Ka dy raste flagrante ku Prokuroria po bën sikur heton, por në fakt po prodhon alibira, lidhur me konfliktin që kanë me ligjin e dekriminalizimit dy deputetë, Flamur Noka dhe Fatmir Mediu.
Shtypi po raporton, me burime anonime nga Prokuroria, se është dërguar një letër porosi për Policinë e Prizrenit për të vërtetuar nëse Flamur Noka ka qenë i ndaluar nga policia serbe në vitin 1991.
Nëse kjo gjë ka ndodhur, tregon se Prokuroria po kërkon arsye të mbyllë hetimin. Të gjithë e dimë, që policia e sotme e Kosovës, nuk posedon zyrtarisht arkivat e policisë serbe të vendosur në Kosovë në vitin 1991, pasi ato ose janë djegur, ose janë marrë me vete në Beograd, dhe kësisoj nuk ka çfarë përgjigje të kthejë.
Denoncimi i bërë nga gazeta “TemA”, nuk i referohet policisë serbe, por vetë Flamur Nokës dhe policisë së shtetit shqiptar.
Sipas dëshmisë që gjendet në arkivën e Ministrisë së Brendshme të shtetit shqiptar, Flamur Noka është një nga fshatarët e arratisur nga Novoseja për në Kosovë, që në atë kohë administrohej nga Serbia.
Sipas dëshmisë së vetë Flamur Nokës para policisë shqiptare, kur është riatdhesuar, ai është mbajtur gjatë në policinë serbe në Prizren dhe i është bërë ofertë të bëhet agjent i UDB. Ai thotë se është pyetur me hollësi për ata që drejtojnë PD në Tiranë dhe Kukës dhe lidhjet e tyre me Ibrahim Rugovën në Kosovë. Raporti i policisë shqiptare është i plotë, është zyrtar, është i certifikuar në Arkivën e shtetit shqiptar dhe Prokuroria mund ta ketë në dispozicion, nëse e kërkon.
Ajo mund t’i thellojë hetimet dhe të pyesë policinë që ka marrë në pyetje Flamurin dhe vetë Flamurin, por nuk ka pse kërkon dokumenta aty ku e di që nuk ka.
Akuza ndaj Flamur Nokës nuk është pse është arratisur, se mirë ka bërë. Nuk është as pse ka pranuar, apo pse nuk ka pranuar, ofertën për t’u bërë agjent i UDB, se këtë nuk e vërtetojmë dot me letra, po vetëm nëse analizojmë jetën e tij nga një fshatar injorant, në krye të policisë shqiptare.
Ajo që ne provojmë, është se formulari i vetdeklarimit që ligji i dekriminalizimit u ka ofruar deputetëve, ka pyetje specifike për ndalimin, ose hetimin nga ndonjë polici e huaj, ose shqiptare, dhe Flamur Noka në të gjitha rastet është përgjigjur “Jo”. Pra, ai ka gënjyer dhe ky është krimi i tij. Historitë e tjera pastaj mbetet të hetohen, por ai duhet të përballet me deklarimin e rremë në formularin e tij.
Rasti i dytë është Fatmir Mediu. Gazeta “TemA” ka botuar një kopje të pasaportës së tij diplomatike, lëshuar nga viti 2002 dhe përdorur deri në vitin 2007, ku ai figuron me emrin Fatmir Medihoxha. Zoti Mediu është treguar korrekt dhe e ka pasqyruar atë në formular. Por problemi është se zoti Mediu ka poseduar një dokument zyrtar të falsifikuar, pasi në asnjë regjistër të gjendjes civile në Shqipëri, nuk figuron ndonjë shtetas me gjeneralitete Fatmir Medihoxha. Pra, ndryshe nga trafikantët e tjerë, që i kanë përdorur këto emrat e dytë apo të tretë, si nofka jashtë vendit, ose duke ndryshuar emrin në gjendje civile këtu, Mediu ka prodhuar një pasaportë diplomatike me gjeneralitete të tjera nga ato realet, për të shmangur arrestimin nga gjykata italiane, e cila e kishte dënuar në atë kohë me katër vjet burg dhe ndalim të ushtrimit të veprimtarisë si politikan.
Zoti Mediu, por dhe ata që ja kanë lëshuar këtë dokument, duhet të përballen me veprën e fallsifikimit të një dokumenti zyrtar, me qëllim fshehjen nga drejtësia.
Krimi i falsifikimit të një dokumenti zyrtar, është penalizues për ligjin e dekriminalizimit, ndaj dhe Prokuroria duhet ta hetojë seriozisht lëshimin e një pasaporte fallco për Fatmir Medihoxhën.
Bashkë me rastin Noka, këto janë dy raste tipike, kur Prokuroria bën sikur kërkon të dhëna, por në fakt kërkon alibira. Në rastin e Flamur Nokës, ajo ka dokumentat e shtetit shqiptar dhe vetë deklaratat e Flamur Nokës, dhe nuk ka pse humbet kohën të kërkojë në Prizren, ndërsa në rastin e Fatmir Mediut nuk duhet të mjaftohet me faktin se ai e ka deklaruar dhe dënimin në Itali dhe mbajtjen e dy mbiemrave, por duhet të hetojë prodhimin fallco të një dokumenti të lartë zyrtar, siç është pasaporta diplomatike, me identitet të rremë, pasi Fatmir Mediu nuk e ka pasur kurrë emrin Fatmir Medihoxha në shtetin shqiptar.
Dokumenti i Arkives se Ministrise se Brendeshme qe ka marre ne pyetje Flamur Noken pas riatdhesimit nga policia serbe.
Dokumenti i Arkives se Ministrise se Brendeshme qe ka marre ne pyetje Flamur Noken pas riatdhesimit nga policia serbe dhe deklarat e tij
Formulari ku Noka ka mohuar te jete ndaluar nga ndonje polici e huaj ose te jete riatdhesuar
Identiteti i rreme i Fatmir Mediut ne nje pasaporte diplomatike que duhet hetuar
Identiteti i dyte i Mediut i vedeklaruar, por qe nuk provohet nga gjendja civile
Nqs do denohen nipi gjeneralit te UDB flamur noka per fallsifikim dhe fatmir gerdeci per fshehje emri atehere i bie qe neser Sali Berishin duhet ta fusim ne karrike elektrike familjarisht si bene amerikanet me ciftin Rozenberg ne vitet 50-te
Shume shqiptare te ndershem pyesin: Ku e gjen fuqine familja kriminale e berishajve qe “sfidon” dhe vete shtetin amerikan:
Pse e hedh shurren perpjete Sypeshkaqeni me Medinjte dhe Ballinjte.
Pergjigja ne tre pjese eshte me poshte :
Pjesa e pare
“The New York Time”: “Vdekja e Trebickës ka ngjallur frikë dhe pasiguri”
Gazeta me famë botërore i kushton katër faqe aksidentit. Hijet e dyshimit rëndojnë dhe pas ekspertizës amerikane
Gazeta “Nju Jork Tajms” ka publikuar një artikull që lidhet me vdekjen dhe hetimet e deritanishme rreth ngjarjes së bujshme në Shqipëri. Në një shkrim me autor Nikolas Kulish, gazeta prestigjioze konstaton fakte interesante rreth hetimeve, e cilëson vdekjen e Trebickës, dëshmitarit kyç të aferave të armëve dhe Gërdecit, si të papritur. Dyshime dhe njerëz që kanë pak besim tek autoritetet e tyre, nënvizon gazeta. “Çështja për vdekjen e Kosta Trebickës, dëshmitar kyç në një çështje shumë të rëndësishme, është e rrethuar me spekulime. Ai zbuloi prova të rëndësishme në eksportimin e municioneve në drejtim të Afganistanit. Akuzat e tij për trafikun e armëve u pasuan me arrestime në Shqipëri, kur më 15 mars nga shpërthimi në Gërdec humbën jetën 26 persona, mes të cilëve edhe fëmijë. Trebicka, 48 vjeç, u gjet i vdekur muajin e shkuar në një rrugë rurale pranë makinës së tij. Hetimet për vdekjen e tij janë gjithçka, përveçse rutinë”, – thuhet në artikull. Më tej citohet se një hetues amerikan u thërrit nga Prokuroria për ekspertizën e vdekjes së tij, Kevin J. Teter është ekspert në Policinë e Shtetit në Virxhinia. “Pas përfundimit të ekspertizës dhe dërgimit të raportit nga ana e tij, pati shumë debate dhe diskutime në Shqipëri. Media të ndryshme e kanë vënë në dyshim përfundimin e ekspertizës, sipas së cilës Trebicka kishte vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik. A ka vdekur Trebicka në një aksident, apo ka qenë diçka tjetër që e ka shkaktuar vdekjen e tij? Populli në këtë vend të vogël e të varfër europian ka tashmë pak besim jo vetem tek autoritetet e tij, por dhe nga miqtë perëndimore.
Dihet qe Sali Berisha e quajti kete gazetë letër higjenike.
——————————–
pjesa e dyte
———————
“Gërdeci”, Luan Hoxha fiton azil në SHBA
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i dënuar me 5 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Tiranë si një nga përgjegjësit për tragjedinë e Gërdecit tashmë është azilant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hoxha sipas një kabllogrami të Ambasadës Amerikane raportoi përfshirjen në Gërdec të djalit të ish-kryeministrit Berisha. Lexoni kabllogramin e plotë.
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Luan Hoxha ka marrë statusin e azilantit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse ai është dënuar me 5 vjet burg si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit më 15 mars të vitit 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë, Hoxha nuk do të mund të ekstradohet në Shqipëri. Ish-zyrtari i lartë i Forcave të Armatosura, ka lënë Shqipërinë në datën 1 janar 2012, së bashku me familjen është larguar drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dihet tashmë se Luan Hoxha ishte kercenuar me jete nga ‘Sypeshkaqeni” dhe I eshte then shprehimisht..Do pësosh fatin e Kosta Trebickës
—————————————————————————————
pjesa e trete (ju flet gery kokalari)
KONGRESMENI FRANK WOLF
Fatmir Mediut i pëlqen që të mburret me miqësinë e tij me kongresmeniin Frank Wolf, që përfaqëson shtetin e Virxhinias në Uashington. Unë do të doja të dija nëse ka pasur ndonjë komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Mediu u ekspozua në gazetën “Times”? A ka pasur komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Kosta Trebicka vdiq në një aksident misterioz me makinë? Ishte një rastësi që eksperti amerikan që u soll me aq shpejtësi të hetonte çështjen ishte nga policia shtetërore e Virxhinias? Apo mund të jetë diçka më e rëndësishme, siç më ka thënë një ish- agjent i FBI që hetoi çështjen? Dhe përse pikërisht pasi Fatmiri doli në gazetën “Times”, ai nxitoi të takonte Shkëlzen Berishën? Çfarë ishte kaq e rëndësishme që ata duhej të flisnin në mes të krizës? Dhe siç e di mirë Fatmiri, Nicholas Wood, gazetari i “Times”, që e intervistoi, solli me vete një kameraman shqiptar për të regjistruar intervistën. Pse një ditë pas intervistës, disa truproja të tij shkuan në studion e kameramanit dhe i konfiskuan pajisjet?
VOA
Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt… tani është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri për t’i bërë gjërat më keq,.
Epilog:
Kjo maskarade qe po ndodh sot me Banditin Berishe dhe kelyshet e tij tregon se duhet kohe e gjate qe te ringjallet ai vend por kryesorja eshte te themi te verteten qe Saliqeni eshte kriminel por jo fajtor.
.Fajtor per momentin jane Edi Rama qe mori vota cudiberese ne 2013 por dhe zoti Donald Lu & company qe me veprimet dhe mos veprimet e tij po behet nje mbrojtes me dashje apo pa dashje I kesaj dinastie kriminale.Edhe me pro-amerikani ne Shqiperi por dhe me antikomunisti ne Amerike kur shikojne kete film me mafien berishiane “Live” ne Shqiperi…pamvaresisht se teorikisht shajne enver hoxhen..mendojne se ne fund te fundit qofte ai popull..qofte klasa politike..qofte keto xhambasadoret e akredituar ne Tirane e kishin hallall dajakun e tij..Thjesht Dinastia kriminale berishiane eshte kthimi ne legjende te enver hoxhes nga armiqte por dhe miqte e ketij kombi.
Te dy jane fytyra te neveritshme por fatmir medihoxha eshte kryeplehra nje papagall trubosh, nje mashtrues ordiner, qe jo vetem duhet zhdukur nje ore e me pare nga politika dhe parlamenti se te vret syte kur e sheh te kakarise si gjel trubosh duke ndotur gjithcka por me e pakta per ate plehre eshte se ai duhet futur ne burg
fatmiri fillimisht e ka patur mbiemrin mehdihoxha … e më pas e ka ndërruar.. për të qenë të saktë z. Kastriot Myftaraj ia ka përmendur me kohë këtë problem me mbiemrin…
http://shtypishqiptar.blogspot.al/2012/11/karriera-e-fatmir-mediut-inxhinier.html
Jeni bere bajate me Noken.Cpune ka Policia e regjimit komunist (Jugosllav)me demokracine? Ne se pyetet sena e ka pas qene pyetur ndonje shiptar nga Policia shqiptare komuniste apo e Huaj pokomuniste ajo nuk ka asnje rendesi sepse ne ato regjime I rrezuam dhe nuk I respektojme me.Duhet te jet nje pyetje injorantesh qe te akuzosh nje qytetar se a eshte pyetur apo jo nga policite e regjimeve antinjerzore komuniste.Ne qoftese Noka apo ndokush tjeter eshte denuar apo kerkohet per denim nga policite e shteteve Demokratike atehere neve duhet te marrim informim dhe ta e ballafaqojme indivitin qe kerkon pushtet per ti pergjigjur akuzave ,por ndryshe neve po bejme inkuizicion qe eshte antidemokratik.Nuk keni akuza ndaj Nokes por keni nje teater qesharakesh.
Ti bomba duhet te jesh nje marke e Flamur Noken.
Ti bomba duhet te jesh nje marke e Flamur Noken.
Ti bomba duhet te jesh nje marke me Flamur Noken…!!!
ky Mediu eshte fytyre e ndyre, shume e ndyre
Cuditem qe ky moster esht akoma deputet, kur dihet se vetem trafikantet mbajn pasaporta me emra dhe mbemra te ndryshuar, aq mekeq qe ky trafikant, eshte denuar nga gjukata Italjane me kater vjet burg, ndersa drejtesia shqiptare hesht, njelloi sic heshti per Gerdecin ku per interesa ekonomike me shkelzen berishen dhe te tjere trafikant, muaren milona duke groposur 26 persona dhe plagosur 300 te tjer. SHpresojme ti nenshtrohet Vettingut, si fallsifikator, pse jo dhe bashkepuntor ne vrasjen e Gerdecit.
Ta gezoni 21janarin o rilindas te çpuar, po e kruat prap prap do çpoheni. Ne fakt ju ka çpuar allahi ju dhe aleatet tuaj te çpuar
o QifI
Ke pjeserisht te drejte
Jo vetem rilindja e shte e shpuar pas 2013…por eshte shpuar dhe shkerdhyer nje komb i tere fill qe pas 2 prillit 1991 qe ishte nje lloj agersioni i agjenturave te huaja kryesisht te UDB dhe ca vende qe i kemi mike sot duke na prure ne pushtet Qenin Serb Sali Berishovic. duke abuzuar ne menyre kriminale me gjoja luften kunder kamunizmit
Dje lehu qeni Berishe per trenin e Serbise qe do shkonte ne Mitrovice…per te mbuluar faktin qe ai vete ishte dhe eshte nje bombe atomike neoparalizuese e hedhur nga serbet reaksioni shiptar dhe segmente te Cia-s qe merreshin me Ballkanin ne ate kohe.
KETU e ka spjegimin dhe “frika-shpuarja” e Rames apo E Donald Luse qe te sulmonje berishen dhe ta prangosin per krimet e tij duke u marre me Elvis ROSHA alfred peza ..APO ME E KETE NOELIN E CEZIT qe kane vjedhur jo vetem me dokumete por me thase miljona dollare
SUPERDOSJA KRIMINALE E MEPOSHTME E BERISHES ESHTE GJENERATORI QE NDRICON MONUMENTIN E ENVER HOXHES SI PROMETHEUN E SHQIPTAREVE
Veprimtaria e Sali Berishës është një dosje e zezë voluminoze, mbushur me fakte prapaskenash, mashtrimesh, aferash e krimesh, të cilët e kanë sjellë dhe e kanë mbajtur atë në politikë, në pushtet, në opozitë e përsëri në pushtet. Edhe pse ka bërë gjithçka që e etiketon si “qytetar i djegur”, si “kryebandit” dhe “anti-shqiptar”, Sali Berishës nuk i bëjnë përshtypje këto turpe, përkundrazi po vazhdon të shtojë hajdutëritë dhe krimet ndaj këtij populli e këtij vendi, tashmë duke përdorur bandën që ka instaluar në pushtet. Por sado indiferent të paraqitet, janë disa episode të hidhura, prej të cilave Saliu bëhet me “hije” kur ia kujtojnë. Dhe është ky SALI, I cili këto ditë ka dalë përsëri me bandën e tij të re të vjetër, duke kërkuar vota nga shqiptarët! Farmak-fjalimet e tij gjëmojnë me ulërima e me mashtrime, sikur SALIU të jetë humanisti e jo krimineli i shqiptarëve, sikur të jetë etaloni i ndershmërisë e jo vula e hajdutërisë, sikur të jetë integruesi dhe jo shkatërruesi i këtij vendi e populli!
10 nga “njollat” e figurës morale “SALI”
1. Spiunimi kundër Hysen Sheshorit, të dënuarit të diktaturës, që Sali Berisha e denoncoi në gjyq në vitin 1975, duke paraqitur një “trakt” të shkruar prej Hysen Sheshorit. Sali Berisha ka ulëritur në atë gjyq: “Ky është armik, kërkoj të dënohet me vdekje, me varje në litar”.
2. Puçi ndaj (ar)mikut Azem Hajdari, si kryetar i Grupit Nismëtar të Themelimit të PD, pak ditë pasi SALI INTRIGA u fut në lëvizjen studentore me nofkën “misionari”.
3. Puçi ndaj Aleksandër Meksit, duke e spostuar me intriga e prapaskena nga kryesimi i PD, duke organizuar dhe realizuar uzurpimin e kreut të kësaj partie, të cilën e sundon me intriga e prapaskena edhe pas 20 vitesh.
4. Lëvizja vëzhguese me veturën e ish-Sigurimit të Shtetit në 20 shkurt në Sheshin “Skënderbej”, ditën kur shqiptarët po rrëzonin bustin e diktatorit, njohur për shqiptarët nga video “Berisha”.
5. Skandali me dekoratën e akorduar për supermashtruesin Nikola Arsidi, pas të cilës qëndronin 1.6 milionë dollarë të vjedhur prej dyshes SALI-ARSID.
6. Prapaskena puçiste ndaj Eduart Selamit, duke e spostuar nga kryetar i PD dhe nga Shqipëria, me presione e makinacione tipike “SALI INTRIGA”.
7. Prapaskenat ndaj Azem Hajdarit, duke tentuar ta largonte nga PD me heqje imuniteti, me shpifje si “spiun e hajdut” në gazetën “RD, me presione SHIK-u, me kurthe në atentate dhe enigma “SALI” e nxjerrjes së tij nga mbledhja e kryesisë së PD, natën kur e vranë.
8. Takimi me krye-terroristin e kryetrafikantin Arkan, kreun e krimeve dhe genocidit të regjimit të Milosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës, ku u planifikua trafiku mafioz i armëve e naftës.
9. Fshehja e etnisë serbe të bashkëshortes së tij Svoboda Ramoviç, ndryshuar (përkthyer nga serbishtja) në gjendjen civile shqiptare, me emrin Liri Berisha.
10. Publikimi i 230 fotografive, që Sali Berisha (blloku) dhe familja e tij kanë bërë me familjen e Enver Hoxhës dhe me krerët e lartë të ish-diktaturës komuniste, të cilës i ka shërbyer me devocion dhe krime nga kolegëve, si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
10 nga mashtrimet e demagogut “SALI”
1. Mashtroi pronarët për kthimin e pronave, duke nxjerr ligje të qëllimshme për mos kthimin e pronave dhe grabitjen e tyre prej “pronarëve të rinj” të shpikur prej pushtetit “SALI”, të cilët ishin pjesëtarët e klaneve të Saliut.
2. “Bashkë-vuajtësi SALI”, mashtroi ish-të përndjekurit politikë për integrimin e tyre me strehim, punësim, shkollim e dëmshpërblimin financiar të viteve të burgut, por nxori ligje, me të cilat ka 20 vjet që i mashtron e i tall.
3. Mashtroi shqiptarët për ndarjen e barabartë të pasurive kombëtare, por i grabiti ato me klanet e tij të ardhura në pushtet, duke i shitur për “5 kacidhe” dhe duke i shkatërruar ekonominë dhe ndërmarrjet ekonomike.
4. Mashtroi shqiptarët, se do të kryente privatizimin e ekonomisë kombëtare, duke pasur pronar të vetëm punëtorët, por hodhi në rrugë dhunshëm si skllevër afro 1.2 milion punëtorë e specialistë.
5. Mashtroi 65% të popullsisë në fshat, se do t’i pajiste me shërbim shëndetësor, me arsim modern, me rrugë, me ujë, ndriçim e transport publik, por i zhduku dhe ato shërbime jetësore që kishin, duke detyruar banorët të braktisin dhe boshatisin afro 800 fshatra e të zbresin pa asnjë shpresë nëpër qytete.
6. Mashtroi shqiptarët e mbetur të pastrehë pas vitit 1990, se brenda vitit 1993 do t’i strehonte, por strehoi vetëm “byronë politike të PD” dhe militantët e tij gjeografikë, ndërsa 75 mijë familje e atij viti vazhdojnë të dëgjojnë mashtruesin “SALI” prej 20 vjetësh.
7. Mashtroi fëmijët shqiptarë (ishin nga 1-3 vjeç) për kënde lojërash në çdo qytet e lagje banimi, por shkatërroi me kioska dhe ato që ishin, ndërkohë që sot (ata janë 20-23 vjeçar) mashtruesi “SALI” po u premton përsëri kënde lojërash nëpërmjet mashtruesit LULI.
8. Mashtroi shqiptarët me premtimin për punësim, duke u thënë se në çdo qytet do ngrihen fabrika e uzina, por i ka kthyer 27 qytete në geto mjerimi me pasoja të rënda social-ekonomike.
9. Premtoi arsim europian për të gjithë, por për shkak të varfërisë dhe mbylljes së shkollave në zonat rurale, ka lënë afro 20 mijë fëmijë analfabetë dhe 45% të shkollave në “hangar kuajsh e stalla bagëtish”.
10. Mashtroi shqiptarët për futjen në BE, por ka 20 vite që është bllokuar ky proces për pushtetit “SALI”, që drejtohet nga SALIU, i cili vazhdon demagogjinë e tij me pazare të pista, duke e lënë Shqipërinë larg dhe jashtë BE.
10 nga krimet e klanit “SALI”
1. Rrëmbimi e masakrimi deri në paralizë fizike dhe hedhja në një gropë në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës e dy gazetarëve, Zamir Dule i “Koha Jonë” dhe Bardhok Lala i “Dita Informacion”.
2. Rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja fizike e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha nëpërmjet bandës së tij “SHIK”-u, duke mbrojtur dhe graduar ekzekutorët me poste të larta në Pushtet-Bandën “SALI”.
3. Djegia e Shqipërisë në vitin 1997, për shkak të piramidave të tij financiare hajdute zyrtare, duke shkrumbuar pronat publike, institucionet e shtetit, pronat private, me bilanc edhe vrasjen e afro 3000 shqiptarëve.
4. Vrasje-mbytja në Otranto e 118 shqiptarëve (84 të mbetur në fund të detit) në 28 mars 1997, të cilët ikën për të shpëtuar prej luftës civile që shkaktoi pushtet-krimi “SALI”.
5. Vrasja e 16 minatorëve në minierën e Bulqizës, për shkak të koncensioneve të pista në treg-trafikun e mineralit të kromit, duke shfrytëzuar si skllevër afro 700 minatorë me familje të uritura për bukë.
6. Vrasja e dy ushtarakëve, plagosja e 20 banorëve dhe shkatërrimi i fshatit Dhemblan në Tepelenë, nga afera qeveritare e demontimit të municioneve
7. Shkatërrimi i institucioneve në 14 Shtator 1998, pas sulmit të opozitës “SALI” për të marrë pushtetin me dhunë, duke kthyer edhe PD për 1 muaj në repart tankesh e topash luftarakë.
8. Vrasja e 26 skllevërve burra, gra e fëmijë dhe shkatërrimi i 3000 bizneseve nëpërmjet aferës kriminale të pushtet-familjes “SALI”, organizuar në “fabrikën e vdekjes” në Gërdec, të ngritur prej mafies shtetërore për demontim e trafikim municionesh.
9. Përmbytja e Qarkut të Shkodrës prej afer-krimit të import-eksportit të energjisë elektrike, duke shkatërruar 40 mijë biznese, 30 mijë familje, 200 mijë bagëti dhe mijëra hektarë të mbjella.
10. Në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha, vrau 4 demonstrues e plagosi 40 të tjerë në 21 janar 2011, duke urdhëruar Gardën e Republikës për të qëlluar mbi popullin që kërkonte punë dhe bukë.
20 nga skandalet e pushtet-krimit “SALI”
1. Ngritja e firmave piramidale, nëpërmjet të cilave pushtet-krimi “SALI”, u zhvati 3 milion shqiptarëve financat personale, të siguruara nga shitja e pasurive dhe emigracioni, nëpërmjet parullës “Paratë janë të pastra, firmat janë banka zyrtare”.
2. Kontrabanda e naftës dhe armëve, zhvilluar nëpërmjet firmës “SHQIPONJA-PD-SHIK”, e cila punonte në favor të sundimit gjakatar anti-shqiptar të Milosheviçit, duke shkelur embargon ndërkombëtare ndaj Serbisë.
3. Dhëndri dhe vajza e Sali Berishës, nën maskën e projekteve të Bankës Botërore, rrafshojnë banesat dhe bizneset e banorëve të Jalës, duke përdorur me dokumente false pronësie e projektesh, policinë ndërtimore të pushtetit “SALI BABA”.
4. Djali i Sali Berishës, urdhëron forcat e policisë të pushtetit “SALI BABA”, për të përzënë nga trojet e tyre banorët e bregut të Vlorës (Dukat-Rradhimë), duke paraqitur si pronarë legjitimë të tokave, ortakun e tij Rrahman Selmanllari.
5. Miku-ortak i familje-pushtetit “SALI”, bosi i skandal-krimeve ekonomike të Europës Damir Fazllic, trafikanti i parave të pista dhe armëve me vendet nën embargo ndërkombëtare, merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në krah të kryeministrit, me statusin si anëtar i këtij këshilli.
6. Pas mashtrimit me 300 mijë euro për një “spot turistik shqiptar” për kanalin “CNN”, ministri i “kulturës erotike” të pushtetit “SALI”, tashmë këshilltar qeverie Ylli Pango, punëson femra në ministri, në shkëmbim të moralit.
7. Zbulohet dokumenti zyrtar i QKR, që kishte licensuar firmën fantazmë të Damir Fazllic të quajtur “SRF-DLP”, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit Lulëzim Basha, firmë e cila shërben si “lavatriçe” e trafikut të parave të pista, me dispeçeri qendrore klan-mafien e pushtetit “SALI”.
8. Pushtet-familja “SALI” rezultoi me dokumente zyrtare e financiare, se kishte blerë në Porto Romano nëpërmjet mik-ortakut Damir Fazlliç sipërfaqen që pushtet “SALIU” e kishte përcaktuar me vendim qeverie, si shesh ndërtimi për parkun energjetik “FAZLLIÇ-ARGITA”.
9. Pushtet “SALIU” firmosi një marrëveshje të fshehtë me qeverinë italiane, për depozitimin e plehrave në territorin shqiptar, në shkëmbim të një afere të pisët financiare, të komanduar nga mafia italo-shqiptare e import-riciklimit të plehrave në Ballkan.
10. Pushteti “SALI-LULI”, i strukturuar në lidhje kusarësh, vodhi 242 milion euro nga investimi i rrugës Rrëshen Kalimash, duke mos zhvilluar tender për projektin e kësaj rruge, madje duke mos deklaruar as vlerën e investimit financiar të saj.
11. Pushteti “SALI-LULI”, nëpërmjet një akti-tradhtie kombëtare, i fali Greqisë sipërfaqen detare territoriale shqiptare, që u ndalua prej Gjykatës Kushtetuese.
12. Ministri hajdut Genc Ruli, me firmën e pushtetit “SALI” ka dhënë në mënyrë mafioze, në kundërshtim me ligjin e konkurrencës publike, plotë 220 licensa koncensionesh për hidrocentrale, 110 prej të cilave i kanë në pronësi familjarët e kryeministrit, deputetët, ministrat, politikanët dhe familjarët e tyre, ndërsa të tjerat i kanë përfituar miqtë dhe ortakët e pushtet-krimit “SALI”.
13. Krye-sekseri i qeverisë Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit SALI, rezulton si kontrollues i klanit të aferës kriminale vrasëse masive të Gërdecit dhe bashkëbisedues përcaktues në dëshminë e biznesmenit Kosta Trebicka, vrarë “në gjueti harabelash” pas publikimit të emrit të djalit të kryeministrit SALI, si i përfshirë aktiv në këtë aferë kriminale.
14. Arrestohet në mjediset e Ambasadës të SHBA në Tiranë, sekretari i Ministrit të Jashtëm Ilir Meta (Blloku), eksponenti Almir Rrapo, i skeduar si person në kërkim prej Drejtësisë Amerikane për akte kriminale si vrasje, trafiqe droge e femrash.
15. Ministri i super aferave të pista Genc Ruli, firmos privatizimin e Sport-Klub “Partizani”, duke i dhënë Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit (Berisha) truallin ku ngrihej ky sport-klub, mbi të cilin pushtet-familja SALI po ndërton pallate.
16. Z/kryeministri i pushtet-kusarëve “SALI”, aleat ortaku i PD “integruesi” Ilir Meta, kapet me bllok në dorë, duke bërë pazare me tendera, liçensa, koncensione, vendime gjyqi e punësime në zyrat e shtetit, ku vetëm një fletë e bllokut ishte “çek” prej 700 mijë euro!
17. Vodhi, manipuloi dhe dogji materialet zgjedhore të votës së 28 qershorit 2009 nëpërmjet KQZ-PD, duke shkelur ligjin dhe shpërfillur të drejtën e votës, opozitën dhe ndërkombëtarët.
18. Rezultoi se pushteti “SALI” organizonte, kontrollonte dhe mbronte trafikun dhe tregun shqiptar të naftës “VIRGIN”, rubineti i të cilës ka çuar 76 milion euro vjedhje e përfitime në xhepat e kupolës së pushtetit dhe familjes kryeministrore.
19. Pushteti “SALI” ka organizuar dhe realizuar trafikun e armëve dhe municioneve me Libinë, duke furnizuar regjimin e Gedafit, mikut të kryeministrit Berisha dhe kandidatit Lulëzim Basha.
20. Dhe për të rehatuar veten pas krimeve, mashtrimeve, vjedhjeve e skandaleve të pushtetit të tij të degraduar e anti-shqiptar, kryeministri Sali Berisha, po me taksat e shqiptarëve bleu një benz luksoz “sheikësh” me vlerë 700 milion lekë.
KRIMINELI SALI BERISHA & SON ESHTE DIREKT PERGJESGJES PER 21 JANARIN,GERDECIN DHE OTRANTON
PSE HARRUAT O NJEREZ KUR BISHA BERIHSA NGA NJERA ANE DHE ITALIA E NATOS DHE BE NGA ANA TJETER VRANE NE MES TE DETIT SI KAFSHE 100 SHQIPTARE SI NE GJUETI INDIANESH ??
Viktimat e tragjedise se Otrantos
ZEQINE FEJZAJ 61 vjece
ZONJA FEJZAJ 36 vjece
BLERINA FEJZAJ 8 vjece
MIHAL FEJZAJ 60 vjec
FATOS FEJZAJ 39 vjec
RONALD FEJZAJ 14 vjec
OLTION FEJZAJ 13 vjec
MIMOZA XHAVARA 32 vjece
KAMELA XHAVARA 9 vjece
MAJLINDA XHAVARA 4 vjece
DESANTILA XHAVARA 24 vjece
FIRDESA XHAVARA 1 vjece
GERARD XHAVARA 4 vjec
MAJLINDA ROSHI 38 vjece
QEMAL ROSHI 38 vjec
RONALD ROSHI 2 vjec
PUSHIME MEMINAJ 60 vjece
DONIKA IDRIZI 40 vjece
ELONA IDRIZI 14 vjece
SEMIRANDA IDRIZI 11 vjec
ROMEO ANDREA 28 vjec
SILVANA ANDREA 18 vjece
KRISTINA ANDREA 2 vjece
BARDHYL LAME 37 vjec
TUSHE LAME 38 vjece
ARTUELA LAME 35 vjece
KASIANI BESTROVA 6 vjec
VIKTORE BESTROVA 9 vjece
KOSTANDIN BESTROVA 2 vjec
ANIFE BEJKOTARE 41 vjece
REZART BEJKOTARE 12 vjec
ERALD BEJKOTARE 13 vjec
ZEMAN AVDIA 37 vjec
NERTIL AVDIA 11 vjec
OLSI AVDIA 6 vjec
IRMA GREKO 21 vjece
KRISTI GREKO 3 muajsh
BARDHOSH DELIAJ 46 vjec
BURBUQE DELIAJ 45 vjece
MELPO SEJDIAJ 46 vjec
HANEME BIRCE 41 vjece
BESMIR BIRCE 9 vjec
LAVDOSH KAJA 22 vjec
ROBERT BARJAMI 19 vjec
MIKLOVAN TROQE 17 vjec
ANASTAS MERKURI 30 vjec
LINDITA DEMIRI 12 vjece
BEKTASH TAHIRI 47 vjec
ANDI ALIAJ 17 vjec
TEFERI SALIU 48 vjec
LIRIM BULLA 17 vjec
ZINI MUCA 27 vjec
ERMAL XHAKA 18 vjec
FATMIR GERAJ 28 vjec
KASTRIOT SHARRAJ 36 vjec
PERPARIM MAMANAJ 13 vjec
ZYLYMA SULEJMANI 22 vjece
KRENAR SULEJMANI 27 vjec
ALBAN SULEJMANI 4 vjec
MIRAND KACUKU 28 vjec
Nga Patosi
KOZETA SULO 21 vjece
KLODIAN SULO 2 vjec
FIQIRI SULAJ 30 vjec
ERVIN SULA 15 vjec
LATIF BERBERI 53 vjec
MAZE SEFERAJ 31 vjece
BRUNILDA SEFERAJ 25 vjece
DAVIT SEFERAJ nje muajsh
VJOLLCA KACUPI 22 vjece
ALBANA BOTROVA 22 vjece
MERITA FERKO 32 vjece
BLEDAR FERKO 10 vjec
FREDI FERKO 8 vjec
VIKTORI KACUPAJ 25 vjece
ROBERT LLANAJ 30 vjec
KASTRIOT HASANBASHAJ 27 vjec
KLORIDA HASANBASHAJ 24 vjece
XHULJANA HASANBASHAJ 3 vjece
ILIR KICJA 34 vjec
MARIGLEN BARDHA 16 vjec
FATBARDHA SEJDIAJ 21 vjece
.
zoti Mero bashke me ambasadoret amerikene dhe europjane ,,ramen ,meten ,jeni ato qe po I ngrini LAVDINE enverhoxhes duke mos future ne burg monstren berishe &son qe eshte cilesuar si burre shteti nga Alex arvizu qe ISHTE nje mbret illegal dhe I pashpallur I shqipfoleve. RRUGE TE CILEN PO E NDJEK DHE DONALD LUJA ME NJE ANTIAMERIKANIZEM TE CUDITSHEM
Heqja e portretit te enverhoxhes nga mendjet e shqiptareve ka vetem nje rruge>>BURGOSJA E MONSTRES BERISHE..NE TE KUNDERT FIGURA ENVER HOXHES SHKELQEN NGA HIPOKRIZIA E AMBASDOREVEN NGA IMPOTENCA E RAMES DHE NGA VARGMALET ME KRIME TE KUPOLES BERISHAJVE
RESPEKT Mero Baze..si gjithnje i Perpikte…
Theksoj vetem sa per Koment:Pra Prokuroria Shqipetare kerkon nga Policia e Prizerenit:Procesverbalin e Flamur Nokes prej 1991-shit??Bravo kemi Vertet Prokurori te “Forte”:::
1-Prokuroria Shqipetare akoma edhe nese Drejteperdrejt nga Autoritetet Serbe te Kerkoj Procesverbalet per Flamur Nuken…”ATA DO TI THONE NUK DIME GJE..dhe Nuk e njohim kete person…Mos valle do ti Varin Ujkut Melcite e Qengjit ne Gryke..themi ne “Fshataret???
2-UDB-ja si Agjenture,me Veprimtari gjithmone ne Deme te Shtetit dhe Kombti Shqipetare…DOSJEN E Flamur Nokes e Ruan…me Kujdes..dhe here pas Here i “Dergon Haber”..Flamur Nokes..qe te “zgjohet nga gjumi”…I Dergone edhe jo Ceke te Bardhe Por Para te Thata…
Ajo qe thote edhe Mero Baze se nje Cope Fshatari Injorante na Behet Minister i Brendshem…ESHTE SE UDB-ja e Mbajti Premtimin PER TI GJETUR “PUNE” Flamur Nokes ne Shqiperi…