A po rishkruhet në Kushtetuese, ligji i dekriminalizimit?

4 Janar 2017, 20:59Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Tre zyrtarët e parë të prekur nga ligji i dekriminalizimit kanë bërë padi në Gjykatën Kushtetuese, rreth të drejtës së tyre për të mos humbur mandatin e deputetit apo kryebashkiakut. Vendimi i tyre është personal, por problemi është se kur partitë politike në Shqipëri, votuan në Kuvend ligjin e dekriminalizimit, ato nënshkruan një deklaratë se nuk do ta çonin atë ligj në Gjykatën Kushtetuese. Kësisoj, ligji, i cili prek disa të drejta themelore të njeriut, u konsiderua i ashpër, për shkak se nuk do të shkonte në Gjykatë Kushtetuese.

Tani jemi para një situate të re, pasi të tre të prekurit e parë nga ligji, e çuan shqyrtimin e vendimit të KQZ në Gjykatë Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese tani ka dy rrugë, ose të shqyrtojë kushtetueshmërinë e ligjit, ose të shqyrtojë të drejtat e tyre themelore si qytetarë që kanë të drejtë të zgjidhen dhe të zgjedhin, pa llogaritur ligjin. Në të dy rastet kam frikë se fitojnë kandidatët që kanë ankimuar çështjet.

Kjo e bën të pavlefshme deklaratën politike të PS, PD dhe LSI, që u betuan se nuk do të mblidhnin 28 nënshkrime për ta çuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

Por, nga ana tjetër kjo tregon dhe defektet që ka një iniciativë ligjore, e cila përpiqet të mbrohet nga një marrëveshje politike, të cilës nuk i dalin më pas zot, ata që e kanë nënshkruar.

Normalisht Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, tashmë janë në kushtet e thyerjes së “betimit” që kanë bërë në Kuvend, rreth ligjit të dekriminalizimit. Deputeti i PD, Dashamir Tahiri, deputeti i LSI, Shkëlqim Selami dhe bashkiaku i PS, Elvis Roshi, praktikisht kanë vepruar si persona të cënuar juridikisht nga ligji i dekriminalizimit dhe kanë ankimuar ligjin.

Nëse Gjykata Kushtetuese shprehet për këtë çështje, ajo do të rishkruajë këtë ligj para zgjedhjeve parlamentare dhe mund të sjellë zhvillime të papritura për klasën politike dhe faktorin ndërkombëtar që mbështeti këtë ligj.

Në këto kushte, së paku të tre partitë duhet të deklarohen formalisht, nëse janë pro, apo kundër vendimit, për ta ankimuar çështjen e tre kandidatëve të tyre për Gjykatë Kushtetuese. Kjo, së paku për të ruajtur “nderin” e marrëveshjes paraprake  që u bë për atë ligj. Pasi ligji është në të vërtetë tej kornizës kushtetuese për të drejtat e njeriut dhe nuk do të jetë çudi që ata që e ankimojnë, të fitojnë të drejtën, duke i hapur rrugë dhe kandidatëve për në Kuvend në zgjedhjet që vijnë të fitojnë nga precedenti i tyre.

Nga të tre rastet, vetëm kryeministri Rama ka bërë shkarkimin e të prekurit nga ligji, ndërsa PD e ka mbrojtur me votë në KQZ dhe LSI ka mbështetur politikisht heqjen e mandatit.

Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje është një rishkrim i ligjit dhe ai tani rrezikon të rishkruhet duke zhgaravitur marrëveshjen politike që e “mbron” atë nga Gjykata Kushtetuese.

Ndryshe nga ligji për “Vetting”-un apo ligjet e tjera të reformës në drejtësi, të cilat u ankimuan nga PD, se nuk e pranonte reformën politikisht, por janë juridikisht korrekt me Kushtetutën, ky ligj është politikisht korrekt, por jo nga pikëpamja juridike. E vetmja siguri për të ishte “betimi” për të mos e çuar në Gjykatën Kushtetuese. Por tani ky betim u prish nga viktimat e para dhe të tre partitë që u betuan, po e sodisin në heshtje këtë gjë.

Ndaj më shumë se vendimi i Gjykatës, tani vlen vullneti politik i PD, PS apo LSI, të cilët nuk duhet të kandidojnë persona për të cilët janë të bindur se nuk janë politikisht korrekt me ligjin. Bile po ta bënin më parë dhe këtë nuk na duhej fare ky ligj.

5 komente në “A po rishkruhet në Kushtetuese, ligji i dekriminalizimit?”

