Një qytetar i Kosovës, i lidhur me djalin e ish- kryeministrit Sali Berisha, është paguar si “konsulent privat” (jo kompani), me 7 milionë euro, për të cilat i është mundësuar nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri, t’i tërheqë në “cash” në një ditë, duke humbur gjurmët e transaksioneve të mëtejshme. Shtetasi quhet Nue Kalaj, dhe ka edhe një emër tjetër në Francë, Noel. Ai nuk zotëron ndonjë kompani konsulence, por thjesht si person kontakti i familjes në pushtet në Shqipëri në atë kohë, me kompaninë çeke CEZ, është paguar me një shumë marramendëse, që zor se paguhet dhe një kompani me famë ndërkombëtare, në rast se do të ishte realisht konsulente e procesit të privatizimit.
Është e qartë që janë paratë e korrupsionit me të cilat duhet të paguhej “Familja” për nderin që u bënte çekëve në kushtet skllavëruese të privatizimit të shoqërisë shtetërore OSSH, e cila po ashtu dështoi katër vjet më vonë.
Djali i kryeministrit bëri mirë që nuk e përgënjeshtroi dhe nuk dha detaje nga historia e raporteve të tij me këtë sekser, por u mjaftua duke sulmuar Taulant Ballën. Mirë ka bërë. Çdo fjali e thënë tani, kërkon shumë kujdes dhe mend, se mund t’i përdoret në gjyq, dhe të paktën ai ka treguar kujdes.
Problemi që hap ky transaksion i provueshëm nga ana juridike, është shumëfish.
Së pari, është problem i argumentimit të një fature prej 7 milionë euro, për një njeri që nuk ka kompani, të paguara nga një kompani e madhe shtetërore, siç është CEZ. Meqë Çekia është vend i Bashkimit Europian dhe Brukseli është angazhuar në betejën kundër historisë së korrupsionit në Shqipëri, ky transaksion, jo vetëm që duhet të jetë objekt hetimi në Shqipëri, por duhen gjetur mekanizmat ligjorë që procesi të hapet dhe ndaj kompanisë çeke në Pragë, për të provuar që ata e kanë të argumentuar pagesën 7 milionë euro për një njeri me dy emra, që jeton mes Francës e Kosovës dhe që tërheq paratë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Fare mirë ai mund të paguhej në Pragë apo Kosovë, dhe nuk kishte pse i merrte “cash” në Tiranë. Kjo tregon më shumë se ku duhet t’i linte ato para dhe jo ku duhet t’i merrte.
Për të paguar një kompani konsulence, nevojitet një situacion pune, një vëllim i provueshëm pune, dhe një sërë elementësh të tjerë juridikë dhe financiarë, që provojnë se pagesa ia ka vlejtur. Personi në fjalë ka qenë ndërmjetës jo formal i gjithë procesit të afrimit të CEZ me Berishën dhe në fund, triumfator i blerjes së OSSH nga CEZ, duke tërhequr 7 milionë euro në “cash”, në Tiranë. Është e qartë se janë detyrime për dikë tjetër në Tiranë, ndryshe nuk kishte si t’i binte me thes nga Çekia apo Franca.
Së dyti, formalisht duhet parë aspekti fiskal i kësaj pagese, ku ka qenë i regjistruar personi që i ka përfituar, ku e ka paguar dividentin dhe ku i ka çuar paratë më tej, pasi i ka tërhequr në “cash”. Bankat shqiptare të nivelit të dytë të plasin buzën po t’u kërkosh dhe shtatë mijë euro në “cash”, dhe jo 7 milionë. Me siguri që mbi bankën ka pasur presion politik për pagesën dhe për këtë duhet të dëshmojnë dhe drejtuesit e kësaj banke. Është e njëjta bankë që pranoi dhe siguracion fallco për blerjen e ARMO-s nga një sportel i saj, ku sërish ishin të përfshirë Berishët.
Së treti, emri i këtij personi është përmendur nga vetë Berisha dy vjet më parë, në debatin me Gjiknurin, duke i dalë të keqes përpara dhe duke deklaruar, se “ju doni të lidhni djalin tim me këtë person”. Kjo tregon se Berisha e di se ku e ka problemin me ryshfetin në këtë privatizim.
Së katërti, duhet parë nëse ka gjurmë konkrete konsulence nga ky person në kontratën e disfavorshme që qeveria shqiptare lidhi me CEZ në atë kohë. Nëse ka, është e qartë se kemi të bëjmë me një sekser në dëm të shtetit shqiptar të lidhur me Berishët. Nëse nuk ka, aq më keq, kemi të bëjmë thjeshtë me një korrier parash për Berishët.
Së fundi, por që është dhe më e rëndësishme, duhet të mos përziejmë fushatën elektorale të 2009-s me këto para, si një ngjarje reale, por vetëm si maskë e Berishëve për të marrë gjoba. Nuk duhet të impresionohemi shumë sa herë ka udhëtuar ky me Shkëlzenin nga Rinasi, apo sa herë janë parë bashkë, por të verifikohen gjithë kontaktet zyrtare të tij me shtetin shqiptar të asaj kohe.
Pagesa në “cash” para zgjedhjeve, më shumë se sa dëshmon për financimin e zgjedhjeve problematike të 2009, tregon malinjitetin e Berishëve për të vjedhur në emër të PD dhe nevojës së saj për financime të pista.
Të jeni të sigurtë se Berishët nuk paguajnë për këtë çështje, nuk paguajnë kurrë për PD, por paguhen në emër të saj. Thjesht kanë dashur të duken sikur u duhen paratë për PD dhe i kanë futur në kasafortat e tyre, për të financuar sot instrumente të pastrimit të parave, siç është ai dyqani i brekëve në Bllok.
Është një histori tipike e Berishëve, si tërheqjet “cash” të 1.7 milionë eurove për llogari të Fazlliçit për shitjen fiktive në Qipro të kompanisë, apo pagesën fiktive për BG&R në vitin 2005, ku me letra u pagua 500 mijë dollarë, dhe ndërkohë 1 milionë dollarë ju paguan në “cash” në Maqedoni, përmes një klani shqiptarësh të Kosovës në Hamburg, që më vonë bënë biznes me Berishët në lojërat e fatit në Shqipëri. Edhe këtu u përzie Fazlliçi.
Pra steriotipi i ryshfetit është klasik i Berishëve, dhe lidhet gjithnjë me “çështje parimore”, siç janë fushatat elektorale apo zgjedhjet. Është i njëjtë si ai ryshfeti 1 milionë dollarë, që Fazlliçi u mori në emër të Luzlim Bashës, dy biznesmenëve amerikanë për një biznes telefonik, siç e ka denoncuar dhe BIRN. http://www.gazetatema.net/web/2014/10/23/investigimi-marreveshja-me-albtelekomin-i-kushtoi-fazllcit-1-milion-dollare-per-te-blere-politikanet/
Pra steriotipi i grabitjeve të Berishëve, është gjithnjë ryshfeti në emër të PD, siç ndodhi dhe me privatizimet e fundit të vitit 2013, që nga TEC-i e deri tek HEC-i i Cërrikut.
Nëse në këtë vend do të vendoset njëherë drejtësia, gjëja e parë që duhet bërë, është të nisë hetimi pikërisht për këto afera, të cilat mes të tjerash kanë keqpërdorur dhe “financimin elektoral të PD”. Por mos prisni ta bëjë këtë kryeprokurori i tanishëm, pasi ai është i zënë me shitje-blerje toke po me “shokët” e Shkëlzenit nga Liqeni.
Edhe pse nuk kam ndonjë dëshirë të mbroj PD në këtë rast, jam i sigurtë se asnjë para nuk ka shkuar tek PD, por siç kanë vjedhur çdo gjë tjetër, Berishët kanë vjedhur dhe në emër të PD.
Biles këto hetime duhen rihapur pikërisht për të ndarë PD nga banda e Berishëve, të cilët vazhdojnë t’i rrinë ngjitur asaj, pikërisht për të mbrojtur vjedhjet e tyre. Një lidership i ri i PD, që do të kishte vetëm pak kurajo të shkëputej nga Berisha, nuk do të kishte nevojë të bënte betejë politike me të, por t’i ndërpriste Berishëve spekulimet prej milionash që kanë bërë, gjoja në emër të PD. Ky është rast tipik dhe i provueshëm, njësoj si rastet e tjera si ai i 2005, 2007, 2013 etj.
Mos u shpërndani kot të akuzoni PD se ka marrë para për fushatë, por shikoni se si kanë vjedhur Berishët në emër të PD, dhe aty do të kuptoni dramën e asaj partie, që po degradon për të mbrojtur këtë bandë hajdutësh, e pafuqishme për t’u shkëputur prej tyre. Biles ky është shpjegimi përse Berishët nuk e lëshojnë oborrin e SHQUP. Nga një minierë floriri për t’u pasuruar, tani e kanë “shpellë” për të ruajtur floririn që kanë vjedhur.
Te gjithe e dine se banka me te cilat i bente transfertat e pista te parave familja Berisha ishte CREDINS.
Por duke analizuar veprimin,del ne pah nje tjeter sektor qe nuk paska funksionuar!
Si ka mundesi qe Drejtoria e Patrimit te Parave nuk paska bere bllokimin e kesaj shume,kur dihet qe per veprime bankare te terheqjes se shumave mbi 7000 Euro,pa u bere njoftimi ne kete drejtori,eshte e pamundur dorezimi i parave te klienti.
Rasti me i mire per kete drejtori eshte mosinformimi nga banka per transaksionin dhe rasti me i keq eshte mbyllja e njerit sy dhe e njerit vesh.
Ne fund,qerhia mbi torte: Si ka mundesi qe Banka e Shqiperise,me ne krye ish Guvernatorin Fullani nuk paska vepruar ne kete rast?
Ka edhe te tjere te perlyer,por mjaftojne keto!
Mendoj pse nuk ka komentuar Skypion-i.
Skypion …Lylzimi,thuaj brenda vetes tende nje faleminderit te madh analistit tone
se te ka ardhur ne ndihme.
Ferko duart dhe lutu Zotit qe analisti yne te beje dhe ndonje editorial tjeter me kete teme.
Analisti yne ndihmon “qelbesirat”,po edhe ty nuk te le pa pjese !
Keto jane akuza shume te renda ,prokuroria duhet te hetoje,jane shpifje apo te verteta,cila qendron,nese jane shpifje te denohet shpifesi,nese jane te verteta te denohen vjedhesit !Rruge te mesme nuk mund te kete !
Keto jane rrena shume te renda,Prokuroria duhet te hulumtoj c’do gje qe ti spekulon me Opozioten shqiptare.Ti,sic shifet dhe dihet,je nje psikopat i kategorise se pasherueshme,mjerisht familja qe te ka!
PA DIJENINE DHE NDIHMEN E ISH GUVERNSTORIT ARDIAN FULLANI ASNJE TRANSAKSION I KESAJ PERMASE NUK MUND TE LEJOHEJ NDAJ DUHET HETUAR EDHE KY KOKOROSH KOKEBOSH QE FALE SHRBIMEVE NDAJ BERISHAJVE DHE QENIES SE GRUAS ADRIANA NE GJYKATEN E LARTE JA DOLI TE DALE I PAPREKUR NGA MRMENDER DREJTESIA .
Opo dakort ato po ky huri i PS , Edushka kopetenti qe i fali nja 300 milion euro CEZ-it , plus i dha edhe bonus nja 100i mikion Euro
Kesaj ci thua ti mor aman ?
Edhe nga sa dukej ne Komisionin hetimor Edi nuk kishte asnje argument per tu mbrojtur
Kam frike se do perfundoj brenda
Raimonda! Nuk ma merr mendja se je vlonjat. Edhe nese je, je nga ata rrembythjet qe e mban veten per kompetent. Nuk relativizohen faktet kriminale. Eshte njelloj sikur te thuash se edhe Stalini ka kryer krime, keshtu qe mos i bini shume ne qafe Hitlerit. Ose me mire per koken tende or kerme, eshte njolloj sikur te thuash se edhe Enveri ka vrare, prandaj mos u merni me Saliun. Ti bir bushtre mos harro tropojanet qe te dergoi sala para njezet vjetesh per te shkerdhyer motrat e vlonjateve. Jazek te qofte
Kerkoni sqarime nga banka. Ai tipi i mori me vete e qeruan per ti mbyllur gojen ate bankierin e madh. Ai beri pislliqet me armo , paska berw ketw lojen me cez e pale sa te tjera lek ka pastruar ai. Familja te heq qafe pastaj per te mos folur me. Berisha e keqe e madhe per ketw vend.
Mut i ati, mut i biri.Rezultantja e komunzmiit bastard shqiptar.Mbett pa fare nje dite jarabi.
Po si sdel një prokuror mor vlla e tu bëjë nënën këtyre plehrave që slanë gjë pa vjedhur.
Te gjitha argumentet qendrojne plotesisht. Vetem se ne analize nuk eshte permendur emri i atij qe i zbuloi te gjitha keto pislleqe te familjes Berisha. Ky eshte Romeo Kara dhe te gjitha ato qe ai tha ne deshmi dolen te verteta. Bravo Romeo !
Mero je i madh, por kujt ia thua.
Keto jane rrena shume te renda,Prokuroria duhet te hulumtoj c’do gje qe ti spekulon me Opozioten shqiptare.Ti,sic shifet dhe dihet,je nje psikopat i kategorise se pasherueshme,mjerisht familja qe te ka!Harrova,ky fare Mero,eshte kusheri i Julian Sinanaj,tepelenas,i cili ishte expert i vrasjeve me tritol.
Kane kaluar 25 vjet me akuza ne gazeta e televizione dhe do kalojne shume vite te tjera, ku hajdutet dhe kriminelet e medhej, jo vetem qe nuk do gjykohen dhe denohen, por do vazhdojne vjedhjen me ndihmen e hajduteve dhe krimineleve me te vegjel. Keta te fundit, sa per sy e faqe do te hyjne dhe do te dalin nga burgjet, sipas porosive te padrinove ose mafies ne pushtet. Ndersa populli “trim dhe liridashes”, do vazhdoje te votoje dhe ushqeje qeverite qe ka merituar gjate historise se tij…. Vetem protektorati nderkombetar do ti sjelle ne binare shqiptaret e Ballkanit….
E thote Taulant Balla. Mero Baze te nesermen ben nje Editorial dhe FAP si me magji 1 milion budallenj e besojne se ajo qe thuhet eshte e vertete.
Ne fund te fundit Balles, Meros dhe pushtetit kaq i duhen, te mbajne ne vathe 1 milion dele. Pushteti eshte i siguruar.
Por a rshte gje e mire kjo per 3 milion te mencurit qe ka ky vend.
Per kete Meros as i plas fare.
Dhe te shtoj dhe une nje te fundit; Mero thote mos akuzoni PD-ne ! Po mire o Mero, kush i mban gishta dhe kembet perpjete kur mbytej Shkodra dhe ishin brenda ne uje deri ne gryke, kur shikonin Sali Berishen dhe Jozefina Topallin? E pra, ajo Pd eshte e inkriminuar gjer ne palce, ata shqiptare jane ose budallenj ose kundra shqiptareve te tjere, se te perkrahesh Sali Berishen, ben te njejtin krim qe ben ai.
Nqs se ka njeri ne globin toksor qe duhet ti vihen prangat per krime 101 % te dokumentuara ky eshte super krimineli sali satanai.
.
Edhe nje budalla e di se shume funksionare amerikane dhe europjane..dipllomate dhe shtetare te nivelit mesem dhe ndonje nga ata te kupoles jane te perlyer me korrupsion te nivelit te larte ku dhe Cez-i eshte nga me uleritesit.
.
Kujt i kujtohet 85 miljon $ te albetrolit qe u depozitua te banka e Artan Santos..kush e mori
.
Kujt i kujtohet ambasdorja MR qe shkonte privatisht te shtepia e MT LUL BASHA per nje projekt 1 miljard $
.
Kujt i kujtohet ambasdori Arvizu qe i dha leje ilegalisht gjeneralit Luan Hoxha se Shkelzeni i kishte bere kercenim se do ta vriste si Kosta Trebicken…Mos harrojme se armatimi shqiptar i Enver Hoxhes ishte mbi 30 miljard $ dhe ra ne duart e shkelzenit dhe devirolit te usa-s
________________________
Por ajo qe eshte vjedhja me legale ne historine boterore eshte Ari Londres.
.
Ku e gjeti te drejten nje Ambasador dhe nje President te fusin duart te Floriri shqiptar ?
.
KUSH E MORI…kush jane ata qytetare “amerikane” qe moren 6 miljon dollare si “demshperblim” nga pronat qe u shtetzuan ne 1944 ? Pse mbahet teper sekret e rendesie vecante kjo liste e ‘rajersonit te beogradit”
…………………..
Krykrimineli Sali Bisha, në kohën kur ishte Preshident, ka qenë objekt i spiunimit nga CIA. Ndërsa njeriu që vendoste firmën përfund dokumenteve që i dërgoheshin Shërbimit Sekret më të madh të botës ishte pikërisht Uilljam Rajerson, ambasadori amerikan në Tiranë, i njohur si mik i politikanëve që erdhën në pushtet pas rrëzimit të komunizmit.
Historia e botuar në thelb rrëfen tratativat mes Uashingtonit dhe Tiranës për kthimin e arit monetar shqiptar të grabitur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, porse e parë nga një tjetër pozicion, të detyron të shkosh në një përfundimin interesant. Një përfundim që thotë se Shërbimi Qendror i Inteligjencës, apo siç njihet ndryshe CIA amerikane, dokumenton të gjitha zhvillimet që kanë lidhje me interesat e Shteteve të Bashkuara.
E pozicionuar në vende të ndryshme të botës, CIA shkruan – e bardha mbi të zezë të gjitha të dhënat, nisur nga gjeneralitetet, mendimet, idetë apo vendimet e personazheve të ndryshëm, të cilët në këto raste portretizohen si protagonistë. Ardhur në rastin konkret, CIA ka dokumentuar, për llogarinë e saj, të gjitha tratativat mes qeverisë shqiptare dhe personave të angazhuar nga qeveria amerikane për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve apo pengesave ligjore për zhbllokimin e arit monetar shqiptar të mbajtur peng nga britanikët që pas incidentit të Kanalit të Korfuzit, të vitit 1946.
Pikërisht në dokumentet e hartuara nga CIA për këto tratativa, që janë deklasifikuar kohët e fundit, zbulohen edhe të gjitha lëvizjet, qëndrimet dhe vendimet e funksionarëve shtetërorë, apo drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar, përfshirë ish-presidentin Sali Berisha. Më konkretisht, dokumenti i mëposhtëm përmban një marrëveshje shqiptaro-amerikane për çështjen e arit monetar, ku mes modaliteteve të ndryshme pasqyrohen edhe tratativat për shumën që duhet të përfitonin amerikanët. I firmosur nga ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Uilljam Rajerson, në krye të dokumentit shkruhet se ai i është dërguar Departamentit të Shtetit, misionit amerikan në NATO, disa ambasadave amerikane në Europë, – sigurisht edhe CIA-s..
.
Pra zoti Mero mos i ve ne gjume lexuesit dhe komentuesit.
Sali Bisha prevec krimit te vrasjeve dhe ato te tradhetise ka bere krime ekonomike te pabesueshme ku jane perlyer dhe dipllomate apo personalitete ne Amerike dhe Europe..dhe nese arrestohet Salibisha ai do nxjerre aq sekrete “dirty job” sa do te shkaktoje nje cunam qe do trondise jo vetem adriatikun por dhe atllantikun..Kam pershtypjen se dhe reforma e dreqesiise e donaldit dhe edi rames eshte me shume per tu mbrojtur nga ky Cunam….per te kapur ndonje Elvis Rosh qe ka thyer nje shishe birre kur ishte emigrant 18 vjec…