Viti i mosmarrëveshjes për drejtësinë

29 Dhjetor 2016, 19:18Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Janë së paku tre beteja të forta që e kthejnë debatin për drejtësinë në Shqipëri, në një lojë luftash fallso për opozitën shqiptare.

Së pari, opozita, që kërkoi me forcë ligjin e dekriminalizimit, deri në kufijtë e antikushtetueshmërisë, në rastin e parë që u prek një deputet i saj, ngriti kartonat kundër këtij ligji.

Së dyti, edhe pse kali i betejës për opozitën është korrupsioni, ajo bëri betejën më të pashembullt në histori, për të kundërshtuar dhe sabotuar zbatimin e reformës në drejtësi, që pastron sistemin në themel nga korrupsioni i mbjellë prej mungesës së drejtësisë dhe i jep fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë dhe atyre të drejtësisë, që kanë mbjellë farën e korrupsionit në vend.

Dhe së treti, për herë të parë ka një betejë legale të një opozite shqiptare, kundër faktorit ndërkombëtar lidhur me reformat jetike në vend.

Beteja e parë e opozitës, ajo e dekriminalizimit, u ç’mitizua që në minutën e pare të hyrjes në fuqi të saj, kur tre anëtarë të KQZ-së, të zgjedhur nga PD, ngritën kartonat kundër, për të penguar heqjen e mandatit për deputetin Dashamir Tahiri të PD. Edhe pse Prokuroria solli fakte për dënime të padeklaruara të tij në Itali, opozita dëshmoi se po të kishte shumicë politike në KQZ , do ta mbronte deputetin në fjalë, që e prek ligji që ka miratuar vetë. Dhe nëse këtë arsyetim e shtyjmë më tej, nëse PD sot do të ishte shumicë në Kuvend, jo vetëm që nuk do të miratohej ligji i dekriminalizimit dhe reforma në drejtësi, por gangsterët e saj, do ishin ëngjëjt e politikës shqiptare.

Detyrimi për të mbrojtur një deputet që e prek një ligj i hartuar nga vet opozita, flet për lidhje më shumë se politike të kreut të opozitës me krimin, ose pafuqi dhe frikë të kreut të opozitës, për t’u përballur me këtë deputet.

Ky  gjest është fyes për PD-në dhe elektoratin e saj, të cilët Tahirin nuk do të donin ta kishin deputet, edhe sikur të ishte njeriu më i pastër në botë. Standardet e tij intelektuale dhe figura publike e tij, nuk i bëjnë nder as PD-së, as Kuvendit, dhe asnjë force politike në Shqipëri.

Beteja e dytë fallso e PD-së është beteja kundër korrupsionit. Kjo betejë në një periudhë afatgjatë kërkon një sistem drejtësie të shëndoshë, që të ndëshkojë vjedhjen dhe krimin dhe të zhdukë fenomenin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Reforma në drejtësi ishte zgjidhja e duhur për të. E mbështetur dhe ideuar nga faktori ndërkombëtar, sidomos BE dhe SHBA, kjo reformë dominoi betejën politike të këtij viti, duke futur opozitën në një spirale të rrezikshme antireformë.

Falë presionit ndërkombëtar dhe humbjes së pakicës bllokuese të PD në Kuvend, opozita u detyrua formalisht të ngrejë dorën më 22 korrik, për ta bllokuar sërisht zbatimin e reformës në mënyrë të përkoshme disa javë më vonë, duke e çuar në Gjykatë Kushtetuese, sa për të dëmtuar prcoesin e hapjes së negociatave me BE.

Beteja e PD kundër reformës në drejtësi, është një nga betejat më të mëdha që ka bërë ndonjëhere ndonjë forcë politike për një reformë kushtetuese në vend, dhe e gjitha bazohet tek paranoja, se humbja e kontrollit mbi sistemin e drejtësisë mund të prekë vetë opozitën, për shkak të aferave të saj korruptive, kur ishte në pushtet. Kjo ia ul aq shumë besueshmërinë betejës së saj kundër korrupsionit, sa në së paku dy zgjedhje lokale të kryera gjatë vitit, u dëshmua një humbje e thellë e saj, për shkak të mungesës së besueshmërisë.

Beteja e tretë e vërtetë e opozitës, është ajo kundër Bashkimit Europian dhe SHBA. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, një parti e madhe politike merr qendrim zyrtar kundër politikës së BE dhe SHBA. Në vitin 1997, Berisha ka tentuar të mbulojë krizën me SHBA, duke u hequr si aleat i europianëve. Kjo ishte hera e parë që PD sulmoi në front dhe u përfshi në një betejë politike dhe legale kundër Bashkimit Europian dhe SHBA, lidhur me reformën në drejtësi. Ka së paku katër deklarata zyrtare të përbashkëta të BE – SHBA, kundër qëndrimeve të PD për reformën dhe sulme anasjelltas, të PD kundër tyre.

Dy ambasadorët e rëndësishëm të perëndimit në Shqipëri, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, u bënë objekt i sulmeve personale nga PD, përkundër mbrojtjes zyrtare që u bëri Brukseli dhe Uashingtoni. Ish- kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka shpërthyer sot marazin e saj për këtë situatë, duke theksuar se reforma u bë falë presionit perëndimor dhe se në PD, vetëm dy- tre deputetë kanë qenë pro saj.

Beteja e PD kundër Perëndimit, nga ana tjetër forcoi në mënyrë artificiale pozitat ndërkombëtare të qeverisë dhe bëri që kancelarja Merkel, ta presë për herë të tretë brenda mandatit të tij, kryeministrin Edi Rama dhe t’i japë mbështetje të fortë për integrimin në BE.

Fundi i këtij viti, në fakt koincidon me fundin e gjithë përpjekjeve të opozitës për ta penguar drejtësinë, duke  shndërruar vitin 2016 në një vit të madh mosmarrëveshjesh për drejtësinë shqiptare, ku në fund triumfoi reforma dhe iniciativa e perëndimit. Tani mbetet që viti 2017 të jetë viti i zbatimit të saj dhe viti kur shqiptarët duhet të vlerësojnë dhe votëbesojnë me votë, ata që e deshën dhe ata që e kundërshtuan  këtë reformë, si kamikazë.

11 komente në “Viti i mosmarrëveshjes për drejtësinë”

  1. Mentari says:

    Po pse Merkel degjoj Opoziten shqiptare qe deklaroj se duheshin permbushur 5 pika qe shqiperia te hynte ne bisedime me BE? Ore cfar propaganda Bajate beni ju Po te ishte ashtu sic kerkon te na tregosh se ajo Kancelarja Gjermane Merkel e priti ate te gjain 3 here mbrenda Mandatit dhe pastaj na paska degjuar ankesat e Opozites dhe nuk e mbeshteti ate te Gjatin (Shtati Pyll e mendja Fyell) per hapjemn e bisedimeve atehere ai skrimi I juaj (mendimi ) eshte kontradiktor me rialitetin.Shqiperia me ne krye kete Qeveri (Aleance) Qelbesirash as sot dhe as mot nuk ka per te filluar bisedimet pa u kryer keto pika;1) Rritka ekonomike qe eshte e para, 2) ndalimi I kerkesave per Azil, 3) lufta kunder Droges, 4) lufta kunder Korrupsionit, 5) ndalimi I eksportimit te krimit ne Europe nga shqiptaret 6) zjedhje te lira pa ndihmen e krimineleve, ajo qe eshte Brenga e dyte per nga rendesia ; 7)Drejtesia shqiptare qe eshte kanceroze jo vetem per shqiptaret por edhe per te huajt (Turistet,Biznezmenet etj. Po pse edhe ketu fajin Opozita e ka????????????????????????????????????????????????????????????

    1. black_lion says:

      Mentar,

      Megjithese te mbeshtes kur thua “aleanca e qelbesirave”, me duhet te te kundershtoj ne pikat e tjera: Po, opozita ka fajin e saj ne te shtata pikat qe permend ti. 1) Nuk mund te kete rritje ekonomike pa investime te huaja, te cilat hezitojne te vijne per shkak te mungeses se drejtesise. 2) Kerkesat per azil te Shqiptareve bazohen ne mungesen e shpreses se ne Shqiperi mund te shanse te barabarta me te tjeret, gje qe eshte e pamundur me sistemin aktual te drejtesise. 3) Si mund te luftosh drogen kur persona qe kapen me 700 kg droge lirohen nga gjykata me argumentimin se jane per perdorim personal. 4) Per sa kohe vendimet e gjykatave blihen, te korruptuarit do te kene para te mjaftueshme per te mbyllur gjyqet. 5) Nese gjykatat i fusin ne burg kriminelet, nuk kemi si te eksportojme kriminele. 6) Tani qe dy deputeteve dhe nje kryebashkiaku ju hoqen mandatet nga KQZ, mjafton qe sistemi i drejtesise t’i denoje sipas ligjit te dekriminalizimit. Ky do te ishte shembulli qe do i ndalonte te inkriminuarit te merren me zgjedhjet.
      Pra sic e sheh Mentar, te gjitha keto kane si zgjidhje piken 7. E per kete te fundit opozita “jote” beri c’mos per ta sabotuar apo per ta kontrolluar, per te marre garanci qe nuk do i preken drejtuesit e vet.

    2. nuk po zgjatem….o mentar o bole

  2. Me ate qe beri pd kunder SHBA dhe BE e tregoi veten se sa poshte ka rene ky grupim qe nuk ka asgje te perbashket me ate pozicion politik qe mundohet te tregoje se perfaqeson,ky vit do mbahet mend si deshtimi me i madh i klanit berishist

  3. koli says:

    Komenti i Mentarit eshte i pakuptueshem PA lidhje ose skicofren

    1. xheJ eN Bi says:

      Skypion..Lylzimi…

      Me kete koment qe ke bere sot mu duk sikur lexoja “ZERI i POPULLIT ”
      te kohes se Enverit.
      Edhe ti duhet ti mbash mend kryeartikujt ku te zezen na e benin te bardhe
      dhe te bardhen na e benin te zeze.

      Kur ne çoheshim ne 2-te nates per nje litër qumësht na thoshnin se jetojme
      në një begati.
      Kur europianet dhe nderkombetaret kerkonin që Shqiperia të hapej dhe të
      demokratizohej pushtetaret na thoshnin se na kane hale në sy dhe duan
      të permbysin ” pushtetin tone popullor ‘.
      Mbaj mend nje shprehje që e perdornin shume komunistet si Saliu.
      “Ka demokraci po ka dhe centralizem ” ku demokraci nuk pame kure ,po vetem
      centralizem.

      Po te njejten gje na thua dhe zotrote.
      Gjendjen ne Shqiperi na e bere sketere ,nje nihilizem i pa shembellt,
      sikur amerikanet dhe europianet te kene antipatinë më të madhe për këtë qeveri.

      Lylzim ,në atë periudhë e shihnim që qe e kunderta, po nuk guxonim të thoshnim
      te kunderten se diheshin pasojat.
      Po dhe sot shqiptaret e shohin dhe e kuptojne se cila është e verteta.
      Sado ta nxish ti ,vetem Mentari do të të besojë.

  4. Skypion says:

    Viti 2016 eshte viti i degradimit total te koalicionit qeverises,te Aleances se Qelbesirave e ne vecanti te rilindjes dhe Kryeministrit Edi Rama.
    Kurre ma pare nuk kishte ndodhur qe nje maxhorance qeverisese te degradonte ne menyre kaq te bujshme,qe ne mandatin e saj te pare.
    Besoj qe edhe ne endrren me te keqe,nuk ishte pare nje degradim i tille spektakolar.
    Degradim ne te gjitha aspektet.ekonomike,politike,diplomatike,gjeopolitike,kulturore.Shto kesaj edhe nje rregjim te tmerrshem shpirteror te shoqerise shqiptare,si pasoje.
    Korrupsioni arriti maja te paimagjinuara me PPP-te famekeqe qindramilioneshe.
    Inkriminimi shenoi rekorde turperuese me trafikantet e droges dhe prostitutave,perdhunuesit,grabitesit,pengmarresit dhe vrasesit e pameshirshem,ne grupin parlamentar te Partise Socialiste,ne Administrate dhe bashkite e drejtuara nga Partia Socialiste;me kanabizimin total te Shqiperise,duke bere qe te konsiderohet nga mediat prestigjioze nderkombetare,sherbimet e partnereve dhe perfaqesite e tyre,si Kolumbia e Europes.
    Nje acarim i skajshem i problemeve me fqinjet.Duke kaluar neper nje ndryshim drastik,nga slogani i huazuar nga Erdogan i i “zero problemeve” me fqinjet,tek njemijeenje probleme te reja me to.Te cilat probleme kulmuan me provokimet e turpshme dhe aspak te nevojshme,per llogari te brendshme elektorale,ndaj Greqise,duke i dhene nje goditje te madhe,shume veshtire te rikuperueshme per nje kohe te gjate,ceshtjes Came.
    Qendrimi dhe sjellja ndaj partnereve tane perendimore,ishte mese turperuese nga kjo qeveri dhe Kryetari i saj Rama.Duke nisur qe nga qesharakezimi nga batutat turperuese ne takimet serioze me ta,e deri tek kercenimet edhe me te turpshme akoma,qe nese nuk e tolerojne ne keqqeverisjen e tij,mund te flirtoje me Erdoganin e Turqise dhe Putinin e Rusise.
    Por kulmi i degradimit diplomatik te kesaj qeverisjeje,u arrit me nderhyrjen (e sponzorizuar nga Sorros) te Kryeministrit Rama ne zgjedhjet amerikane,ku me nje gjuhe rrugacerore,ofendoi,shau dhe akuzoi boterisht Presidentin Donald Trump,si nje armik te kombeve e vecanerisht te shqiptareve.
    Si pasoje e ketij korrupsioni gjigand,e ketij inkriminimi te ububushem dhe politikave e diplomacise mizerabel.qeverise socialiste,qeverise se Edi Rames,i’u refuzua te drejtoje vendin e tij ne rrugen e integrimit.
    Europa i tha JO!Nuk mund te behet asnje hap perpara me nje qeveri te tille.
    ShBA-ja,me ane tjeter,i ka dhene munxet,qe kur u zgjodh Donald Trump President.Efektet e munxes,do te shihen qarte,kur zoti Trump te hyje ne zyren ovale,dhe Administrata Republikane te zevendesoje te vjetren.
    Shkurt e me pak fjale,deshtim spektakolar ne te gjitha aspektet.Degradimi total ne te gjitha aspektet.I refuzuar nga populli per mizerjen ekonomike dhe i refuzuar e izoluar nga partneret nderkombatare euroamerikane.
    Edi Rama,qeveria e tij,Rilindja dhe gjithe Aleanca e Qelbesirave,ndodhet nen nje rrethim te dyfishte: te brendshem,nga zemerimi popullor dhe te jashtem nga partneret tane.
    Eshte nje rrethim demokratik,shqiptaro-euroamerikan.
    Aleanca e shqiptareve me partneret perendimore nga njera ane,kunder Aleances se Qelbesirave me ane tjeter!
    Ishte pikerisht ky vit,viti 2016,qe beri te mundur krijimin e Aleances se madhe Shqiptaro-Perendimore kunder Aleances se Qelbesirave te te korruptuarve,inkriminuarve,oligarkeve,trafikanteve te droges,trafikanteve te prostitutave,perdhunuesve,gragitesve,vrasesve e gjithfare llumi qe eshte mbledhur rreth saj,te drejtuar nga Edi Rama.
    Beteja do te jete e shkurter!
    Perfundimi dihet…

    1. Juglindori nga Korça says:

      Pergjigje per Skypion . Si gjithmone , prej disa muajsh , duke pare qe komentet e tua jane te njejtat : vrer per Edi Ramen dhe Qeverine e tij , nxirrje e sterrosje per çdo pune , apo reforme te se majtes ne maxhiorance , nuk marr mundimin t’i lexoj ; nuk perbejne asnje interes , nuk kane asgje te re , perveç epiteteve ofenduese per Kryeministrin , per gjoja degradimin e qeverisjes se tij , korrupsion etj. Ti , e quan Kryeministrin soçiopat , pothua ne te gjitha komentet e tua , ndersa , kushdo qe te lexon ty , e ndjen vertet qe ti vete , je nje psikopat i pa diskutushem . Une nuk po flas me epitete ofenduese per forcen politike qe ti perfaqeson , se shkruajne me bollek qindra e qindra shqiptare , me fjalet me te pista per Saliun , Lulin dhe ish qeverisjen e kaluar , as me zhargone , retorika e urrejtje patologjike , si puna jote , por do te mundohem te rradhis fakte e prova , per te te rikujtuar ty dhe lexuesve , se sa larg , qendron qeverisja e Berishes , ma ate te Edi Rames .
      Se pari dhe me te rendesishmet jane , qe , ne keto 3 vjet e gjysem , Edi Rama nuk ka vrare njerez , nuk ka djegur redaksi gazetash opozitare , nuk ka burgosur kundershtare politike (si Saliu kreun e opozites) , nuk ka vrare ndonje bashkepuntor te vetin (si Saliu , Azem Hajdarin) , nuk ka vene nen urdhrat e veta organet e drejtesise (madje ne krye te tyre , akoma e sot , jane ata njerez qe ka emeruar vete Saliu) , nuk i ka dhuruar as toke e as det fqinjeve (perkundrazi , ka ngritur zerin si i barabarte me fqinjet , madje duke i kerkuar atyre , zgjidhjen e padrejtesive te vjetra) …….e keshtu , mund te vazhdonim sa te duash ti , psikopati Skypion , me vepra , bema e krime , qe ka bere Saliu yt dhe qe Edi Rama nuk i ka bere . Dhe tani , hidhemi tek ato qe Rama ka bere :
      -Reforma e pensioneve ,
      -Reforma administrative e pushtetit lokal ,
      -Reforma e Energjise Elektrike , qe ishte nje KRYEVEPER e Rames , e qe shpetoi nga falimentimi , nje sektor strategjik te Shqiperise , qe rrezikonte te kapitullonte e te falimentonte vete shtetin , pasi , mbi 40% e perdoruesve , kryesisht veriore , nuk paguanin energjine (nje akt i pa shembullt ky , as ne kontinentin afrikan) .
      -Ndalimi i ndertimeve pa leje e pa kriter ne gjithe territorin e vendit . Ke degjuar ti Skypion psikopati , qe dikush te ndertoje pa leje ne keto vitet e fundit ?
      -Venia nen juridiksionin shteteror te nje fshati (Lazarati) , qe edhe pse , pjese e territorit shqiptar , qeverisej me vete , pa ligje e pa polici , e qe nuk pyeste per qeveri qendrore , vetem e vetem , sepse ishte nje bastion i PD-se .
      -Reforma , madje KRYEREFORMA ne Drejtesi , duke qene Rama vazhdimisht e konseguent , krah per krah me SHBA-ne e BE-ne , duke dhene çdo perkrahje e dakordesi , deri ne aprovimin perfundimtar te kesaj Reforme , qe shqiptaret e presin me ankth e shprese , zbatimin e saj sa me shpejt . E gjitha kjo , me nje lufte dhemb per dhemb me nje opozite destruktive e problematike , qe doli kunder shqiptareve , Evropes e Amerikes .
      -Ne ekonomi . Rama morri ne dore , nje ekonomi te shkaterruar dhe me nje borxh katastrofik prej 750 milion euro (nuk e ka mohuar as opozita) dhe me nje rritje 0-1% , ndersa sot , borxhet u shlyen dhe po arrijme ne nje rritje 3.5% dhe parashikimet e Bankes Boterore e FMN-se , per te ardhmen , jane tek 4-5% .
      Po te vazhdojme , mund te permendim sa te duash ti , psikopati Skypion , pune , vepra e perpjekje reale te kesaj Qeverie dhe te Rames , per te hedhur themelet e per te ndertuar nje shtet ligjor . Por , nuk ka nevoje te bejme propagande . Pergjigjen me te mire per Qeverine Rama , e jep vete populli ; dy vjet pas fitores se thelle te 2013-tes , vjen humbja katastrofike e opozites , kur ne 61 njesi bashkiake , fiton vetem 13 , ndersa Keshilla Bashkiake , fiton vetem nje , “shume te rendesishme” , ate te Vaut te Dejes . Humbje me skandaloze , nuk ka pare Historia . Por nuk mbaron me kaq , vjen Dibra , keshtjelle e PD-se , ku hidhet ne plehra , nje eksponent me peshe i PD-se , Sherefedini i famshem dhe e majta fiton bindshem . Vazhdojme me Kolonjen , ku PD-ja , per friken e diskretitimit , ia la aleateve te vet , te cilet humben turpshem . Se shpejti , vjen edhe Kavaja , ish bastioni berishist ….t’a shofim edhe kete ….
      Por me te rendesishme , sigurisht qe jane zgjedhjet parlamentare te 18 qershorit , ku jane te gjitha gjasat , sipas te gjithe analisteve , qe PD-ja te marre me pak se sa deputete ka sot . Dhe ja sepse :
      Nuk fitohet me Saline , me Noka , me Ristane e me Paloka , por nuk fitohet , as me Lulezim Bashen . Basha , ne te gjitha detyrat qe ka mbajtur ne Qeverite e Berishes , asgjekundi nuk ka shkelqyer . Ishte minister trasporti , u vodhen 300 milion euro dhe Basha iu shmang denimit dhe hetimit me raporte mjekesore e me arsye te pa qena , derisa mbaroi afati i hetimit . Basha ishte minister i jashtem , firmosi marrveshjen e turpshme te dhurimit te detit Greqise fqinje . Basha ishte minister i brendshem , u vrane 4 persona te pa fajshem , me duar ne xhepa dhe urdhrin per te qelluar e ka dhene ai dhe Berisha .
      Por figuren me te shemtuar dhe pa aftesine e dembelizmin me proverbial , Basha e beri kur morri Bashkine e Tiranes , pasi , me ndihmen e Ristanit (qe e shperbleu me vone me postin e sekretarit te PD-se) dhe duke numuruar edhe votat e pa vlefshme , siguroi nje kolltuk 4-vjeçar ne krye te Bashkise , per te keqen e banoreve te Tiranes . Ne 4 vjet , nuk la asnje gjurme e nuk beri asnje pune qe te kujtohet ; dhe dy vjetet e para , kishte Saliun si Kryeminister , qe mund t’i siguronte fonde sa te donte . Populli i Tiranes , qe perben mbi 30% te se gjithe elektoratit shqiptar , po shikon mrekullite qe po ben ne Tirane , Erion Veliaj , qe e ka shndruar kryeqytetin ne nje kantier ndertimi dhe ne nje vit e gjysem , po ben ne Tirane aq , sa Bashes , me rritmin e tij prej dembeli e te pa afti , do t’i duheshin te pakten 10 vjet . Kryetari i sotshem , e nxorri lakuriq pa aftesine e Lulezim Bashes . Si perfundim , si ka mundesi , qe Bashes , i cili fjeti gjume per 4 vjet ne Bashkine e Tiranes , shqiptaret t’i besojne qeverisjen e vendit , aq me keq , kur mbrapa tij , fshihet kuçedra e Shqiperise , Saliu i Viçidollit , qe 90% e shqiptareve , e kerkon te varur ne litar ?! Keshtu komentohet , more Skypion psikopati , me shifra e fakte dhe jo me inate , ofendime per Kryeministrin dhe mllefe te shemtuara , siç shkruan ti .

  5. era says:

    I nderuar Mero,akoma nuk te ka dale inati me ato qe te ka punuar Berisha.Kjo eshte e kuptushme.Ka vite qe lufton me Berishen dhe mire ben.Gjemat e tij i njeh sot Shqiperia, dhe shqiptaret me mend ne koke,por,ne nderin Tuaj,eshte qe te kethehesh edhe nga “RILINDJA E SE KEQES” te Edvinit dhe Ilirit.Kjo varferi nuk eshte pare as ne 1997.Kjo papunesi nuk eshte njohur as ne 1990,kjo megalomani,mashtrim,dhe demagogji nuk eshte treguar asnjehere ne keta 25 vjet.Po ju jap vetem nje shembell real:
    Ne nje shkolle 9 vjeçare,vendoset nje drejtoreshe shkolle qe nuk ka qene kurre mesuese,por shitese.Ne nje shkolle tjeter,vendoset perseri nje drejtoreshe shkolle qe ka dhene 4 here provimet per mesuese dhe ka ngelur????? Vendoset drejtore arsimore nje tjeter qe fiton ne konkurim 60 pike dhe tjetra me 95 pike lihet mesuese.Vendoset drejtor shkolle nje ish bari me dhi,pa shkolle,por vetem se kishte shitur dhite e kish ndihmuar PS ne zgjedhje???????e mijera te tjera raste,te ulta,qe jo vetem nuk ngjallin besim per te votuar kete force,por do kete bojkutim te pa pare ne zgjedhjet e Qershorit,aq sa vetem nga ky faktor do fitoje shume vota PD.( larg qofte)Por vetem une qe po shkruaj kam rreth 20 vota qe do abstenojne,ose do nxjeren te pa vlefshme votat.Konkluzioni,Ju mundohuni te ndihmoni me keto shkrime,por edhe Ju po beheni i pa besushem,ashtu si po jepni konkluzionin e fundit per PD.

  6. Valter says:

    A don ti xhin me luftu turkun.A duam ne te behemi njeres; Kjo eshte dilema.

  7. RAUZEG says:

    Prolog:
    Mero Baze do mbahet mend si nje analist qe ben nje ndarje artificjale sikur PD eshte kunder perendimit dhe midis tyre zhvillohen disa beteja dhe ne fund I ka fitur Sali Monstra I perendimit…ky quhet humor merobazian
    .
    Edhe pse duket sikur Edrama ka fituar “legalisht” votimet pas 23 qershorit ai mbetet nje drejtor komunale..nje kartolinaxhi qe nuk ka gje ne dore por edhe pse ka punuar shume ai do ta dorzoje pushtetin ne menyre kriminale ne 2017 tek ‘YLLI NE NGJITJE TE FAMEKEQIT ARVIZU.
    .
    Fakti qe po behet “qelizem” NE SISTEMIN E DREJTESISE dhe po anashkalohet SISTEMI KRIMINAL POLITIK 25 VJECAR eshte me I rende se cdo pushtim qe nga 1468.
    Me pak fjale:
    Nqs KRYE-ARKITEKTI I GERDECIT Shkerdhen Berisha I biri I Sali Bishes nuk prangoset I pari per sarajet madheshtore sa te Trampit por vazhdon gjuetia me Elvis Rosha,,,kokdhima..dhe ca gjyqtare periferike atehere duke perifrazuar nje thenie dikur te Pallumb Kulles nga Marika te Ju Dhjefsha ne reformen e Luse & Vlahutinjes qe do perfundoje si ekspertizat e FBI te 21 janarit qe Sali krimineli fshiu bythen me to..

    Ndoshta dhe Mero Baze do te thote dicka me teper por per konjuktura shkon deri te rithemelimi dhe nuk permend fjalen e sakte ne kete
    ——NDESHKIMIN E BANDES KRIMINALE SAL & LUL E COMPANY——
    Ne shkrimet e Meros nga 2007-2013 Berisha paraqitet ne artikujt e tij:
    KRIMINEL
    SUPERHAJDUT
    TRADHETAR
    I PABESE DHE DERI TE KANIBAL…( kujtojme artikullin e asaj date te Meros –Kanibali yne Berishe)
    Pra zoti Mero,per ne komentuesit qe te kemi mbeshtetur qe nga 2007 kur kanibali berishe donte te zhdukte nga faqja e dheut,pse po na tradheton..
    Thuaje I nderuar me zerin tend te fuqishem:
    Krimineli berishe duhet te ndeshkohet ne menyre spektakulare dhe Edi Rama apo dhe Donald Lu-ja ti lene kinezerirat e tyre dhe te cojne ne dyert e burgut kete fantazem.qe eshte cuar tre here nga varri vetem nga super hipokrizia e nderkombetareve dhe disa akrepave dhe skypioneve qe e kane neuro-paralizuar ate vend
    Por ju jo vetem po tregoheni “I meshirshem” por po na qirasni me komentet e GEBELSIT TE berishes Artan Hoxha I cili ka nxjerre koken e tij te gjarperit.
    Le ti rikujtojme lexuesve te nderuar te Temes kush eshte ky maniak dhe uzurpues I mediave:

    Nje nga figurat me te urryera te zvarranikeve qe notojne ne mocalin E MEDIAVE SHQIPTARE esht ky Skypioni –URIAH HEEP-Artan Hogja
    Duke u nisur nga kerkesat e shumta te lexuesve te Temes se kush eshte ky Skypioni po plotesojme kersherine e tyre duke I kerkuar ndjese per materialin e gjate.
    Ky FRANKESTEIN MONSTER eshte ndoshta njeriu me I urryer ne trevat shqipfolese se vete kryekrimineli Berishe qe ky mender analist I sherben akoma edhe pse I ka shkerdhyer NONEN disa here.
    Nuk do ti benim autopsine perversit Artan Hoxha nqs nuk do kishin nje ngjashmeri perfekte me Grida Dumen,te dy nga Durresi ,te dy nxenes te mire,te “rekrutuar” nga brenda dhe jashte.Te dy te perlyer ne korrupsion dhe pune te pista edhe pa hipur ne “fron”

    Skypioni-Ministri hajdut qe arratiset me gomone ne 1994.
    Në vitin 1994, kur filloi një fushatë antikorrupsion, Prokuroria i kërkoi parlamentit heqjen e imunitetit të deputetit për Genc Rulin, në mënyrë që ta merrte atë të pandehur për një aferë shpërdorimi detyre që u bë e njohur si çështja e drurit të arrës. Fjala ishte për eksportimin e një sasie të madhe druri arre që përdorej në Perëndim për veshje muresh dhe tavanesh dhe mobilje luksoze. Një ndër personat për të cilët u lëshua një urdhër arresti nga Prokuroria për këtë çështje ishte dhe Artan Hoxha, i cili atëherë ishte ministër i bashkëpunimit ekonomik me jashtë dhe që më pas rezultoi të ishte miku i ngushtë i Genc Rulit, duke qenë se ai e mori në institutin (OJF) që krijoi në 1998, dhe që në 2005, kur Ruli u bë ministër e bëri kryetar të Këshillit mbikëqyrës prej gjashtë anëtarësh të KESH. Kur shpërtheu skandali i “drurit të arrës”, duke qenë se Artan Hoxha nuk ishte deputet, pra nuk kishte mbrojtje nga imuniteti, ai gjeti si rrugën më të mirë për të shpëtuar arratisjen nga Shqipëria, në një mënyrë mëse rokamboleske, duke u bërë klient i skafistëve shqiptarë, që e çuan në bregdetin Italian….vijon

    ***

    Skypioni-Gjeologu qe nuk punoi asnej dite ne zanatin e tij por gjeti minieren e arin ne KESH& USAID
    (JU LUTEM LEXOJENI ME KUJDES)
    Në këtë OJF, Genc Ruli më pas tërhoqi si zëvendësdrejtor ekzekutiv dhe mikun e vet të “drurit të arrës”, Artan Hoxha, që shpëtoi nga ndjekja penale falë amnistisë së marsit 1997 dhe u kthye në Shqipëri. OJF-ja e Genc Rulit dhe Artan Hoxhës ka qenë një nga beniaminët e Zyrës së USAID në Tiranë çka nuk mundet mos të të krijojë bindjen e plotë se angazhimi amerikan për mbështetjen në Shqipëri të njerëzve të pakompromentuar për korrupsion, është më së paku joserioz. OJF-ja e Genc Rulit dhe Artan Hoxhës bëri me paratë e USAID-it, por edhe të Fondacionit “Soros” atë që bëri me drurin e arrës, duke bërë tym së paku nëntë milion dollarë donacione. Të kërkosh se ç’është bërë me to, është njëlloj si të dalësh e të kërkosh dru arre në pyjet shqiptare. Synimi i kësaj OJF-je ishte që të merrte fonde nga donatorët ndërkombëtarë, duke përfshirë USAID dhe Fondacionin “Soros”, të cilët nga ana e tyre duke bërë këtë veç të tjerash kishin interes që ta paraqisnin këtë OJF si provë se ata nuk mbështetnin vetëm OJF-të e majta, por mbështesnin dhe OJF-të “e djathta”. Por kryesorja ishte që të krijonin artificialisht një elitë të shoqërisë civile, që vinte gjoja nga e djathta dhe që donin ta mbanin si rezervë për ta lançuar në politikë, në PD… Me rikthimin e PD në pushtet, në qeverinë “Berisha”, Genc Ruli, ashtu si në vitin 1992, mori portofolin e një superministrie, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës… Në këtë superministri, Ruli ka në dorë tri sfera shumë fitimprurëse të ekonomisë, privatizimet, energjetikën, ku ka mundësi fitimesh të mëdha me tenderat me prokurim të drejtpërdrejtë të KESH për energjinë elektrike, ku luhen qindra milion euro. Për të mbrojtur interesat e tij në KESH, Ruli zgjodhi mikun e tij të kohës së drurit të arrës, Artan Hoxha. Në 2005 Artan Hoxha u bë përsëri berishian, si në 1992, duke ndjekur shembullin e shefit dhe protektorit të vet Genc Ruli. Edhe Artan Hoxha mori “fetën” e vet nga “torta” e pushtetit të PD-së, duke u bërë kryetar i Këshillit mbikëqyrës prej gjashtë anëtarësh të KESH, një post ky ku Hoxha merr një pagë të majme, si dhe përfitime të tjera. Pse Genc Ruli zgjodhi pikërisht bashkëpunëtorin e vet më të ngushtë në afera të dyshimta në OJF-në që drejtonte, si dhe në qeverisjen e parë të PD-së, për ta vënë në krye të bordit të KESH, kjo është e kuptueshme. Me Artan Hoxhën në krye të këshillit mbikëqyrës të KESH, ministri Ruli do të “presë dru arre” në arkën e pasur të KESH. Gjithashtu, Artan Hoxha zuri vendin e Genc Rulit në krye të OJF-së së tyre, pasi Ruli dha dorëheqjen nga posti i kreut të OJF-së, kur u bë ministër. Ky është një vend shumë i lakmuar, pasi kjo OJF është shumë e sponsorizuar nga donatorët ndërkombëtarë. Artan Hoxha, gjeologu që nuk punoi asnjë ditë në profesionin e vet, dhe që zbuloi “minierën e arit” në arkën e USAID dhe të Fondacionit “Soros”,

    KRYQZIMI I SKYPION SPIUNIT ….GSH 12 QERSHOR 2012
    Berisha ka deklaruar në mbledhje grupi se Artan Hoxha kishte lidhje me Sigurimin. “Kemi informacion se kur ka qenë 17-18 vjeç, ai ka shkëmbyer informacion me një punonjës të ish- Sigurimit të Shtetit,” mësohet se është shprehur Berisha. Ajo që të habit është se si ka mundësi që ky kryeministër, që e ka përndjekur Hoxhën dikur dhe i ka pasur në dorë dosjet e tij, tani e kandidon dhe hedh me dhjetëra lëvdata për të. Më pas e detyron të dorëhiqet
    Populli, analistet, po fut ketu edhe ata bythlepires te Sali Berishes dhe vemje (shpehja e Z. Mustafa Nano), si edhe gazetaret nuk kane kuptuar ende lojen dhe teatrin e Z. Berisha, Sali Ram i Pabesi, lidhur me zgjedhjen e presidentit te ri te republikes. Kryeministri Uzurpator, asnjehere nuk i eshte larguar qellimit, synimit dhe deshires per te zgjedhur nje njeri te rangut te larte te PD. I pari, dhe vetem i pari, si edhe i fundit ne liste ka qene Z. Nishani. Z. Zaganjori, Z. Hoxha (i neveritshmi spiun i sigurimit te shtetit dhe menaxher i disa bizneseve te Sali Berishes dhe bijes se tij), me deshiren e tyre te madhe, kane pranuar te luajne rolin e kavjeve dhe te karemave, pa perjashtuar edhe Z. Fatos Nano. Te tre keta “burra”, njeri me mut se tjetri, per nga karakteri dhe personaliteti vetjak, luajten me popullin, me opoziten, me “nderkombetaret” dhe me te gjithe, madje edhe me deputetet e PD dhe me vete Jozefina Toipallin. VIJON

    ***
    Skypioni qesharak
    Artan Hoxha është bërë personazhi më qesharak në Durrës, pas asaj që i ka ndodhur si kandidat për president. Pasi është qerasur dhe ka qerasur në disa lokale ku aktualisht pijnë kafe dhe njerëzit e klanit të Olldashit, Hoxha ka deklaruar se e ka kërkuar PD-ja për ta bërë President por ai nuk pranon. Kjo është gjëja më e turpshme nëse është e vërtetë nëse ai është shprehur kështu. Ai ka takuar prej disa ditësh mjaft nga themeluesit, njerëzit me reputacion të PD-së në Durrës, po nga ata ka marrë vetëm përbuzjen, urrejtjen për atë që ai i ka bërë PD-së duke përfituar miliona lekë nga fondacione dhe tashmë që ato janë ndërprerë i duhet një mandat politik. “Artan Hoxha gënjen dhe kjo tregon se kush ka qenë ai në të vërtetë dhe Sali Berisha ka bërë mirë që e hoqi si kandidat për president , madje edhe e quajti spiun. VIJON

    ***

    Skypioni –URIAH HEEP
    Artan Hoxha, ka vetë-pranuar, se me “letra” ka qënë ish-spiun i sigurimit të shtetit, që prej moshës kur bashkëmoshatarët e tij shkonin ende në kampin e pionerëve. I gjendur përballë këtij realiteti që e ka “mbyllur në shtëpi”, ish-kandidati për President Republike Artani i “hoxhëve” të Durrësit, i mirënjohur si shërbëtor mediatik edhe i pushtetit e kryeministrit të 7 viteve të fundit, doli dje publikisht me një “esse” në formë auto-portreti të tejzgjatur, për të vetëshpalur “virgjërinë e figurës së tij”. Madje, duke vetë-deklaruar dhe “virgjërinë morale” të familjes e fisit të tij stërgjyshor, me “burrëritë” e tyre që nga viti 1920.

    Skypioni –URIAH HEEP

    Artan Hoxha, ka kontribuar egërsisht e banalisht në shërbim të Berishës, duke bërë qindra “denoncime” e komente nëpër gazeta dhe duke qënë “analist” në mbi 1000 debate televizive per keto dy dekada Në fakt, siç e kemi dëgjuar në ekrane, Artan Hoxha, ka qënë një komentues ndëshkues deri në ashpërsi ekstreme ndaj veseve morale, vecanërisht ndaj ish-spiunëve që nuk ishin ishin shefa, kolegë, miqë e financues të tij dhe ka qënë mbrojtës pasionant deri në histeri, i ish-spiunëve që ishin shefa, miqë, kolegë e financues të tij.
    Këtë qëndrim mediatik “anti-spiunëve”, Artan Hoxha, ose siç është vetëquajtur analisti, politologu, biznesmeni, profesori, diplomati, VIP-Universitari, pedagogu, komentatori, intelektuali, anti-pushtetari, armiku i korrupsionit, qytetari i lirë, personaliteti i shquar publik, demokrati, anti-komunisti, dhe figura e pastër morale Artan Hoxha e ka mbajtur deri në mesnatën e 11 qershorit 2012, kur shefat, ortakët dhe miqtë e tij ish-spiunë sigurimi e thirrën për ta graduar “President Republike”. Por që vetëm 12 orë më pas, u detyrua të dorëhiqet, sepse nga “sirtarët e vitit 1981” i doli një “fashikull i zi” që mbante emrin dhe firmën e tij si ish-spiun sigurimi. Që prej momentit të publikmit të emrit si ish-spiun sigurimi, “Mjelma e Durrësit” Artan Hoxha është vendosur përballë “gjyqit publik”.
    I mbetur vetëm, i braktisur prej shefave e miqëve si një “mjelmë” e zgjebosur, “qytetari i moralshëm” Artan Hoxha, po lufton me vetë-stërmundim mbi tastierën e kompjuterit dhe npër zyrat e pushtetit, duke bërë përpjekje mediatike për të vetë-pastruar “njollën” e adoleshencës së tij. Dukë lexuar “autbografinë” e Artan Hoxhës, të vetë-publikuar në media, ku vetshfaqej si “gjeni”, si idivid i “rekomanduar”, i pranuar dhe i privilegjuar i çdo sistemi, regjimi, pushteti e politike, natyrshëm lindin këto pyetje:
    – Po kush është ky individ, i cili është përzgjedhur mes qindra 16-17 vjeçarëve durrsakë, për të bërë shërbime kriminale anti-njerëzore për diktaturën?!
    – Po kush është kjo specie tashmë e “ngordhur” moralisht, që ka hipur në pushtet qeveritar ende pa mbushur 26 vjeç?!
    – Po kush ky “akrobat” politiko-shoqëror, i cili prej 20 vitesh ka bërë “cirk” abuzimesh në “litarin” e çdo pushteti e sistemi drejtësie dhe nuk është ndëshkuar?!
    – Po cili është ky “aktor” skenash e prapaskenash, që është bërë faktor publik, politik e qeverisës, duke qënë “mik dhe armik” i dashur nga të gjithë pushtetet?
    – Po kush është ky “gjeni” i denjë dhe i pranuar” për “mendje e kontribute” nga të gjithë krahët e politikës dhe të gjithë kupolat e pushteteve shqiptare?!
    Ka disa përgjigje, të cilat “poliedriku” Artan Hoxha nuk i analizon në “Auto-CV” e tij të vetë-publikuar 24 orë më parë në media. Ai nuk i ka dhënë gjërat ashtu siç janë në realitet, por shqiptarët i dinë shumicën e tyre dhe po i etiketojnë e komentojnë intensivisht në media e blogje. Ja disa prej këtyre etiketimeve:
    – Eshtë një profil, i përzgjedhur që në fëmijëri, si eksponent i denjë e i aftë për ish-spiun sigurmi.
    – Eshtë një ekzemplar i “specializuar” si bashkëpuntor elastik deri në ndotje e vetë-ndotje morale me këdo që e linte të qetë, që e bënte të lumtur e të pasur.
    – Eshtë një aftësi e plotë e pafrenueshme moralisht, për të shërbyer egërsisht kundër kujtëdo dhe gjiçkaje që e braktis apo që nuk i duhet më për lumturinë, qetësinë dhe pasurimin e tij.
    – Eshtë një profil i kompletuar si individ tipik akrobatik, i zhveshur nga morali “stativ”, për mbajtur pozicion fiks në bindjet dhe qëndrimet e tij.
    – I përkedhelur i çdo sistemi, qeverie e partie.
    – I kudo-ndodhur i ekraneve, për të folur sipas interesave të porositëve.
    – I financuar prej çdo institucioni qeveritar e jo qeveritar.
    – I akuzuar në çdo pozicion e funksion qeveritar dhe jo qeveritar, për korrupsion e pazare të pista.
    – I arratisur jashtë kufijëve nga frika e prangave të korrupsionit prej shefit të tij të sotëm politiko-financiar.
    – I rikthyer e i lidhur me pushtetin e ri, për të mos u cënuar nga drejtësia dhe për t’i mbyllur letrat e akuzës.
    – I larguar pa asnjë pendesë prej pushtetit që e shëpti nga prangat dhe i rikthyer në prehërin e pushtetit që i bëri gati prangat, duke vjell vrerë kundër pushtetit që e shpëtoi nga prangat, kur u rikthye nga arratia.
    Vure pasuri të mëdha e bëre karrierë. Ligjëron në media e gazeta deri sa po i dol gurmazi, duke pështyrë për 20 vjet me rradhë. U kapardise 12 orë me “kurrorë” dhe eksortë presidenciale. Tani që ishe për mrekulli e të kishin zili gjithë “dunjaja”, si për dreq të doli në shesh ajo e flamosur “letër” e qelbur si ish-spiun.
    —————————————
    o Skypion ti ulur rri
    kartolinen po ta qes
    ba me i pas tre cope si ti
    ne dy ve kambet e ne tjetrin dhjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje