Në fillim kështu u tha dhe për Gërdecin. Sali Berisha u betua se nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë emrin e këtij fshati, ndërsa Shkëlzeni tha se nuk ka njohur dhe nuk ka folur kurrë me Mihal Delijorgjin. Të nesërmen në shtëpi kishin mort, pasi Berishës i ishte vrarë baxhanaku në Gërdec, ndërsa Shkëlzenit burri i tezes. Dhe Berisha, që nuk lë komshi pa shkuar për kafe po i vdiq njeri, nuk i shkoi në varrim baxhanakut, që njerëzit të bindeshin se ai nuk e njihte.
Pastaj pak nga pak doli që Berisha kishte negociuar gjatë për kontratën e Gërdecit, ishte ndeshur dhe me ministra të tij, e kishte pasur në rend dite dy herë në mbledhje qeverie, pastaj i ishte dashur të merrej me gazetarë të New York Times, që i kërkonin shpjegime, po për djalin e tij lidhur me aferën e fishekëve nga Rinasi etj. Pra pak nga pak harroi të thoshte që nuk kishte dëgjuar kurrë për të, por fliste se si i biri nuk kishte gisht në këtë histori, se faksin nga Ministria e Drejtësisë e kishin nisur për një Shkëlzen tjetër, se 42 herë në zyrë të Mediut, Shkëlzeni kishte shkuar se ishin shokë të ngushtë, se Rahmanin, Shkëlzeni e njihte si demokrat të orëve të para etj.
Pastaj dhe Shkëlzeni nuk foli më, pasi u bë publike se ai kishte folur me Delijorgjin rreth 25 minuta, vetëm gjysëm ore pas tragjedisë, duke dëshmuar se Delijorgji ishte duke qarë hall me të zotin e punës pas tragjedisë.
Pak a shumë kështu po ndodh dhe tani. Dy vjet më parë, Berisha, pa ia kujtuar njeri, është ngritur në Parlament dhe ka përmendur emrin e Nuel (Nue) Kalaj dhe ka thënë se nuk e ka njohur dhe dëgjuar kurrë këtë njeri. Biles ka akuzuar Gjiknurin se po e shantazhon me këtë emër. Gjiknuri nuk i është përgjigjur, por Berisha e ka ditur nga mund t’i vijë rreziku.
Pastaj tre ditë më pare, i biri i tij ka bërë sikur po e dëgjonte dhe ai për herë të parë këtë emër, dhe ndjehej i çuditur. Pastaj doli e-maili i drejtorit të CEZ në Tiranë, që fliste për një takim me Berishën dhe pas tij, për takimin që do të bënin me të birin e tij. Doli prapë Shkëlzeni, këtë radhë “i dhjerë por krenar”, që betohej se takimi nuk ka ndodhur dhe këtë mund ta provonte vetë Nuel (Nue) Kalaj dhe drejtori i Raiffazen-it.
Çudi, se ky tha që nuk e njihte këtë Nuel (Nue) Kalaj! Si ka mundësi që për 24 orë, ai jo vetëm e njihte, por dhe ishte i sigurt se ai nuk do ta pohonte takimin. Pastaj doli vetë dhe ky Nuel (Nue) Kalaj, dhe pranoi se e ka takuar Berishën kur shkonte në cilësinë e njeriut të angazhuar nga CEZ, dhe po të kemi parasysh vemendjen me të cilën Berisha i ka kujtuar takimin drejtorit të CEZ, e merr me mend se ai e dinte fare mirë, me kë do të takohej.
Pra deri këtu jemi në fazën që Berishët janë zbythur nga deklaratat e para dhe tani po presin se çfarë do të dalë më tej.
Politikisht Berisha ka provuar se ka pasur një sekser në shitjen e CEZ, të lidhur me djalin e tij, që diktonte jo vetëm çmimin, por siç e thotë drejtori i CEZ në e-mail, kishte krijuar konfidencë dhe me gjithë grupet e punës së qeverisë që punonin për privatizimin dhe ishin shumë të kënaqur.
Tani hetimet do të vazhdojnë dhe Komisioni Hetimor do të bëjë punën e tij, por ajo që duhet të vendosë fatin e kësaj afere, është Prokuroria Speciale. Ajo e ka shumë të thjeshtë. Merr tabulatet e Nuel (Nue) Kalaj, provon thirrjet e tij telefonike me Shkëlzenin dhe Berishën në atë periudhë, merr transfertat e tij bankare dhe ia jep pastrimit të parave për të verifikuar ku i ka çuar 7 milionë eurot e tërhequra cash, nëse nuk kanë dalë zyrtarisht nga kufijtë e shtetit shqiptar, dhe verifikon çfarë pronash ka blerë ky sekseri brenda vendit me këto para, pasi ka deklaruar se ka bërë investime. Pas kësaj, Berishëve mund t’u kujtohen dhe detaje të tjera dhe të harrojnë që në fillim nuk e njihnin fare këtë Nuel (Nue) Kalaj.
Jo për gjë, po do vihen në siklet para shoferit të Lirisë dhe Shkëlzenit, para atij që e kishin badigard të Familjes, tek pallati i të cilit ka pasur apartamentin e tij Nuel (Nue) Kalaj. Dhe atje Shkëlzeni shkonte shpesh, jo vetëm për të qarë në fillim hallet se si duhet të prishte “Zogun e Zi”, se i bënte hije pallatit të badigardit, por dhe për gjithë pazaret e tjera të pushtetit. E rëndësishme është që kanë filluar të kujtojnë… Të tjerat vijnë pas!
Jemi merzitur me keto artikuj ku sa me shume ja fut Mero Berishes..aq me shume i rritet Xenit mazdragani.
Ka ngalur qe ne inagurimin e zotit presidentit te ri le te shkoje ndonje rapsod dhe te kendoje me yjet e rrokut dhe kete ballade me titull:
Kush eshkerdheu ate vend pergjithmone
Ne Tirane, kjo Sllobodanka,
Na eshte kthy dhendrri n’pushtet
Tash do te dalim n’selamet.
Dobro doshli, daj Fazllici !
E uron Shkelzen-o-vici
Zdravo unuka Argite !
Te gezojme qe erdh kjo dite !
Tash fitojme ç’far t’na doje zemra:
Pare t’pista, prona, tendera,
Me rrite normen e fitimit,
Jem bashkue me boten e krimit.
2.
Babe Salihi jep udhezimet,
Si me i shtue superfitimet:
“Gjithsecili ne klanin tonë,
T’angazhohet ne korrupsion !”
Ne mandat te pare si president,
Jam tregu koqe, pa mend,
Me duket vetja anormal,
Pse nuk vuna kapital !
Eshte momenti te fitojme sot,
Vitet qe na iken kot,
Due me u ba pasanik,
Me jetue si sheik!!
Objektiv i madh per mu:
Keto milionat me i fitu
Si ti fusim ne xhepin tone,
Ka metoda ti pastrojme.
Arme, droge e kontrabande,
Jane per burrat: pune e rande,
Ketu, Argite mos i fut hundet,
Kem Shkelzenin per kesi punesh.
More Shkelzen, t’ka baba trim,
Je i lind per demontim,
Ti Argita, bija ime,
Fokusou n’ privatizime.
Sokoleshe, ti moj malesore,
Na e hap studion ligjore,
Gjithe projektet qe ka shteti,
Do i perlajme t’ tana per vedi.
Ç’fare ka prona ky milet,
Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
Turru pra, ti moj azgane,
Me i kalu n’llogarine tane.
Thuri planet me ngadale,
Futju bregdetit me radhe,
Nga Ksamili ne Velipoje
S’leme parcele te na shpetoje !
Ty Jamarber t’kam si djale
T’i zaptosh tokat ne Jale
Per Zenin kam tjeter plan
Jane dy mije hektare ne Seman
Nuk na vjen me fati ne dere,
Ta shfrytezojme per te fundit here,
Te mos mbese aset pa shit,
Te mos leme prone pa grabit.
Hyrjen n’ NATO, me sa te mund,
Do ta shtyj ne maksimum.
Po te na bajne neve anetar,
S’mund te vjedhim si me pare.
Do veme kapital pa mase,
Do fitojme para me thase,
Me i pastrue sipas ligjit,
Kemi firmat e Fazllicit.
Shkina ime, moj Argite,
Mire i “qan” keto “sukses fite”
Çdo projekt qe konsulton,
Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
Nga qe pronat ke synim,
Po te jap mendimin tim:
Toke me çmim “badiava”
Veç n’ Porto Romano ka.
Jane pronare ca katundare,
I genjejme me pak dollare.
Bejme nje Vendim historik:
E kthejme n’ Park Energjetik.
Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
Rritet çmimi 300 here !!
Sa firmos nje V.K.M.
Pare te madhe fitojme ne !!
Shkelzeno, qepju Gerdecit,
Eshte mbreti i biznesit.
Gjithe mafjozat ma t’nderu
N’trafik armesh jane perqendru.
Eshte biznes fantastik !
Demontim dhe trafik.
Do ta bejme ne menyra te fshehta,
T’ mos leme gjurme ne evidenca.
Trafikojme edhe raketa,
Sa te doje Al-Qaida.
Ne rruge sekrete permes Çadit,
I çojme arme edhe Xhihadit.
Nuk na duhen ne uzinat,
Fillo, e ngre llamarinat.
Perdor mjetet e ushtrise,
Ke dhe çiken e Farise.
Kam mendu per proceduren,
Gati ke infrastrukturen.
Alibe e Aldo Bumçe,
I ke vartes n’ grupin e punes.
Mos humb kohen me liçencat,
Ti jep baba kompetencat.
Qeveria, perfshi mua,
Do te jete nen urdherat tua !!
Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,
Veç me mbush thaset me dollare,
Non-stop, n’supervizion,
Baxhanakut i takon.
Per fitimin maksimal,
Nuk njoh ligj, as moral,
Puna del me leverdi
Kur shfrytezohen gra e femi.
Keto jane pune qe leverdisin,
Pasunohemi me tane fisin,
Fitim te tille nuk ka pare bota,
Pesedhjete breza s’na dhemb koka.
3.
Kam kerkese nga njerzt e grues:
T’u jap serbve akses n’Durres.
Kam mendue qe per Serbine
Te baj aksin Laç-Morine!!
Kosovaret nuk i due hiç,
Sepse jane anti-Fazlliç.
Çmendurisht une kam dashni,
N’dajallaret e femijve t’mi.
Rruga qe i sherben vatanit,
Do kalonte grykes Komanit.
Ky opsion nuk me pelqen:
Me demton si biznesmen.
Une nuk jam aq rrote budalli
Me e ndertu nga thote Topalli.
Rruga bregut lumit Drin,
Le pa pune tragetin tim.
Jam i lute prej Erdoganit,
T’kaloje rruga bregut Fanit.
Keshtu, kane shansin osmanllinjte,
Per here te pare me shkel n’Mirdite!!
Pra, Kosova eshte sebepi,
Perfitues jane turku e serbi.
Do ta haje buxheti i shtetit,
Edhe xhepat e miletit.
Nga miliardat qe do hedh,
Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh.
Jemi te “ndershem” ne publik,
Eshte projekt patriotik !!
Do ta nisim me nxitim,
Pa projekt e preventiv,
Keshtu nuk kapet abuzimi,
N’xhepat tane shtohet fitimi.
Gropes se zeze te korrupsionit,
I veme emrin “Rruga e Kombit”
Se ky popull eshte i trashe,
E ha sapun per djathe.
Keshtu, per dite vjedhim miliona,
Me parullen: “rrofte Kosova”.
Plan biznesi me te mire s’ ka,
Miliardere ka me na ba!!
Eshte projekt qe suporton,
Çdo lloj vjedhje e korrupsion.
Jane pa tru shqiptaret e ngrate,
I mashtrojme dhe per fushate.
Une jam Sale talebani,
Me vjen ne ndihme dhe Erdogani
Me sebep te inagurimit,
Dy dite para votimit !!
(Dasem te madhe do te banim,
Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!)
Po u ba ndonje padi,
E dergojme Sollakun n’shpi.
Me mbrojt fort korrupsionin,
Kemi gati “lustracionin”.
Kemi eksperience nga bota,
Siç vepronte Penelopa.
Keshtu do bajme me tunelin,
E ndertojme pastaj e shembim.
Siç na meson arithmetika,
Kete e thote edhe Argita:
Qe te fitohet sa me shume,
Duhet rrit puna n’volum.
Sukses-fija eshte derivat,
Punet e vogla japin pak.
Po kur shifra eshte me billiona.
Çahen brinjesh llogarite tona !!
4.
Nga Argita due’ i projekt:
Si ta fusim ARMO-n ne xhep.
T’u krijojme pershtypjen t’taneve,
Se ua dhame amerikaneve.
Nga Teksasi, nje firme hiçi,
Na e gjejne Toma e Fazlliçi.
Koperture n’afera krimi,
Rezart Taçi esht me kopili.
Thirre Taçin me urgjence !
Fillo, jepi konsulence !
Te startoje, me korrupsion,
T’paguaje mediat, sa t’kerkojne.
Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
Fonde sjell nga Azerbaijani.
Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe,
Mire se te vijne nga mafia ruse !
Vlere fiktive veme n’ offerte,
Me u “pague” per 5-6 vjet,
Po u zbuluem nga konkurentat,
I nderron Ruli dokumentat.
Nuk e ban ai per shoqni,
Ai ka ketu pjesen e tij,
“Druri i arres” qe nje nxitim,
Sot e kam ortakun tim.
Per “OK”-n ne parlament,
Duhet ba nje marifet:
Vec te kete emerin “garanci”
Boshe e fallco, s’ka rendesi.
Grupi im parlamentar,
Jane ca koqe, e ca gomare,
S’jane te zot as “per nje pune”,
Miratojne ç’far u tham une.
Pse jane arti, politika ?!
I blejme ca nga opozita,
Kur ta mbyllim kete pazar,
U çojme ftesat per iftar.
Per parate, s’kemi siklet,
ARMO-n e marrim pa leke,
Po t’na pyese ndonje gazete,
“Jane pague”, por jo n’buxhet.
Po e teproi ndonje gazetar,
Do ta shpalle une tradhetar,
Do ia djeg gjithe pasurine,
Me shtypshkronje, e me makine.
I bajme ligjet si t’i dona,
Qe ARMO t’jete e jona.
Ky qe plani, me startuu,
Eshte sukses i garantuu !!
ESHTE PROJEKTI I FITORES !
JA KALOJME DHE AL KAPONES !!
5.
Merakoset nene Jovanka:
Motra ime, Sllobodanka !
Mos ma lini n’balte Fasllicin,
Pse e kemi Kryeministrin?!
Sal Berisha mban fjalimin:
Mos ma ngucni “gospodinin”
Mbyllni gojen deputete !
Se ua sjell ketu n’parlament.
Nis veprimet paranoja:
O Damir, o “srdce moja” !
Merre çarterin per Tirane
Je ne bes’time n’ TV Klan.
Ne aeroport shtrohet tapeti,
Me urdher te nalte nga shteti,
Zbret me nderet e nje princi,
Dora vete: druzhe Faslliçi.
Angazhohet i gjithe shteti,
Policia e prefekti,
Shantazhojne Sala e Liria:
Te rrije urte prokuroria !!.
Se eshte koke, per koke te mikut,
Eshte koka e trafikut,
Kontrabanda e Ballkanit,
Kontrollohet prej “viganit”.
6.
Fakte te reja kan dale ne drite:
Kush e nxori Azemin ne prite,
Kush e shfrytezoi arkivolin,
Me ba 14 shtatorin !
S’e harrove o Sale, traditen,
Keshtu e vrave edhe Trebicken,
E verteta po del ne pah,
Kush e çoi Kosten “per gjah”.
Po te zbardhet prej fillimit,
Tragjedia e 2 Prillit:
Dora qe gjakosi Shkodren,
Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.
Kur Kosova ngrinte krye,
Behej shqipja “lesh e li”,
Luks i madh per Serbine,
Kur shtie n’kaos Shqiperine.
Hej Sali, miku i Fazlliçit,
Ia kalove Karaxhiçit,
Karburant i dhé Serbise,
Me vra djemte e Dardanise!!
U rrjeshtove n’krah te Rugoves,
Kundra trimave te Kosoves
I gjithe populli u çudit
Kur i shpallet “terroriste” !!
Trimat, ne lufte me dushmanin,
Ti, biznes me Arkanin.
Dosja jote ne Beograd,
Filloi te jape rezultat.
Kur Kosovës po i vinte fati,
Direktiven jep lugati.
Me urdher te UDB-se
I the “jo”, Rambuje-se.
Ti ke ba nje mal me krime,
Vrave popullin ne lufte civile,
Mbolle ngjarjen me vrastare
“Hiroshimen” gerdecare.
Tym e helm mbushe kete vend:
Bloze qymyri, nafte e cement,
Ke dhe plane me mizore,
Me centralet berthamore !!
Si familje, je ba llum
Ju ka vene mafia perfund:
Delijorgji, Medi dobiçi
Rezart Taçi e Fazlliçi.
Qe ta themi hapur fare,
Eshte gjithe mafia nderkombetare,
Kriminelet ke ortakë,
Me t’çue ne Hage, ti e ke pak!
7.
Jam Sali, Sali “qëndresa”
Vrava, vodha gjithe sa desha
Per pushtet, une djeg Shqipnine,
Per Gerdecin, hiç s’ma ndin.
Madje jam shume i vendose,
Per nje tjeter katastrofe !
Me barut u ba shume buje,
Kete here do jete me uje !!
Shkodren do ta bej det,
Ta mbaje mend perjete !
Tragjedi qe s’e ka pase,
Ne Kafe te Madhe permbi skaf !!
Vi nga kulla e Vicitolit.
Jam nga shpella e Mit Sokolit,
Qe ju turr topit per ment’ krese,
Tu mendue se eshte n’sigurese !
As kurkujt nuk ia kam friken,
E kam “tredh” une opoziten
N’ unison me Edi Ramen,
Kushtetutes ia kam “kajt nanen”.
Le t’vazhdoje me batuta,
Tu tregue perralla me flutura
Nuk me tremb mue Johni II-te,
Une nuk pyes per Amerike !!
Derisa t’permbyset globi,
Me rruen trapin “Silvia Konti”,
Se ia marr erzin n’publik,
Ia kam ba nje vidioklip !
Me gjyqsorin s’kam problem
Aty kam une klanin tem,
Bamirit ia kam ba bene,
Do t’ia marr dhe KLD-ne.
Me i vu krimit kapak,
Mua m’duhet edhe nje mandat
Kam nje plan te sterhollue,
Me lane popullin pa votue.
Kur te vije dita per votim,
Jam usta n’manipulim.
E ujdis dhe me Europen,
N’qeveri me kokelopën.
8.
Mire ia ban more faqezi,
Kur ka t’marre qe t’besojne ty,
Se çdo popull ne planet
Nuk do të sillte me ne pushtet.
Per faturen dhjetra mijera
Brenga, plage edhe viktima,
Per gjithe krimet ndaj vatanit,
Do ta benin si Sadamit.
9.
Hapi blloqet moj Argite:
A ka mbet ndonje gje pa u shit ?
Nga vemendja si na doli ?
INSIG-u , ALBPETROL-i ?!
Duhet te kesh n’vemendjen tate,
Dhe repartet ushtarake.
Ç’fare ka: toke e ndertim,
Ta kthejme ne perfitim!!”.
Te punojme ma me kujdes,
Po na dalin letrat n’shesh.
“Bomba” e pare qe faksi djalit,
Tash, e-mailat e Ansarit !
Ne publik erzin na muaren,
s’na paguan as faturen,
Me aferat qe t’zbuloi Tema
Mos t’jem une, t’kishin fut brenda.
Per çdo gje, rrofte kapari,
Se ta fusin si arabi
Ta kesh rregull n’punen tane:
Leket merren paradhanie !
Mos u ban more babe zevzek,
I thote t’jatit çika e vet:
“Veç me tenderat qe kam n’proces,
Jam tu e mbushe edhe nje thes !”
Asetet qe ti permende,
I kam te shkrume n’listen teme.
Une i bej punet me grafik,
I kam ne plan per kete vit.
Nuk pajtohem me kritikat,
Mos mi humb babo meritat.
M’ gjej nje tjeter ne Planet,
Qe eshte ba bos per 4 vjet ?!
Per çdo prone qe eshte kthy,
Une e Zeni kem nderhy.
Ne çdo projekt e investim,
Aty eshte dhe emri im !!
Koncesione e tenderime,
Kane kalue ne doren time.
S’jam mjaftue si konsultare,
me perqindje, jam pronare !!
A e ke pa si po hedh shtat,
QTU-ja e re ne Farke ?
Veper qe se ka Shqipnia,
Ashte tu u ba me leket e mija !
Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll,
I kam une nen kontroll !
Po s’pagoi taksen tek une,
S’fiton asnje konsorcium !!
Fantazia ime s’ndalet,
Kam fillue te zaptoj dhe malet:
Dajt, Terbun e Veleçik,
Tash jam ngule dhe n’Bukanik.
Me ndihmen e dajes Fazlliç,
Kem ba lek e fitue miq:
Mishkovicin e Arkanit,
Dhe djalin e Sllobodanit !!
Kam arrite me menaxhu,
Procesin me te korruptu.
I rashe vize VITOL gjigandit,
Ia dhashe ARMO-n Taçit mamit.
Edhe pse jam billionare
Ne shume projekte, aksionare,
Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine,
Vete e deshen borgjezine !
Pra, ç’ka lidhje me terrenin,
E godisim bashke me Zenin,
Ti kujdesu veç per vedi:
Mos me ra nga pushteti
Qe t’i gezojme na pasunite,
Mos prano me i hap kutite.
Se po i hape, fiton Rama,
E na i konfiskon te tana !!
Po erdhi ai n’pushtet,
E sigurte: burgu na pret.
Krimet tona sa nje mal,
Nuk mjafton kodi penal.
Qe te shpetojme duhet me ik,
Ne azil politik,
Nese duem nje vend tamam,
Shkojme drejt e n’Teheran.
***
Zonjë e madhe Jozefinë,
Ke merita n’sigurim,
Që kur re në banane,
Ti je ba pulitikane.
Nga besimi europiane,
Në politike je talebane,
Për të tjerat je hibride,
Nuk e flet as gjuhën shqipe.
Si kryetare je e dhunshme,
Nga fjalori: e paturpshme !
Histerike si një vrasëse !!
I njeh mirë dhe lëndet plasëse !!
***
Kush e solli kete cunam ?
Kryeministri sharlatan !
“Hena blu” as “dielli gri”,
Dora vete shoku Sali !
Hapi syte o milet,
Pse fajtore jemi vete:
Se çdo votë për atë lubi,
Eshte burim për tragjedi !!
Moj malesia e Gjakovës,
Ke pas qene e pararojes,
Ti ke pase burra model,
Turp, qe nxore ate kriminel !
Do t’mbuloje Sale turpi i zi
Per afera e per tradheti,
Do te mbetet brez pas brezit:
“Kryeministri i Gerdecit”.
Para teje ne tradheti,
Jane zhyt Zogu e daja i tij.
Por s’kane bere te tilla pazare!!,
Me ujrat territoriale.
Kjo do te thote se n’ qeveri
Esat Pasha na eshte kthy.
Problemi qe ka sot vendi:
A do vi dhe Avni Rustemi ?!
Jeni nje tufe me kusare,
Me Ballinje e Selmanllare,
Delijorgje dhe Fazlliçё,
Taç e maç e berishiçe.
Kjo eshte klike qeveritare,
Eshte nje bande kriminale,
Ruli, Basha dhe Mediu,
Kapobanda eshte Saliu.
Sa krimet i keni ba,
Me lekure keni me e la.
TLDR (Too Long, Didn’t Read)
Mos bej copy paste kaq shume se sdo rrim te bejme scroll.
nuk eshte faji i rapsodit o USA E FAZLLICIT..por eshte faji i sali krimineli qe nuk liber ti mbaje
Kur t’vijne mendte, hupin dhete, thote populli shqiptar. Berishte e hupen veten krejt, bre dalshin fare!…
DRENICA E KUQE
Paska fole DREQi ca e kuqe!
ha ha “BRE” meso te shkruash shqip or koqe e kuqe!!!!
Vajza e Berishes se bashku me fort te perndrrshmin Fahri Balliu jane shkursit e ndertimit te fabrikave te çimentos qe po shkaterrojne perdite jeten e qytetarve. Nje prej tyre do ndertohej ne li dje te Shengjinit nga firma italiane Fassa dhe njefare Isuf Berberi. Ne keshillin e regullimit te teritorit Ylli Pango e kundershtoi ndertimin e saj sepse ajo fabrike ishte afer Shengjinit ne zone turistike. Berisha e kundershtoi online faqe gjitha mediave duke i thene afersisht: cfare zone turistike more, ajo eshte ne Torovice!”
Pra faqe gjithe dynjase Berisha mashtronte per vendin e saj kur dihet qe Torovica eshte 20 km me tutje. Pastaj Berisha vajti dhe e inaguroi me nje buton me telekomande.
Besoj se pas kesaj Fahriu dhe e bija e Saliut kane marre pjesen e tyre….
Nuk ka familje me te felliqur se kjo e kopilit te Vuk Karadzic.
Kam besim se : NO PASARAN !!!!
Te gjithe tashme jane mesuar me genjeshtrat, vjedhjet, vrasjet dhe tradhetite e Sali Berishes.
Ato qe Berisha akuzon qeverine aktuale duhet t’i merrni si tentative per ta shmangur perqendrimin te realiteti i veprimeve antikombetare te tija.
Te gjitha akuzat qe Berisha ia ben zotit Rama jane veprime te tijat sa ishte ne pushtet. Nga keto akuza te Berishes duhet te filloje prokurori ta hetoje Saliun, Lulin, Shkelzenin, Argiten, Jamarbrin, Fatmirin dhe te gjithe varesit e Sali Berishes. Sigurisht se do te nxjerret nje akuze e papare ne Europe.
PJETER …….., MEMECIT I ERDHI GOJA ……………
ME GJITHË PROBLEMET QË KA SHOQËRIA SHQIPTARE JU MERENI
ME ME CA MALOKË LAPARAKË DHE HAJDUTË ?
PO TË KETË SHTET ME TA MERRET POLICIA DHE PROKURORIA.
Ku ta gjejne shtetin shqiptaret e shkrete???
Uaaa Rapsodi me kete shkrim eshte fantastik. I ka numeruar nje per nje gjithe horlliqet w Berishajve kaq me talent. Bravo na ke habitur .
Nuel ( Nue ) Kalaj po qe se ka degjuar per fatin e Trebickes duhet te mare masat ,
“te mos shkoje per gjahe ” po te kerkoje mbrojtje nga policia.