Përse PD nuk do bojkotojë zgjedhjet?

16 Janar 2017, 18:27Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhje. Po ashtu nuk ka ndonjë dëshirë të madhe të ketë një reformë zgjedhore, siç bën, kur e kërkon lidhur me numërimin elektronik. Nuk do, po ashtu, që të ketë mbështetje unanime për bojkot brenda partisë. Është rasti që i hyjnë në punë dhe armiqtë e tij. Do pak dështime nga çdo kërkesë, me qëllim që t’i bëhet një dështim i madh dhe që pas zgjedhjeve në qershor, të ketë arsye për të treguar përse humbi, përveç arsyeve të vërteta.

Muaj më parë, kur brenda PD kishte zëra këmbëngulës për të bërë presion për reformën zgjedhore, Basha jo vetëm heshti, por i akuzonte me kalecët e vet në portalet e Zenit, se “ata që kërkojnë të merremi me reformën zgjedhore, duan të tërheqin vëmendje nga prioritetet e opozitës”. Qysh atëhere ishte e qartë që Basha, debatin për reformën zgjedhore nuk e do si debat në vetvete për të bërë reformë, por si një përpjekje për të gjetur arsyet e humbjes pas zgjedhjeve.

Memorandumi i partive të vogla opozitare të thirrura nga Basha për të krijuar një instrument presioni mbi zgjedhjet, lidhur me kushtëzimin me votimin elektronik, e bën dhe më të qartë këtë gjë.

Po a është PD e gatshme për bojkot?

Jo! Së pari, e pengon historia e saj. Partia Demokratike është forca më e madhe politike opozitare në vend, dhe e përgatitur të bëjë betejë. Në historinë e saj politike, bojkoti është një instrument pas zgjedhor, por PD nuk u është shmangur kurrë zgjedhjeve. Ajo ka shkuar në zgjedhje në vitin 1991, kur ishte ende e papërgatitur, ka shkuar në zgjedhje në vitin 2000, kur ishte e dobët dhe e sakatuar nga viti 1997, ka shkuar më 2001, edhe pse pushteti i asaj kohe, i vodhi siglën dhe ia dha Genc Pollos, si një përpjekje për t’i paraprirë bojkotit të saj. Ajo po ashtu, shkoi në zgjedhje në vitin 2015, edhe pse kishte paralajmëruar me të njëjtin avaz, bojkotin, si tani.

Nga ana tjetër, PD është e penguar të bojkotojë dhe nga vet lidershipi i saj. Edhe pse Basha ka bërë kujdes të mos ketë autoritete politike të tjera në PD, jashtë influencës së Berishës, në një bojkot të mundshëm të PD, ka shumë shanse të shfaqet një kundërshti institucionale kundër Bashës dhe një përçarje e partisë për këtë objektiv, që do rezultonte fatal për të. Kundërshtimet që ka pasur në grup parlamentar do të jenë më të forta, nësë rast se nuk e konsiderojnë deklaratë rutinë atë për bojkot dhe PD rrezikon të bëhet qesharake, duke u defaktorizuar si parti.

Së fundmi, është dhe një qëndrim interesant i PD ndaj LSI në këtë pikë. LSI është e para parti që ka kërkuar të merren seriozisht me reformën zgjedhore dhe është po ashtu mbështetëse e votimit elektronik, por në Memorandumin e vet, PD e ka përjashtuar LSI. Pra ajo duket se nuk e ka marrë seriozisht bojkotin, pasi në rast se do ishte serioze, një aleancë me LSI në këtë pikë, do ishte domethënëse.

Në këto kushte, nëse PD vendos të bojkotojë për një kusht, të cilin fillimisht nuk e  pranon misioni i BE dhe OSBE në Tiranë, atëhere LSI mund të bëjë realitet ëndrrën e saj për të dalë e vetme në zgjedhje duke mbushur boshllkun e PD dhe vendi do shkojë drejt një regjimi putinist, me dy parti të majta në krye dhe një PD të kthyer në OJQ, vetëm që të mos shkarkohet Basha pas zgjedhjeve.

Në  këto rrethana, PD nuk ka për t’i bojkotuar zgjedhjet, siç nuk i bojkotoi as në vitin 2015, edhe pse Paloka tha se “do t’i vëmë flakën vendit”.

Problemi i vetëm që ka Basha tani, është si të përgatisë fjalimin e humbjes, duke e ilustruar me reformën zgjedhore. Atë fjalim ka nisur ta shkruajë shumë shpejt. Duket që e ka me ankth të madh.

7 komente në “Përse PD nuk do bojkotojë zgjedhjet?”

  1. shqip says:

    Deshiroj, uroj, mendoj, po edhe dua te besoj, qe ky do jete grushti i fundit i shkerrmoqjes perfundimtare i pedes,(lexoje siç eshte shkruar) .

  2. aqif tahipi says:

    Pd dhe basha ,duhet te kishin perdorur nje gjuhe me te thjeshte per hallet dhe problemet qe mund te kete vendi dhe njerezit.Distancimi i tyre nga korrupsioni 8 vjecar i pushtetit te pd nuk u be dhe nuk mund te behet kurre.Gjuha tejet fyese dhe ofenduese ndaj kundershtarit politik nuk sjell me asnje perfitim politik dhe pd e ktheu parlamentin dhe foltoret e konferencave te shtypit ne zona sharjesh dhe akuzash nga me te pabesueshmet.

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    PD-ja dhe Basha,po sforcohen per te bere rolin e te fortit,ne politiken shqiptare !
    Basha eshte nga te vetmit kryetar partie,qe mendon se duke mos marre pjese ne zgjedhje,te qendroj perseri kryetar!
    Mbase ne ditet e zgjedhjeve,nxjerr ndonje raport mjeksor,per justifikim. Ja ka marr doren,i ka dhene rezultat.
    Basha mendon se me te “fortin” bashkohen te gjithe !

  4. razo says:

    Hmm intersante qe e cileson rregjim putinist ardhjen e LSI si forca e dyte politike ne vende pas PS .. por me duket se po i mban me shpresa kote. PD eshte e distinuar te shkaterrohet dhe shkaterrimi I saj filloi kur beri aleance me LSI te rrinte ne pushtet duke dhene 30% te pushtetit dhe vjedhjen e Tiranes ne mes te dites qe ju kushtoi mjafte rende dhe praktikisht sot ne tirane jane ojq , mbetet te shihet ne rrethe . . Tashme ajo parti eshte e marre peng nga LSI dhe per me teper nuk kane me turp ta pranojne.. e gjitha ceshtja eshte sa ja ka arritur Rama te thithe elektoratin e PD .. shenjat jane qe ka bere mjaftuheshem.

  5. shushica says:

    Mero , mos bej krahasime kur nuk njeh realitetin …Ne Rusi nuk jane ne pushtet dy parti te majta , por nje parti qe quhet Rusia e bashkuar , parti tipike e te djathtes sociale populiste …Simotrat e saj jane Front Nacional ne France , partite ne pushtet ne Poloni , Hungari , nacionalistet e Brexit ne GB, AFD ne Gjermani , Salvini me Legen ne Itali , Nacionalistet ne Austri…Ne Shqiperi , pavaresisht nga emertimet , ka vetem nje parti qe ka nje elektorat te majte , por program dhe lidership te qendres me karakter institucional ….nen Ramen , ajo me Nanon ishte parti tipike liberaloanarkiste …Ndersa partite e tjera jane vetem grupime interesi , pa asnje lloj ideje ….PD eshte nje grupim anarkofashistoid oriental , LSI nje grupim punedhenesish, partia e cameve nje grupim krahinor , sikurse eshte nje grupim etnik partia e minoritetit . Praktikisht ne Shqioeri mungon nje parti e qendres se djathte , pasi klasa impreditoriale shqiptare eshte e percare , pa ide zhvillimi , e lidhur me pushtetin per interesa te momentit ..

  6. kolaq dangëllia says:

    Shushica shumë të qartë e ke vështrimin.

  7. kashi says:

    pse e hoqen hollandezet ne vitin 2007 votim elektronik pyeteni lulin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje