Ra ky i ftohtë dhe u pamë

8 Janar 2017, 21:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Është e vërtetë se bën më shumë ftohtë, nëse shikon televizionet, se sa kur del jashtë. Ka më shumë borë dhe akull në ekrane, se në rrugë dhe më shumë qeveritarë të veshur me kapuçë e çizme, se sa qytetarë. Mund ta themi pa drojë se qeveria e ka tepruar me betejën e saj publike, për dimrin që na ka zënë derën, sidomos me paralajmërimet për “më të keqen” që mund të vijë.

Por kjo fushatë e saj qartazi politike, ka zbuluar disa probleme që duhet të na kthehen në mësim.

Fillimisht ka zbuluar nevojën për solidaritet dhe vullnetarizëm. Durrësi, ku bora është mysafire dekadash, është ende me rrugica me akull dhe një bregdet si Golemi i ka ende rrugicat e ngrira, ngaqë askush nuk e di që ato duhen pastruar vetë pasi bie borë. Presin diçka nga bashkia apo shteti, meqë i shikojnë dhe në TV me xhupa, por harrojnë të dalin tek dera e shtëpisë e të pastrojnë rrugën ku mund të thyejnë kockat e të përfundojnë në spital. Siç dhe ka ndodhur me shumicë këtë javë.

Thirrja e Veliajt në Tiranë për të trokitur në dyert e fqinjëve të vetmuar, dhe ndihma për njerëzit që mendon se nuk kanë ku të flenë, është po ashtu një traditë njerzillëku, që duhej të vinte ky dimër për t’u ngjallur. Të dhënat flasin se ka mbi 100 telefonata tek zjarrfikset e Tiranës dhe në  polici nga qytetarë, që raportojnë për fqinjë të tyre që nuk ju hapin derën dhe në disa raste ndërhyrjet kanë rezultuar vendimtare për t’i shpëtuar. Pra solidariteti ka funksionuar dhe plot njerëz janë kujtuar se dikush krah tyre mund të jetë në hall.

Dimri ka zbuluar se cilësia e ndërtimeve tona nuk është problematike vetëm ndaj tërmeteve për të cilët kemi frikë se do bien një ditë. Mjaftoi ky i ftohtë dhe të gjithë ndryshuam orarin e dushit nga mëngjesi në mbasdite, pasi depozitat janë ngrirë, tubat po çahen, filtrat po shpërthejnë dhe uji po ikën dëm. Ky dimër dedektoi abuzimin tonë të madh me infrastukturën e ndërtimit të pallateve, me depozitat sipër tyre, me tubacionet e jashtme dhe mbi të gjitha me papërgjegjësinë për të qenë brenda standardeve të një ndërtimi në kryeqytet.

Dimri po ashtu ka zbular problemin e ngrohjes në shkolla dhe kopshte, si një problem që ekziston si traditë e munguar. Opozita është kapur me këtë histori si zbulim, a thua se kur qeverisnin ata tre vite më parë, në shkolla mund të rrije me kanotjere. E vetmja gjë e re, sivjet është dimri, dhe ai e zbuloi dhe këtë problem. Unë nuk e di në çfarë mase ka ndikuar epidemia e gripit dhe në çfarë mase ngrohja e shkollave, në vendimin  për ta shtyrë mësimin dhe një javë, por më duket shumë normale që shkollat dhe kopshtet të mbyllen qoftë dhe për mungesë ngrohjeje. Kjo është një infrastrukturë që mungon në arsimin tonë dhe duhet t’ia nisim ta zgjidhim në mënyrë rrënjësore përmes ngrohjes me gaz, pelet apo energji elektrike sipas rastit. Universiteti i Tiranës ka pasur kaldajë ngrohjeje deri në vitin 1990, që ngrohte çdo auditor dhe tani nuk kanë më ngrohje as kopshtet e shkollat. Shtyrja e shkollës është një vendim i drejtë, pasi ato mund të zëvendësohen.

Nuk e kuptoj pse opozita bën sikur ka zbuluar diçka korruptive kur thotë që nuk ka ngrohje, në vend që ta ngrejë si problem se si ta organizojmë ngrohjen në shkolla. Është një probem i zbuluar nga dimri i këtij viti, dhe i mbuluar nga rrumpalla e viteve të ngrohta, që kanë bërë të mundur të shtyhet me papërgjegjësi.

Një tjetër problem që nxjerr zbuluar ky dimër janë rrugët. Shqipëria ka rrugë të reja nga Veriu në Jug, por është e tmershme të mendosh se investimi ynë më i madh, ajo që quhet “Rruga e Kombit” me 1.3 miliard euro është thuajse e pakalueshme në pjesën shqiptare dhe e thatë në Kosovë. Asnjë kompani e mirëmbajtjes nuk ka llogaritur që duhet pastruar nga dëbora. Autostrada Duurës- Kavajë kishte sot akull mes trafikndarëses që shkrinte në rrugë dhe krijonte po aty shtresa akulli. Askush nuk përgjigjet për rreziqet që vijnë nga dëbora në rrugë. Aksioni masiv i qeverisë për të hapur rrugë të mbylllura, apo për të bërë thirrje për zinxhirë, është një sforcim politik për të shpëtuar situatën. Ne duhet të sillemi me rrjetin rrugor, si me një infrastukturë që duhet mirëmbajtur 12 muaj. Ky dimër kaq i shkurtër tregoi se ne fare papritur, mund të mebtemi pa rrugë, nëse bie dëborë.

Për t’u kthyer dhe një herë tek angazhimi i qeverisë për të përballuar dimrin dhe epideminë e gripit, duhet të themi se këtu grip dhe të ftohtë ka pasur gjithnjë pavarësisht se shpesh harrohen. Por ky dimër vlen për të kuptuar se për ta përballuar atë duhet që Shqipëria të investojë në infrastrukturën e saj si një shtet me katër stinë, të investojë në solidaritet dhe vullnetarizëm, dhe të sillemi si një shoqëri normale, që kemi të sëmurë, që kemi pleq të vetmuar, që kemi rrugë me dëborë e shkolla pa ngrohje . Dhe këto duhet t’i kthejmë në politika, që duhen korrigjuar. Pastaj kur të vijë dimri nuk ka nevojë, as për aksione në rrugë dhe as për emergjenca civile. Thjeshtë ta jetojmë dimrin, si në dimër.

17 komente në “Ra ky i ftohtë dhe u pamë”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ngrohjet ne shkollat jane probleme te akumuluara prej vitesh,por tani cmimi I druve te zjarrit I ka rene ne surrat bashkive,cmimi qe ne saj te korupsionit kapi shifra europiane eshte I pamundur te perballohet.
    Sikur te mos mjaftonte kjo, thesari shqiptar I cel kasafortat mbas dates 10 janar,askush nuk ka fonde per te blere gas dhe dru zjarri !
    Tenderat e mirmbajtjeve te rrugeve kane kohe qe kane perfunduar me “sukses”,por kur sheh qe nga karoceria e kamionit hidhet kripe me lopate,ferkon syte se mos je ne “parajse” !

    1. xhaxhi madherishem says:

      Ne termetet e dhjetorit 1967 ne Librazhd dhe Diber jane akoma gjalle ato heronj qe mposhten jo vetem termetin por dhe te ftohtin record ne ato dite.
      Prandaj artikullshkruesi duhet te kuptoje se flet si “socjalist apo enverist “ per termetin por nuk shikon se jemi ne kapitalizem qe per perkedhelje I thone Ekonomi Tregu.
      Pra zoti Mero Harroje solidaritetin apo pune vullnetare qe e quajtet mjerushem “kamunizim”
      Kushdo eshte I lutur te shikoje kete dokumentar kur Shqiptaret mateshin me Termetet dhe I mundnin ato
      https://www.youtube.com/watch?v=05PLVhZbmBk

      1. xheJ eN Bi says:

        xhaxhi madhërisheëm…

        Shumë shqiptarë gjërat do ti shohin ose të bardhe ose të zezë.
        Këtë gabim bën edhe ti.Periudhën para 90-ës e shehë të bardhë ,
        kurse sot e sheh të zezë.
        Kurse “antikomunistët” sot e shohin të bardhë , dhe periudhën
        para 90-ës e shohin te zezë.

        Po ta shohim në këndvështrimin e grise ,do vemë re se në atë
        periudhë janë bërë gjëra të mira dhe gjëra të mbrapshta .

        Edhe në këtë kohë që jetojmë ka gjëra të mira ,po ka dhe të mbrapshta !

        Idealja në një sistem nuk ka për të qënë asnjëherë.

        Prandaj M.Baze në editorial ka të drejtë kur kërkon solidaritet,
        siç kishte në periudhën që tregon dokumentari sepse solidariteti
        nuk ekziston vetëm në socializëm ,po edhe në kapitalizëm.

  2. Raimond vlonjati says:

    Nuk kane dhe aq faj ne kete rast qeveritaret sepse ky esht nje dimer jo i zakonte per Shqiperine , por per ngrohjen e shkollave kane faj

    Megjithate duhet te nxjerrin mesime ndertuesit dhe Bashkite

    Psh qe te mos ngrije uji ne rezervuaret ne Taraca te pallateve duhet qe tubot e ujit qe ekspozohen ne ambjent tu vishet nje ngrohes
    Ky ngrohesi ketu ne Amerike esht si litar jaucuku , rezistent ndaj temperatures dhe ka brenda nje tel rezistence qe ngrohet kur e lidh me korentin
    Ky lloj litari ngrohes ka cmim shum te ulet

    Kete lloj litari e gjarperon ndaj tubit te ujit dhe e le ashtu gjith kohes , ndersa Depozites se ujit ti vendosesh brenda nje rezistence te vogel
    Dhe kur esht i ftoht i madh e lidh me korentin ate litarin prej kaucuku , ngrohen tubot dhe keshtu nuk ngrijne
    Esht pune e thjeshte dhe ne kisto shum te ulet

    Nejse , kjo duhet pare ne te ardhmen nga ndertuesit dhe Bashkite qe kur behen projektet e Ndertimit te pallateve te reja , Inxhinjeret Arkitekte te paraqisin ne projekt , pjesen e tubove qe jane ne ambjent te hapur qe duhen izoluar ndaj te ftohtit .
    Keto tuba jane zakonisht ne Tarraca dhe ne hyrje te pallatit , pjesa tjeter e tubove nuk ka nevoje per izolim apo ngrohes

    Ndersa per pallatet ekzistues duhet Bashkia te krijoj nje grup pune me Arkitektin e Bashkise dhe per cdo pallat te caktohet pjesa e tubove qe duhet mbeshtjelle me ate litarin ngrohes ,
    Nuk esht ndonje pune e nadhe , por qe do i sherbeje shume te ardhmes

    Ndersa ngrohja e shkollave esht e pa faleshme sepse cdo shkolle duhet te siguroje ngrohjen , ose me kalorifere , ose me kondicionere , ose ngrohje me sobat me dru apo sobat ne gaz kur esht ne fshat

    Ndaj Ministris se Arsimit duhet ti terhiqet verejtje qe here tjeter keto masa te jene marre me kohe , qe femijet te ndihen rehat ne klase

  3. Tarrasi says:

    Arsyeja perse ndodhin keto thagma ore Mero (arsye qe ti e di por nuk e thua), eshte e thjeshte :

    Asnje nga pushtetaret nuk e can trapin per punet qe duhet te beje dhe per popullin.
    Ata mezi presin qe te ndodhin keto emergjenca qe te hiqen sikur “u shkrine” per popullin.

  4. Shqip says:

    Qe te ngresh problemin e mirefunksionimit te vendit, eshte gjeja me normale dhe e duhura. Qe media , opozita , ojq, etj, ngrene zerin per problematiken e cilesdo çeshtje, edhe kjo eshte e shendetshme. Mirpo si bashkekohes te internetit , lajmet i marrim ne kohe rekord . Mjafton te ndjekesh informacionin e lajmeve, ne europe, amerike, e gjetke, kupton se perballimi i disa emergjencave natyrore e epidemike, nuk menaxhohet me filxhanin e kafese e cel tek sheh fb. E para rruget bllokohen edhe ne itali, france, hungari, poloni, e deri ne shba . Ne shohim berlinin apo qytete kryesore te europes ku aksioni i qeverive e bashkive eshte imediat. Po nga keto vende vijne plote lajme edhe per zona te bllokuara. Shihet me mjaft skepticizem mbyllja e shkollave. Po vetem ne shqiperi njerzit kane kaq fantazi sa te bejne politike me gripin. Injorante kudo qe jeni ; shkollat e kopshtet mbyllen çdo vit ne europe. S’ka lidhje kaldaja apo soba. Kjo eshte idiotesi provincialesh. Epidemite quhen te tilla se jane prekese, te trasmetueshme nder humanet. Pash nje reagim te nje qytetari me emrin lulzim basha, dhe me beri pershtypje “inteligjenca” ne kufijte e minimales. Praktikisht ky mendonte se gripin e paska hedhur ne treg qeveria. Dhe shkak qenkerka “kaldaja qe punon me nafte te shtrenjte”. Çfar mjerimi. Vendi qe kerkon te shkoje ne europe ka akoma mentalitet oriental . Kur s’ beheni edhe tani, zor se do ndryshoni o njerez qe vegjetoni ne shqupin e zbrazet. Po te pakten te lene tiranen e te vene ne vendet ku kane pushtetin lokal. Te shpien ndihma e te marrin nga nje lopate te hapin boren. Po gjeja e vetme qe dine te bejne, te merren me demagogji, e te hedhin balte sa te munden.

  5. . says:

    aksioni kundra dimrit i ndermarre nga qeveria nuk eshte beteje politike, Mero Baze. ai ka te beje thjesht me te qenet njeri
    socialistet te tille jane ende, jane njerez mbi te gjitha, packa se kohet e sales kane amortizuar ne mase te madhe kete cilesi tek te gjithe ne.
    Njerezilliku pastaj reflektohet si politike, por ne fakt ai eshte vetem pasoje.
    I lumte qeverise dhe Edi Rames per kujdesin.

  6. lifi says:

    Me fal o Raimond Vlonjati po qeke rryp fare ,po i meson se si tubat mbahen ngrohte ne Amerike,pse pak ka Europa dhe Azia,vetem se nuk ka me shpirt shqiptari ,te gjithe vjedhin.

    1. xheJ eN Bi says:

      lifi….

      Kujton se Rajmondi jeton ne Amerike ?
      Ne nje fshat te Vlores jeton .Dhe çuditem se si nuk ka shkruar ndonje broçull kundra qeverise.
      Mesa duket eshte zhgenjyer nga ekipi “futbollistik” i PDes me mesfushor Sali Berishen
      dhe trainer Lylzim Bashen.

  7. Valter says:

    Analiza te tilla duhet cdo dite te zene vend ne gazete kundrejt analizave bajate pglitike,pergezime

    e.

  8. TNT says:

    Si nuk the nje llaf gabim… Je vertet gazetar qe eshte kenaqesi te lexosh. Paragrafet e fundit te cdo artikulli jane per tu mesuar permendesh e mos harruar

  9. xhulio says:

    Po mo Mero po.Bjeri fyellit.8 miljon dollare Dakua per Veliera thone, ne vend qe te ngroh shkollat e te mbyll njemije hallet qe kerrusin popullin.Asnje fjale nga ju te pavarurit.Po te verteten o Mero.E verteta eshte e shenjte.

  10. i madherishem dhe profet says:

    Nderime komentuesi XH N B.
    ——————————————-
    pikesepari je i nderuar per oponencen qe i ben ndyresise Skypion se e meriton.
    -per “xhaxhin e madherishem” jam dakort qe ka patur probleme te medha por kurre nuk tradhetoi dhe kurre nuk vrau ne popull (vetem kundershtaret si gjithe bota).

    POR nje gje te kesh parasysh;
    deri sa dipllomatet euroatllantike dhe te permjerrurit politke bashke me palloshin 2 metrosh Edi rama nuk fusin ne burg Sali Serbin per mua enver hoxha jo vetem eshte i madherishem por nja nga burrat me te shquar qe ka nxjerre njerzimi..
    ..KETE NUK E THEM UNE POR JU QE PO JU SHKERDHEN NENEN SHKERDHEN BERISHA NJE BREKE-SALEP DHE FSHIHENI SI SORRA PARA KOMPJUTRIT.
    A DO FAKTE:
    _______________________________________________________

    Në datën 13 tetor, 2012 Forumi Shqiptaro Amerikan për Demokraci organizoi manifestim solidariteti në mbështetje të Grevës së Urisë të Ish të përndjekurve politikë nën diktaturë para OKB-s. Ish të përndjekurit politikë kanë 22 ditë të ngujuar për të kërkuar të drejtat e tyre të mohuara në postdiktaturë, ku dy prej tyre zotërinjtë Ndreca dhe Bejko i vunë flakën vehtes në shenjë proteste.
    Shenim; Ky manifestim per nje problem madhor u shendrua ne nje pasarele modete ndyre ku nga 250 mije shqiptaro-amerikane..u mblodhen vetem 25 veta dhe me e forta ne vend te kerkonin denimin e Sali kriminelit….e shane me qen e me mace Enver Hoxhen qe me thene te drejten ai denonte kundershtare por kurre popullin

    ……………………………………………………………………………………..
    DURRËS, 6 tetor 2013 – Ajo vdiq dje, më 5 tetor 2013 nga mjerimi rrëqethës i ekspozuar në qendrën administrative të qytetit turistik. E ndjera Sofi Qendro ishte 86 vjeç, një nga viktimat e nxjerra nga banesa me përdhunën e ligjit për rikthimin e shtëpive ish-pronarëve. “Dyrrah”-u po boton tri shkrime të gazetarëve të njohur durrsakë Klodiana Haxhiaj, Vali Qyrfyçi dhe Gjergj Thanasi që hedhin dritë mbi ngjarjen e trishtuar. Qysh më 30 shtator 2013 paralajmërohej: “A ka shpresë për Llazin dhe tezen e tij 86-vjeçare? Vështirë! Shoqëria shqiptare karakterizohet nga një hipokrizi e skajshme dhe cinizëm i pafund. Nja tre vjet më parë shoqatat për mbrojtjen e kafshëve dhe disa media të njohura sulmuan ashpër Bashkinë e Durrësit dhe të Tiranës për barbarinë e treguar në vrasjen e qenve rrugaçë. Të tilla OJF nxituan të aplikojnë pranë ambasadave të huaja për fonde për ndërtim stela qensh komunalë të paktën në qytetet kryesore të Shqipërisë. Lavdi zotit qentë e rrugëve në Durrës sot janë shëndoshë e mirë dhe shëtisin me tufa edhe në qendër të qytetit, madje në të njëjtën lulishte, ku “banojnë” dy të mjerët personazhe të shkrimit tonë. Qentë në këtë rast gëzojnë të njëjtin standard me dy qenie njerëzore!”
    Gruaja e pastrehë vdes në lulishte (SHTETI VRASES….)

    Lëmoshat e dhëna nga qytetarët nuk e shpëtuan nga ferri 87-vjeçaren Sofie Qendro, e cila së bashku me nipin e saj 67-vjeçar prej 6 javësh kaluan ditët dhe netët ashtu kruspull në një stol para Bashkisë së Durrësit. I ftohti i ditëve të fundit çoi drejt vdekjes të moshuarën, e cila dje mbërriti në gjendje kome në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit. As lokalët dhe as biznesmenët e këtij qyteti nuk e vunë dorën në zemër për të gjetur një strehë për pleqtë e pafat që u përzunë pas 70 vitesh nga shtëpia e ish-pronarëve ku ata banonin. …..TURP…………
    >>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
    e fundit:
    cfare lesh kapitalizmi po ndertohet ne shqiperi o XH N B. qe eshte kthyer ne territor..shprehje gjeografike..platancjon droge 28 mije km katrore..shurrore ambasadoresh qe ka cerek shekulli nen bolet e saliserbit

    1. xheJ eN Bi says:

      i madherishem dhe profet…

      As une nuk akuzoj E.Hoxhen se vrau e preu,se kush direkt e kush indirekt
      kane vrare ,bile edhe ne demokraci.
      Une jam i mendimit se Enveri duhet te kishte ndjekur rrugen e Kines.
      Me nje parti ,por jo me teorine “se edhe bar hame e nga idealet nuk luajme”.
      Se me ideale nuk ngopet barku.

      Ate deshire qe ke ti e kam edhe une dhe shumica e shqiptareve qe
      S.Berisha te shkoje ne burg .
      Po nuk harije te kuptoje nje gje.Akuzon Ramen !
      Edhe Rama e di qe ka me qindra fakte per Berishen ,siç e dim te gjithe,
      po kujt prokurori t’ja beje denoncimin ? Llalles ?
      Ja e beri denoncimin ,Berisha me kapjen qe i ka bere Prokurorise dhe Gjykatave
      do te dale pa lagur dhe do ti thote Rames ,ç’me bere me rruajte koqet!

      Ju mund ta shani Ramen ,po une shohe se Rama e kap lepurin me qerre.
      Ate qe ishte per te bere e beri.Ti shume here i ke vene ne shenjester
      ambasadoret Amerikan,po kete te sotmin une e barazoje me Skenderbeun dhe
      Ismail Qemalin, se eshte shpetimtari i shqiptareve.

      Per ato qe thua me poshte une ta thash te komenti i mesiperm
      se te gjitha sistemet kane te mirat dhe te keqiat e tyre.

      1. M&P says:

        pershendetje XH.N.B.

        Te garantoj e e dua me shume ameriken dhe edi ramen se ty

        Te garantoj se ne kohen e enver hoxhes kam vuajtur me shume se ty dhe kam kundervepruar me shume se ju…por ka shume rendesi te thuhet e verteta:

        Qofte dipllomacia perendimore qofte e majta socialiste PLUS ATDHETARET E NDERSHEM e kane “dhi punen” me shqiperine dhe popullin shqiptar.

        Sali Berishen nuk ka plumb apo Kazan bitumi ti laje krimet e tij….por nuk duhet lejuar te shurroje mbi viktimat e tij me bolet e edi rames dhe koqet e donald luse …DHE HALLATET E ILIR METES

        ESHTE KALUAR CDO LIMIT NJERZOR NE DURIMIN NDAJ KRIMEVE TE SALIBISHES DHE PIKERISHT KJO ME BEN TE MENDOJ SE AI ENVERI DUHET SHPALLUR PROFET..TE PAKTEN DERI SA TE SHOHIM SALIBISHEN QEROS DHE NE PRANGA…

        PRA KUSH E MBRON SOT MOSTREN BERISHE NGA KETO SUPER KRIME:
        1-vrau ne 21 janar 2011
        2-dogji ne gerdec 26 veta
        3-tradhetoi qe shiti detin
        4-tradhetoi te varrezat e grekut
        5-sabotoi uck
        6-furnizoi miloshevicin
        7-beri genocid ndaj haklajve
        8-zhduku remzi hoxhen
        9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
        10-dogji vendin e ne 1997
        S
        PSE TE NDERUAR ALEATE PO MBRONI ME CDO KUSHT PERBINDESHIN E TROPOJES ??

  11. 13 says:

    ..shteti qe vret

    ……………………….DURRËS, 6 tetor 2013 – Ajo vdiq dje, më 5 tetor 2013 nga mjerimi rrëqethës i ekspozuar në qendrën administrative të qytetit turistik. E ndjera Sofi Qendro ishte 86 vjeç, një nga viktimat e nxjerra nga banesa me përdhunën e ligjit për rikthimin e shtëpive ish-pronarëve. “Dyrrah”-u po boton tri shkrime të gazetarëve të njohur durrsakë Klodiana Haxhiaj, Vali Qyrfyçi dhe Gjergj Thanasi që hedhin dritë mbi ngjarjen e trishtuar. Qysh më 30 shtator 2013 paralajmërohej: “A ka shpresë për Llazin dhe tezen e tij 86-vjeçare? Vështirë! Shoqëria shqiptare karakterizohet nga një hipokrizi e skajshme dhe cinizëm i pafund. Nja tre vjet më parë shoqatat për mbrojtjen e kafshëve dhe disa media të njohura sulmuan ashpër Bashkinë e Durrësit dhe të Tiranës për barbarinë e treguar në vrasjen e qenve rrugaçë. Të tilla OJF nxituan të aplikojnë pranë ambasadave të huaja për fonde për ndërtim stela qensh komunalë të paktën në qytetet kryesore të Shqipërisë. Lavdi zotit qentë e rrugëve në Durrës sot janë shëndoshë e mirë dhe shëtisin me tufa edhe në qendër të qytetit, madje në të njëjtën lulishte, ku “banojnë” dy të mjerët personazhe të shkrimit tonë. Qentë në këtë rast gëzojnë të njëjtin standard me dy qenie njerëzore!”
    1.
    Gruaja e pastrehë vdes në lulishte

    Lëmoshat e dhëna nga qytetarët nuk e shpëtuan nga ferri 87-vjeçaren Sofie Qendro, e cila së bashku me nipin e saj 67-vjeçar prej 6 javësh kaluan ditët dhe netët ashtu kruspull në një stol para Bashkisë së Durrësit. I ftohti i ditëve të fundit çoi drejt vdekjes të moshuarën, e cila dje mbërriti në gjendje kome në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit. As lokalët dhe as biznesmenët e këtij qyteti nuk e vunë dorën në zemër për të gjetur një strehë për pleqtë e pafat që u përzunë pas 70 vitesh nga shtëpia e ish-pronarëve ku ata banonin. …..TURP…………

  12. kozmo says:

    KY DIMER DUHET TE BEHET NJE MESIM I MIRE PER QEVERINE, TE MARRIN MASAT E NEVOJSHME ,TD RRDGULLOJND TE GJITHA MANGESIT QE KY DIMER I NXORI NE SIPERFAQE . CDO VIT DO TE BEJE DIMER I FORTE DHE MOS MENDOJ QEVERIA QE JA HODHEM MBAS KETIJ DIMRI ,NUK DO TE KEMI ME NGRICA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje