Shumë vëzhgues të politikës po vërejnë se ka një entuziazëm të tepruar kryesisht nga opozita për fitoren e Trumpit dhe nxitojnë të qetësojnë të entuziazmuarit. Në tërësi entuziazmi shikohet si një sforcim për fushatën zgjedhore që po afron dhe si një përpjekje për të krijuar një klimë artificiale entuziazmi tek mbështetëst e tyre, përmes faktorit të jashtëm. Duket pak a shumë ajo që Berisha tentoi të bënte në vitin 2001, kur thoshte se koalicioni i “Tre B”, (Bush, Berluskoni, Berisha) do fitojë.
Por e vërteta është se entuziazmi i këtyre që po gëzojnë për Trump, ka një kuptim, por nuk ka lidhje me zgjedhjet. Fitorja e Trumpit dhe portreti i tij kontravers, ardhja nga bota e biznesit, evazionit fiskal dhe mungesës së skrupujve moralë, ka ngjallur një shpresë të re në Shqipëri, një shpresë që tejkalon dëshirën për të fituar zgjedhjet përmes këtij faktori.
Ajo që i ka bërë entuziastë opozitarët në Tiranë, nuk është fitorja e mundshme e zgjedhjeve për shkak të Trump. Atë e dinë që nuk e arrijnë dot.
Ajo që ka ngjallur shpresa tek ata, ka të bëjë me frustrimin që ky enturazh politik ka pasur gjithë këto kohë me SHBA, për shkak të presionit të hapur dhe shpesh të pacipë të saj, për të miratuar reformën në drejtësi. Politikanët që u përballën me ambasadorin Donald Lu në Tiranë, për shkak të reformës në drejtësi, tani shpresojnë se ardhja e Presidentit Trump, mund t’i zhbëjë gjërat. Ata shpresojnë se janë mu në vijën e kuqe, nga ku gjërat mund të rikthehen njësoj siç ishin dhe ndjehen paksa të penduar që ju nënshtruan presionit të administratës së SHBA për ta votuar reformën.
Me sa duket edhe ata, nuk kanë shpesuar, që do të fitonte Trumpi, ndryshe nuk kishin pse shkonin në Konventën e Klintonit.
Kjo shpresë e cila tashmë është reale dhe e shprehur në opinionet e tyre, ka filluar forcohet dhe me një paranojë që po kjo racë po përhap për multimiliarderin, po ashtu kontravers, Xhorxh Soros, meqë kanë dëgjuar që Trumpi ka armiqësi me të.
Me një lehtësi të papërballueshme, këta tipa e kanë konvertuar skenën politike amerikane, në kafe Rognerin dhe i kanë gjetur Donald Trumpit, armiqtë që duhet të eleminojë në Shqipëri dhe reformat që duhet të anullojë.
Me shpresë se rendi i ri botëror pas kësaj do të vijë, në Tiranë ka një shpresë reale se Trump është një pikë kthese dhe për fatin e tyre politik dhe ata kanë filluar të ndryshojnë fjalor. Njësoj si serbët që shpresojnë se pas Trumpit, Kosova do t’u rikthehet dhe për këtë nuk duruan dot, por e nisën trenin para inaugurimit, edhe të “ngrohurit” shqiptarë nga fitorja e Trumpit, po bëjnë gjeste të tilla tragji-komike, që nisin me fotot nga Uashingtoni dhe vazhdojnë me gjestet publike në Tiranë.
Sali Berisha për shembull dje për herë të parë ka thënë dy gjëra që nuk i ka thënë kurrë më parë. Ka lavdëruar miliarderët që kanë hyrë në politikë duke marrë Trump si modelin e suksesit të tyre, për të cilin ka thënë se i përfaqëson, dhe ka sulmuar Xhorxh Sorosin. Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, Xhorxh Sorosin e ka sjellë në Shqipëri, Sali Berisha, ka mbështetur gazetat opozitare në vitin 1991 e në vazhdim, dhe ka qenë mysafir i rregullt në zyrën e Sali Berishës. Ka pasur acarime të pjesëshme me të për shkak të stafit të tij në Tiranë, por Soros i ka hapur rrugë dhe kurrë nuk janë përballur publikisht. Dje ishte hera e parë që Berisha e theu agjërimin kundër tij, duke thurrur lavde me këtë rast, dhe për milardierët që po hyjnë në politikë.
Thellë-thellë, në Tiranë besojnë se Trump është një mundësi për t’u rikthyer gjendja e para reformës në drejtësi dhe po përpiqen t’ia faturojnë Donald Lu, presionin për reformën si një akt personal kundër politikanëve të Tiranës dhe jo si vendim të Uashingtonit. Dhe për ta bërë qesharake si çdo gjë, kanë shpikur që reforma është paguar nga Soros, meqë në programin e drejtësisë të Sorosit parashikohej dhe reforma në drejtësi. Sa i përket donacioneve për reformën honoraret e Fondacionit “Soros” për disa specialistë të saj nuk janë as 1/20 e donacioneve për reformën, ku peshën kryesore e mban BE dhe SHBA.
Pra entuziazmi për Trumpin tek opozitarët e Tiranës, nuk është bash çështje elektorale, dhe as shpresë për ndryshim politik, por shpresë për një politikë m evemendje më të vogël amerikane për Tiranën. Ajo që duan opozitarët që po gëzohen nga fitorja e Trumpit është ajo që Trumpi pak a shumë ka shprehur, një vemendje më të vogël për vendet e Ballkanit, një vlerësim më të madh për Rusinë, një shkelje syri për putinizimin, çka në Tiranë përkthehen si “një shpëtim nga zgjedha e Donald Lu” dhe një pendesë e madhe që iu dorëzuan atij disa metra para finishit të fitores së Donald Trumpit.
Më tej akoma kjo racë politikanësh në Tiranë, janë ata që po mbajën peng një vendim të shqiptarëve në Maqedoni kundër Gruveskit, duke e parë atë si njeri që i ka rënë më qafë administrata e Obamës dhe duhet mbështetur si pro rus, meqë ka ardhur Trump. Dhe në këtë pikë, sërisht ka dalë në skenë teoria se për Ballkanin është më i rrezikshëm depërtimi i Sorosit, se sa i Rusisë. Këtu bile i japin të drejtë dhe Gruevskit dhe po e mbrojnë më shumë nga gruaja e Bledi Çuçit se mos e rrëzojë nga pushteti, se sa nga Ali Ahmeti dhe partitë e tjera shqiptare.
Janë këto sinjale që i japin kuptim entuziazmit të opozitarëve shqiptarë për fitoren e Trumpit. Është kjo arsyeja që dje u bë aq popullore fotografia e dy personazheve emblematikë të politikës shqiptare që i kanë ikur drejtësisë me procedurë, Fatmir Mediut me mushama në kokë, dhe Lulzim Bashës me kapuç në kokë, që dukej sikur fluturonin nga gëzimi. Nuk e kanë tek votat, se ata e dinë sa vota kanë. E kanë tek shpresa se askush nuk do t’ua kujtojë më të shkuarën. Bile dhe më shumë akoma. Tek shpresa se mund ta zhbëjnë atë që e bën me gjysëm zëri e zemre, ngritjen e dorës më 22 korrik gjatë natës, nën dëshpërimin që shkaktonte ndërhyja brutale amerikane, për ta vendosur drejtësinë në Shqipëri.
Shume drejte eshte shkruar !Te mjeret shohin endra me sy hapur tamam si barsaleta me ariun qe thoshte se sivjet do bejne goricat shume ,sepse me haen mua !
S’ka gje per tu habitur. Ky ka qene dhe vazhdon te jete principi baze i shqiptarit te shitur. Eshte vazhdimesia e genit bastard. Ne kohe keshtu Kane bere me turkun, me sllavin, me egjeasit ,latinet, e se fundi me ( h )amer( ik )en. Ne fakt te gjithe ata qe kete vend e Kane perdorur si vend per te arritur tek pasurimi , kete Kane bere. Jane lepire pas padronit te radhes. Eshte e qarte qe ne keto momente jashteqitja e kombit Po shpreson tek nje eskaleishen te forcave regresive ne bote. Por do tu ngrije ngerdheshja ne buze. Kjo eshte prova. Kater pale zgjedhje te humbura radhazi. Boshti franko-gjerman, qe per hir te vertetes Po mbeshtet reformen me po aq Force sa administrata Obama. Te ekzaltohesh vetem se trampi nuk i jep prioritet ballkanit, eshte foshnjerore. Politika amerikane nuk ndryshon sipas barometrit te shqupit e te partise kufome te mediut. Tani ose me vone, ndrshkimi eshte i pa shmangshem.
drejtesia eshte drejtesi ,as Tramp dhe as Berluskoni ,sikur te paLLOJNE GJITHE GRATE E BOTES,nuk mund te thone qe e zeza eshte e bardhe se i intereson krimineleve udbashe !
dhe sa per Kosoven ,Trump do te jete me direkt dhe me i prere;Kosova do te legjimitohet plotesisht boterisht,me avantazhin Krime,ne favor te Rusise !
Keshtuqe ,besoj se qeveria amerikane do te jete me e hidhur kunder krimineleve shqiptare …….
Per 2 gjera duhet te trembet mazhoranca shoku Mero:
1- deklarata e keqe e rames ne CNN per Trump
2-sorros……………
Si do ndiheshim.ne si shqiptare nqse kryeministri i Italise thoshte ne fushate elektorale qe zgjedhja e Edi rames eshte fatkeqesi per shqiperine!!!!!!
Mos i trashni kot gjerat, politikanet tane jane shume me te thjeshte. Ata kujtojne se Trampi eshte njelloj si ata. Ata mendojne se Trampi e ka vene pasurine sic e kane vene keta, duke vjedhur. Eshte per kete arsye qe ju duket Trampi si soji i tyre.Nuk e kuptojne qe republikanet jane shume me konservator dhe te ndjeshem ndaj poshtersive. Ata te thyejne dhembet dhe nuk te qasin ne dere po moren vesh se vjen nga bota e felliqesive. Po opozita jone ka mentalitet komunist, endrrat i merr per realitet. Ndaj beson se po i vjen e mira ne dere. Fatkeqet, do te zhgenjehen keq dhe shume shpejt bile.
Shpreson Kazani qe Trapi te nderpres fondet e Vettingut per gjithe procesin e saj. Por se kupton llumi qe Kosova dhe Shqiperia konsiderohet si “Buffer Zone” dhe s’ka per te ndodhur se eshte pike strategjike luftarake dhe jo politike.. Kazani, Kazan ngelet..
Perse nuk gjykoni me largepamesi , Opinioni i Rames eshte individual dhe per kete ne demokraci nuk do te mbaj meri ekipi i Republikaneve . PER NJE PLESHT NUK DO DJEGIN JORGANIN . Trampi eshte lindur , rritur dhe plakur ne demokraci dhe si i tille nuk e kupton shoqerine njerzore pa lirine e mendimit . Nuk mund te hakmerret me Shqiperine ,per fjalet e Rames ,i cili nuk eshte i perjetshem ne ate post .
Mentalitetin e hakmarrjes e kane vetem mesjetaret Shqipetar .
Kombi,e kemi zgjedhur prijes te shqiptareve ne 2013 dhe kshu qe perfaqeson gjithe shqiptaret ose shumicen me sakte. Ate qe tha Rama per Trump do ta thote Sekretari i jashten i USA ne zgjedhje per Ramen dhe shume fort biles, plus shume e shume te tjera gjena brenda fushates sa ta reezojne nga jarrikja. Kaq e thjeshte eshte
Soni, Rama nuk tha gje tjeter vec ato qe Trump i ka merituar dhe meriton. Ki durim edhe nja 6 muaj dhe do ta quash Ramen profet. Amerikanet vertet te japin shansin duke te zgjedhur por po aq lehte te rrezojne “knock-out” nese devijon nga ato parime universale mbi te cilat eshte themeluar ai shtet. Do rrojme dhe do shohim.
Cjane keto idiotizma qe thua?.
Kujt i duhet profecia e Ramiut nderkohe qe budallalleku i asaj deklarate mund te beje efekte shume negative ne Shqiperi?
Opinionet dhe vendimet i merr vetem qytetari amerikan qe voton.
Dhe politikanet e shteteve te medhaja jane shprehur negativisht, por te rezervuar ne limitin e nje mosbesimi apo skepticizmi, gjithmone duke iu permbajtur etikes politike dhe respektit te popullit votues.
Gomarllekun qe beri Ramiu nuk ka idiot qe ta justifikoje dhe ta tejkaloje.
Pervec shqiptareve.
Protestat le ti bejne masat dhe opinionistet.
Politikanet shtrengojne duart..
LAJMERIM….
Me keqardhje njoftoje se eshte zhukur nje nga komentuesit me te rendesishem te ketij forumi.
Ka gati nje muaj qe nuk eshte paraqitur ne kete forum dhe nuk dime asgje per jeten e tij.
Ky eshte nje shqetesim i madh per kete forum.
A i q u h e t S k y p i o n.
Prandaj ,kush ka ndonje te dhene per personin e humbur le te shkruaj dy rrjeshta .
Edhe ne se nuk dini gje te sakt mund te shkruani hamendjet se ku mund te jete zhdukur.
Kete njoftim e ben miku i tij me i ngusht Xhej eN Bi .
Break News!
Skypion qe nga 2017 nuk po merret me budallaqe te forumit te juaj!!!
Suksese ne jete!
Dy fjale per J.N.B
Skypion-i qe thua zotrote eshte nje nga ndyresirat me te medha te shtypit shqiptar dhe eshte pikerisht
Artan Hoxha nje koleg i gjeollogjise se Meros dhe nuk eshte Lul Basha qe ju gabimisht pohoni ne komentet tuaja.
Skypi jone alais artan hoxha nuk ka dale me komente sepse artikuj e Meros jane te nje niveli te atille qe me zor kalojne 10 komente.
Fakti qe 6 vjetori i 21 janarit 2011 kaloi si nje feste kombetare ku dhe lul kriminelit me fatmir medihoxhen zgerdhiheshin me kapelen e Trampit nuk ka nevoje per koment.
Nuk ka pse shkruan Skypi kur Edi Rama po iken me bisht ne shale si ne maj 2011 atehere nen menget e perveshura te Harvizuse kurse tani nen reformen e dreqesise te Donald lulit qe ne vend te filloje me krimet e berishajve…po fillon te kryqzoje Alfred pezat e PS….duke e lene pa breke edi ramen …para votimeve te qershorit te ardheshem…
Sa here qe shkruaj nje koment nderhyhet nga kush nuk e di !!!
mire si gjithnje Mero.
Me ardhjen e Trump ne pushtet, te gjatit tuaj komunist i erdhi fundi o zgjebsa