u është bërë padrejtësi, por deri atëherë nuk ka vend përkrenari se thyet rregullat dhe se u zutë me grushta.
P.S: Kujt nuk i pëlqen ky status, as mos marri mundimin të komentoje, nuk është se më hynë në xhep opinionet e kota“, shkroi supermbesa e SERBerishës. Aktualisht, mesazhi i saj është fshir
Njeriu me emrin [mender Sali],eshte njeriu qe ka lodhur sistematikisht nji kombe te tere per 26 vjete !
vetem lodhje e lodhje pa fund dhe mizerje non stop !
Kyceni brenda ne ndonje thellesi mbi 100 metra ne toke se na ka lajthitur komplet……..
Mero ,e verteta e thjeshte eshte se ne rast bisedimesh per kosoven ,politikanet shqiptare dhe serbe nuk ka per ti pjerdhur as trumpi as putini. Keto ceshtje i zgjidhin vete peshkaqenet e medhenj.Ndersa keta piranjat e vogla ballkanase jane te afte vetem per te grabitur sa me teper dhe per te humbur gjurmet.Edhe rasti qe trajton per saliun keshtu duket ,tymnaje pseudopatriotike per te humbur gjurmet nga pasojat e drejtesise qe po riformatohet nga usa + eu.
MORE MERO ,BERISHA NUK DO TE NDESHKOHET AS SI HAJDUT ,AS SI LUFTENXITES , ATY DO TA KENJ GJITHE JETEN . KUSH BESON TEATRAT E KETYRE POLITIKANEVE TANE JANE NAIVE .
E po mire le te shkojne ne lufte ,saliu,i biri dhe bandat e tij.
Mbase ,shpeton toka qe i rendojne, ambjentin qe ndotin, Shqiperia dhe te gjithe ne te tjeret ,AMIN.
Sales i rruni bolet o Mero :))
Bravo mero keshtu e duan maskarenjte e shqiperise.
Mirembrema nga NY Mero Dhe Te gjithe komentuesve. Cdo shkrim ne editorial eshte interesant sepse ka Brenda te verteten dhe logjiken e ngjarjeve.
Ky armik Dhe tradhetar i mbare popullit shqiptar duhet te marre denimin qe meriton bashke me familjaret e vet, sepse ka vepruar si agjent serb Dhe rus per popullin tone dhe ka tradhetuar Te gjithe demokratet qe e Kane besuar me idealizem.
Po i vjen fundi , kesaj “mbetje toksike”
Tani te presim se c’mendim kane Buzhala, Robeli dhe Matoshi per lajthitjen e baba Saliut. Me siguri ata nuk do te ndjehen per malokun e tyre, se po te kishte folur keshtu Rama, ata rrezik do te merrnin armet, jo kunder Serbise, por kunder Shqiperise.
Fiks fare Mero !
Në burg vetëm në burg e ka vëndin dhe fundin.
Je nje gazetuc i vogel per te bere tregime per bebe jo se berisha eshte i paster por nga te gjithe ti nuk duhet te ndihesh .
Sic ke emrin mero je mjeran te gjithe kemi mekatet tona per kete vende por ti je si ata sigurimsat e enverit dhe ti duhet tua dish si punojne .
Ti shikon parat zgjeth padronet kush te jepe para se ti per para shete edhe f……..
Elegji me te vjetra e perditesime:
Zoti na ruajte ment e kokes,
Kur shohim tere keto tollovi te botes,
Aq me shume atyre ne shqipot u druhemi,
Qe nga shtetare tradhetare presim te ruhemi.
Sot shtetare e parlamentare nacionaliste te gjithe po behen,
Cirren,bertasin,gjoksin rrahin e ne mejdan perbetohen,
“De bejne lufte de more de
Si lumt ti popull qe i ke!”
Prisni edhe pak o popull sa te kaloje Qershori,
Pa do shihni se pa peta do t’u mbetet perseri lakrori.
Pa do rinise sulmi e te gjithe me duart ne qypin e floririt,
Kush me shume te vjedhe,te zhvase pasurite e popull fakirit!
“Prisni,mre prisni sa te filloje Vetingu”,
therret me shprese i varfri Daj Cena,
” Kina per t’i fut gjithe hajdute e tradhetare cefesht e mrena!”
Harron i varfri se ato jane llafe metingu!
Pa do te degjojme lloqe e c’nuk do te degjojme,
do zbardhen lista e ne to hajdutet do kerkojme,
Te gjithe hajdutet kush me shume gojen do hape,
Duke klithur e u betuar se hajdutet do t’i kape!
Patrioti nga SHBA
27 Janar 2017
Mjafton ky shkrim , qe Mero te shpallet akademik . Eshte shqiptari , qe njef me mire S. Kriminelin . Zgalem