Nuk ka media të kapura, pa një opozitë të kapur!

13 Janar 2017, 19:11Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Unë e kam provuar personalisht çdo të thotë që një pushtet të kapë median. Në vitin 2010, brenda gjashtë muajsh, u gjenda i rrethuar ngë një pushtet, që mbylli me dhunë emisionin tim televiziv, rrethoi me policë dhe shkatërroi shtypshkronjën, na bllokoi hyrjen në redaksi të gazetës, më dogji makinën para shtëpisë, gjobiti rëndë gazetën për t’ia pamundësuar vazhdimin e botimit në print për një farë kohe, dhe pastaj bëri atë rrethimin e ndyrë mediatik, ku kolegët e mi me të cilët pija kafe në mëngjes dhe haja drekë, nuk më ftonin dot në emision në mbrëmje, pasi pronarët i kishin dhënë fjalën Berishës.

E kujtoj shpesh biles dhe trimërinë e një prej pronarëve që më mori në telefon dhe më tha se Liri Berisha e kishte marrë personalisht në telefon dhe ia kishte kërkuar si nder, që “mos ta jepte gazetën “TemA” në emisionin e mëngjesit, se u prishte gjakun”. Ngjan pak qesharake, po nuk ishte aq për të qeshur atëhere. Ishte koha kur para zgjedhjeve hapeshin emisione maratonë të superpaguara, kur detyroheshin pronarë televizionesh të shisnin aksionet, dhe kur pushteti mendonte se po të mos flitej në ekrane ajo që po ndodhte, askush nuk do ta merrte vesh.

Por për hir të së vërtetës, unë nuk e ndieja që pushteti kishte fituar forcë, me atë që bënte. Me një ekip modest vazhduam gazetën online, bëmë thirje për donacione publike online, nga e cila arritëm të sigurojmë pak fonde, sa për mbijetesë dhe gazeta u qindfishua online. Nga gjashtë mijë lexues në print, shkuam në gjashtëqindë mijë vizitorë në ditë për dy vjet, në një vend me përhapje të kufizuar interneti.

Arsyeja nuk isha as unë, as ekipi im modest. Arsyeja ishte opozita dhe raporti i saj me pushtetin.

Zemërimi popullor me Sali Berishën dhe regjimin që po vriste për të mbuluar zullumet e familjes, ishte i fortë, dhe atë opozitë nuk kishte pushtet që ta kapte. Edhe nëse Edi Rama tërhiqej apo bënte ndonjë pazar, siç bënte ndonjëherë, shpërthimi ndaj tij qe aq i frikshëm, sa duhet ta ruaje atë nga opozita popullore. Njerëzit besonin se Sali Berisha ishte i rrëzueshëm, i dobët, i çmendur, i paparashikueshëm dhe i zbueshëm. Ishte kjo fuqi reale që e zhbëri atë që quhej “kapje e medias”. Shoqëria besonte tek ndryshimi dhe fuqia e opozitës. Kishte plot rezerva për Edi Ramën, por ai dukej dhjetra herë më i pranueshëm, më civil, më i ditur dhe më i parashikueshëm se sa Sali Berisha.

Sot problemi nuk është çfarë ofron shtypi, qoftë ky tradicional, online apo rrjetet sociale, por kush ofron shpresën e ndryshimit dhe kush e bën diferencën. Shtypi tradicional sot maksimalisht është konformist me të dy palët, transmeton pa filtra idiotësitë e Sali Berishës për “qytetarin digital”, duke i bërë dëm, transmeton pa censurë parrullat e Lulzim Bashës, që të bëjnë për të qeshur, duke i bërë dëm, videot plot fantazi të ofruara nga Erion Veliaj, që ta bëjnë natën ditë, dhe bagazhin publicistik të Edi Ramës, që vdes të jetë kryeredaktor kombëtar. Është e pandershme për një shtyp të jetë kaq konformist, por është me të gjitha palët njësoj. Është shtypi i kasetave të gatshme, statuseve në Facebook dhe gazetarisë së tavolinës. Dhe kjo ka nxjerrë lakuriq para publikut jo shtypin, por politikanët. Një palë paraqitet me luksin e një Kryeministri publicist dhe një kryebashkiaku kampion për marrëdhënie publike, tjetra paraqitet me aluçinacionet e një plaku të rrjedhur që gajas dhe partinë e vet dhe një kukulle të tij, që përsërit si papagall idetë e Saliut, pa fjalë të pista.

Problemi real është se shqiptarët shikojnë akoma që opozita ka si alternativë për shpresë, Flamur Nokën, shikojnë se mund t’u rivijë Eduard Halimi apo Arben Ristani, për të mos thënë pastaj një tufë torollakësh e torollakesh që zënë vendet në grup parlamentar. Ata shikojnë se si një opozitë kërkon të mos ketë zgjedhje, por të shtyhen dhe një vit sa të bëhen gati, se si është ende i lirë dhe flet pa ju dridhur zëri Fatmir Mediu, dhe se si këshillon Perëndimin opozita, përmes Nard Ndokës. Kësaj situate nuk ka çfarë t’i bëjë asnjë media, qoftë kjo e lirë, e kapur, e rreshtuar apo ekstremiste. Kjo opozitë është lëndë e parë vetëm për rubrika humori.

Problemi që kanë krijuar sot rrjetet sociale, media online dhe blogjet e pacensurueshme, në shumicë pro opozitës, është pikërisht malli i skaduar që ka në vitrinë opozita dhe fakti se nuk kanë çfarë t’i shesin popullit shqiptar. Liria për të folur, liria për të thënë gjithçka, liria për t’u bërë “qytetar digital”, nuk është vlerë, nëse nuk di ta përdorësh. Rasti i opozitës sonë tregon se ky bollëk mediash është një rast për të dëshmuar mungesën e vlerave dhe mungesën e besimit tek opzoita.

Dhe tani këtë mungesë besimi, këtë dëshpërim që vjen nga fakti që opozita duket e kapitulluar, opozita po përpiqet t’ia hedhë medias dhe të shpikë median e kapur, si shkak i fatkeqësisë së saj. Nuk ka pushtet të që mund të kapë median dhe të fshehë fuqinë e opozitës nëse ajo ekziston. Nëse ajo nuk ekziston, nuk ka media që mund ta shpikë dhe ta bëjë sikur është gjallë.

Problemi është, që për fat të keq të opozitës, ka aq shumë media dhe aq shumë liri për të folur, sa opozita duket ashtu siç është.

22 komente në “Nuk ka media të kapura, pa një opozitë të kapur!”

  1. aqif tahipi says:

    O Mero ,mos ju jep keshilla falas ,shqupsave dhe mediatikeve bythelepires te shqupit qe perpiqen te na propagandojne shqupin sikur nuk eshte ai qe na solli per 25 vite kapitalizmin e ndertimeve pa leje “n tok t xanun”.. Ne rradhe te pare , per te mbrojtur keta pseudoanal iste (pishtare te fjales se lire ) te shqupit nga “persekutimi ” i rames ,tanime eshte detyrim per shqupin ti fuse ne listat e sigurta per deputete .E gjithe kjo skote mediatikesh (pronare mediash ,anal iste + opinioniste ) qe i lepijne sumen shqupit ,duke nisur qe prej vitit 2005 duhet te behen te vetedijshem se i sherbejne me mire partise se tyre duke mbrojtur hapur betejen e saj politike ,sesa duke u shtirur si te pavarur .

    1. Tironci says:

      O aqif
      Ate motren ne bir te pidhit

      1. 21 JANARI 2011 KRIM FASHIST I TOLERUAR NGA MIQTE E LESHIT says:

        Sali Dixhitali eshte nje nga monstrat me te shpifura qe ka nxjerre shoqeria njerzore qe per fat te keq akoma mbeshtetet ne ca prokurore “anonime ne Gjermani apo Elez bibere ne Amerike qe bashke me Visho Ajazin furnizojne me lajme gjysem te verteta Kodoshin e Viqidolit
        “””
        Kjo treshe monstruoze FIX para dy vjetesh me alibite e tyre kryen arrestimin fallco te Ermal Enver Hoxhes sikur te ishte Pablo Eskobari dhe gjithe ai bllof u duk ne Xibrrake kur akoma nuk kishte filluar prodhimi..kurse policia ka kapur mbi 100 ton droge (supozohet se dyfishi i sasise ka kaluar) dhe akoma “baroni i droges i Enverit” mbahet pa prova ne burg kurse SUPERKRIMINELI SHKELZEN SALI BERISHA po e terrorizon ate popull dhe ate parlament me rrenat e tij te vishos dhe ca prokuroreve “gjermane” anonime.

        Per te freskuar memerien e publikut po japin dy fakte qe kane lidhje me kanibalin Berishe qe dhe te vdekurit i ngjall nga varri me FOTO-SHOP-ET E TIJ
        ***********************
        rasti pare
        _____________
        Flet Ermal Hoxha: Unë i kam por nuk jam nipi i Enverit

        Pas qarkullimit në disa media online por edhe në TV, të lajmit se Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit, i arrestuar për trafik kokaine, zotëronte një pasuri prej miliona dollarësh në Gjermani, Ermal Hoxha, pronari i vërtetë i kësaj pasurie vendosë të reagojë. I kthyer në vendlindje prej disa ditësh për shkak të probleme shëndetësore të babait të tij, Ermal Hoxha, por jo ai i arrestuari për trafik kokaine, shprehet i indinjuar ndaj mediave që kanë abuzuar me emrin dhe bizneset në pronësi të tij ndërsa përgënjeshtron lidhjen mes emrit dhe bizneseve të tij me trafikun e kokainës.

        “Unë jam Ermal Xhavit Hoxha, 38 vjeç. Kam lindur në Tiranë, më parë kam banuar në Krujë dhe aktualisht banoj prej 17 vitesh në Gjermani. Kam qenë në spital sot gjatë gjithë ditën me tim atë, kur më kanë telefonuar dhjetëra miq të mi duke më thënë se isha në çdo faqe interneti të mundshme dhe po ashtu edhe bizneset e mia. U shokova! Duke qenë se jetoj prej vitesh jashtë nuk e di si funksionojnë gjërat këtu dhe nuk dija si të reagoja. Nuk e di ça janë këta gazetarë që nuk verifikojnë informacionet. Më kanë shkaktuar një dëm shumë të madh”, thotë 38-vjeçari.

        Ai shton se tek bizneset e përmendura është pronar ose bashkëpronar. “Unë nuk jam ai për të cilin flitet në lajmet e disa mediave online, unë banoj vërtetë në qytetin gjerman të përmendur Neustad ku kam dy biznese. Bëhet fjalë për restorantin “Zur Bruecke” Betriebs, të cilin e kam hapur që prej 8 majit të vitit 2008 me një gjerman dhe në 2014 i kam blerë krejt aksionet. Po kështu zotëroj edhe kompaninë “Pizza Falcone” së bashku me një shqiptar tjetër e kemi blerë që në vitin 2012, si dhe picerinë “Pizza Paradaies”, ku jam bashkëpronar me zonjën Vojsava Taga, që është bashkëshortja e një e shoku. Jam shumë i indinjuar në lidhje me publikimin e këtyre lajmeve”, thotë Ermal Hoxha, emri i të cilit korrespondon me emrin e nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha, të arrestuar pak ditë më parë për trafik kokaine, por që nuk ka asnjë lidhje me trafikun e kokainës. “Ndërsa nuk zotëroj asnjë biznes në Norvegji”, thotë 38-vjeçari, që për fatin e tij të keq ka të njëjtin emër me një prej personave më të përfolur momentalisht në Shqipëri. Ai kërkon që mediat të cilat kanë përdorur emrat e bizneseve të tij të fshijnë çdo informacion pasi nuk ka asnjë lidhje me trafikun e drogës.

        ____________________________________________________
        RASTI DYTE
        _____________________________________________

        Sali Berisha ka postuar para dy vitesh disa foto fallco makinash luksoze, duke thënë se ato i përkisnin Ermal Hoxhës.
        Por, gënjeshtra i ka dalë një ditë më pas.
        Të paktën tre prej fotove ai i ka marrë në internet dhe i përkasin një sportisti, që ka ndërruar jetë në 2013-n.
        Bëhet fjalë për sportistin Kastriot Kukaj, i vrarë në tetor të vitit 2013, në Pejë.
        Berisha ka postuar një foto ku ai kishte dalë rreth tre vite më parë me makinën e tij tip-Hammer.
        Kushëriri i parë i Kukajt, Mendrit Berisha u shpreh se botimi i fotos së të ndjerit nga Sali Berisha, duke e cilësuar si baron droge është i turpshëm.
        “Kastriot Kukaj është djali i hallës sime dhe prej tetorit të vitit 2013 nuk jeton më. Makinën, të cilën Berisha e ka hedhur në Facebook, është e djalit të hallës sime dhe së bashku e kemi sjellë nga Amerika. Madje edhe një makinë tjetër në fotot e që ka hedhur ish-kryeministri i Shqipërisë është e jona. E kemi marrë në Amerikë. Kjo që Berisha ka bërë është e turpshme”, rrëfeu Mendrit Berisha.
        “Do t’i thosha Saleh Bishës se gjesti i tij është i turpshëm. Është turp i turpeve. Këtë gjest nuk do të bënte asnjë çun rrugësh dhe jo më një ish-kryemonstër si Sali Berisha. E theksoj, të publikosh foton e një të ndjeri, për diçka që nuk ka të bëjë me të, është një turp i madh”, thotë më tej

        “””””””””””””””””””””””””””””””””””
        LIRONI NGA BURGU ERMAL ILIR ENVER HOXHEN DHE I VINI PRANGAT SHKERDHEN SALI BERISHES NQS KA DEMOKRACI DHE JO DEMON-KRACI…OSE JU KAM DHJERE REFORMEN E DREJTESISE TE DONALD LUSE QE ESHTE FSHEHUR PAS VITIT TE RI

      2. Skypion says:

        Shkarkimet e fundit te nje sere gazetaresh te njohur si kritike me qeverine,nga pronaret e mediave ku punonin,nuk eshte gje tjeter,vecse lufta ne frontin mediatik qe qeveria ka shpallur,ne kuader te luftes se madhe te fushates zgjedhore.Duke lene menjane,pajtimet dhe mospajtimet e analisteve qe kane folur per kete gjeme te re qe po i behet medias se lire ne vend,ne kete pike,te gjithe bien dakord.
        Ne rrethana normale,besoj se edhe per kete qeveri te korruptuar,kjo qe po i behet medias do te ishte e tepert.Por,ato jane te jashtezakonshme.Zgjedhjet po afrojne.Deshperimi per pushtet,per ta ruajtur dhe mbajtur ate eshte i madh.Vendimi eshte marre tashme: ia vlen cdo cmim dhe cdo kosto per te.Edhe cmimi i madh qe duhet paguar,si nje qeveri armike e medias se lire.Eshte kjo arsyeja,se pse nuk ua ndjen,si qeverise dhe si bashibozukeve te saj mediatike,per c’ka po ndodh keto kohe me mediat.Ata jane te vetedijshem per gjemen,por aq u ben.
        Ketu do te jemi,dhe gjerat do behen edhe me keq.Edi Rama e ka marre parasysh edhe reagimin nderkombetar,ne lidhje me kete aspekt.E ka vendosur ta kete kete kosto.E ka vendosur ta paguaje kete cmim.Edhe ne qofte,ky,cmimi i armikut te medias se lire.
        Jo vetem qe jane te vendosur ne kontrollin total te mediave,por e bejne kete ne menyre spektakolare,te bujshme;qe te kete efekt maksimal tek opinioni publik.
        Efekti eshte i llogaritur,eshte ky: ne kontrollojm cdo gje;ne kontrollojme gjithka;pushteti yne eshte shume i fuqishem;eshte absolut;prandaj,shpresa se mund te na e heqin ate me ane te votes,eshte iluzion;askush te mos mendoje se mund te na e marre pushtetin me vote.
        Keshtu,dhe jemi ne parapergatitjet e fushates;akoma pa filluar ajo … merret me mend lehte,se cdo na shohin syte e cdo na degjojne veshet ne javet e muajt ne vazhdim.
        Arsyet e kesaj vendosmerie apo trimerimi te Rames,duhen gjetur tek deshperimi i tij i madh.Ky deshperim,nga ana e tij,eshte pasoje e deshtimit total te qeverisjes;si ne aspektin e politikave te brendshme,ashtu edhe ato te jashtme.Deshtim me spektakolar ne qeverisje,nuk ka patur kurre me pare ne historine e shtetit shqiptar.Rrenimi i jashtezakonshem ekonomik e ka deligjitmuar ne syte e shqiptareve.Kurse politika e jashtme,qe pak eshte te thuash mizerabel,me shume nje turp kombetar,e ka deligjitimuar ate ne syte e partnereve perendimore.
        Edi Rama eshte i braktisur nga perendimi.Nga Europa.Sidomos,nga partneri kryesor i Shqiperise dhe shqiptareve,nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
        Keshtu,”lideri global” i shqiptareve eshte ne po ate gjendje te liderve te tjere te ngjashem,qe te deligjitimuar ne te gjitha aspektet,mundohen ta mbajne pushtetin me cdo mjet e menyre,me cdo cmim e kosto.
        Pikerisht,kete do te beje Edi Rama.Askush te mos kete iluzione per zgjedhje te lira dhe te ndershme,ne 18 qershor 2017.Ai e ka vendosur t’i fitoje ato,me me cdo mjet e cdo menyre.
        (P.S:me vjen keq per analistin tone,qe vazhdon te besoje se mund ta besojne ne persekutimin qe na paskesh pasur vete si botues,nga qeveria e meparshme.Te gjithe e dime,se ai “persekutim” ishte pasoje e gjobes qe desh te vinte,porqe nuk i’u pranua nga padroni historik i tij,Sali Berisha).

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Jam me ty Mero.. Selami anash.. Bregu anash.. Patozi anash..Ndonje tek tuk me common sense anash.. Kush flet per ta?!?! Nard dhe Flamur N(d)oka.. 2 idjote flasin per nje barre shkolle.. Kjo eshte opozita..

  3. Qytetar says:

    Ore kanë marr fund.
    Jam i bindur që PD do marrë më pak vora se LSI.
    E para nuk i voton më populli ata ndyrësira që vranë e vodhën kur ishin në pushtet.
    E dyta në të gjitha postet që nga ministritë e të gjitha drejtoritë që drejtojnë përfaqsues të LSI të gjithë të punësuarit që vazhdojnë të jenë që në kohën e PD do votojnë LSI.
    Ndaj PD do dalë me gisht në gojë bile jo më gojë po në b….

  4. grij sallate says:

    Mero ke qe me 23 qershor 2013 qe ke dale ne pension. Merru me pushtetin se opoziten e ka denuar tjeter kush.

  5. Jimi says:

    Opozita e jone eshte ne vdekje klinike, dhe nuk ka goditje elektrike qe ta risjelle ne jete!

  6. Artur says:

    O zoteri. Duhet te kesh me teper respekt per ata qe te lexojne.
    Ne po flasim per “luften ne qeveri”, ti kalon tek “nderzimi artificial i mediave”- do thoshte xha Sulua…….
    Diten e djeshme kishit botuar te plote intervisten e “skifterit” te Metes tek Sokol Balla dhe nje nga komentuesit priste me padurim ndriçimin tend per trazimin e koalicinit me “qelbesirat” brenda. Nejse. Varja.

  7. best says:

    I am grateful to people like you Mero that post articles , to help others as myself, to obtain free knowledge, for which i am greatly appreciative “Thanks”

  8. Kela says:

    mediet e vetme qe i kan mbetur opozites se shqupit te saliut jan portHalet dhe faqet facebook anonime si lolita e funderrinave lorena hida dhe dajena çuko tafka

  9. grer says:

    Aresyetim brilant bazuar ne vrojtim dhe fakte i M. Bazes. Edhe militantet e opozites per kod nderi duhet ta pershendesin Meron. Pershendetje dhe urime! ,,, per MB!

  10. lavdosh says:

    Per Arturin: Isha une, Lavdoshi, qe dje prisja me padurim Editorialin e Meros per presionin mafioz te LSI, (pardje Vasili, dje Manjani, sot 2 deputete te LSI dhe me pas Vasili prape me njekthese 180 grade) dhe lojat e pas skeneve per koalicionin. Mero ka provuar qe eshte strateg dhe opinioni i tij ka vlere

  11. rapatushi says:

    Si gjithnjë i shkëlqyer Mero!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  12. Faro says:

    Analize inteligjente, reale, krejtesisht e vecante. Mero secilit i ke dhene medaljen qe i takon realizht.
    Te lumte!

  13. ABC says:

    Nuk ka media te kapur, por ka lexues dhe degjues te kapur.
    Nuk ka opozite te kapur, por ka militant te kapur.
    Nuk ka shtet te kapur nga mafia, por ka popull te kapur nga zhberja e mendimit.
    Te gjith ata politikan, gazetat ose qytetar me ndergjegje te degraduar qe demtojn vendin jan bijt e Shqiperis. Ky stan kete bylmet ka. Keta jemi ne. Te kapur nga ligesia jon.

  14. Nacionalist says:

    Ku e keni Gjin Gjonin?Pra, Gjin Gjoni me Gruan me Biznes paska mashtruar, ndersa Alfred Pezo me rroge dhe kursime, 2000000$?
    Hani mut o popull, kjo eshte rilindja, i ben miliardat me pensionin e mamit si ai i fikut!

  15. dash says:

    edhe une Mero do te isha kurioz cfare mendon per intervisten e dieshme te Manjanit, por sidoqofte edhe me kete editorial je numeri 1…realist dhe aktual.

  16. Valter says:

    Cdo njeri nga ne ka mendime te ndryshme per gjithcka qe na rethon. Ndryshe do te ishim si qeni i Pvllollit. Nuk eshte ne nderin e asnjerit dhe sidomos e atyre qe e mbajne emrin burra te ofendojne dhe te meren me nje vajze sic eshte Lorena.mund te kete nje mije arsye qe te jete kunder.

  17. fatmir says:

    mero u bere bajat . per ty fajin vazhdon ta kete saliu.suksese ne jete

  18. "GEZUAR " 21 JANARIN ! says:

    AKSIOMA E SHTYPIT SHQIPTAR SOT ESHTE
    se eshte bere faktori kryesor ne kataklizmone e pabesueshme 25 vjecare se bashku me faktorin dipllomatik & sherbimet inteligjente perendimore.

    Tre dite me pare pame perleshjen e gazetarit te CNN me presidentin e ri te zgjedhur ne njekonfernece shtypi.Pamvaresisht se cfare u tha mendoj se kjo eshte fjala e PARE E DEMOKRACISE..qe dhe nje gazetar hyn ne beteje pa frike me PRESIDENTIN ME TE FUQISHEM TE BOTES.
    po tek ne ?

    Kaluan 25 vjet dhe asnje nga mender analistet apo gazetaret shqiptare nuk I doli perballe ne ndonje konfernce shtypi perbindeshit berishe
    Kaluan 6 vjet nga MASAKRA E 21 JANARIT dhe asnjehere K/Ministri Edi Rama nuk I tundi gishtin ne parlament Sali Bishes per ti thene :
    TI JE VRASESI I 21 JANARIT 2011…..por ka ndodhur e kunderta……eshte Saliu qe I thote Rames : PUSHO SE DO TA BEJ SI NE 21 JANAR…DHE U BERA PISHAMN QE NUK TE VRAVA DHE TY……PRA KY ESHTE KULMI I KULMEVE.
    pse Sali bisha edhe pse ka vrare ne 21 janar dhe gerdec familjarisht dhe ka aq fuqi qe te shurroje dhe jetimet e viktimave te tij
    .

    21 Janari 2011 eshte ngjarja me horror e ndodhur ne historine e Shqiperise pasi jo vetem qe u vrane barbarisht 4 veta te filmuar “live” por vrasesit dhe urdher dhenesit po perdhosin akoma te vraret duke perfituar nga impotenca e qeverise re,hipokrizia e luve @ arvizive dhe indiferentizmi i opinionit publik.

    Shume veta e dine dhe pak e thone se ne 1991-1992 u be kalimi nga nje vend me sistem dikatorial ne nje sistem ambasdorial ku ne thelb nuk ka ndonje ndryshim pervec nje fjale te re qe quhet demokraci qe sherben si vello per te mbuluar ate qe ka ndodhur 22 vjetqe faktikisht quhet eleminimi i shtetit shqiptar duke e shendrruar protektorat me poshte se te nje vilajeti te perandorise osmane.

    Mbasi u uzurpua levizja studentore e 90′ deri ne votimet e 31 marsit 1991 gjithcka ishte bindese ne rrugen e progresit.Fatkeqesisht me pas nga elemente dhe segmente antishqiptare , antikomuniste histerike,nga udbashe serbe dhe andarte greke te te gjitha vendeve zbarkuan ne Shqiperi dhe filluan nje invazion dipllomatik duke filluar me kunderevolucjonin e 2 prillit 1991,me grevat e urise te stimuluara,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe fushates elektorale te William Rajesonit ne votime .Ne teresi keto veprimet e mesiperme jane nje puc dipllomatik shteti qe akoma ka shume njerez qe besojne se prune demokracine apo hodhen komunizmin qe kishte marr fund me kohe.

    Jane tre raste flagarante ku ambasadore amerikane kane kryer veprime per te cilat shteti amerikan duhet te mbaje qendrim ne cdo kohe dhe te kerkoje demaskimin e tyre dhe ti kerkoje falje shqiptareve.E PARA ishte marrja pjese e Rajersonit me mashtrimin e cekut bardhe ne votimet e 1992

    .E DYTA
    ishte deponimi I Berishes ne bodrumet e ambasades amerikane per aktin criminal te tij te 14 shtatorit 1998.

    E TRETA
    ka te beje me ambassadorin Arvizu en kohen e te cilit kane ndodhur shume ngjarje tronditese dhe shtet-shkaterruese.
    Duke filluar me 21 janarin shikojme se veprimtaria e tij eshte e dyzuar ku nga nje ane eshte kunder vrasesit Berishes kurse diten tjeter I jep decorate si burre shteti.

    Nga njera ane thote qe kam qare ne 21 janar kurse nga ana tjeter glorifikon vrasesin Lul Basha si yll ne ngjitje.Biles letra e ngushellimit qe icoi familjes Nika nje vit pas masakres kishte nota hipokrizie .

    Pas 21 janarit ndodhi gjeja me e pabesueshme qe nen hunden e Arvizuse jo vetem qe u terrorizuan nga VRASESI berishe presidenti,kryeprokurja,opozita,te burgosurit,te plagosurit,gazetaret por ai I eleminoi te gjithe duke vene presidentin e tij,k/prokurorin e tij,k/shikasin e tij biles dhe grabiti nen llerat e perveshura dhe brekeve te ulura te Arvizuse bashkine e Tiranes.Po ashtu u lejua me bisht ne shale te fshije menderen me ekspertizat e FBI kryevrasesi Berishe deri ne ekstrem ku ne 8 shkurt liroi vrasesit fizike te dokumentuar .
    Ajo qe e nxjerr shume te dyshimte kete ambassador eshte vizita e tij E RASTESISHME ne MMB te VRASESIT LUL ku kam shkeputur kete lajm te kobshem nga shtypi shqiptar:
    Arvizu takon policët, i përgëzon për profesionalizmin gjatë protestave të PS-së
    Ambasadori amerikan, takim informal me efektivat e policisë së Shtetit
    04 mars 2011 17:13
    Pak minuta para nisjes së një proteste të organizatës rinore të Partisë Socialiste para Ministrisë së Brendshme, Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka takuar disa efektivë të policisë së shtetit para dyerve të kësaj ministrie.Takimi ka qenë informal e mjaft miqësor dhe ka ardhur fare rastësisht. Diplomati amerikan ka dalë nga Galeria e Arteve dhe është drejtuar nga efektivët, duke i takuar të gjithë ata që gjendeshin në shërbim në hyrje të Ministrisë së Brendshme.
    Forcat e policisë janë përgëzuar edhe zyrtarisht nga Ambasadori Arvizu për sjelljen në mënyrë profesionale gjatë protestave të shkuara të zhvilluara nga Partia Socialiste, përfshirë këtu edhe demonstratën shume te dhunshme të 21 janarit.

    TE KY LAJM ESHTE KONCETRUAR ESENCA E 21 JANARIT DHE ROLI JO I SINQERTE I A.A RVIUSE ESHTE MOMENTI QE NJE GAZETAR I QUAJTI “KINEZERIRAT” E ARVIZUSE POR ME VONE KY GAZETAR I MBUSHI POTURET DHE FILLOI ME KINEZERIRAT E NEXHMIJES

    Nuk ka njeri ne planet qe beson se Arvizu kaloi rastesisht dhe do isha dakort qe nje ambassador te mashtronte pak po ja kaq shume sa qe nuk I beson as vete.

    Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ka qene dhe eshte jelek anti plumbi I vrasesve Berish & Lul per masakren e 21 janarit qe per hir ten je stabiliteti poshtrues mbron dy kriminela.

    Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ishte ideatori I barazimit te nje vrasesi me viktimen.

    Nuk do kisha shkruar kete “rroman”sikur te mos kishte ndodhur 15 nendori 2013 ku Arvizuja nga njera ane I rrevoltuar kercenon Bash Berishen per kalimin e vijes kuqe dhe nga ana tjeter para nje pak ditesh ne vigjilje te fajit te tyre te perbashket te bulevardit Arvizu dorezohet para kembeve te pista te VRASESIT BERISHE duke bizeeduar per problemet e te emes se zeqos ne maje te thanes.

    Te flasesh per 21 janarit duhen shume kohe dhe faqe pambarim por me kryesorja eshte se kjo ngjarje nuk eshte e shkeputur nga masakra 22 vjecare e kriminlit Berishe.Dihet qe ai eshte hybrid monster I secreteve jugosllave qe ne ate kohe kishin nje bashkpunim vellazeror me inteligjnecen amerikane dhe kjo eshte shkaku kryesor qe ai eshte mbrojtur dhe do te mbrohet me cdo kusht.Ne kete kontekst Berisha ka qene vetem nje kukell qe I sherbeu regjimit ambassadorial qe u instalua ne pucin e 2 prillit 1991 dhe vazhdon dhe sot.

    Pa frike duhet te mendojme se dhe 23 qershori 2013 po vertetohet se ishte nje zgjidhje e bere ne bodrume ambasadash qe I vjen era e keqe e ngjlave te lalzit qe dhe per pak jave do ta shikojne shqiptaret deshtimin e saj.
    Prandaj eshte koha qe Edi Rama duhet te dale nga bataku i ngjalave ku e kane futur planet e bera ne bodrumet e ambasadave se 23 qershori nuk ishte rrotacjon I zakonshem por nje permbysje e regjimit ambassadorial dhe kuislingut te tyre vrasesit Berishe per te cilen 1 miljon votat ne shqiperi dhe 1 miljon emigrantet jashte shqiperise duan koken e kriminelit serberishe

    Edi Rama dhe shqiptaret e ndershem duhet te marrin shembull nga vendosmeria dhe guximi I jashzakonshem i z John Kerry i cili ne vitin 1971 sfidoi qeverine amerikane te asaj kohe duke kerkuar terheqjen nga Vietnami pasi ai i pa nga afer ca 21 janare qe ndodhnin atje ne ate kohe.Biles arriti sa dhe dekoratat e luftes ti hidhte ne oborrin e shtepse bardhe te Niksonit duke thene:

    “I’m not doing this for any violent reasons, but for peace and justice, and to try and make this country wake up once and for all.”

    -Gezuar 6 vjetorin e 21 janarit 2011 o perbindeshi Berishe.

    Gezuar 6 vjetorin e 21 janarit 2011 o devili Lul Basha…ylli ne ngjitje I faqeziut Arvizu

    Gezuar 6 vjetorin e 21 janarit 2011 o miu I ambasadave Ilir Meta

    Gezuar 6 vjetorin e 21 janarit 2011 o Edi Rama dhe impotenca jote kriminale le te shperblehet ne koken e Zahos

    Gezuar 6 vjetorin e 21 janarit 2011 o Donald Luli qe me reformen e drejtesise e bere jelek antiplumbi per SALI SATANAIN

    shenim:
    ky koment i dedikohet jetimeve te 21 janarit 2011 qe ne menyren me te pabesueshme po urinohen nga familja kriminale berishiste me koqet e edi rames dhe hallatat e donald lul bashes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje