Jo të bashkuar, kundër demokracisë në Maqedoni!

7 Janar 2017, 21:04Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Shqiptarët në Maqedoni kanë bashkuar mandatet e fituara nga zgjedhjet e fundit, rreth një qëndrimi të përbashkët politik, për të pasur një ofertë të vetme ndaj dy partive maqedonase. Kërkesat sillen rreth të drejtave të premtuara ndaj shqiptarëve në “Marrëveshjen e Ohrit” në vitin 2001, në thelbin e të cilës, është respektimi i shqiptarëve, si element shtet-formues në Maqedoni.

Entuziasmi që ka ngjallur kjo që po e quaj si  “Marrëveshja e Tetovës”, më duket pak artificial.

E vetmja gjë pozitive dhe e paarritur më parë, është se shqiptarët kanë bashkuar votat për të mos u defaktorizuar. Ky është një kusht i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm për të garantuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

“Marrëveshja e Ohrit” ka qenë detyrim prej mbi 15 vjetësh për t’u zbatuar, por nuk u vu në jetë kurrë, për një arsye themelore: Maqedonia nuk ishte shtet demokratik përgjatë këtyre 15 viteve. Ajo vazhdoi të ishte shtet autoritar dhe përjashtues për shqiptarët.

Në këtë aspekt, “Marrëveshja e Ohrit” mbeti e pazbatuar dhe nga një çështje e demokracisë dhe institucioneve demokratike të shtetit të Maqedonisë, u rikatandis në një çështje etnike, që krijonte iluzionin e rremë, se nuk zbatohej ngaqë shqiptarët nuk ishin bashkë.

E vërteta është se shqiptarët gjithnjë janë kthyer në një patericë të pushtetit të Shkupit, duke hyrë në qeveri dhe duke përmbushur orekset e tyre partiake, por arsyeja kryesore përse “Marrëveshja e Ohrit” ka ngelur në letër, është fakti që Maqedonia nuk është një shtet demokratik. Ata kanë ndjekur një politikë segregacioni ndaj shqiptarëve atje, më tej akoma kanë nxitur “getoizimin” e tyre dhe zhvillimin jashtë konceptit të shtetit maqedon. Pak a shumë, politika e Maqedonisë i ka konceptuar shqiptarët si një geto, për të cilën ka preferuar të flasë me të parin e tyre, nëse u duhet pak bukë, ujë, e drita, sa të mos vdesin dhe tek- tuk dhe ndonjë xhami.

Dhe kjo ka krijuar atë që bashkimi i partive shqiptare, të duket një lajm entuziast.

Por e vërteta e këtyre zgjedhjeve, është se shqiptarët aty tejkaluan vetveten, votuan një subjekt maqedonas dhe rritën fuqinë e tyre përballë një regjimi autokrat. Ky ishte dhe lajmi më entuziast për zgjedhjet. Përfundimi i zgjedhjeve u pa me entuziasëm, si një shpresë që do të goditej regjimi autoritar i Gruevskit, i cili ka dëmtuar demokracinë, lidhjet e Maqedonisë me Perëndimin, bllokimin e hyrjes në NATO dhe BE, dhe i ka bërë shqiptarët dhe maqedonasit më të pasigurtë.

Kështu që, kushti kryesor i shqiptarëve në Maqedoni, nuk duhet të jenë pikat që sillen rreth platformës së “Marrëveshjes së Ohrit”, pasi ajo tani është detyrë e palës maqedonase, por duhet të jetë Maqedonia demokratike, properëndimore, si e vetmja garanci për të drejtat e shqiptarëve. Shqiptarët në Maqedoni nuk mund të jenë kurrsesi të lirë dhe të zhvilluar, nëse nuk jetojnë në një vend properëndimor dhe demokratik. Bërja e të gjithëve bashkë, duhet ta përfshinte dhe kushtin e mos bërjes së koalicionit me Gruevskin, si shkaktarin kryesor të një Maqedonie jodemokratike, autoritare dhe antishqiptare.

Nuk kam iluzione për Zajevin, dhe nuk kam të drejtë ta gjykoj të ardhmen e shqiptarëve me të, por fakti që shtatëdhjetë mijë shqiptarë i kanë dhënë votën, do të thotë mes të tjerash, që ai duhet të ishte pale, ose i përfaqësuar në paktin e partive shqiptare, pasi është një nga partitë e mëdha shqiptare, me 70 mijë vota. Kushtet e shqiptarëve të bashkuar vlejnë dhe duhet të vlejnë vetëm për Zajevin dhe vetëm për t’i hapur rrugën një Maqedonie demokratike. Përndryshe, Gruevski ua pranon në letër menjeherë që nesër dhe ndryshimi i vetëm është se nëse para zgjedhjeve Gruevski bënte pazar vetëm me Ali Ahmetin, tani do bëjë dhe me tre të tjerë.

Shqiptarët nuk duhet të futen në garë se kush do bëjë pazar me palën maqedonase, por si duhet të punojnë me ta për ta bërë Maqedoninë një shtet demokratik, të lirë dhe të barabartë për shqiptarët, ku Perëndimi të jetë garanti i tyre kryesor. Ndryshe, një shtet autoritar, që shtyp opozitën dhe median, që është i orientuar nga Rusia dhe ka fobira e paranoja kundër Perëndimit, nuk garanton asgjë për shqiptarët. Në një Maqedoni ku vuan qoftë dhe një maqedonas, ku përgjohen 20 mijë qyetarë, ku burgosen gazetarë dhe shpiken terroristë shqiptarë sa herë ka nevojë pushteti, ta harroni se do ketë liri dhe drejtësi për shqiptarët. Entuziasmi ”patriotik” për bashkim firmash, mund të kthehet në një flluskë sapuni, pasi ato janë kërkesa të 15 viteve të shkuara, që u provua se nuk i përfilli askush për shkak të një shteti të padrejtë dhe autoritar. Ndaj e keqja duhet goditur në zemër dhe shqiptarët duhet të jenë faktor për një Maqedoni demokratike. Dështimi i demokracisë atje do të jetë dështim i shtetit maqedonas dhe natyrisht i shqiptarëve.

12 komente në “Jo të bashkuar, kundër demokracisë në Maqedoni!”

  1. konitza says:

    …mero, po tirana thote paqa dhe stabiliteti ne rajon eshte me rendesi. keshtu thane dhe te prishtines. dhe shqiptaret e maqedonise e di ti se i palloi keq tirana e prishtina, tash qee sillen si shpetimtare rama e thaci. ka 25 vite qe luhet keshtu kjo e palluar…dhe natyrisht, tjetri, maqedonasi, kur sheh qe te pallijne dy vellezerit e tu ai nuk pret fare, bile nuk ben incest. ti mero i di mire keto lojera dhe berisha kur i ka nise apo jo dhe mos bej indiferentin. bjeri shkurt qe shqiptaret e maedonise mbeten jetime duke degjuar tiranen e prishtinen. pirdhuni me tere stabilitetin ne rajon. shqiptsaret e maqedonise jane keq, ata vuajne nga kjo loje e ketyre kryefshatrave shqiptare, nderkohe shqipot e shqiperise nuk e dijne kete loje te piste, ata shohin realitetin dhe me te padrejte i etiketojne shqiptaret e gjore ne maqedoni si maqedons, arabe, turq, armene e cka jo tjeter…beje nje trajtim keshtu te ceshtjes mero dhe mos u lej pergjegjesine shqiptareve te maqedonise kur ti e di mire se ata bene c’u tha tirana perhere…pyete ilirin e dietosur te tregon me mire apo dhe berishen qe e di dhe ti c’pesove nga ai….stop the fucking game of crazy big brothers

  2. kombi says:

    Si gjithmon i sakte dhe i perpikt e ne analize . Eshte per te ardhur keq qe te gjitha partite politike , mendoj se po bien ne gracken e Gruevskit ,i cili punon nen rrogoz me sherbetorin e tij te famshem Shqipetarin me te ndyre te rraces Dardane ,ALI AHMETIN . Ali Ahmeti arriti ti bind te gjithe keta perfaqsues te partive ,qe Gruevski do ti pranoj te gjitha pikat ,POR JO NE ZBATIM TE NJE KOHE TE SHKURTER ,POR JAVASH JAVASH , QE PER GRUEVSKIN DO TE THOTE HIC FARE . MENDOJ QE TE GJITHE SE BASHKU DHE KETE HERE PO E HAJNE SAPUNIN PER DJATH .

  3. Krio says:

    Kujdes. Cdo gje duhet bere me kujdes. Se bashkohen edhe sllavet dhe shqiptaret dalin te demtuar. Ne gjermani kan qen te bashkuar partit e medha. Ne Shqipri lsi me pd dhe lsi me ps. Mos e zgjoni shejtanin.

  4. Kola says:

    Merua paska iluzione per demokracine e Gruevskit! Shqiptaret duhet patjeter te bashkohen dhe tu japin nje shembull maqedonsve se si mund te ndertohet demokracia, pa racizem e pa banditizem shteteror. Kjo eshte domosdoshmeri jo vetem per mbijetesen e shqiptareve ne trojet e tyre. Te tjerat qe tjerr Merua jane pordhe me rigon.

  5. astrit says:

    Mero. Maqedonasit jane me nacionaliste dhe shoviniste se sa vete serbet. Ashtu sikurse kane mbetur jasht NATO-s dhe BE-se vetem per shkak te emrtimit te shtetit, nuk eshte cudi qe Zajev dhe Gruevski te bashkojne votat edhe tani per te defaktorizuar shqiptaret.

  6. rako ferra says:

    Asnje bashkpunim qofte ai politik me sllavet e maqedonise
    Nga te tera aspektet etnike kulturore gjuhesore fetare etj shqiptaret e maqeedonisejane dege e trungut kosovare
    Nje nga shkaqet e formimit te ketij shteti artificial qe edhe ndarja e faktorit shqiptare ne ish jugosllavi ne disa shtete
    Ne situatat e tanishme qe ekzistojne ne europe dhe ne bote te thuash se shqiptaret e maqedoniseduhet te ndihmojne ne demokratizimin e maqedonise se keshtu fitojne edhe te drejtat e tyre eshte njelloj sikur te thuash se ka jete ne Hene
    Ketu vete vende te medha me pervoje demokratike po kthehen ne moelin e shtetit autoritar ne emer te interesave nacionale dhe rrezikut te terrorizmit
    Dhe ne presim ne te tilla situata qe Sllavet te demokratizohen dhe tu japin shqiptareve statusin e elementit shtet formues!!!
    Shqiptaret e Maqedonise duhet te ndjekin ne keto situata dogmen e mosbindjes paqesore dhe formimin e nje shteti paralel me ate sllav brenda ne te njejtin shtete
    Te formojne strukturat e tyre paralele me ato sllave duke mos njohur dhe injoruare te tera vendimet e shtetiit sllav
    Te forcojne lidhjet nga te tera aspektet me trungun natyral te tyre qe eshte Kosova
    Dhe ajo qe eshte kryesorja dhe arma me e forte e shqiptareve qe i tmerron Sllavet e Maqedonise eshte problemi demografik
    Shqiptaret e Maqedonise dhe nenat shqiptare te saj duhet te lindin te lindin sa me shume se ne kete menyre do marrim pas ate qe na kane vjedhur Sllavet
    Kur Shqiptaret e Maqedonise do jene shumice do jene vete sllavet qe do kerkojne ndarjen ne dy shtete
    Por deri ne ate dite nuk duhet te merremi me pallavra te shtetit multikulturore ku votat e shqiptareve vene per nje Sllav me emrin Zaev apo Gruevski

  7. kleptofagos says:

    Kudo qe te ndodhe, nese partite privatizohen nga klane hajdutesh, mos pritni demokraci dhe te drejta per masen e popullit. Aq me teper ne vende pa tradita. Bashkimet dhe koalicionet e liderve te korruptuar, nuk jane gje tjeter vecse ortakeri per te vazhduar mashtrimin dhe vjedhjet ne kurriz te turmave. Uji duhet te rrjedhe qe te mos qelbet…

  8. tema says:

    Partia e Gruevskit vetem shfrytezon Shqipetaret , duke i vjelur taksat dhe pa bere asnje investim ne lagjet e tyre . Eshte per te ardhur keq qe jetojne si ne mesjete .

  9. E vertete says:

    Ata e dine or Mero perse e bene Rezoluten.Po ti,athua po frigohesh per demokracine e shovenistve sllavomaqedonas!Deri me tani,akoma, te gjoret e Ilirides shqiptare nuk shijuan te drejtat qe u takojne,me Kushtetute ne kete Republike artificiale te Gruevskit.U befasova Mero,pasi sot nuk shkruan kunder opozites shqiptare,ke humb piket qe te takojne per tezen e doktoratures.

  10. Valter says:

    Demokracia eshte nje ekuacion me pafundmeri zgjidhjesh, mund te jete, x y z, njeri,kafshe uri,mirqenie, urejtje,dashuri,…..Per mua utopi.Te shprehemi me mire; Ne hapat e para te demokracise.

  11. ILIRIA E BASHKUAR says:

    ZOTERI KUSH KA ME SHUME RENDESI “DEMOKRACIA” APO INTERESAT E SHQIPTARVE.
    JU JENI NE BOTEN E PERALLAVE ME LEKSIONE PER DEMOKRACINE, AJO MUND TE FUNKSIONOJE SHUME MIRE EDHE ME 2 PARTI TE VETME DHE ASNJE REZIK NUK I VJEN NJE VENDI ?

  12. struga says:

    Po per cfar demokracie flet ti more ne Maqedoni.Aty ku shtypen te drejtat kombetare te nje bashkesie etnike(qe me shekuj eshte aty)ne te gjitha aspektet,si mund te kete demokraci?Pse tu dhimka “demokracia” dhe jo mjerimi i shqiptareve ne kete vende qe gati15 vjet banda e VMRO dhe BDI i trajtone shqiptzaret si qytetare te afrikes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje