Mimoza Hafizi është një zonjë që e respektoj shumë dhe më është dukur edhe më simpatike, kur u konfliktua me partinë e saj. Ishte e vetmja që besoja që ndjehej e fyer në një parti, ku Shkodrën më shumë se një akademike, e përfaqësonte Tom Doshi, dhe ku idetë për reforma vinin më shumë nga rrethe biznesi dhe klienteliste të pushtetit, se sa nga ide brenda partisë.
Por sot mu dhimbs kur doli të justifikonte transparencën e partisë së re të Blushit, duke thënë se sallën tek hotel Plaza e ka marrë 50 euro.
Mimoza ka fatin të jetë një akademike e pasur. Burri i saj është një nga biznesmenët e mëdhenj të Shqipërisë, nga ata profesionistët e vjetër, që i ka fituar paratë me biznesin e kompanisë së tij. Ajo vetë nuk ka nevojë të financohet nga askush. I mjaftojnë dhe teprojnë të sajat.
Ndaj dua t’i sqaroj disa gjëra, para se të nxitohet e të bëjë deklarata naive, të cilat nuk e nderojnë.
Blushi nuk është as tipi i saj, dhe i ngjashëm në fatin e saj për paratë. Blushi është një nga politikanët tipikë shqiptarë, që ka hyrë në politikë për t’u pasuruar. Kush e njeh nga afër, e ka të dëgjuar dhe nga veshët e tij, këtë objektiv. Ai ka qenë një nga ministrat e korruptuar të Fatos Nanos, nga ata që zvogëlonin 2 cm dhe bankat e shkollës në tendera, që t’u dilte pjesa e vet. Është autori i skandalit të dështimit të kartave të identitetit, skandal që çoi në anulimin e tenderit në minutat e fundit, në vitin 2004, dhe u pasua nga disa dorëheqje të rëndësishme në Ministrinë e tij. Personazhet janë gjallë.
Bashkëjetesa e tij me Edi Ramën ishte një kohë e humbur për të, në pritje të një shansi të ri. Ne e kemi më të lehtë të pranojmë oponencën e Ben Blushit, opozitarizmin e tij kundër Ramës, por jo iluzionin që kemi përballë një politikan të ri. Blushi është ndër më të vjetërit e korruptuar të këtj sistemi, në moshë dhe në karrierë. Nëse vlen, ai vlen si opozitar, por jo si qelibar. Vlen si Ridvan Bodja, si Ed Halimi, si Lul Basha apo Genc Pollo, ndonjëherë dhe si Ilir Meta, të cilët janë në opozitë me këtë qeveri, por jo se janë politikanë të rinj, apo frymë e re në politikë.
Nga ana tjetër, kur flet për çmime sallash dhe konferencash në Tiranë, apo çmime mitingjesh, nuk ka nevojë të sillesh si agjente marketingu. Çmimet janë publike. Ato i gjen duke i rënë një telefoni dhe i shënon në një letër. Tek “Plaza” nuk ka sallë 50 euro. Nëse Blushi e ka marrë një sallë 50 euro, ky është nëj akt më i rëndë se sa ta kishte paguar 1000 mijë euro. Kjo na tregon financuesit jo të deklaruar të Blushit, dhe nuk është mirë të bëhet, pasi mund t’u prishë punë dhe atyre.
Mbaj mend disa vite më parë, një ekip i “Daily Mail” zbarkoi në Tiranë duke ndjekur pas Cherie Blair-in, e cila kishte marrë një çarter privat për t’u takuar me Liri Berishën, e shoqëruar nga Rezart Taçi. Isha me ta në “Sheraton” dhe më pyetën sa ka kushtuar çarteri. Nuk kisha si ta dija, por u tregova fotografinë e çarterit. Për dy minuta panë markën e avionit, morën në telefon agjensinë që i jep me qera dhe i kërkuan një çarter me destinacion Londër- Tiranë- Prishtinë- Londër, për një javë.
-260 mijë paund, i tha agjensia! Pas pak lajmi ishte online, se Cherie Blair kishte marrë një çarter 260 mijë paund, paguar nga një biznesmen kontravers, mik i Liri Berishës. Nuk u duhej asnjë verifikim tjetër. Ky është parimi i çmimit publik dhe çmimit klientelist për politikanin. Ai duhet të paguajë faturën që paguan publiku. Biletat falas, sallat falas, katet falas, zyrat falas, janë korrupsion.
Blushi nuk mbrohet dot duke thënë që i japin salla pa lekë, karburant pa lekë, kate ndërtesash pa lekë, dhe duke shpikur kuotapagues leninistë, që mbajnë partinë.
Është më mirë mos të diskutojmë fare për këtë çështje dhe ta marrim Blushin ashtu si e njohim Blushin, të etur për para, pushtet dhe fotografi të menduara para kopertinave. Mjafton që ai t’ia dalë dhe të mundë Edi Ramën, pa do t’ia falim këto krahët fallso të engjëllit. Do t’ia falim mes të tjerash edhe se Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha e të tjerë, janë brenda një sistemi të korruptuar, dhe ai, nuk ka si ia del ndryshe. Le t’i mundë si luftë brenda llojit, dhe do t’ia njohim si meritë, pasi disa i ka pasur shokë banke, disa shokë lagjeje e disa shokë partie, dhe ka ndarë para me të gjithë. Së paku ata e dinë. Kështu që nuk ka nevojë që në përpjekje për t’u dukur ai i mirë, të bëjë të duket qesharake dhe një zonjë serioze si Hafizi. Të paktën të ngelet një i saktë në atë parti.
Kush e njeh ,e di cfare marke eshte.
Hafizi kishte dasht me thane qe sallen e morren 50 Euro/m2 ne ore,pra me kete eshte ne rregull.
Por duke qene se nuk e kane paguar vete,ai tjetri i ka thene qe e kemi gjetur me 50 Euro,pa ja saktesuar se
behej fjale per m2 dhe kjo e llogaritur ne ore.
Jo vetem te Plaza nuk ka nga keto cmime,por edhe ne Bathore te shkosh,e ke cmimin si frengu pulen,kur thone!
Eeeeeej,Blushi i merr parate nga kuotat e anetaresise!
Medet medet !!!!!!!!
Tek degjon te flitet per tranparencen e financimit te partise se Blushit,te kujtohet ai episodi i famshem ne histori kur,ndersa turqit ishin duke pushtuar Kostandinopojen,brenda ne qytet debatohej per seksin e engjejve!
Eshte me te vertete qesharake,kur veren mercenaret e Rames te flasin per transparencen e partive te kunsershtareve te tij.
Tashme eshte bere fakt,qe Partia Socialiste i ka marre te gjitha masat per te fituar zgjedhjet e 2017 me parate e droges,me parate e trafikanteve te droges,me ushtrine e krimineleve te hurit dhe litarit.
Sado te dyshimta te jene financimet e partive te tjera,sado te tilla te kene qene ne vite,perfshi edhe vete Partine Socialiste ,para se ta uzurponte Rama me klanin e tij kriminal,prapeseprape,ky mund te konsiderohet nje normalitet ne raport me ate cka ka bere Partia Socialiste nen drejtimin e Rames,duke filluar qe ne zgjedhjet e 2013;madje edhe me perpara akoma.Per te vazhduar me pas ne ato vendoret e 2015,per te kulmuar ne ato te pjeshmet vendore ne Diber vitin qe kaloi.Nje kulm i perkoheshm ky.
Sepse,ajo cka po pergatit Rama me parate e droges,me trafikantet dhe kriminelet qe po i mobilizon qysh tani ,per zgjedhjet e qershorit 2017 do te jete nje kulm,tani per tani vetem i imagjinueshem.
Eshte pikerisht kjo arsyeja,se pse analistet e Rames,duan ta zhvendosin debatin ne nje te tille normal,te zakonshem;sic eshte bere rendom keto vite ne lidhje me financimet problematike te partive politike.
Ata duan ta shperqendrojne vemendjen e opinionit publik nga masakra e madhe qe po pergatit Rama dhe Partia Socialiste,per zgjedhjet e e pergjithshme te 2017-es.
Ata duan ta terheqin vemendjen e publikut nga lumejte e pareve te droges,te kanabisit,te heroines e kokaines;nga parate e trafiqeve te tjera te botes se krimit.
Po perpiqen,por nuk po ia dalin dot.Do t’ia kishin dale,nese do te ishte vetem per mediat tradicionale,te cilat i kane vene nen kontroll tashme.Por,per fatin e tyre te keq,e per te mirin tonin,jane mediat alternative ato qe po denoncojne cdo dite krimin e madh,masakren e madhe qe qeveria po pergatit per zgjedhjet e qershorit 2017.
Me fakte dhe dokumenta.Nga gazetare dhe analiste me integritet.
Me kot lodhen duke dashur te na terheqin ne debate mashtruese.Nuk u vete askush pas ne ato shtigje.
Gjerat po ndodhin kaq sheshit,sa eshte e pamundur te mbahen larg vemendjes se publikut.
Bile edhe vete socialistet,shume prej tyre,e kan krijuar bindjen tashme,se Rama do te perdore parate e botes se krimit,sidomos ato te droges,dhe vete kriminelet ne zgjedhjet e veres.
Ajo cka eshte e rendesishme,ne kete faze te procesit kriminal,eshte mbledhja e sa me shume fakteve dhe njohja me to e publikut te gjere.Nuk eshte e veshtire.Perkundrazi.Gjithcka po behet kaq hapur.Deshperimi i madh i humbjes se pushtetit, nga njera ane dhe frika po kaq e madhe e ndeshkimit per zullumet lemeritese gjate ketyre 3 viteve ne pushtet,kane fshire cdo skrupull te tyre,aq sa nuk e kane problem te dalin edhe hapur.
Qe tani,akoma pa filluar mire fushata,po behet e qarte taktika e Rames per te fituar me cdo cmim e kosto zgjedhjet :
-Milionat e trafikut te droges;ushtrite e trafikanteve dhe krimineleve;frikesimi i zgjedhesve me ane te tyre;frikesimi i gjyqtareve dhe prokuroreve.
Shkurt e me pak fjale:para droge,frike dhe terror!
I bej thirrje te gjithe forcave opozitare,ne radhe te pare forces me te madhe PD-se,qe ta harrojne se mund te bejne nje fushate normale,qofte edhe ne sensin e “normalitetit” nder vite keto 25 vite.
Ata duhet ta shohin qarte realitetin.Perballe tyre kane aleancen me te perbindshme te politikes me boten e krimit.Perballe tyre kane aleancen e Partise Socialiste te zotit Rama me zoterinjte trafikante droge,trafikante prostitucioni,pengmarres e vrases.
Keta kane pushtetin,kane dhunen dhe paret.Eshte pikerisht ky fakt,qe e ben te perbidshem kete aleance.
E perbindshat munden vetem me bashkim.
I nderuar cfrukth!
Ps.s’ka nevoj te mobilizoj njerzit per fitoren.Ajo eshte shume,fiton natyrshem… Partia e salehut,(Pd. s’ka. Ajo lindi dhe vdiq kur ish motake…) S’ka fituar kurre ,por i ka vjedhur ato ashiqare,Viti 96-te eshte modeli. Natyrisht’, per kedo qe ka syte ne ball.
ED RAMA?
Loz shahun diplomatik
Edhe kurr’ s’e humb shpresen!
ball per ball fiton pa frike
Madje dhe pa mbretereshen!….
Te lozesh pa mbeteresh?!!!!
(Kjo s’ka ndodh as me Karpovin!)
Eshte nje soj si t’i zësh besë,detit
Aq me keq kur s’di as notin…
Por,nejse,se me foshte gjithnje gjyshja mue: ‘ O leme,o.. (Me falni), O Skypjon,o skypjon!”, – Eeeee-,i foshja une / A c’po na ha mun”, me foshte ajo. Hahahaaaa….
Cja ke bere mire ketoj bythecit te Kicos.Hakun i ke dhene. Te lumte pena
undefined
Kushdo qe lufton per revolucionarizimin e statutit te partive,per shtimin e lirive dhe pergjegjesive natyrisht qe ka vlera. Neve kjo na intereson dhe jo sa lek pagoi per sallen e mbledhjes qe ne fakt pronari saj mund ta leshoje edhe pa shperblim. Ne nuk kemi asnje te drejte te paragjykojme, Se dy rruge ka ose te jetojme me statukuon,pra te bashkejetojme me sundimin ose te perkrahim nje alternative tjeter me te avancuar. Cdo ze ndryshe ka vlera. Neve duhet te na pelqeje ndryshimi dhe zerat ndryshe dhe jo mashtrimet e PD e PS,te cilat per 25 vjet kane genjeyer e mashtruar, ende duhet te vazhdojme t’u besojme? Ende nuk jemi lodhur e kemi zene mend nga mashtrimet e tyre?Ende duhet te kemi nje parlament me nje numer gjigand deputetesh qe nuk i zgjedh populli? Ende duhet te kemi deputet qe nga vitet e para te 1990-tes? Akoma duhet te vazhdoje mosqarkullimi elitave? Keto rregulla e statute partish duhet hedhur ne koshin e pleherave, shqiperia ka nevoje per ndryshime
Jam dakort qe kemi nevoj per alterrnstiva por qe nuk duhet te dyshojme tek financat e ketyre qelbesirave nuk jam dakort . Ky plazza te jesh i sigurt se nuk jua jep fale sallen. Te pershendes!
PER HERE TE PARE KE BERE NJE SHKRIM TE NJE GAZETARI TE LIRE TE PA VARUR E PROFESIONIST!
Blushi si mentalitet dogmatist e megalloman eshte shume me i vjeter edhe se vete simboli i se keqes SALI RAM BERISHA
Te lumt ,bravo Baze.
undefined
Nqs editorialet e Meros do ti vleresojme nga 1 te 10 ky i sotmi eshte 11.
Eshte 11 se i ka bere autopsine Ben Blushit (bull shitit) dhe e ka kthyer ne kufome politike.
Ben Bullshiti eshte nje zvarranik ambasadash dhe ka mare detyre te psacme te shpartalloje Edi Ramen..ku dhe donald luja po ben si arvizuja..kujt i kujtohet maji 2011 dhe menget e perveshura te tij qe sot shqiptaret tregojne BARCALETA ME ARVIZU..
Do shkrija pasurine time per CUNIN I KIQOS DHE NIPIN E SHUTERIQIT nqs ky Ben bullshiti do ndahej me Ramen per 21 janarin & gerdecin..dhe jo per ngjyrat brekeve te Mimozave apo per qyrret e ilir metes
Po a mundet qe Hafizja te jete ndryshe nga Blushja?
Mero askush nuk heq para nga xhepi, sado i pasur te jete, per t’ia dhene partise pa perfitim, as kuotat e 200-300 antareve te Blushit nuk mund ta sigurojne nje salle te tille konferencash. Ne salla te tilla me 50 euro 3-4 veta mund te hajne vetem sallate jeshile e ndonje supe pule dhe asgje tjeter. Por dhe Hafizja genjen ne menyren me te trashe, pavarsisht se cfare respekti ke per te ti Mero (akademike?), por eshte magjike shprehja popullore: ME THUAJ ME KE RRI, TE TE THEM CILI JE. Pra dhe Hafezja si Blushja.
Dobic i madh je o Mero, jua fute spicat per ti ndare. Por persa thua ke plotesisht te drejte. E kam ndjekur ne nje emision televiziv kete zonjen Hafizi dhe nuk di, por me la nje pershtypje me te vertete te mire. Blushi eshte turp ti rrish afer.
E saket, bravo Mero. Njeri idhnak paska qene blushi idhnak.
Blushi asht me tu dhimt, asht i keq ne shpirte.
Hotel Plaza prej muajsh i jep sallat falas dhe kete e dine te gjithe. Do e bej kete edhe per ca kohe pasi i duhet per te promovuar hotelin. Prandaj nuk ka ngel parti e ojq, e vogel apo e madhe, pa i bere aktivitetet te Plaza. I bejne se ua japin falas e jo sepse jane salla te mira, per konferenca 15kateshi dhe Sheratoni jane shume me mire.
Mero e di mire kete prandaj Mero sot genjen per te mbrojtur padronin Rama, sic mbronte njehere e njekohe Berishen.
Mero nuk je i paster. Akuzon turpshem.
Numer 1 i shtypit esht te jet me opoziten.
Ti po ben punen e qeveris. Kjo esht e turpshme.
Dhe mos harro se ti ishe qen besnik i Saliut qe tani e shan. Nuk shkon.
Prisja te ishe europian. Me esht mbush mendja se sje.
Nuk do besh vetem kete gabim. Do shofim.
Nuk ta shan njeri penen se ate e ke te fort. Po te jesh armiku jot ti te kryqezon. Taktika qe ti ka mesuar Saliu.
Albi, o derdimen, a lexove mire shkrimin. Edhe ne se e ka marre falas ( ose edhe 50 euro) ( ashtu sic thua ti dhe mund te jete e vertete si marketing) eshte me keq se te kish paguar 1000 euro per te. Dhe ka te drejte Mero, kur arsyeton se ky eshte nje tjeter klientelizem i fshehur dhe nje nisme nga themelet e korrupsionit. Lexo me mend dhe jo me bythe militanti, por arsyeto! Se kur mban nje ane te caktuar emocinalisht nuk e gjen dot te verteten.
Eshte klientelizem o derdimen nese eshte nje favor qe e ka marre vetem ky. Kur kete favor ja ben dhe organizatave me pemthyme te Tiranes qe nuk kane per te firmosur ndonjehere vendime politike, do te thote qe eshte sherbim i rregullt i ofruar ndajt kujtdo e jo tentative per te blere pushtet. Ja keshtu o derdimen.
Bravo Mero Baze; Per here te pare ke bere njeshkrim tamam si gazetar asnjanes.Nje Analize te persosur me fakte dhe te vleresueshme nga te gjitha drejtimet ,mjafton qe per here te pare se permende Berishen panvaresisht se kerkove te perfshish ne kete shkrim qe ne thellesi atakon Aleancen e Kryeqelbesirave se si I ndajne parate e korrupsionit e te vjedhura nga taksat e shiptarve me njeri tjetrin qe na I ke dhene edhe me emra si Rama,Ilir Meta dhe me stermullar Ben Blushin por ke sakrifikuar edhe Lulzim Bashen ne kete analize.Nuk ka gje se vetkuptohet se e gjith shkrimi I juaj kishte si qellim te godiste Aleancen e Qelbesirave dhe personalisht Edi Ramen.Mero ke merita qe per here te pare i ke bere Edi Rames dhe Ilir Meten bashkepunetor ne vjedhje me Beb Blushin.Dicka po ndodh me Mero Bazen???????????? ndashta po i ndryshojne Kimikatet si tek Grate kur i ikin Periodat por prap se prape eshte nje shkrim qe duhet patjeter duartrokitur.
Mimoza Hafizi , per mua ishte nje kontrast i madh ne pellgun e ndyre te politikes. Por sqenka e thene qe tek ne te linde nje risi. Zhgenjim i madh qe kjo te behet bishti i politikait qe dhe si kameleon do ta kshin zili raca e tij. Une pare Nikolls do zgjidhja Hafzin per ministre por nese nuk eshte dakort me PS dhe qeverine e saj me mire ta flakte mandatin e deputetes se sa ti behej nje me nje zvaranik jargavec, Keshtu do ti jepte me shume politikes dhe akoma me shume vehtes. Si shkencetare s”ja pranoj naivitetin, si idealiste s”ja pranoj perzjerjen me nje person negativ. Ne parim i”a pranoj qendrimet ndaj problematikave por i them z. Mimoza se keto probleme nuk po zgjidhen prej kohesh se partite e qeverite tona ngrihen me mbeshtetjen e njerezve si Ben Blushi qe orekset e ketyre pastaj llastohen nga njrez per fat te keq si Z. Hafizi
Mero te uroj gjithe te mirat. Shkrim me rezolucion te larte logjik dhe realist. Argumente te pakundershtueshme dhe percaktime brilante te ketyre ferrave politike.
Mero, i shikoj me vend ato qe shkruan. Asnje presje nuk mund ti levizesh shkrimit. Blushi eshte ai qe thua ti, por per fat te keq dhe zonja Hafizi per te cilen dhe une fillimisht krijova mendim ndryshe si qytetar, nuk qenka ajo qe duhet. Habitemi qe kjo zonje ka rene aq poshte me budallakine transparence te partise. Naivitet eshte pak o Mero. Jo, Moza nuk mund te behet politikane. Zhgenjim prej saj. Me vjen keq per kete por kthimi ne auditore do te jete i shpejt. Imaxhinoj imazin rrokopuj te Hafizit, per te mos thene diskreditim.
Pershendetje Mero Baze -Sherbetori besnik i pa parashikushem i Berishes dikur dhe po i njejti i Edi Rames me ndryshimin qe ky i fundit as njehere nuk ta ka kerkuar kete favor mesgithese ta shperblen.Mero Baze i vete deklaruar si armiku numur nje i Ben Blushit per arsye personale ki burrerine dhe te pakten fotrmalisht qendro asnjehanes .Nuk po le asnje lajm bile dhe ato te dala nga alete e moteleve qe mos e shfrytezosh kunder partise BLUSHI.Me ate ligesine e perfituar si bashkepuntor i Berishes i ben shantazh dhe Hafizit me burin biznesmen dhe sallen e mare per mbledhje e ve ne te njejtat pozicione si rasti i vetvarjes se nje te riu per nje cigare dhe tonet me hashash te bosave te ashashit qe kapardisen ne lluks duke pire kafe dhe me ty.Turp i madh qe kapeni pas nje salle dhe doni te pegojosni dy nga politikanet me te paster qe ka so parlamenti.Mos haro Mero ti e shoket tu- shqiptaret nuk jane me ata te 90 tes qe mund ti qorollisesh atje ku do ti -ata sot te japin dhe ty uje ne maje te luges,ata dine te dallpjne Ramen nga Blushi,Ballen nga Hafizi,Bracen nga deputetet e nderuar.Eshte nje lajm fantastik qe ti per partine e Blushit dhe Hafizit te meresh ne editorial se kush ka paguar nje salle per mbledhjet e partise sepse ti e di shume mire qe ajo eshte dhene falas poir duke qene se nuk ke cfar te thuash per pastertine e dy DIAMANTEVE te parlamentit Shqiptar kapesh tek lajmet roze te moteleve .
E mesoi Fatos Nanua kete karierist dhe ajdut, su be dot minister dhe vazhdon te mashtroi shqiptaret vetem e vetem te fitoi, se e di qe po sgenjeu, as deputet i thjeshte sbehet dote ne Qershor.
Blushi i paster? a i shkreti ti o korcari i US I pari korcar qe nuk han pyka je ti.Mero po te jep fakte more kokegdhe fakte ,ti perrallis nje faqe bullshit.Me siguri e ke kusheri.
Nuk ve bast per Blushin, Hafizin dhe sallat e mbledhjeve te tyre me sa Euro jane paguar. Por di te them me siguri se korrupsioni dhe mashtrimi i pushtetit aktual, sikurse dhe ai i pushtetit te kaluar, jane aq te medha dhe te dukshme sa qe me duket e cuditshme se si Mero Baze lodhet me lente zmadhuese te na fotografoje difektet e Blushit dhe nuk merret p.sh. me faktet dhe pronat mafioze te Ilir Metes, qe feksin ne driten e diellit dhe nuk kane nevoje per aftesi gazetareske qe te evidentohen, se i kemi, per fatin tone te mire dhe te keq, edhe ne vazhdimesine e gjithe qeverisjeve te korruptuara ne Shqiperi. Trau i korrupsionit nuk luftohet duke u marre me qimet e Blushit dhe te Hafizit, por duke zhdukur faren e mercenareve te te gjitha llojeve, sidomos ne media, qe mbajne gjalle mafien e pushtetit dhe mashtrojne opinionin publik me receta vaksinash te skaduara… Nuk eshte partia e Blushit qe ka paralizuar Shqiperine, por votat ne rritje te LSI-se dhe aleancat e pushtetit me krimin…
Te lumte goja…
Ti lola e di me siguri qe blushi nuk esht i paster. Tipik shqiptar i manipuluar nga media.popull dele qe meriton ata hajdute qe e drejtojne per ne vathe.
BLUshka?
Mire ky,qe i’u dha shejtanit,
per nje çik magazinjer!…
Po Moza,ball i shkenctarit
Qysh shkon pas blushit dhjer?!…
Mero per Benin e kam then se ka qen nje nga ministrat e Nanos me i korruptuari, po tani ka nje pozit te mire se te gjithe te pakenaqurit e pd dhe mbeshtetesit e olldashit po i bashkohen Benit. Dhe tepakenaqurit e ps po bashkohen blushit, dhe 15 deputet do ti marin blushi ne keto zgjedhje. Dhe bojaxhiu ka per te mare deputete, po se nga do jen shkeputjet me te mbedha majtas apo djathtas kjo ngelet per tu pare. Mero rilindja pervece reformen e energjis nuk ka ber azgje tjeter keto 4 vjete.
Autore dhe Komentues. U bene 25 vjet qe i nderuari kombi shqiptar nuk eshte negjendje te prodhoje nje politikan,lider , apo udheheqes quajeni si te doni te sakte. Kombi i cmuar shqiptar prodhon vetem, kriminele,hajdute xhepash,hajdute shtepish, drogmene,prostitucion etj etj. Ne keto kushte e qarte qe ne zgjedhjet 2017 sa te votoje i ndrituri populli shqiptar hajdutet e shtepive apo kriminelet, e keqja me me mire jane hajdutet e xhepave. Diskutimi mbyllet.
Transparenca ne financimin e Partise se 2B &MH eshte maja e aisbergut
por kryesorja eshte se ka filluar fushata e largimit te Edi Rames me menyra “demokratike”
qe do te thote se dipllomacia dhe sherbimet inteligjente
( jane po ato te 2 prillit 1991)kane fillur tashme operacjonin e fshehte.
Pse u gjet pikerisht ne prag fushates elektorale ku monster si Kastriot Islami ?.
Kam mendimin se duhet te krijohet nje “pleqesi atdhetare” per te mbrojtur Edi Ramen nga plani makaber per zevendesimin e tij me Lul Kriminelin qe eshte fare e lexueshme.
Te kuptohemi :
Edi Rama ka bere gafa te pafaleshme sidomos ne lidhje me tolerimin e kupoles kriminale te berishes ( qe ka lidhje me mafjen nderkombetare) por nuk duhet te pranojme kurrsesi kthimin ne pushtet te partise demon kratike se do jete fundi i kombit shqiptar pergjithmone.
Rasti i fundit i arrestimit te Ramish Haredinajt te dhenat e ‘krimeve” e te te cilet jane ne kohen kur Lul BASERBI PLOTESONTE krimet e uck ne favor te zyres ‘mitrovices’ me argiten dhe jamgjarper malltezit duhet te zgjoje ndergjegjen kombetare.
Populli te kerkoje 100 deputete,ndryshe te mos votoje;Fushata elektorale te behet nga televizioni ;Intelektualet,specialistet ekonomike dhe juriste te njohur te kerkojne per çdo vit se ç’projekte do zbatohen per çdo qytet,ndryshe te mos votohet; she e fundit:po nuk u realizuan projektet,populli tr kete te drejte ta heqe deputetin