Për të kuptuar historinë e korrupsionit mes kompanisë CEZ dhe familjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, të mjafton të deshifrosh historinë e sekserëve që lidhin këtë kompani me pushtetin e Berishës. Dy prej tyre, më të rëndësishmit, janë Nue Kalaj, njeriu që ka adhur në Shqipëri me objektiv të qartë për t’i shitur OSSH, CEZ, qysh më 2006, dhe gjithçka është bërë siç ka dashur ai, si dhe Kastriot Ismailaj, i cili ka qenë një mekanizëm zhvatës i CEZ, pasi kishte privatizuar kompaninë, duke shpikur mekanizmin e mbledhjes së borxhit të keq të CEZ. Në të dy rastet, sekserët janë pjesë e miqësisë me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-Kryeministrit.
I pari, Nue Kalaj, ka qenë dhe fizikisht shumë i shoqëruar me djalin e ish-Kryeministrit, banonte në pallatin që është pronë e badigardit të gruas së Sali Berishës dhe familjes Berisha, dhe është e provuar se gjithçka në qeveri e arrinte përmes lidhjeve me Shkëlzenin, përfshi dhe takimet që linte mes Kryeministrit dhe drejtuesve të CEZ.
I dyti, Kastriot Ismailaj, ka udhëtuar disa here në Pragë me Shkëlzen Berishën dhe policia çeke konfirmon dhe adresën ku kanë qëndruar. Programi TIMS i lidh ata së bashku, në së paku 5 udhëtime drejt Vjenës e më pas drejt Pragës, dhe udhëtimet pasohen nga akte ligjore në Tiranë, që shkojnë në favor të kompanisë CEZ dhe humbjeve të shtetit shqiptar.
Në disa prej këtyre kontakteve në Pragë, ka qenë prezent dhe ish- ambasadori i Shqipërisë në Çeki, Qazim Tepshi, i cili vdiq papritur më pas dhe nuk mund të jetë sot dëshmitar i këtyre takimeve. Ai citohet vetëm në një deklaratë të një zyrtari të CEZ, kur prezanton Ismailaj si mik të Berishës dhe zëvendëskryeministrit Meta.
Është interesante se si Berisha, i cili ishte në dijeni të udhëtimeve të djalit të tij me Ismaliajn në Vjenë, dhe negociatave të tij, guxoi të sulmonte Ilir Metën dy vjet më parë, duke tentuar t’ia faturojë atij Kastriot Ismailajn. I vetmi shpjegim gjendet tek vdekja e ambasadorit Tepshi. Nëse Tepshi do të ishte gjallë, Berisha nuk do të ishte aq i sigurtë në sulmin ndaj Ilir Metës. I sigurt se nuk do të hetohej kurrë kjo çështje, se nuk do dilnin kurrë hyrje- daljet e djalit të tij, bashkë me Kastriot Ismailajn në linjën Tiranë-Vjenë- Prag dhe kthim, Berisha tentoi dy vjet më parë ta shkëpusë këtë çështje nga djali i tij.
Faktet e tanishme dëshmojnë se historia korruptive e CEZ ka dy gjymtyrë. E para, procesin e privatizimit skandaloz i cili u ka falur kompaninë çekëve, falë ndërhyrjeve të Nuel Kalaj si sekser i familjes, për të cilën ka tërhequr 7 milionë euro në cash para zgjedhjeve të 2009-s, dhe e dyta rrjepja e CEZ dhe krijimi i gropës së madhe financiare, përmes kompanive seksere që mblidhin borxhin e keq dhe që ishin të gjithë klientë të familjes Berisha.
Këto dy linja dhe këta dy sekserë të lidhur me djalin e Berishës, duhet të jenë i vetmi objekt hetimi për CEZ nga Prokuroria, pasi përmes tyre ka kaluar jo vetëm privatizimi korruptiv, por dhe plaçkitja e CEZ nga Berishët.
Fakti që amabsadori Tepshi nuk është gjallë të na dëshmojë mbi takimet në Pragë të Ismaliajt dhe Shkëlzen Berishës, nuk do të thotë se nuk ka gjurmë të tjera. Zakonisht Shkëlzenit kështu i ka ndodhur me gjithë sekserët. Në fillim thotë nuk i njoh, pastaj thotë nuk kam folur kurrë në telefon, pastaj del që kanë folur gjatë, që kanë udhëtuar bashkë dhe që pas çdo udhëtimi shteti shqiptar ka ndonjë VKM, që zbraz xhepat e vet, për të mbushur xhepat e sekserëve të tij.
Nje sugjerim miqsor per zotin Mero !
Ju lutem nderprisni keto barcaleta me CEZ.
.
Nqs se ka kriminela me te dokumentuarne historine boterore per te kohrat jane Saliberisha azem hajdari..shkelxen berisha & lul basha.
–
Por nese kane shpetuar deri tani faktori kryesor eshte ai nderkombetar me xhambasadoret e Tiranes ne krye.
Vetem rrjeshtat e meposhtme nuk kane nevoje per koment
_______________
Azem Hajdari ( qe bente be per Dervshin e Luzhes dhe Elez Biberjan e Shoshajve) ka pas shumë vese. Vese morale dhe shumë gjëra që s’dua t’i flas. Ka qenë i lidhur me trafikun e drogës. Nuk e di nëse keni dëgjuar për rastin e Mirush Matit, i cili është vrarë në Moldavi. Kanë qenë ortakë bashkë me Azem Hajdarin, që kanë bërë trafikimin e heroinës nëpër Shqipëri, bashkë edhe me një person tjetër nga Fieri që s’po ja them emrin. Dhe vrasja e këtij Mirush Matit nuk është ordinere, por është për ndarje pazaresh.
Edhe personin unë e di, dhe e them. Ka qenë një Fazlli Ballkan, me origjinë shqiptare. Ai ka qënë furnizuesi i këtyre, i linjës së trafikut të drogës. Është marrë me kontrabandë nafte. Azemi ka qenë pas ’97-ës, drejtuesi i linjës së tritolit. Shumë hedhje në erë që janë bërë, kanë qenë direktivat e tij. Berisha i dinte këto dhe e dinte gjithashtu që ai ishte i pakontrollueshëm. Azemi u doli jashtë kontrollit atyre që e sollën në krye të Lëvizjes së Studentëve, ashtu do i dilte jashtë kontrollit edhe Berishës dhe njeriu i parë ndaj të cilit do hakmerrej, do ishte Berisha.
Ja çfare i pergjigjet Shkelzen Berishes, ne nje nga komentet e TEMA-s
izet haxhia 13 Shtator, 2014 2:24 pm
o shkelzen gerdeci..une nuk kam qene ndonjehere denoncues apo deshmitar gjygjesh,,i tille ka qene babi jot..nuk kam qene vrases por jam denuar nga bashkpunimi i babit tend te dashur me qeverine socialiste te kohes..nuk ka asnje lloj hesapi qe nukmund ta jape para drejtesis..nuk kam lyer duart me gjakun e te pafajshemve per te fitur para nga narko trafiku e gerdeci..sa per ate qe kam thene tek gazeta Dita e ti e quan shpifje,po ta kujtoj edhe njehere.me daten 28 janar te vitit 97 rreth ores 18 tek stadiumi Qemal STAFA NE MAKİNEN BENZ TE MİRİT TE GJİKES KE MARRE 30MİLJON LİRETA DUKE İ THENE SE ME DUHEN PER DAJEN AGİM RAMA QE PO NDERTON NJE NDERTES TEK BLLOKU..DHE İ KE THENE MİRİT TE GJİKES QE TE MOS İTREGOSH İZETİT..GJİTHASHTU TE PAKTEN TRE HERE KE TRANSPORTUAR HERONİ TEK VİLA E LANDİT TE JASHARİT NE VLORE,,ME MAKİNEN TEMPRA ME TARGETR OO9 QE İ PERKİSTE FAMİLJES..ktojane fakte te pakundershtushme sado te perpelitesh..te fala babi nga İzet Haxhia turqi.
Paska bere mire Berisha qe ja ngriti patkonjet nga dielli Azem Hajdarit.E zhduk se paska qene per t’u zhdukur ku mut malok me emrin Azem Hajdari.Ky e hengri te semes,shkoi per djam qeni,por kur do tu vije radhe disa te tjereve si Azem Hajdari,Sali Berishes te parin.
SI VDIQ KY TEPSHI!???!!! APO ASHTU SI SHUME TE TJERE.
Kush e beri shqiperine bura megjak kbetat
Kush e vodhi
Kush e dogji
Kush e perbuzi
Kush degjeneroi
Kush e ngriti krimin kaq lart
Pa mbarim rendi
Po vetem
Nje
Emër
Sali
Berish
Baras
Me poshtrrso
Sakte:))))
Komenti im ,please ! FLM !!
undefined
midis të tjerave më bëri përshtypje një gjë;bodiguardi i berishës na qënkërka pronar i një pallati!Kaq shumë u paguakan rojet në shqipëri saqë të mund të ngrejnë edhe pallate!
Ne vend te hyrjes.
.
Gjuetia e Berishes ne strofkullen e CEZ-IT eshte nje loje e felliqur nga Taulant Ballat e PS dhe gjithashtu nga degradimi i reformes se drejtesise te Donaldit te vogel te Tiranes.
.
Pra te behet shume zhurme si nje krim te madh per Alfred Pezen dhe te mbyllen syte para Peshkaqeneve Lul Basha & Shkelzen Berisha qe kane vjedhur dhe kryer krime me shume se te gjithe armiqte e ketij kombi te marre se bashku ky eshte jo vetem nje krim kunder kombit shqiptar por eshte dhe nje krim kunder njerzimit
.
..
Ne kohen e sotme ka dy lloj mafie:
.
1-MAFIA E RRUGES
.
2-MAFIA ME KOLLARE.
.
Kjo e dyta eshte me e rrezikeshme sepse fshihet pas “ligjeve” dhe pas fjales “demokraci”..Kete ide jep dhe Mero Baze ne nje artikull te tij para 5 vjetesh qe eshte ndoshta artikulli me i vlersuar i tij dhe shtypit shqiptar qe nga 1990.
.
PRA LE TI KUJTOJME LEXUESIT,,,,SE JO VETEM CEZ-I..por dhe albetroli..por dhe armatimi disa biljon dollaresh..pra dhe gerdeci me 21 janarin kane nje prapavije te Granoffet qe po mbrojne banden kriminale te berihsajve dhe duke poshtruar nje komb te tere
.
HERE YOU GO !
.
Granoff, i fundmi i Berishës në Uashington JANAR 2012-GAZETA TEMA
Michael Granoff njihet në Shqipëri prej vitit 1995, kur Presidenti Klinton e emëroi Drejtor të Fondit Shqiptaro- Amerikan të Ndërmarrjeve, një sipërmarrje e cila rezultoi e suksesshme dhe është ende sot aktive në Tiranë. Prej saj lindi Banka Amerikane në Shqipëri, ndërsa sot ata janë prezent në disa biznese të mëdha në vend, siç është prodhimi i kartave të identitetit, apo disa sipërmarrje në biznese të tjera, përfshi banka, supermarkete, apo projekte të tjera, po kryesisht partnerë me biznesmenë të enturazhit të Berishës dhe familjes së tij.
Granoff vjen nga një histori suksesi për lidhjet e tij me politikën në Uashington. Ai ka punuar me presidentin Klinton, drejton një fond të madh investimesh privat në SHBA, është i lidhur me kompani lobiste dhe natyrisht vazhdon të ruajë ndikimin e tij jo vetëm mbi Fondin Shqiptaro- Amerikan të Ndërmarrjeve, por dhe qeverinë shqiptare. Është i matur, i qartë dhe di si të punojë në Uashington për një qeveri që i krijon vetes probleme përditë më papërgjegjësinë e saj ndaj qytetarëve dhe skandalet në korrupsion dhe drejtësi. Di si ti relativizojë gjërat dhe ti çdramatizojë ato.
Në verën e vitit 2009, kur Berisha po përpëlitej mes shpresës dhe makthit për të ndërtuar koalicionin me Ilir Metën, Granoff ishte inkurajuesi i duhur dhe garanti i tyre në Uashington. Inteligjent dhe eficent për ti mbyllur problemet pa shumë zhurmë, ai konsolidoi fort raportet e Berishës me Podesta Grup, një nga grupet më të forta të lotimit aktual në SHBA, me rol kyç në administratën e Obamës, të cilët janë e vetmja barkë shpëtimi për Berishën në Uashington. Me pagesa marramendëse për gjëra qesharake, ata shfaqin Berishën në bursën e NASDAQ, duke i rënë gongut pasi ky i fundit ka paguar një faturë 360 mijë dollarë, përdorin vizitën e tij në OKB në New York, formalisht një ekstraterritor i SHBA, për ti organizuar Berishës një takim me biznese shqiptarë që flasin anglisht, duke i marrë ata nga Tirana në Uashington. Kush mban mend emrat e atyre që morën pjesë në atë forum kujton se kryesor ishin Michael Granoff, Ambasadori Frank G. Wisner, si këshilltar i çështjeve të jashtme te Patton Boggs, Christian Canacaris, CEO, Raiffeisen Bank në Shqipëri, David Welch, Presidenti për Evropën Afrikën dhe Lindjen e Mesme në kompaninë Bechtel, e cila përlau 1.5 miliard euro për 60 km rrugë, të cilën tashmë e kemi të bllokuar, Suneel Gupta, CEO & zëvendëspresident ekzekutiv i Bankers Petroleum, Albania si dhe Sotiris Kapotas, president i Stream Oil & Gas, kompanisë që ka marrë gjashtëdhjetë përqind të vendburimeve të naftës në Shqipëri, dhe faktikisht i përket merita partnerit të Albana Vokshit, licencuar në kohën që motra e saj bënte ligjin në Ministri të Ekonomisë.
Duke parë krizën e Berishës me SHBA dhe rrethimin diplomatik që i është bërë atij, vizita e Berishës në OKB ishte rasti për të krijuar idenë se Berisha u prit dhe jashtë dyerve të OKB, duke shkuar atje faktikisht me bukë me vete siç thotë një shprehje popullore shqiptare.
Berisha nuk i kursen paret për lobistët që tentuan ti çajnë rrethimin, por duket se ata nuk arritën ti shpëtojnë gjithçka. Përfundimet e rezultateve të FBI e hodhën në erë përfundimisht imazhin e qeverisë shqiptare në Uashington dhe kundërshtimi i tyre i egër prej Berishës, duket se ka hequr pluhurin e dosjeve të vjetra të tij në zyrat e shtetit amerikan. Lobistët e tij atje u detyruan të kthehen nga mbështetës të Berishës në informatorë të tij për perceptimin që Departamenti Amerikan i Shtetit ka për të dhe politikën e tij. I vetmi rekomandim i ardhur prej tyre ishte sfumimi i tij dhe nxjerrja e Lulëzim Bashës në plan të parë. Granoff ishte përsëri gati. Ai prodhoi udhëtimin e Bashës në Uashington, leksionin në një universitet dhe ju gjend në krah për të improvizuar njësoj si Berisha disa muaj më parë, një takim me biznesmenë amerikanë, që në fakt ishin sërish Paton Gazz, i paguar nga Berisha dhe Granoff.
Sërish me sforcim të madh në sfondin politik shfaqet Eliot Engëll, i cili po ngrys karrierën si kongresmen demokrat për New York-un, me dreka dhe darka shqiptares, të cilat duket se e kanë stërvitur atë të mos mërzitet, por dhe as të mos mërzitë askënd më me problemet e tyre. Shumë vetë panë me dyshim pse tonet e Lulëzim Bashës ndryshuan nga Uashingtoni për vrasjet në bulevard. Panë se ai i quajti ata të pafajshëm dhe kërkoi ti lihej në dorë drejtësisë. Michael Granoff ishte pranë tij. Nga anija e madhe e pushtetit të Berishës, që po mbytet, duhet të shpëtohet çtë mundet. Lulëzim Basha është njeriu i duhur për tu licencuar si i moderuar, pasi është pjesë e komprometimit të madh. Ai ka marrë pjesë në lobimin e Rrugës së Kombit, me lobistët që ishin në krah të Berishës, duke ndërtuar me një shifër skandaloze një copë rrugë që po varros ekonominë shqiptare. Ai është pjesë e negociatave të vitit 2009 për koalicionin e ri dhe sot brenda PD shihet si një pol pushteti në aleancë me Ilir Metën më shumë se sa me njerëzit e tjerë tradicional të PD-së. Më 21 Janar ai ishte në zyrën e Sali Berishës kur u vendos për të qëlluar mbi qytetarët. Katër prej tyre vdiqën, të tjerët i shpëtoi Zoti, kurse urdhëruesit po përpiqet ti shpëtojë i talentuari Granoff.
E ka pak të vështirë, por nuk është se nuk po ia del. U shfaq sërish në krah të Lulëzim Bashës në Katar, atje ku nuk ka debate për demokracinë apo vrasjet politike, por flitet vetëm për miliona. Ka gjithmonë një arsyetim dhe për këtë. Fondi i tij do ti qëndrojë afër ambicieve të zotit Basha për të ndërtuar diçka në Tiranë, diçka që akoma nuk ia dimë emrin, fytyrën apo shifrën që kërkon. Dimë vetëm që tashmë atij i duhet të shpëtojë çtë mundet nga gjemia e Berishës. Ka zgjedhur Lulëzim Bashën me idenë se gjërat e lehta qëndrojnë mbi ujë, por kur janë vërtet bosh. Ky i fundit ka aq gjëra të rënda në karrierën e vet, sa kemi frikë se zotit Granoff do ti duhet kohë më vonë të mbrojë Fondin që drejton në Tiranë, formalisht fond jopolitik, nga komprometimi me politikën personale dhe lobimin në favor të atyre, të cilët FBI i ka certifikuar si udhëheqës që kanë vrarë njerëz të pafajshëm. Pas kësaj është e vështirë të thuhet nuk e dija dhe akoma më e vështirë për ti rrumbullakosur përgjigjet.
EPILOG:
le te shpresojme qe stafi i ri i Presidentit Donald Tramp ti japi fund politikes amerikane cerekshekullore qe ne balancen midis kombit shqiptar dhe sali kriminelit ka zgjedhur kete te fundit me Granoffet e tij..
Analize spektakolare,pergezime