Ajo që po ndodh me betejën e Partisë Demokratike për të mbrojtur një deputet të saj, të prekur nga ligji i dekriminalizimit, është në të vërtetë radiografia më e mirë se ku është katandisur PD sot, dhe sa larg ka ikur prej identitetit të saj. Deputeti i saj Dashamir Tahiri, i cili gjendet përballë akuzave për pastrim parash dhe dokumentash të fallsifikuara në Itali, për të cilat ka marrë dhe dënime në Itali, rrezikon të humbasë mandatin.
Debati në të cilin është përfshirë PD sot, nga një krah është ligji i dekriminalizimit që duhet zbatuar, nga ana tjetër është justifikimi se këto veprat penale të deputetit Tahiri janë të lehta.
E vërteta është se ligji i dekriminalizimit është i ashpër dhe në disa aspekte antikushtetues, por është një ligj i bërë sipas kërkesave të Partisë Demokratike. Socialistët nuk bënë atë gjestin e pabesë që bëri PD ndaj reformës në drejtësi, për ta çuar ligjin në Kushtetuese pas miratimit.
Por në historinë e qendrimit të Partisë Demokratike ndaj Dashamir Tahirit, unë jam më shumë i tronditur nga fakti që PD është e detyruar të bëjë betejë për të mbrojtur Dashamir Tahirin, se sa për “krimet” e Dashamir Tahirit.
Standardi i Dashamir Tahirit, nuk është standardi që duhet të ketë deputeti i sotëm në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk është formati i duhur intelektual, qytetar dhe politik, edhe sikur të mos ketë bërë asnjë gabim në Itali.
Shumë shqiptarë, Dashamir Tahirin e mbajnë mend në vitin 1997, në protestat e dhunshme në Vlorë, si krahu i djathtë i Zani Çaushit.
Bashkangjitur këtij shkrimi po botoj dhe videon e reportazhit të televizionit “Rai Due”, që e dëshmon këtë.
Partia Demokratike me apo pa të drejtë, është vënë në kushte mbijetese politike për ekzistencë në vitin 1997 në Vlorë. Ajo ende sot shpesh dhe për hipokrizi, i kthehet vitit 1997 dhe Berisha përpiqet ta trajtojë si një heroizëm mbijetese. Në fakt, së paku në Vlorë nuk ia doli dot as të mbijetonte. Selia iu dogj, kryebashkiaku ju zbua me dhunë nga zyra dhe së paku deri në vitin 2000 nuk shkelte dot. Dashamir Tahiri ishte pjesë e kësaj dhune ndaj Partisë Demokratike.
Tani unë nuk jam shumë i shqetësuar nëse ka pasur para fallso Tahiri në xhep, apo patentë fallso në Itali, pasi ai dhe shumë të tjerë si ai, nga PD e PS, nuk kanë punë me standardet e një deputeti, por politikisht Partia Demokratike ka me të problem, historinë e saj.
Berisha ka kërcënuar se do t’ua bëjë socialistëve si më ‘1997, por në fakt më ‘1997, e vetmja gjë që ka ndodhur është që Berishën e vunë përpara mes të tjerash dhe me gangsterë të tillë si Dashamir Tahiri, dhe nuk dinte ku të fshihte kokën pasi çoi dhe fëmijët jashtë. Bile dhe Edi Paloka e la vetëm.
Tani nëse PD mohon historinë e saj për të mbrojtur një deputet që del me probleme nga dekriminalizimi, tregon se është në hall me të shkuarën e saj kriminale.
Kjo ose duhet marrë si një shenjë që PD e sotme e quan të drejtë atë që i ka bërë “populli i Vlorës” më ‘1997 me Zanin dhe Dashon në krye, ose është aq pa identitet dhe pa ide, sa është gati që për politikat e ditës, të fyejë dhe ata pak demokratë dhe mbështetës që i ngelën në Vlorë nën terror në vitin ‘1997.
Dashamir Tahiri nuk përbën sot rrezik kriminal për dosjet që ka në Itali. Nuk i prish punë shoqërisë si biznesmen në Vlorë. Ai i prish punë vetëm PD-së si një poshtërues i vlerave dhe historisë së saj, me të djeshmen e tij kundër PD-së dhe me të sotmen e PD-së pro tij.
Sali Berisha ka vendosur qe edhe nje here ta ktheje gjendjen e jashtzakoneshme ne Shqiperi.
E ben nje veprim te tille per dy arsye:
1. Nuk mund ta duroje veten ne opozite dhe
2. E din mire qe vota nuk merr per te qeverisur.
Prandaj me pare e pranon luften civile sesa poshtrimin e vetes, familjes se tij dhe klanit me te ndyre qe pareshtur e nxite per shkaterrim, gjate gjithe kohes se politikes pluraliste ne Shqiperi.
Saliut duhet t’i sigurohet burgu e sigurise se larte sepse malokeve nuk iu dihet.
Ligji i Dekriminalizimit do te hyje ne histori si njolla me e madhe e turpit e Edi Rames,Partise Socialiste,Qeverise socialiste dhe Aleances se Qelbesirave ne pergjithesi.
Ne 104 vite shtet shqiptar,nuk kak njolle me te madhe per shtetin,per shqipetaret e per Shqiperine.
Ne 104 vite shtet shqiptar,ka patur lloj-lloj qeverish,lloj-lloj maxhorancash e larushi te madhe parlamentare.Por,kurre,kurre,edhe ne ditet me te zeza te shtetit shqiptar,shqiptareve dhe Shqiperise,sic ishin ato te diktatures komuniste,nuk pati trafikante droge,trafikante prostitutash,perdhunues,grabites,pengmarres ne Kuvendin e Shqiperise,ne postet kyce te Administrates,ne krye te Bashkive te Shqiperise.
Do te duhej te kalonin 104 vite shtet shqiptar,qe te vinte nje sociopat me emrin Edi Rama,qe ta poshteronte ne kete fare feje shtetin shqiptar,shqiptaret,vete Shqiperine.
Kete njolle te pashlyshme,kete damke te madhe,kete turp te madh,kete poshterim te te paskaj,nuk munden t’ia benin Shqiperise dhe shqiptareve as armiqte me te eger te saj;megjithese jane munduar.
Do te duhej te vinte nje sociopat shqiptar,me emrin Edi Rama,qe endrren e kahershme poshteruese te armiqve te kombit,ta bente realitet.
Para ca ditesh,Ambasadori Lu, tha : “nuk mund te merret seriozisht nje vend qe nuk kap kriminele si Balili”!Imagjinoni,kur kete e thote LU-ja qe e ka mbeshtetur kaq shume Ramen keto kohe,se c’mund te thone te tjeret!
A mund te merret seriozisht nje Kryeminister si Rama,qe e ka mbushur partine e tij me kriminele,qe e ka mbushur Grupin e tij Parlamentar,Administraten qendrore dhe lokale,me trafikante droge e prostitutash,pengmarres,perdhunues e vrases?!
Por,kjo eshte vetem njera ane e se keqese,ajo me pak e keqja…po,po me pak e keqja!
Sepse,ka keq e me keq akoma!Sepse,keta kriminele,jo vetem qe i ka hypur ne pushtet,por edhe i mbron.I MBRON.I mbron me zjarr.I mbron me pasion.I mbron me terbim.
Eshte kjo arsyeja kryesore e refuzimit perendimor,qe i eshte bere Rames keto kohet e fundit.
Eshte kjo arsyeja kryesore e rrethimit demokratik,euroatlantik,euroamerikan,te Rames keto kohet e fundit.
Jane thene e sterthene shume arsye se,pse BE-ja nuk i hapi negociatat.Te gjitha te arsyeshme.Padyshim.Duke filluar nga ato qe kane te bejne me korrupsionin e deri tek kanabizimi i Shqiperise.Arsye shume te forta keto.Aq te forta sa,vetem njera prejt tyre mund te mjaftonte per t’i refuzuar qeverise shqiptare hapjen e negociatave.
Por,arsyeje e arsyeve eshte damka e madhe per te cilen folem me lart.Jane trafikantet e droges,trafikantet e prostitucionit,perdhunuesit,grabitesit,pengmarresit dhe vrasesit qe Edi Rama i futi ne Partine Socialiste,ne Parlamentin e Shqiperise,ne Qeverine e Shqiperise,ne BAshkite e Shqiperise.
A mund ta imagjinoni veten ne vend te partnereve tane,e te shihni sesi Parlamenti i Shqiperise esht ei mbushur me te tille kriminele?!!
Eshte e tmerrshme!
Dhe,me e tmerrshme akoma,eshte fakti qe,Edi Rama,jo vetem qe e ka bere kete krim,por edhe e mbron me zjarr ate!
E keni pare qysh e mbron perdhunuesin ne grup,Kryebashkiakun e Kavajes ,Elvis Roshin?!
E keni pare qysh e ysht gjithe Partine Socialiste,me burra,gra e vajza te reja,te mbrojne me force perdhunuesin ne grup,Kryebashkiakun e Kavajes,Elvis Roshin?!
E pate dje,qe nje nder ministrat me besnike te tij,qellimisht,publikisht,pafytyresisht,shkoi ne Kavaje,per te festuar me perdhunuesin ne grup,Elvis Roshin?!
E pra,a mund te merret seriozisht Kryeministri i Shqiperise?!
A mund te merret seriozisht qeveria e tij?!
A mund t’i hapen negociatat nje vendi qe qeveriset nga monstra te tilla?!
Eshte kjo pra,arsyeja e arsyeve,se pse Edi Rama,jo vetem qe eshte refuzuar,por eshte sikterisur perfundimisht tashme,de facto,nga Europa dhe ShBA-ja.
Nuk mund te kete me bashkepunim te botes se lire ,te botes se vlerave te larta, me nje Kryeminister bandit qe qeveris me bandite!
Koment hajvanash
Nuk jam dakort me kete analize,Mero vellai.
Beteja e stanit shqup-nuk eshte as per te mbrojt deputetin tahiri e as per te relativizuar “krimet e tij,,,,kjo eshte beteja per devijimin e rendit te implementimit te ligjit te dekriminalizimit, nga kupola bandite 26-vjecare e PD-se tek te perdorurit e rradhes,ku ben pjese edhe ky tahiri .
Per mua, dashamir tahiri paska qene ne anen e duhur te historise se 1997-es.
Nese ligji i dekriminalizimit do te ndjeke rendin komik te tahireve,,,,,,jo te kuboles
kriminale,djathtas-majtas,qe e fundosi shtetin e shqiptareve me krye ne hi ,per nje cerek shekulli,,,,atehere ky eshte krimi i rradhes,qe legalizon krimet para-ardhese dhe vijimin e identitetit kriminal ne nahijen e dr.mortjes.
TUNG
O parti plehrash që shkatërruat dhe ato pak vlera që pati ky vënd.
Si ka mundësi si është e mundur të kish kaq llum në këtë vënd?
E të mendosh se pretendojnë të kenë prap në dorë fatin e shqiptarëve.
undefined
undefined
Eshte shume djallzore te behetgurgule per vepra valla te denueshme para 20 vite dhe te mos behet fjale per g jy kimin e te pa Nenshkuarve te pa prekeshme te Krye banditit Berishe dhe Krimineleve te tij .Te ndodhur me shumice ne kete parlament .