Ka një mënyrë më të lehtë dhe më të shpejtë për të hetuar 21 janarin, jo sipas denoncimit të ish- opozitës si vrasje shtetërore, por siç e ka thënë Sali Berisha, si grusht shteti. Sali Berisha ka bërë publike dy skenarë që nuk janë hetuar kurrë. Skenari i parë ishte ai i datës 21 janar, kur Berisha deklaroi se sipas të dhënave të tij, kishte një përpjekje për të marrë pushtetin me armë, ishin përdour çadra pistoletë, armë të kalibrit të vogël që nuk gjenden në gardë, thika me helm etj. Pastaj kur u dekonspirua ky skenar, kaloi tek skenari i dytë, ku sipas tij, krerët e shtetit, Presidenti, Kryeprokurorja, në bashkëpunim me opozitën, donin të merrnin pushtetin duke burgosur Berishën për vrasje.
Le t’i shikojmë deklaratat zyrtare të tij dhe të hetojmë sipas skenarit që ka pranuar vetë Berisha.
Në daljen e tij të parë publike më 21 janar në mbrëmje, Sali Berisha e vizatoi atë që kishte ndodhur si një grusht shteti.
“Në këto përleshje kanë humbur jetën 3 qytetarë, janë plagosur dhjetëra policë dhe demonstrues. Përgjegjësia e plotë totale për të gjitha këto bie mbi organizatorët e skenarit “tunizian”, mbi pinjollët e “Benalive” shqiptarë. Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta, familjarëve të viktimave, theksoj se të dhënat paraprake flasin se secili prej tyre është qëlluar nga afër me armë pistoleta të lehta, të cilat nuk gjenden në armatimin e Policisë së Shtetit dhe as të Gardës së Republikës. Duke theksuar këtë, i kërkoj Prokurorisë të zbardhë sa më shpejt të vërtetën e këtyre jetëve të humbura.”
Atëhere le ta nisim hetimin nga versioni i Sali Berishës. Kush e lexon këtë deklaratë të Kryeministrit, e kupton qartë se kur doli para medias, ai ka qenë i vendosur t’ia hidhte kufomat në shpinë Edi Ramës. Disa orë më parë dy mjekë të Spitalit Ushtarak ishin udhëzuar të mbështesnin me prova “me sy”, se viktimat ishin qëlluar me armë të lehta nga afër. Një raport i Lulzim Bashës dorëzuar në zyrën e Sali Berishës para konferencës për shtyp, e mbështeste këtë version me të dhëna nga burime anonime.
Në mbrëmje vonë Artan Hoxha publikoi pamje të plota, filmuar nga vendi ku ne rrinim në “Kullat Binjake”. Këndi i gjerë i pamjes i përfshinte të gjithë vrasësit dhe të vrarët. Shihej qartë që gardistët kishin qëlluar dhe vrarë. Shihej qartë një ushtarak i Gardës që kishte qëlluar në drejtim të njerëzve. Kamera kapte flakën e automatikut dhe rrëzimin e viktimës në një kohë. Ishte një mrekulli optike. Berisha nuk e priste këtë. Vetëm pak çaste më parë, në orën 19:30, ai kishte spekuluar pikërisht me këtë fakt. Ja si ju drejtua në mënyrë cinike gazetarëve:
“Mund t’ju bëj një pyetje: Ju që ishit në të katër anët e kësaj situate me kamerat tuaja, pse nuk arritët të filmonit njërin prej tyre. Si nuk arritët ju të filmoni qoftë dhe njërin prej tyre. Çfarë ndodhi me kamerat tuaja? ….”
Ishte i sigurt se askush nuk kishte filmuar vrasjet në mënyrë diskredituese.
22 janar
Më 22 janar situata kishte ndryshuar. I zënë ngushtë nga gazetarët të komentonte pamjet e transmetuara të vrasësit, ai iu vërsul Artan Hoxhës me epitete fyese.
“Informatat e para janë ato që kam thënë dje, por kam thënë edhe se Prokuroria e Shtetit duhet të zbardhë të gjitha rrethanat, nga kanë dalë, nga kanë ardhur, kush ka qëlluar e të gjitha me radhë. Unë shoh një media që po me një tjetër çakall të Sigurimit bën po atë që bëri çakalli i Ramës me videon tjetër dhe përpiqet të bëjë dhe gjykatësin, dhe prokurorin dhe të gjitha. Kjo është zgjedhja e tij.”
Ishte një paralelizëm mes Filip Çakulit, që e quante përgjegjës për transmetimin e videos së Ilir Metës, me Artan Hoxhën, që transmetoi vrasjet live para Kryeministrisë.
Ishte destabilizuar. Skenari “A” i ishte shfryrë si flluskë sapuni. Kufomat e viktimave që tentoi t’ia faturonte opozitës, i kishin mbetur në oborr të vet. I kishte mbetur gjaku brenda gardhit të tij.
Berisha filloi të flasë për një fenomen të ri, për një grusht shteti organizuar nga Presidenti, kryetari i opozitës Kryeprokurorja, SHISH dhe media.
23 janar
Njoftimin zyrtar e bëri në mbledhje të qeverisë më 23 janar, ku foli për “skenarin e një puçi, e një përpjekje të qartë, evidente për të marrë pushtetin me dhunë, nga një treshe, tashmë e njohur, Edvin Kristaq Rama dhe dy ministrat e diktaturës komuniste, Gramoz Ruçi dhe Skënder Gjinushi.”
Por në retorikën e Berishës në atë mbledhje më tërhoqi vëmendjen një fakt. Ai përmendi Gjergj Lezhjen. Jo me emër, por me post. Tha se kishim videot e serverit të Kryeministrisë, që provonin gjithçka. Citoi për këtë Sekretarin e Përgjithshëm
“Pas konferencës së shtypit i kam kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave të vërë në dispozicion të Prokurorisë të gjithë videot e Kryeministrisë. Kryeministria ka një sistem videosh te vetin, përveç asaj që ka Garda, përveç asaj që vendos policia. Kamerat tuaja ishin të plota. Në këtë kontekst, me bindjen time kishte një material të plotë për të saktësuar se nga erdhën plumbat, si u vra dhe ku u vranë, pra të gjitha rrethanat.”
Sipas kësaj deklarate të bërë në datën 23 janar, i bie që më 21 janar rreth orës 20:00 në mbrëmje, Sali Berisha të ketë thirrur në zyrë Gjergj Lezhjen dhe t’i ketë thënë këto që thotë më sipër, pra që të kontrollojë serverin e Kryeministrisë dhe të nxjerrë andej pamjet filmike, dhe t’i vërë në dispozicion të Prokurorisë. Këtë e thoshte më 23 janar. Hëm! Siç doli më vonë nga ekspertiza amerikane, serveri i Kryeministrisë është fshirë rreth orës 01:00 të natës duke u gdhirë 22 janari. Pra, i bie që Gjergj Lezhja e ka marrë porosinë, ka kontrolluar pamjet filmike, është tmerruar nga ato çfarë ka parë, ka bërë një kopje, ia ka çuar Berishës në zyrë dhe kanë fshirë serverin.
Djallëzia e Berishës shkon në ekstrem. Ai qëllimisht flet më 23 janar për server të paprishur të Kryeministrisë, që sot të ketë alibi se ai nuk dinte gjë që ishte prishur. Që atë ditë ai ka menduar si ta fusë në burg Gjergj Lezhjen, si bedelin e parë të këtij akti kriminal. Ligësia e kësaj deklarate tani duket më e plotë. Një vit më pas, kur FBI ka sjellë ekspertizën në Tiranë dhe paraqet si problem faktin se ky server është fshirë natën e 21 janarit, shihet qartë se Berisha çdo hap drejt alibisë së tij e ka bërë me vetëdije. Siç bëjnë vrasësit profesionistë.
Një ditë më parë, Ina Rama i kishte çuar Ministrit të Brendshëm gjashtë urdhër-arrestesh, që përfshinin zinxhirin komandues të Gardës, që nga komandanti, deri tek qitësi i dyshuar për vrasës. Ministri i Brendshëm ka refuzuar. Arsyeja sipas tij është se nëse ai dorëzon ata, Garda kapitullon, pasi ushtarët dëshpërohen. Është një arsyetim që të lë pa fjalë. Në logjikën infantile të atij që quhej Ministër i Brendshëm, kishte një psikozë lufte. Ai e quante Gardën një repart që duhet të ruante moralin e lartë për të mbrojtur pushtetin e tij. Dhe sipas kësaj logjike, shteti ligjor po u ngatërrohej nëpër këmbë në luftën e tyre me armiqtë.
Kryeprokurorja është detyruar t’ia bëjë më të lehtë duke i thënë se ata thjesht do merren në pyetje dhe mund të lihen të lirë. Por asgjë nuk ka funksionuar. Tensioni është rritur dhe Ministri i Brendshëm me ligësi i ka kërkuar të shprehet dhe Presidenti, për një gjë flagrante, për një kundërshtim të Kushtetutës. Ai i ka treguar ligjin dhe kjo ishte sikur t’i tregoje burgun.
I vetmi që ka pranuar t’i dëgjojë ka qenë ambasadori amerikan. Ai ka hyrë në mes të këtij konflikti të pastër ligjor, duke inkurajuar Kryeprokuroren për hetime, por dhe duke bindur Berishën se vetë nuk është “pjesë e puçit”. Për herë të parë në historinë e një shteti ligjor, një Kryeministër mori përsipër moszbatimin e urdhrave të Kryeprokurores, duke u vetëshpallur vetë agresor, vetë gjykatës, vetë prokuror dhe vetë garant i Kushtetutës. Në të vërtetë ky ishte i vetmi element real i grushtit të shtetit atë ditë. Atë e kishte bërë Sali Berisha.
Rezistenca e Berishës për të mos dorëzuar gardistët vazhdoi dhe mbasdite, në komunikimin mes Prokurorisë dhe Drejtorisë së Policisë. Më në fund drejtori Burgaj kishte gjetur zgjidhjen. Urdhër-arrestet kishin “lapsuse të papranueshme”.
Dhe Berisha e gjeti lidhjen mes puçistëve. Meqë Bamir Topi refuzoi të futej në këtë mes, meqë Ina Rama këmbënguli gjithë ditën t’i arrestonte gjashtë të dyshuarit për vrasje dhe meqë Edi Rama mbasdite vonë kishte deklaruar se Berisha po refuzonte të dorëzonte vrasësit, atëherë dilte që Bamir Topi, Ina Rama dhe Edi Rama kishin një plan të koordinuar.
Tragjikomedi!
Mbasditen e së dielës, në seancën e posaçme në Kuvend, teza kishte avancuar. Ishte futur në listë dhe SHISH. Sipas Berishës, në zarfin që SHISH i kishte dërguar në zyrë në datën 20 janar, kishte zero informacion për “puçin”! Aq shumë ishte autosugjestionuar nga ideja se ishte para një puçi, sa tani i kërkonte dhe SHISH ta kishte parë atë ëndërr një ditë para se t’i fanepsej atij. E vuante shumë idenë se SHISH-in nuk e kishte nën kontroll. E vuante më shumë që ata raportonin më shumë tek ndonjë vend mik i Shqipërisë, se sa tek ai. Dhe ju duk rast i artë t’i hiqte qafe me këtë rast.
Para deputetëve shpjegoi qartë dhe skenarin. Foli për dy lloj zarfesh me lekë, një për transportin dhe një për “luftën. I pari kishte 10 deri 20 mijë lekë, i dyti 200 deri 300 mijë lekë. Shpjegoi se si para Dajtit ky grup kishte marrë një drogë sintetike. “U shpërnda thuhet një lloj droge sintetike, për këtë duhet të bëhen analizat se për këtë nuk kam dijeni, u shpërndanë gurë dhe të gjitha mjetet e tjera…”. Dhe pastaj justifikoi vrasjet. “Në një grusht shteti mund të mos vritet asnjë, mund të vriten 3, 30 apo 300. Grushti i shtetit nuk mund të kalojë. Kjo është absolute. Forca e institucioneve të një shteti demokratik është e hekurt. Mjerë ata që e provojnë!…”
Por edhe pse Komisioni u ngrit, edhe pse u bë kujdes të gjendeshin deputetë që nuk prishnin punë dhe nëse bëheshin qesharakë, e shihte se skenari nuk po ecte. Perëndimi po u jepte mbështetje “puçistëve” dhe ky ishte një problem i madh për të. Presidenti i Republikës dhe Kryeprokurorja u bënë destinacioni i ri i diplomatëve. Berisha u tërbua dhe shpërtheu.
24 janar
Në një takim më 24 janar me efektivë të policisë dhe familje të tyre, iu turr me një fjalor rrugaçëror Bamir Topit dhe Ina Ramës. Të parin e quajti “horr bulevardi”, të dytën “lavire bulevardi”. Sofistifikimi i tij për “puçin” kishte ecur përpara.
Argumentet pse ai nuk dorëzonte gardistët tani ishin të ndryshme nga një ditë më parë.
Më 22 janar argument ishte demoralizimi i zinxhirit komandues të Gardës.
Më 23 janar bënte thirrje të merrej filmimi i serverit të Kryeministrisë që vetë e kishte fshirë qysh më 21 janar.
Më 24 janar thoshte ata nuk kanë prova, dhe provë të vetme kanë rregulloren e Gardës që lë përgjegjësinë tek zinxhiri komandues. Ishte duke ngritur “skenarin B të puçit”, që sipas tij lidhej me marrjen e pushtetit përmes gjyqësorit dhe prokurorisë.
Skenari “A”, i marrjes së pushtetit përmes armëve kishte dështuar.
Tani është shumë e thjeshtë. Prokuroria le t’i besojë Sali Berishës. Të hetojë skenarin “A” të tij, atë të marrjes së pushtetit me armë, dhe të provojë deklaratat e Berishës duke e hetuar atë dhe duke e detyruar të deklarojë se kush ishin burimet. Ti marrë me radhë, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, dhe t’i hetojë për mosveprim në gjetjen e armëve që kanë përdorur demonstruesit më 21 janar.
Pastaj të kalojë tek skenari “B”, që ishte grusht shteti institucional, pra që Presidenti, Kryeprokurorja dhe kryetari i opozitës, donin t’i merrnin pushtetin duke e futur në burg për vrasje. Të hetohen të dyja dhe të shkojë në burg, ose Edi Rama me Bamir Topin dhe Ina Ramën, nëse provohet se kanë mbështetur një grusht shteti, ose Sali Berisha me Lulzim Bashën, nëse provohet se faktet e deklaruara dhe të pahetuara kurrë, janë të montuara për të devijuar hetimet.
Përndryshe, piramida e kësaj Prokurorie duhet të ndiqet e tëra penalisht për mosveprim në zbardhjen e një krimi shtetëror. Ky është i vetmi shans që duhet t’i jepet Prokurorisë Speciale tani që reforma në drejtësi është miratuar. Asnjë krim nuk peshon mbi ndërgjegjien e këtij shteti të ri këto 25 vjet, se sa krimi i vrasjes së katër qytetarëve të pafajshëm në një protestë politike. Sali Berishën e gënjen mendja se mund të vdesë pa u gjykuar për këtë. As pa u ndëshkuar!
Vetem ju gazetaret,te akuzuar per “puç”,mund ta rihapni çeshtjen !
Grupi hetimor,me ne krye Halimin eshte akoma I gatshem,per te rifilluar nga “puna”.
Pagesa e familjeve per te vraret e 21 janarit,flasin per braktisje nga socialistet !
Per 21 janarin 2011 duhet te heshteJ te pakten qe kur erdhen analizat profesionale te FBI..FIX NE 1 VJETORIN E VRASJEVE NE BULEVARD…DHE U LEJUA VRASESI BERISHE TE FSHIJE BYTHEN ME EKSPERTIZAT E FBI.
.
pra qe nga ky moment..pra kur fshiu bythen berisha me ekspertizat e Fbi..kujtojme se dhe per gerdecin i tha NY-TIME-sit..LETER HIGJENIKE ..BERISHA NUK ESHTE PROBLEM I SHQIPTAREVE POR AMERIKANEVE…TE CILET
A- …OSE TI JAPIN NEJ DEKORATE SALUT QE JA BERI 8:2 AMERIKES
B..OSE TE PRANOJME QE ESHTE NJERIU NE SHERBIM TE TYRE..RRUGE TJETER NUK KA
.
PRA A KA VEND PER TOLERIM NGA ADMINSTRATA AMERIKANE per gafat e tyre ne lidhje me berishen ??
lufta me mullinjte e eres gjasme me komunzmin I dola boja ..dhe paska qene loja e rajersoneve,elezbibereve e deri te arvizute dhe lute
Ka ardhur koha te pyesim
A eshte me gjithemend politika amerikane kjo e perkedheljes se SUPER KRIMINELIT BERISHE per cerek shekulli..apo mos po e ben TRIBUJA (fis tribu) ELEZ BIBERAJ ME MAKARTISTIN WISNER me koken e tyre
SEPSE VETEM CFARE THOTE IZET HAXHIA NGA TURQIA ,KONGRESI AMERIKAN DUHET TE FORMONTE NJE KOMISJON PER CESHTJEN
……………….SALIGATE……
per krime,kanibalizem,genocide,tradheti dhe vjedhje miljardash ne bashkpunim me mafjen me kollare qe do rezultonte fatale per disa kokrra atje si ne
WATERGATE APO IRANGATE…
sepse behet fjale per mbi 20 biljon dollare te armatimit shqiptar qe kane kaluar ne dore te SHKELZENEVE ,QENEVE DHE DEVIROLEVE..miljardat e rruges kombit apo OFF SHORET E naftes.( mund te happen letrat e floririt Londres qe “menaxhoi” ilegalisht Rajersoni me Berishin ne 93 ‘)
PIKERISHT KY ESHTE MISJONI I VENCIAS,…te mbulohen miljardat te dhena nga berisha te lobet “ kopetente” podesta & wisner..dhe pot e happen letrat SAKTE si thote komiku LU atehere nje CUNAM do ndodhe ne brigjet e atllatikut nga termeti adriatikut.
KUR ISHTE KRIZA E LHL NE 15 NENDOR 2015..CUDITERISHT FORCA “TE PANJOHURA’ rrethuan kryministrine te udhehequra nga lul basha..qe I shkeli vijen e kuqe arvizuse
sovraniteti i shqiperise ra ne shkurt 1992 kur Rajersoni mori pjese ne fushate elektorale krahas MONTRES BERISHE..dhe vazhdon dhe sot.
Nqs ka kundravajtes me te madh sot ne shqiperi ..ai eshte GOVERNORI LUL. dhe ROMANA VLAHUTIN
Nuk ka ne historine boterore njre rast te tille si raporti shtet shqiptar-ambasade amerikane.as koloni,as protektorat,,as puppet state,,,as stateless..as vend I pushtuar….por dicka si BLACK HOLE..
Ne saj te kesaj lidhje Shqiperia mund te quhet si VRIMA E ZEZE E RITA PETROS ku nuk ka ngel diplomat,ambasdor,zyrtar,kongresmen,titullar sherbimesh,analiste nga cdo vendi botes qe nuk kane provuar shijen e saj.
Eshte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.
CFARE GABIMESH FATALE KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.
1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.
2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj
3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin
4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.
5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar
6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”
7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.
8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha
9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes
10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.
11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa
12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e FBI
13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje
14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor
15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.
KJO FUSHATA E LU-SE PER REFORMEN NE DREJTESI TREGON SE DIPLLOMATET AMERIKANE QE MEREN ME SHQIPERINE DHE PERDORIN KETE LU-NE SI LEXUES
FERMANESH PO KALOJNE DITE TURBULLTA..SE NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT
Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.
Me sakte:
Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..qe Vazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON.
E thene ndryshe
Komiku Donald Lu ( dhe ato qe e kane emruar ate) duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar dhe te fillojne
‘’’’’’’’’’’’’’’’REFORMEN E DEBERISHIZIMIT….
ne te kundert ENVER HOXHA NUK KA NEVOJE PER TI RINGRTUR LAPIDARIN
ATE JA KANE BERE AQ TE MADH SA PER 25 VJET QE NGA RAJERSONI DERI TE DONALD LUJA..
QE AKOMA MBAJNE NE KEMBE PERVERSIN ME TE MADH QE KA NXJERRE NJERZIMI…
GHOST OF VIQIDOL
nuk i heq asnje presje se cfare thot merua ne kete shkrim le te veproi prekuroria
21 Janari 2011 eshte ngjarja me horror e ndodhur ne historine e Shqiperise
pasi jo vetem qe u vrane barbarisht 4 veta te filmuar “live”
por vrasesit dhe urdher dhenesit po perdhosin akoma te vraret d
uke perfituar nga impotenca e qeverise re,hipokrizia e luve @ arvizive
dhe indiferentizmi i opinionit publik..
PERSE I NDERUAR MERO NUK PERMEND ASNJEHERE ALEKSANDER ARVIZUNE QE ISHTE PERSONI ME I FUQISHEM NE KETE MASAKER ?
-CFARE I THA NE VESH ARVIZU BERISHES PAK KOHE PARA MASAKRES.
-PSE PIKERISHT PAS TELEFONATES ME ARVIZUNE BERISHA U BE “TRIM”…SE LLOGJIKA THOTE SE AI I KA THENE:
‘po te sulmuan duke kaluar gardhin e KM ti ke te drejte te mbrohesh per jete a vdekje se ti je “burre shteti”…..DHE QE KETU DUHET TE FILLOJE HETIMI TE ALEKSANDER ARVIZU…
NQS SE NE LIBI U VRA NJE AMBASADOR AMERIKAN NGA TURMA E REBELEVE…NE SHQIPERI NDODHI E KUNDERTA QE QEVERIA KRIMINALE E BERISHES ME MBESHTJETJEN QE I DHA ARVIZU ME KESHILLAT E TIJ VRAU QYTETAR TE PAFAJSHEM
PRA ESHTE HERA E PARE NE HISTORINE E AMERIKES QE NJE AMBASADOR ESHTE I IMPLIKUR NE NJE VRASJE AQ ME SHUME MAKABER..DHE TE KY NJERI GJENDET CELESI I 21 JANARIT 2011…QE GJENERATAT PAS 30-40 VJETESH DO MESOJNE SE ALEKSI SHQIPTAR ISHTE PERBALLE ALEKSIT AMERIKAN
Midis pales vrasesve dhe pales se te vrareve ne 21 janar ishte nje albiter qe e quajne Aleksander Arvizu i cili ne ate kohe bashke me Wolfarthin dhe Sekuin benin treshen e gjyqtareve qe federata e Usa dhe e Be kishte caktuar ne ate vend.Por a e kane bere mire punen keto qe jane me teper majore sherbimesh sekrete dhe gjenerale biznesi dhe pak dipllomate ne vende”stateless” si Shqiperia ?
Shume veta e dine dhe pak e thone se ne 1991-1992 u be kalimi nga nje vend me sistem dikatorial ne nje sistem ambasdorial ku ne thelb nuk ka ndonje ndryshim pervec nje fjale te re qe quhet demokraci qe sherben si vello per te mbuluar ate qe ka ndodhur 22 vjetqe faktikisht quhet eleminimi i shtetit shqiptar duke e shendrruar protektorat me poshte se te nje vilajeti te perandorise osmane.
Mbasi u uzurpua levizja studentore e 90’ deri ne votimet e 31 marsit 1991 gjithcka ishte bindese ne rrugen e progresit.Fatkeqesisht me pas nga elemente dhe segmente antishqiptare , antikomuniste histerike,nga udbashe serbe dhe andarte greke te te gjitha vendeve zbarkuan ne Shqiperi dhe filluan nje invazion dipllomatik duke filluar me kunderevolucjonin e 2 prillit 1991,me grevat e urise te stimuluara,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe fushates elektorale te William Rajesonit ne votime .Ne teresi keto veprimet e mesiperme jane nje puc dipllomatik shteti qe akoma ka shume njerez qe besojne se prune demokracine apo hodhen komunizmin qe kishte marr fund me kohe.
Jane tre raste flagarante ku ambasadore amerikane kane kryer veprime per te cilat shteti amerikan duhet te mbaje qendrim ne cdo kohe dhe te kerkoje demaskimin e tyre dhe ti kerkoje falje shqiptareve.E PARA ishte marrja pjese e Rajersonit me mashtrimin e cekut bardhe ne votimet e 1992.E DYTA ishte deponimi I Berishes ne bodrumet e ambasades amerikane per aktin criminal te tij te 14 shtatorit 1998.
E TRETA ka te beje me ambassadorin Arvizu en kohen e te cilit kane ndodhur shume ngjarje tronditese dhe shtet-shkaterruese.
Duke filluar me 21 janarin shikojme se veprimtaria e tij eshte e dyzuar ku nga nje ane eshte kunder vrasesit Berishes kurse diten tjeter I jep decorate si burre shteti.
Nga njera ane thote qe kam qare ne 21 janar kurse nga ana tjeter glorifikon vrasesin Lul Basha si yll ne ngjitje.Biles letra e ngushellimit qe icoi familjes Nika nje vit pas masakres kishte nota hipokrizie .
Pas 21 janarit ndodhi gjeja me e pabesueshme qe nen hunden e Arvizuse jo vetem qe u terrorizuan nga VRASESI berishe presidenti,kryeprokurja,opozita,te burgosurit,te plagosurit,gazetaret por ai I eleminoi te gjithe duke vene presidentin e tij,k/prokurorin e tij,k/shikasin e tij biles dhe grabiti nen llerat e perveshura dhe brekeve te ulura te Arvizuse bashkine e Tiranes.Po ashtu u lejua me bisht ne shale te fshije menderen me ekspertizat e FBI kryevrasesi Berishe deri ne ekstrem ku ne 8 shkurt liroi vrasesit fizike te dokumentuar .
Ajo qe e nxjerr shume te dyshimte kete ambassador eshte vizita e tij E RASTESISHME ne MMB te VRASESIT LUL ku kam shkeputur kete lajm te kobshem nga shtypi shqiptar:
Arvizu takon policët, i përgëzon për profesionalizmin gjatë protestave të PS-së
Ambasadori amerikan, takim informal me efektivat e policisë së Shtetit
04 mars 2011 17:13
Pak minuta para nisjes së një proteste të organizatës rinore të Partisë Socialiste para Ministrisë së Brendshme, Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka takuar disa efektivë të policisë së shtetit para dyerve të kësaj ministrie.Takimi ka qenë informal e mjaft miqësor dhe ka ardhur fare rastësisht. Diplomati amerikan ka dalë nga Galeria e Arteve dhe është drejtuar nga efektivët, duke i takuar të gjithë ata që gjendeshin në shërbim në hyrje të Ministrisë së Brendshme.
Forcat e policisë janë përgëzuar edhe zyrtarisht nga Ambasadori Arvizu për sjelljen në mënyrë profesionale gjatë protestave të shkuara të zhvilluara nga Partia Socialiste, përfshirë këtu edhe demonstratën shume te dhunshme të 21 janarit.
TE KY LAJM ESHTE KONCETRUAR ESENCA E 21 JANARIT DHE ROLI JO I SINQERTE I A.A RVIUSE ESHTE MOMENTI QE NJE GAZETAR I QUAJTI “KINEZERIRAT” E ARVIZUSE POR ME VONE KY GAZETAR I MBUSHI POTURET DHE FILLOI ME KINEZERIRAT E NEXHMIJES
Nuk ka njeri ne planet qe beson se Arvizu kaloi rastesisht dhe do isha dakort qe nje ambassador te mashtronte pak po ja kaq shume sa qe nuk I beson as vete.
Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ka qene dhe eshte jelek anti plumbi I vrasesve Berish & Lul per masakren e 21 janarit qe per hir ten je stabiliteti poshtrues mbron dy kriminela.
Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ishte ideatori I barazimit te nje vrasesi me viktimen.
Nuk do kisha shkruar kete “rroman”sikur te mos kishte ndodhur 15 nendori 2013 ku Arvizuja nga njera ane I rrevoltuar kercenon Bash Berishen per kalimin e vijes kuqe dhe nga ana tjeter para nje pak ditesh ne vigjilje te fajit te tyre te perbashket te bulevardit Arvizu dorezohet para kembeve te pista te VRASESIT BERISHE duke bizeeduar per problemet e te emes se zeqos ne maje te thanes.
Te flasesh per 21 janarit duhen shume kohe dhe faqe pambarim por me kryesorja eshte se kjo ngjarje nuk eshte e shkeputur nga masakra 22 vjecare e kriminlit Berishe.Dihet qe ai eshte hybrid monster I secreteve jugosllave qe ne ate kohe kishin nje bashkpunim vellazeror me inteligjnecen amerikane dhe kjo eshte shkaku kryesor qe ai eshte mbrojtur dhe do te mbrohet me cdo kusht.Ne kete kontekst Berisha ka qene vetem nje kukell qe I sherbeu regjimit ambassadorial qe u instalua ne pucin e 2 prillit 1991 dhe vazhdon dhe sot.
Pa frike duhet te mendojme se dhe 23 qershori 2013 po vertetohet se ishte nje zgjidhje e bere ne bodrume ambasadash qe I vjen era e keqe e ngjlave te lalzit qe dhe per pak jave do ta shikojne shqiptaret deshtimin e saj.
.
Prandaj eshte koha qe Edi Rama duhet te dale nga bataku i ngjalave ku e kane futur planet e bera ne bodrumet e ambasadave se 23 qershori nuk ishte rrotacjon I zakonshem por nje permbysje e regjimit ambassadorial dhe kuislingut te tyre vrasesit Berishe per te cilen 1 miljon votat ne shqiperi dhe 1 miljon emigrantet jashte shqiperise duan koken e kriminelit serberishe
Edi Rama dhe shqiptaret e ndershem duhet te marrin shembull nga vendosmeria dhe guximi I jashzakonshem i z John Kerry i cili ne vitin 1971 sfidoi qeverine amerikane te asaj kohe duke kerkuar terheqjen nga Vietnami pasi ai i pa nga afer ca 21 janare qe ndodhnin atje ne ate kohe.Biles arriti sa dhe dekoratat e luftes ti hidhte ne oborrin e shtepse bardhe te Niksonit duke thene:
.
“I’m not doing this for any violent reasons, but for peace and justice, and to try and make this country wake up once and for all.”
Jam Sali Berisha une o budallenj. Si beni dot gje Sali Berishs.. Jam I paprekshem. Jam malok dhe kam maloket nga mbrapa. Ju jeni zhulsa dhe fendurrina per mua. Superioriteti im nuk jua mban te me prekni me dore.. Ju shaj si te ma doje qejfi mua ne Parlament se jam Sali Berisha. Gjenerata juaj s’mjafton me gojen, veset, sharjet, dhe krimet qe une shkaktoj. Do ta kap dhe gjeneraten tjeter dhe ti jap te njejten fryme komunikimi dhe politike sic bej me ata kalamajt e gjimnazit qe kerkojn llogari nga podjumi kazanit tek Edvin Kristaq Rama. Nuk shkulem une ketu do me kini ne Parlament dhe ne emisjone ku akoma vazhdoj te deklarohem se do kisha vrare dhe bere baterdine me me shume njerez se do me kishin vjedhur kolltukun prej druri kryeministror. Kjo eshte fryma e dekokracise.. Te vrasim njerez per pushtet se mue populli me ka votue me vote OR TEJ HEEEEEJJ HHEEEEJJJ NGA MAJA E SHKEMBIT. Se populli kur voton, nuk ka te drejte te protestoj dhe me dhune po deshen, por une jam votue dhe kam te drejte ti vras, te vetedigjen, dhe te perndiqen nga frika per ne vende te huaja. Te vrasim taksapaguesit tane qe na mbajne me rroga dhe na japin priviegje me BENZ-MERCEDEZ 150 MIJE EUROSHE. Te vrasim kokepalaret se deri dje isha varkar me pantallona doku dhe ky popull qe une vras dhe hap dyqan brekesh e ben dhurata me forma zemrash komplet me trendafila tek karravidhja e rradhes nga djali im. Doni me per Belulin ?!?! Apo doni nga nje torte te gatuar nga ish SHEFI I MENCES SE BASHKISE transferuar ne SHEFIN E MENCES SE SHPISE SE OFICERAVE ME GARUZHDE NE DORE ?!?! Doni t’ju poshteroj me ?!?! Ja sa te fus “qytetarin digjital” ne bashkepunim me Mulra e gomenj te tjere qe te me ngrine poturet kur te me bien.
Ku je o Dhalle dhalla ?!?! Figure je !!.. Ngele tu kap peshkaqen c’do shtator qe nuk as sezon peshkimi.
PS ne 2013mori voten me demaskimin e krimeve te Berishes.Pasi deshtoi ne menyre spektakolare per te faktuar e denuar krimet e Berishes po perpiqet te mare prape voten me ato krime te pafaktuara. A i duhet dhene vota nje partie ne pushtet qe s denon krimin e vrasjes e vjedhjes ne shuma kolosale? Ne 2013 Rama s kishte fuqi te ndeshkonte krimin, po sot pse se ndeshkon? A eshte morale ti kerkosh voten popullit per nje krim qe se ndeshkon ti qe je ne pushtet?.
Mero boll i tregove popullit krime te para 2013…Sot ne fushate duhet te flitet per ato qe kane ndodhur gjate 2013 -2017 perfshire dhe neglizhencen qeveritare per te ndeshkuar krimet e pare 2013.Po ky eshte fakt demaskues kunder qeverise me pushtet, ti s mund ta kthesh ate kunder opozites. Po del gafil si srvil i PS e Lsi.
o Alban, po pse prokuror dhe gjyqtar eshte Edi Rama? Mos valle kujton ti kohen e Enverit qe po te jepte urdher ai te ishte prere koka? Nuk dini se ne ç’bote rroni!
Rojme ne boten kur Saliu pi kafe ne shtepine e Metes dhe gjykatesi sheh se vidioja e korrusionit eshte e papranueshme si prove. ROJME NE KOHEN KUR RAMA JEP DIREKTIVEN QE ATA QE S KANE PAGUR DRITAT DO SHKOJNE NE BURG DHE ASHTU BEHET. Per dritat , per te rasur ne burg njerezit e thjeshte u beka prokuror e gjykates Rama, u jep direktiva gjykatesve si te procedojne po per ceshtjet me Berishen s behet dot hahahaha…Nuk besoj e ke naivitet te lindur.
Akuza per “puç” eshte thene nga Saliu dhe jo nga gazetaret.Socialistet nuk kane braktisur asnje,por ata bene nje proteste te drejte.Protestuesit erdhen ne Tirane me deshiren e tyre se po mashtroheshin nga qeveria e Sali Berishes,ketij kryekrimineli kombetare.
si mund te flasesh kaq papergjegjshem : Rama te ndeshkoje krimin!!
Krimin zoteri e ndeshkon drejtesia dhe gjykatat.
Pushteti egzekutiv nuk e ka ate kompetence, nuk e ka krahun aq te gjate.
Sa here duhet t’jua perseritesh juve ket fakt?
Nen kete vazhde, perse ne momentin qe qartesohet refuzimi i Berishes per te kooperuar me kryeprokurorine, ai nuk arrestohet nga drejtesia.
Perse?
Ti zoteri, kryeminister, po pengon prokurorine ne hetimet e saj.
Sipas ligjit, prangat, dhe hec me neve ne hetuesi. Kaq.
Perse duhet te degjojme over and over, aventurat e drejtesise se paafte sfiduar nga bajlozi berishe.
apo eshte naive te pyesesh ket pyetje
Bravo Mero fare thjesht por kush ta beje se.A.dhalla????hahahaha
Ju pershedes Mero Baze. Me mendje mprehtesi keni zbuluar mundesine e rrifillimit te procesit nga nje piknisje tjeter.Ju uroj shendet e mos lodhje ta qoni deri ne fund kete mundesi…Zehrudin Dokle
Rifillimi i hetimeve eshte gjeja me e lehte per tu bere nese ka vullnet, ne menyre qe ngjarja te zbardhet plotesisht, sepse ajo cka ndodhur nuk eshte ndonje ndodhi spiunazhi, por nje ngjarje qe ka ndodhur diten me diell. Mjafton nje deshmitar i ri qe sjell nje deshmi te re, qofte ky nje nga pjestaret e brendshem te gardes qe mund te kete pare, degjuar ose incizuar urdhrat me ze qe jepeshin lart e poshte, ose ndonje nga njerezit qe ishin ne shesh qe mund te kene pare, ose degjuar dicka qe nuk eshte rezauruar nga hetimet e meparshme, dhe i gjithe procesi i hetimeve rifillon and A-ja! Dhe si ne rastin kur ‘kryeministria u sulmua nga puciste me cadra pistolete’, ju lutem mos kurseni fantazine per cdo deshmi te re, ne menyre qe kjo te sherbeje qe procesi te rifilloje dhe gjykimi te jete i drejte dhe i paanshem. Nese kjo nuk behet dallkauket vrasatare, qofte dhe pert shkak se jane jo te disiplinuar e jo gjakatare ne shpirt do te shtohen, sepse do te kene nje precedent ku mund te strehohen.
…per me me teper besoj se do te ishte e dobishme per jurisprudencen shqiptare qe ta studionin kete ngjarje si rast konkret ne nje lende te vecante, lende ne te cilen do te perfshiheshin ndodhite me te renda te krimieve ne historine e shtetit Shqiptar, nga krijimi i tij me 1912.
…sigurisht qe nje dallkauk i padisiplinuar, qe mund te kete qelluar e si pasoje vrare, per shkak te nje gabimi njerezor, ndryshon nga rasti kur eshte urdheri eshte dhene per te qelluar ne turme dhe per te vrare pa dallim kedo. Ne rastin e pare kemi te bejme me nje gjykim dhe nje reagim diktuar nga rrethanat e menjehershme ne terren, ndersa ne rastin e dyte nje gjykim te paramenduar, i cili ne vetvete mbeshtetet mbi nje pasqyrim objektiv dhe te ftohte te rrethanave ne terren nga komanda dhe kush e drejtonte ate. Porsi si fillim duhet sqaruar kjo ndarje paresore.