Personi kyç që ka ndërmjetësuar blerjen e kompanisë sonë energjitike nga CEZ, Nuel Kalaj, ka ndryshuar papritur qëndrim dhe ka refuzuar të paraqitet para Komisionit Hetimor Parlamentar. Edhe pse një javë më parë ai ka deklaruar se është i gatshëm të vijë, të përballet me Komisionin, deklaratat e fundit të tij, tregojnë se ai nuk do të vijë.
Refuzimi i tij pason publikimin e dy dokumenteve të rëndësishme. E para një e-mail i Drejtorit të CEZ në Tiranë, që dekonspiron Nuel Kalajn, si person të lidhur me djalin e Sali Berishës, me të cilin do të takoheshin autoritetet e larta të CEZ, pasi të takonin Berishën Kryeministër. E dyta është një e-mail, që vetë Kalaj i drejton CEZ në Pragë dhe ku shpjegon rolin e tij si njeriu kyç, që ka ndërmjetësuar privatizimin prej CEZ të kompanisë shtetërore energjetike OSSH. Po ti shtosh kësaj dhe faktin që banka e nivelit të dytë, që i ka dorëzuar 7 milionë euro në cash ka ofruar për Komisionin gjithë transfertat e tij bankare, është e qartë pse zoti Kalaj ka frikë të vijë në Tiranë.
Refuzimi për të dalë para Komisionit, tani duket se nuk është një vendim i tij, por i njeriut të tij në ish-qeverinë “Berisha”.
Zoti Kalaj tani do të duhet të shpjegojë se cila është puna që ai ka bërë dhe që është paguar 7 milionë euro, përse janë tërhequr në cash shtatë milionë euro dhe ku janë çuar, a kanë dalë jashtë kufijve të Shqipërisë, apo është paguar ryshfet nën dorë në Tiranë, dhe fakte të tjera që e lidhin atë shumë ngushtë me djalin e ish-Kryeministrit Berisha.
I pasigurtë nëse do të jetë i lirë pas Komisionit, Kalaj duket se ka refuzuar ardhjen në Tiranë, duke filluar praktikisht një lloj arratie nga drejtësia shqiptare.
Për t’u bërë më i plotë ky akt kundërshtimi i tij, Drejtoria e Pastrimit të Parave, duhet të hapë proces hetimi dhe të bëjë denoncim penal, për procedurën e tërheqjes në cash të këtyre 7 milionë eurove dhe rrugëtimin e tyre pas tërheqjes. Kalaj ka thënë se i ka investuar dhe Drejtoria e Pastrimit të parave, duhet ta zbardhë këtë çështje përmes hetimit penal.
Denoncimi penal dhe nxjerrja në kërkim e këtij personi, është rruga e duhur që ai të detyrohet ligjërisht të japë shpjegime, tashmë jo para Komisionit Parlamentar, por para Prokurorisë së Shqipërisë.
Të gjitha faktet, dëshmojnë se shitja tek CEZ e OSHE, ka qenë një akt që ka cenuar lirinë ekonomike, konkurrencën dhe tregun e lirë, duke qenë një shitje e porositur nga një njeri i afërt me djalin e Kryeministrit të vendit. Është e njëjta gjë, siç ka ndodhur me kontratën e “Gërdecit”, që i biri donte ta kalonte për llogari të kompanisë së lidhur me të, me një vendim qeverie. Kur në qeveri e kundërshtuan disa ministra dhe zëvendëskryeministri, procedura u anulua dhe ju dha përsëri asaj kompanie nga Fatmir Mediu. Po kështu dhe me ARMON. Ishte fiksuar që do ta merrte Rezart Taçi dhe u bë çdo gjë që ta merrte ai, pavarësisht se futën në telashe dy banka .
Kalaj, i cili ka punuar, siç e pohon vetë që nga viti 2006 për këtë operacion, ia ka dal falë djalit të Kryeministrit, dhe tërheqja e 7 milion eurove një javë para zgjedhjeve të vitit 2009, e rëndon dhe më tepër situatën, duke e çuar në kufijtë e dyshimit të një krimi elektoral.
Duke qenë se Çekia është vend i BE, ajo vetë duhet të nisë hetim penal për këtë çështje, pasi ka të bëjë dhe me shpërdorimin e një kompanie shtetërore çeke.
Refuzimi i tij, është një urdhër i diktuar nga “garantët” e tij në Tiranë, të cilët janë të sigurt, se nëse ai qëndron larg dëshmive para drejtësisë shqiptare, këto do të jenë të qetë dhe të paprekshëm nga kjo aferë.
Por në fakt kjo aferë është një shembull se si janë bërë gjithë privatizimet e mëdha në Shqipëri dhe cila ka qenë rruga për të devijuar ryshfeti tek Familja në pushtet. Nuk ka nevojë të pish gjithë fuçinë e verës, për të kuptuar çfarë shije ka. Hetoni CEZ dhe kuptohet si ka vjedhur Berisha. Nuk ka pasur shumë fantazi. Gjithmonë ka vjedhur njësoj.
Mire drejtesia shqiptare nuk e heton se themi qe eshte e kapur apo e korruptuar, po drejtesia ceke cfare ka pritur qe te beje veze balla ? Keto para atij i jane dhene nga kompania CEZ ne rruge bankare. Jane para te gjurmueshme dhe nese do kishte pasur histori korrupsioni mendoj se me standartin e drejtesise ceke do kishte dale ne pah me kohe e me vakt. Edhe nese sekseri del se e njeh djalin e berishes nuk eshte prove se ka ndare parate me te, aq me teper kur dhe emaili qe ka dale flet per takim ne 2010, pra pas dhe jo para pageses qe Nuel Kalaj ka marre nga CEZ. E gjithe kjo histori duket nje shashke para elektorale qe do perfundoje me perfundimin e zgjedhjeve.
Ky Noel Kalaj nuk diskutohet qe eshte nje “bedel” i ndonje funksionari (berishist) te larte ne Perendim ashtu sic ishte Deviroli qe fitoi nje kontrate 300 miljon dollare me PENTAGONIN..PRA “gjurmet te cojne ne QELE”
nqs garantet nderkombetare te perlyer me pislleqet nuk mbrojne kusislingun e tyre berishe dhe ai vete ne burg besoj se do nxjerre emra dipllomatesh dhe politikanesh perendimore qe do “habitet i ligu ,c’ka ban i forti”
Para 3+ vjetesh zoti Mero boton ne dhjetor 2013
pas arrestimit te Doktor Xhelal Mziut nje artikul me titull:
.
“Ndeshkimi I nje modeli”
dhe me te drejte shpreh me nota telarta optimiste si ai si lexuesit/komentuesit
sepse besonin ne fillimin e nje ere te re ndryshimi..se po vinte ndeshkimi I shume pritur
I atyre qe nga breke me bythe u kthyen ne milionera ne 2-3 vite…
.
Komentshkruesi nisur nga nje fakt domethenes se Doktor XH.M po arrestohej
me drita ndezura me akuzen :”mos barazi ne tendera” deklarova se kjo ishte nje loje e ndyre e qeverise
qe iku ne bashkpunim me qeverine Rama.
Ishte loje e ndyre se nese do fillohej ndeshkimi duhej me Doktorrin Tjeter
dmth Sali &lul berishen..sepse nqs I vihen pranga doktorrit vogel per mos barazi ne tendera…
atehere Doktorri I madhe bashke me Lulin duhej ti fusnin plumbin ne Lule.
#############
Nuk vonoi shume dhe Lul bash krimineli e viziton me banden e tij ne burg dhe deklaron rrotkarizimin e tij duke thene:
XHELAL MZIU….MANDELA I SOTEM..
Nuk vonoi shume dhe per ekuliber u ra dakort te arrestohej nga kampi tjeter Shpetim Gjika dhe ne fund me shume e hengri Shpetimi I PS ndersa doktorri I vogel xhelal u shpall Hero i Shqupit
#############
Por shembulli me I pabesueshem ishte me Ardjan Fullanin qe ne barcaleta qe tregohen me pas quhej ‘MIKU I ARVIZUSE” edhe psa ka dokumentet me te vertetura ne bote per krimet e tij ekonomike ai jo vetem qe eshte jashte burgut ,,por po merr dhe leket e denimit si I pafajshem..
Kjo eshte midis reales dhe ireales qe thonte Kadareaj dikur..
Pra hajdute te dokumentuar 100 % si te tille ne vend te jene ne burg te perjetshem po behen heronj dhe po marrin dhe benefite extra.
#############
Edhe ne rastin e reformes se drejtesise-vetingut dhe venecias sic jane shkruar letrat deri tani duket nje loje e ndyre..
Ve bast qe reforma do filloje te egzekutoje qeverine e Rames nga marsi-prilli 2017 dmth 2-3 muaj para votimeve per te shkaterruar PS dhe per te katapultuar Lul Bash-kriminelin.(KUJTONI PARA DY DITESH ALFRED PEZEN E PS QE ESHTE SARDELE PARA OKTOPODHIT BERISHE
#############
Eshte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.
CFARE GABIMESH FATALE KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.
#############
1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.
2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj
3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin
4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.
5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar
6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”
7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.
8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha
9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes
10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.
11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa
12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e FBI
13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje
14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor
15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.
#############
NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,
NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT
Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.
Me sakte:
Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..
dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..
qe Vazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON.
E thene ndryshe
Zoti Donald Lu ( dhe ato qe e kane emruar ate)
duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar dhe te fillojne
‘’’’’’’’’’’’’’’’REFORMEN E DE-NAZIBERISHIZIMIT…
……………sic bene gjermanet pas 1945
O ediii po jane para te gjurmueshme , kur gjurmohen mor djale ……aq shashke eshte sa nueli po e heq boren me lopate qe te hap rrugen der te komisioni te mbroje”pastertine “e parave bile aq te pastra jane sa ja dhane ne dore brenda dites. Di gje sa eshte limiti i terheqjes per parate e “pastra”??? Hajde se su mor vesh kush kupton e kush jo ketu hallall rroga e xenit
EDI! Bravo.Qenke avukat i mire per te mbrojtur hajdutet,dhe te koruptuaret.Ata te kompanise çeke i kane marre fitimet e tyre dhe nuk u intereson te merren me keto.Ne kete mes eshte renduar vendi yne,ekonomia e jone.
na e shpifet me denoncime! na merzitet jeten dhe vendin. O jepni lajme per arestime Te ketyre banditeve ose qepeni gojen.
Nese nje kriminel dhe i korruptuar si sali krimineli dhe kelyshet e tij biologjike do te shkojne ne burg nuk ka me asnje pengese per te cuar para drejtesise edhe te korruptuar te tjere si basha ruli bode mediu tagaj apo meta rama gjilnuri beqja nikolla etj. Vetem keshtu shqiperia do hape negociatat me be
Pastrim parash permes CEZ ? Pak si e veshtire. Parate pastrohen neper parajsa fiskale nga kompani anonime jo nga kompani te medha europiane. Drejtoria e Pastrimit duhet te padise banken qe ja ka dhene parate te thata ne dore jo personin qe i ka terhequr, se nuk i ka vjedhur por i ka pasur te vetat.
Sekseri Kalaj te shpallet ne kerkim nderkombetar,e te pyetet nga Prokuroria e Pergjithme …pse jo dhe nga Dhalla.(por shanset Jane zero).
Ndue-ja apo Nuel-i do bente mire te deshmonte ne autoritet shqiptare,e nese pretendon se nuk eshte i implikuar me korrupsionin galopant e C.E.Z -it,ne qeverisjen e Salehit.Ose nuk eshte cudi se mund ti organizohet ndonje aksident.Rastet nuk kane munguar.Thirri mendjes o Nueeeee.
Akuzat kunder Djalit te Berishes jane si akuzat qe I bente Erion Braces Ushtrise shqiptare per shitjen e 200 milione Dollareve te armatimit dhe kur u verifikua po vet nga socialistet ajo ishte turpi I shpifjes kunder Arben Imamit.Ju kujtohet akuza e Braces ne Parlament? te merresh me shpifjet dhe trillimet e Aleances se Qelbesirave ndyhesh komplet me mashtrimet e tyre.me genjeshtrat e tyre etj.Ju kujtohen akuzat kunder Lul Bashes per vjedhjen e 220 Mlione Euroesh tek rruga e Kombit? ishte aq shesharake sa sot duhet te besh nje shou ne Teater per injorancen e Aleances.Aty jane ne pushtet prej 4 vjetesh pse nuk I gjeten ku I ka future Lul Basha parate e “Vjedhuara”??????????????????????????????Akuza idiotesh e njerezve te helmuar nga urrejtja skizofrene per kundershtaret e tyre politike dhe me keto akuza keta kriminele po qendrojne ne pushtet duke shtypur kete popull te pa-lexuar.
MENTAR! Qenke rrote mulliri.Te ardhka keq ty per hajdutet.Edhe Arben Imami eshte hajdut i madh,se me demontimin e armeve ai ka fituar miljarda euro.Eshte me i pasuri nga te gjithe.
I njejti stil ka 25 vite: kexhtu bente Monika, Xhoana, Xeni dhe tani Olsi.
Fuck all of them, fare e keqe.
Ky vend nuk behet!
Iku per gjah dhe ky ..
Akoma nuk e dini??? ATO PARA JANE PERDORUR PER TE BLERE ILIR METEN.
Ky vend do te behet kur te behen shqiptaret,qe deri sot me keqardhje jemi pa identitet si shkak i pushtimit 500 vjet turk qe na la ne injorance e varferi dhe ajo qe na derrmoj perfundimisht rregjimi komunist-enverist 50 vjet krim,terrorr,burgim,grabitje e prones,izolim,varferi ekstreme dhe keto politikane sot jashtqitja e tij !