Duke qenë vit zgjedhor, pritshmëria e publikut është të thuash diçka për të ardhmen e zgjedhjeve, por duke qenë se protagonzimi i opozitës për zgjedhjet nuk është i bazuar tek fuqia e saj, por tek ngjarje që ajo shpreson të ndodhin pavarësisht saj, po rreshtoj pesë pritshmëritë që do të zhgënjejnë opozitën gjatë vitit 2017.
Zhgënjimi i parë ka të bëjë me thirrjen haluçinante të Sali Berishës, një ditë më parë, që fliste për rivendosje vizash për Shqipërinë. Natyrisht që është luks t’i kërkosh Berishës fakte apo logjikë në ato që thotë, por për lexuesit duhet thënë se i ashtuquajturi formular i aplikimit onlinë që BE përgatitet të vendosë për gjithë vendet jo komunitare, është thjeshtë një aplikim që kushton 5 euro dhe shërben për pesë vjet dhe nuk ka të bëjë me rivendosje vizash, por me një standard kontrolli paraprak, siç e ka dhe SHBA për vendet që nuk kanë viza me të. Por dhe ky nuk do të aplikohet në vitin 2017.
Sa i përket lajmeve që Berisha citon nga Franca, ku sipas tij po shtohen azilantët shqiptarë, ka dhe lajme të tjera nga Gjermania ku shqiptarët po pranojnë të rikthehen vullnetarisht në Shqipëri, por asnjëra, as tjetra, nuk përbëjnë arsye për vizat. Me logjikën e Berishës tani do shkruanim se Shqipëria u bë parajsë dhe po rikthehen refugjatët nga Gjermania, ashtu sic thotë Berisha që është bërë ferrë e po ikin në Francë. Asgjë nuk ka për të ndodhur. Shqiptarët do të vazhojnë të lëvizin pa viza, edhe përkundër haluçiancioneve të Berishës.
Zhgënjimi i dytë pritet t’i ndodhë me LSI. Edhe pse Ilir Meta ka bërë kujdes ti mbajë në ajër shpresat e opozitës për një koalicion me të, Prilli i vitit 2017, nuk do të jetë një pranverë politike për PD. Ilir Meta mund të zgjedhë të dalë i vetëm ose të qëndrojë në koalicion me ata që është, jo se i do shumë, apo e ha meraku për ta, por se me Bashën rrezikon të ngelet në opozitë edhe nëse bashkohen të dy. Thjeshtë po ua vonon lajmin, që mos t’i zhgënjejë qysh tani.
Zhgënjimi i tretë dhe i rëndë do të ndodhë më 18 Qershor. PD do të humbasë siç ka humbur në Korçë, në Dibër, në Ersekë dhe ndoshta dhe në Kavajë, përpara zgjedhjeve parlamentare. PD është në gjendjen më të keqe të këtyre 25 viteve të jetës së saj, dhe shumë më e demotivuar dhe se në vitin 1997. Arsyeja është se ajo po mbahet peng si një ndërtesë që duhet të shërbejë si bunker për Sali Berishën dhe familjen e tij dhe jo si një strehë e lirisë për demokratët shqiptarë.
Zhgënjimi i katërt do të jetë reforma në drejtësi. PD shpreson se do ta mbajë atë të bllokuar, përmes proceseve seriale në Gjykatën Kushtetuese kundër saj dhe kështu do të mbajë peng dhe çeljen e negociatave. Asgjë nuk ka për të ndodhur. Me hyrjen në fuqi të ligjit të “Veting”-ut, “heronjtë” e PD në drejtësi do të dorëzohen dhe mund të ketë ngjarje simbolike që do të rrisin shumë besimin e Perëndimit, se ajo po funksionon dhe do të bëhet nënshkrimi zyrtar i çeljes së negociatave.
Zhgënjimi i pestë mendoj se do të jetë Lulzim Basha. Ai edhe pse vizat nuk do të vihen, dhe pse Meta s’do shkojë me të në koalicion, çfarë është dhe strategjia e vetme që Basha ka për fitore, edhe pse zgjedhjet do t’i humbasë thellë, edhe pse negociatat do të çelen, do të ngelet sërisht kryetar i PD. Dhe arsyeja është, jo se i duhet demokratëve, por se i duhet Berishës, për ta pasur atë parti, si truprojë të vetën dhe familjes së tij. E vetmja gjë poziitve është që në fund të vitit Fariu të ribotojë librin “Berisha mes Kasandarve” dhe të shtojë dhe këto pesë parashikime.
Parashikimi i gjashte eshte qe shqupi te dale fare nga skena politike. Dhe shqiperia te filloje nje epoke te re.
Shqip! Edhe une keshtu mendoje.Pd-ke duhet te dale fare nga skena politike
e,dhe te filloi nje epoke e re pa pd-ke si parti terroriste qe eshte.
Jam plotesisht dakord me zoterinjte e me siperm Shqip + Spartaku Konkretisht me nje ndryshim ,” jo duhet te dalin ” por do dalin absolutisht nga Politik berja e Madhe e ketyre Monstrave e Rrugecerish te Shqupit . PS me Kryetarin e saj zotin Edi Rama ngjason me nje Orkester Sinfonike me drejtim dhe organizim Virtuoz. Me Konkretisht Struktura ” Luftarake ” e strukturuar tashme per betejen e Radhes Zgjedhore Qershor 2017ne planin Politik i Shtabit Qendror : ” Mesia ne krye te 12 Apostujve te cilet tashme jane ngarkuar ne te 12 Qarqet e vendit te cilet do pojne e kordinojne punen me Kryetarin e strkturat e te gjithe Rretheve te Qarqeve . D m th Njeri Trinom , Trinomi Nr2 Kryeministeri + Prefektet e N/ Prefektet + Kryetaret e Bashkive me Strukturat e Pushtetit Vendor NR 3 Dikasteret Qendrore Ministrite me Strukturat e tyre ne Baze + Pensjonistet , Ushtaraket , Me aftesi te Kufizuar etj . Ne se P D me Osmen Gazepin e Qofte Largun e Shqupit do mundin te Nxjerin 12Deputete nja nje per Qark duhet ta konsiderojne Fitore Historike ?!
vetem nje gje nuk kuptoj nese LSI del e vetme ne zgjedhje??????
kush shqiptar do votoje rilindjen????
kete nuk na i the o mero, se zakonisht zgjedhjet i fiton ai qe e votojne me shume jo ai qe e votojne me pak.
PS : qe franca mendon rikthimin e vizave per shqiperine nuk e tha saliu e tha “le monde”,
qe shqiptaret po kthehen nga gjermania nuk po kthehen se duan po se po ju japin nga 1000 euro.
dhe e fundit ke haruar vetem nje hollesi te vogel faktorin trump .
suksese ne jete!
Fjala “ferre” per te treguar te kunderten e “parajses” shkruhet pa e(me dy pika) ne fund. Pra: “ferr”. Keshtu siç eshte shkruar: “ferre”, tregon shkurren me gjemba. Po keshtu: “ti mbaje ne ajer” , “ti” ketu duhet me apostrof sepse nuk eshte peremri i vetes se dyte “ti”, por “te+i”, pra “t’i”. Megjithate, Mero gabon shume me pak se koleget e tij.
Vari leshte shkrimit tend… Shebekllek!
analiza zoti Baze ,eshte teper e sakte ,por do te me duhesh me shume analize ,qe te kuptojne disa ,se mender te djathtet,perballe nji njeriu si Edi Rama,me punen e tij ,me idete e tij ,me demokracine dhe horizontin e tij ,nuk kishin per te marre asnji vote edhe fill pas 91 it !
por jane me fat qe perballe Berishes paten nji lolo si Nano,dhe i ben ping pong sa here te donin.
ajo kohe ka perenduar ,shyqyr Zotit !
GEZUAR 2017 !
Gezuar, Mero! Pac nje vit te gezuar e te sukseshem!
Per PD varja…se nuk ja vlen te fillojme vitin me te. Lere pet me vone sa prish humorin kur e permend qe sot ne 1 Janar, diten e Shen Silvestrit.
Te votojme per Parti SHTET.Vetem keshtu e kuptoni te ardhmen.
Mero ish miku jot kur ti plagoseshe ne zgjedhjet e 2005-s ne Gjitokaster, saliu,bërisha i jozefines ndoshta pergatit ta bej kryetar te PD ndonje nga familha biologjike.Shoresoj qe une dhe shume shqipetare presim qe saliun ta shihim ne nje shtepi ku nuk do te paguaj qira.
Z. Mero, Me kujtohet kur PS me Edin ishte ne opozite ti shkruaje per dite per krimet gjeme te bera nga Berisha dhe Basha. Berishes ja dime te gjitha por dhe Bashes po se po. Basha ishte Ministri Brendshem ne 21 Janar apo jo? Berisha dhe Basha jane te pandashem pasi i ka lidhur fort interesi. Kane vjedhur dhe vrare se bashku. Te gjithe i dine keto, por cfare me bene pershtypje me ty eshte qe duket sheshit qe i sherben Edit. Duket pasi nuk bene me ato shkrime qe beje para 3 vitesh sic thash. Edi mendon se me berishen dhe bashen PD do humbi ne zgjedhje dhe kjo mjafton per te. Dhe sic duket kjo mjafton dhe per ty. Une dhe besoj shume te tjere jam shume i zhgenjyer me ty. Ti duhet te vazhdoje te denoncoje krimet e tyre per dite. Keta individ as qe duhet te permenden si opsion as dhe per tu emeruar dhe jo me per te fituar dhe te behen deputet. 21 janari qe nje marrosje legjitime , nje reaksion qe shkaktoi blloku i Ilirit dhe vrasjet u bene nga dy B- te. Keta individ nuk duhet te lihen te lire dhe jo me te mbajne poste. Cna merzit ne qe kemi kexuar shkrimet tuaja eshte largimi nga thenia e se vertetes. Sa per Ramen ai eshte mire te drejtoj dhe disa vjet por eshte frikacak. I duhet thene qe eshte i tille. Ne shkrimet e tua ti ke thene qe te dy B-te nuk i gjene gje nga Rama por jane te huajt ata qe duhet te ket frike B and B. I zhgenjyer nga ty Mero
jane argumente bindese per mosz te thene shkencore qe p.d.eshte e humbur.por mbi tee gjitha eshte historija humbese e partise demokratike se nuk eshte nje parti popullor ose me fjale eshte popullore ne te vertete eshte nje parti qe ka brenda saje elemente fashiste mbi zoterues te shitur te kolaboracionistet te cilet i sherbejne gjoja familjeve te medha qe nuk kane bere asnje histori ne sherbim te popullit.perkundrazi jane majmur me gjakun e popullit,
Boll i zoti ky Mero Baze. Te tan ne duhet me ken me te. Sala ni tash i ka ak mosha per me ba politike.
Keshtu e meriton PD-ja. Saliu u be me keq se ENVERI.
Tani PD-se i duhet te rri ne opozite per 25 vitet qe vine. E “meritojne”.
Mero, nuk besoj se demokratet do te tregohen aq syleshe sa te mbajne perseri Bashen kryetar mbas humbjes se zgjedhjeve. Ne te kundert kjo do te kishte kosta te thelle per kete force politike, gje e cila do te coje ne fragmentizimin e saj.
Gazeta e « pavarur» Tema per tre vjet e gjysem qeverisje nuk ka bere pune tjeter vetem shkruaj kunder opozites..Bravo .Keshtu duhet te jene te gjitha gazetat e « pavarura» .
Kurse juve i/e panjohur nuk e dini ndryshimin midis fjaleve opozite dhe bande.Si nje lexuese e rregullt e gazetes dhe vecanerisht e Bazes nuk kam konstatuar asnjehere qe tema dhe vecanerisht Baze te kete shkruar kunder partive opozitare shqiptare ne Shqiperi dhe Kosove por si gazetar profesionist ka shprehur mendimet e tij per ceshtje te ndryshme qe lidhen me keto parti.Ndryshon puna per PD.PD nuk eshte me parti eshte bande qe drejtohet ,financohet, dhe perbehet nga elemente kriminale,hajduter dhe imorale dhe qe ushtrojne veprimtari te antiligjshme ne dem te interesave te popullit shqiptar ne te dyja anet e kufirit.Fakte te ka servirur kjo gazete me bollek si nga artikullshkruesit ashtu edhe nga disa komentues qe duhen falenderuar per kontributin e tyre ne ushtrimin e fjales se lire .
Sidoqofte, diçka duhet te thote edhe per “zhgenjimet” qe kemi pesuar nga kjo qeveri ne lidhje me premtimet qe ka bere me pare, pavaresisht nga “opozita-bande” (sipas teje).
Mendoni si do te hani persheshin sot, jo pse do hani terhana neser. Megjithate ;GEZUAR
TEMA- mjaft me se e qelbe.Asnje fije pavaresie s’ke me.Gazete ne prag ngordhje qe ushqehet nga Edi.Duhet ketu te flisje per fitorjet madheshtore te Edit, ketij hipokriti dhe rrugaci ordiner.Do te kisha besuar nese do te distancoheshe nga te dy palet, madje nga te tre.Ke humbur cdo integritet ne syte e njerezve te vertete.Shpresoj ta shpallesh kete shenim te shkurter.