  1. Qytetar says:

    E çfar vlere ka ai ligj kur janë përjashtuar nga ndikimi i tij:
    1.Sali Berisha
    2.Lulzim Basha
    3.Fatmir Mediu
    Këta duhet të ishin tre personat e parë që duhet të ndëshkonte ky ligj.

  2. sali qeni says:

    Makari te jet keshti si thua ti Mero djali

  3. tomorri says:

    Per kete popull te shumevuajtur me mire do ishte qe ky LIGJ fillimishte te kalonte ne siten me te imet te gjithe kryetaret e te 130 partve zhgaravina te Shqiperise,pastaj te shikonim dhe te fillonte me radhe njerzit qe gjoja bejne drejtesine,policine,ushtrine,te gjithe pa brekesit qe jane bere gjasme pronare pa ditur as alfabetin shqiptar e me radhe e me radhe deri tek ai qe sote ca djem te pasurish bejne gallate skllaveruse me nje fukara duke e lidhur pas shtylles dhe masakruare me shpulla dhe shqelma.Kjo nuk eshte shume e veshtire per tu kuptuare dhe zbatuare por ne shqiperi si ne asnje vend tjeter te botes sundojne çudirat nga me mostruozet qe njeh ky planet.
    Cdo gje pranohet deri diku por poshtersite qe ndodhin ne shqiperi nuk kane fund e krye. TURP PER KLASEN POLITIKE qe akoma nuk po kupton ç”eshte kombi dhe populli i vete te cilit duhet ti sherbejne dhe jo vrare dhe vjedhur pa meshire.

    1. PRANGAT ... PLUMBI..OSE QEPENI SQEPIN says:

      o to morr

      kaq budallenj jeni ju to-morrat shqipfoles !

      Sali Bisha ka bere krime qe nuk kane nevoje per kete pseudo-reforme te dekriminalizimit dhe ne dreqesi.

      Akoma ka njerez qe barazojne vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar 2011 me protesten e “dhuneshme” sipas faqeziut Arvizu ? qe po ndiqet dhe nga ky komiku donald lu..

      A thua jane krime ato te Elvis Roshit kur thyente ndonje shishe birre kur ishte adoleshent me super-krimet e sali qenefit si me poshte:

      Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi.

      Sali Bisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër.

      Me këtë rast SERBerisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht.

      Sali Brisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë.

      Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv.

      Sali Bisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare.

      Sali Brisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij.

      boll zoti donald lu po tallni koqet me shqiptaret duke toleruar sali lugatin

      boll edi rama me breke te dhjera neper kembe

      boll mero baze me keto ‘aspirina kur duhet bisturi…Prangat apo plumbi sali bishes

  4. pjatalarsi says:

    Dhe, pas kesaj panorame, cfare duhet bere? -eshte pyetja e radhes! Mero Baze konstaton se nga pikpamja politike ligji eshte ne rregull, por nga pikpamja juridike -jo! Gjithashtu pranon se eshte me teper nje marrveshje politike se sa nje ligj konform kushtetutes. Mirpo Mero Baze dhe gjithe populli (e biles edhe gomari i Qazos) e di se Gjykata Kushtetuese nuk eshte per te plotesuar orekset e politikes, fijet e te ciles nuk dihet ku fillojne e ku mbarojne, por eshte qe te vrojtoje dhe aprovoje cilindo ligj qe eshte konform kushtetutes dhe legjislacionit ne fuqi (Kodeve te ndryshem), ose ta ankemoje ate kur nuk eshte konform ketyre ligjeve dhe kushtetutes! Ndaj serish mbetet pyetja se c’duhet bere tani? Korrupsioni ekziston tek rreth 90% e popullsise! Tek zyrtaret e larte nuk kemi aq korrupsion, se sa kemi vjedhje dhe perfitime te ndryshme anti-ligjore! Perpara kesaj panorame, perse behet atehere gjithe kjo zhurme? Gjithe kjo zhurme behet sepse amerikanve nuk u rref fare tek drejtesia shqiptare, (te cilen e kane patur 25 vjet me radhe ne dore te tyre dhe nuk e kane rregulluar), por u duhet ca me teper korrupsion, qe ata ta kene Shqiperine teresisht nen ombrellen e tyre, si nje satelit 100% te bindur. Megjithate vazhdoni, cerek shekulli kaloi, e do kaloj edhe cerek shekulli tjeter nen ombrellen amerikane, dhe po kjo gjendje do te jete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje